Sureja Alek
Sureja 96, mekase, 19 ajete.
96:1
ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ ١
Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)!
96:2
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ ٢
Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur.
96:3
ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ ٣
Lexo, se Zoti yt është më Bujari!
96:4
ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ ٤
Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë,
96:5
عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ ٥
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
96:6
كـَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ ٦
Pa dyshim njeriu i kalon kufijtë,
96:7
أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ ٧
sepse e sheh veten si të panevojë (për mëshirën e Zotit).
96:8
إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ ٨
Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi.
96:9
أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ ٩
A e ke parë atë që pengon
96:10
عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ ١٠
një adhurues, kur ai falet?
96:11
أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ ١١
Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë
96:12
أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ ١٢
ose urdhëron për devotshmëri?
96:13
أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ ١٣
A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën?
96:14
أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ ١٤
A nuk e di ai se Allahu sheh (gjithçka)?
96:15
كـَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ ١٥
Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, Ne do ta rrëmbejmë atë prej ballit.
96:16
نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ ١٦
Prej ballit mashtrues e gjynahqar.
96:17
فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ ١٧
Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët!
96:18
سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ ١٨
Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehenemit (zebanitë)!
96:19
كـَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩ ١٩
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të!