Sureja Shems
Sureja 91, mekase, 15 ajete.
91:1
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا ١
Betohem për Diellin dhe dritën e tij.
91:2
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا ٢
Dhe për Hënën, që vjen pas tij.
91:3
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا ٣
Betohem për ditën, kur ajo zbardh (diellin),
91:4
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا ٤
Dhe për natën, e cila e mbulon atë (Diellin)
91:5
وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا ٥
Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi.
91:6
وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا ٦
Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi.
91:7
وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا ٧
Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë,
91:8
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا ٨
Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
91:9
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا ٩
Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin
91:10
وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا ١٠
dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë.
91:11
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ ١١
Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet
91:12
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا ١٢
Kur më fatziu i tyre u ngrit me të shpejtë,
91:13
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا ١٣
Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”.
91:14
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا ١٤
Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi.
91:15
وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا ١٥
Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi.