Sureja Lejl
Sureja 92, mekase, 21 ajete.
92:1
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ ١
Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë,
92:2
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ٢
për ditën, kur ajo shkëlqen
92:3
وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ ٣
dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën.
92:4
إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ ٤
Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
92:5
فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ ٥
Atij, që jep dhe ruhet,
92:6
وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ ٦
që e beson me bindje të plotë më të mirën,
92:7
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ ٧
Ne do t'ia lehtësojmë atij për më të lehtën (rrugën drejt shpëtimit).
92:8
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ ٨
Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin),
92:9
وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ ٩
Dhe që mohon më të mirën,
92:10
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ ١٠
Ne do t'ia lehtësojmë atij për më të vështirën (rrugën drejt dënimit.).
92:11
وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ ١١
Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.
92:12
إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ ١٢
Është detyra Jonë udhëzimi.
92:13
وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ ١٣
Vetëm e Jona është Bota tjetër, edhe kjo.
92:14
فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارٗا تَلَظَّىٰ ١٤
Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort.
92:15
لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى ١٥
Në të nuk kridhet tjetërkush, veç më fatziu,
92:16
ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ١٦
i cili e mohoi dhe i ktheu shpinën (të vërtetës).
92:17
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى ١٧
Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij;
92:18
ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ ١٨
ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
92:19
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٖ تُجۡزَىٰٓ ١٩
jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë,
92:20
إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٢٠
por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.
92:21
وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ ٢١
Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi.