Sureja Beled
Sureja 90, mekase, 20 ajete.
90:1
لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ١
Betohem në këtë qytet,
90:2
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٢
dhe ti gjendesh në këtë qytet.
90:3
وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ ٣
Betohem në prindin dhe në ata që lindën prej tij.
90:4
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ ٤
Vërtet, Ne e krijuam njeriun për vështirësi të njëpasnjëshme.
90:5
أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ ٥
A mendon ai, se askush s'ka fuqi mbi të?
90:6
يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا ٦
Ai thotë (me mburrje): “Unë kam shpenzuar shumë pasuri.”
90:7
أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ ٧
A mendon ai se nuk e ka parë askush?!
90:8
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ ٨
A nuk i dhamë atij dy sy,
90:9
وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ ٩
Edhe gjuhë e dy buzë?
90:10
وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ ١٠
Dhe a nuk ia treguam atij të dyja rrugët?
90:11
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ ١١
Por ai nuk zgjodhi “rrugën e (drejtë dhe të) vështirë”.
90:12
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ ١٢
E ku e di ti se ç’është “rruga e (drejtë dhe e) vështirë”?
90:13
فَكُّ رَقَبَةٍ ١٣
Ajo është lirimi i një skllavi,
90:14
أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ ١٤
ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria
90:15
يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ ١٥
ndonjë jetimi, që është i afërt,
90:16
أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ ١٦
ose ndonjë të varfëri, të cilin e ka dëshpëruar varfëria
90:17
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ ١٧
dhe të bëhesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe që këshillojnë për të mëshiruar.
90:18
أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ١٨
Këta janë të anës së djathtë.
90:19
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ١٩
Ndërsa ata që nuk i besojnë argumentet Tona, janë të së majtës.
90:20
عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ ٢٠
Mbi ta është një Zjarri i mbyllur (përvëlues).