Sureja Duha

Sureja 93, mekase, 11 ajete.

93:1

وَٱلضُّحَىٰ ١

Betohem për dritën e mëngjesit,

93:2

وَٱلَّيۡلِ إِذَا سَجَىٰ ٢

Dhe për natën, që mbulon gjithçka.

93:3

مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ ٣

Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.

93:4

وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ ٤

Bota e Ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para.

93:5

وَلَسَوۡفَ يُعۡطِيكَ رَبُّكَ فَتَرۡضَىٰٓ ٥

Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.

93:6

أَلَمۡ يَجِدۡكَ يَتِيمٗا فَـَٔاوَىٰ ٦

A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi?

93:7

وَوَجَدَكَ ضَآلّٗا فَهَدَىٰ ٧

A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?

93:8

وَوَجَدَكَ عَآئِلٗا فَأَغۡنَىٰ ٨

A nuk të gjeti të varfër dhe të begatoi?

93:9

فَأَمَّا ٱلۡيَتِيمَ فَلَا تَقۡهَرۡ ٩

Jetimin kurrë mos e nënçmo!

93:10

وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنۡهَرۡ ١٠

Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi!

93:11

وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ ١١

Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!