Sureja Inshirah
Sureja 94, mekase, 8 ajete.
94:1
أَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَكَ صَدۡرَكَ ١
A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd?
94:2
وَوَضَعۡنَا عَنكَ وِزۡرَكَ ٢
A nuk ta hoqëm barrën,
94:3
ٱلَّذِيٓ أَنقَضَ ظَهۡرَكَ ٣
e cila të rëndonte mbi shpinë?
94:4
وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ ٤
A nuk e ngritëm lart emrin tënd?
94:5
فَإِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرًا ٥
Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi.
94:6
إِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرٗا ٦
Vërtet, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi.
94:7
فَإِذَا فَرَغۡتَ فَٱنصَبۡ ٧
Pasi të kesh përfunduar (preokupimet), atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhurime),
94:8
وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرۡغَب ٨
dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!