Sureja Fexhr
Sureja 89, mekase, 30 ajete.
89:1
وَٱلۡفَجۡرِ ١
Betohem për agimin,
89:2
وَلَيَالٍ عَشۡرٖ ٢
Për dhjetë netët,
89:3
وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ ٣
Për çiftin dhe për tekun,
89:4
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَسۡرِ ٤
Dhe për natën që udhëton.
89:5
هَلۡ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٞ لِّذِي حِجۡرٍ ٥
A nuk janë këto betime për të mençurit?!
89:6
أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ ٦
A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin
89:7
إِرَمَ ذَاتِ ٱلۡعِمَادِ ٧
banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?
89:8
ٱلَّتِي لَمۡ يُخۡلَقۡ مِثۡلُهَا فِي ٱلۡبِلَٰدِ ٨
Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.
89:9
وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُواْ ٱلصَّخۡرَ بِٱلۡوَادِ ٩
Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë,
89:10
وَفِرۡعَوۡنَ ذِي ٱلۡأَوۡتَادِ ١٠
dhe me Faraonin me ushtri të madhe?
89:11
ٱلَّذِينَ طَغَوۡاْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ ١١
Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë
89:12
فَأَكۡثَرُواْ فِيهَا ٱلۡفَسَادَ ١٢
dhe shtuan shkatërrimin në të.
89:13
فَصَبَّ عَلَيۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ ١٣
Por Allahu lëshoi kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi.
89:14
إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلۡمِرۡصَادِ ١٤
Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.
89:15
فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ ١٥
Kur Zoti e sprovon njeriun duke i dhënë nder dhe begati, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
89:16
وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ ١٦
Por, kur e sprovon duke ia pakësuar riskun, ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar.”
89:17
كـَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡيَتِيمَ ١٧
Jo, nuk është ashtu! Por ju nuk nderoni jetimin,
89:18
وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ ١٨
As nuk nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrin,
89:19
وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلٗا لَّمّٗا ١٩
Ju e hani trashëgiminë pa ngopje,
89:20
وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبّٗا جَمّٗا ٢٠
dhe e doni pasurinë me një dashuri të tepruar.
89:21
كـَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكّٗا دَكّٗا ٢١
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm,
89:22
وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفّٗا صَفّٗا ٢٢
Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë.
89:23
وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۭ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٖ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ ٢٣
Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?
89:24
يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي قَدَّمۡتُ لِحَيَاتِي ٢٤
Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”
89:25
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٞ ٢٥
Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai
89:26
وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٞ ٢٦
e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai.
89:27
يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَئِنَّةُ ٢٧
O ti shpirt i bindur plotësisht!
89:28
ٱرۡجِعِيٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةٗ مَّرۡضِيَّةٗ ٢٨
Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar!
89:29
فَٱدۡخُلِي فِي عِبَٰدِي ٢٩
Hyr në mesin e adhuruesve të Mi (të devotshëm)!
89:30
وَٱدۡخُلِي جَنَّتِي ٣٠
Dhe hyr në Xhenetin Tim!