Sureja Tin

Sureja 95, mekase, 8 ajete.

95:1

وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيۡتُونِ ١

Betohem për fikun dhe ullirin,

95:2

وَطُورِ سِينِينَ ٢

Dhe për Turi Sinain

95:3

وَهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِينِ ٣

dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).

95:4

لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِيٓ أَحۡسَنِ تَقۡوِيمٖ ٤

Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.

95:5

ثُمَّ رَدَدۡنَٰهُ أَسۡفَلَ سَٰفِلِينَ ٥

Pastaj e kthejmë atë në më të ultin e të ultëve.

95:6

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ ٦

Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.

95:7

فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعۡدُ بِٱلدِّينِ ٧

E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu (o njeri) të mohosh Ditën e Shpërblimit?

95:8

أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَٰكِمِينَ ٨

A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?