Sureja Gashijeh

Sureja 88, mekase, 26 ajete.

88:1

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡغَٰشِيَةِ ١

A të ka ardhur lajmi për Katastrofën gjithëpërfshirëse?

88:2

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ ٢

Atë Ditë sheh fytyra të tmerruara,

88:3

عَامِلَةٞ نَّاصِبَةٞ ٣

të lodhura e të rraskapitura.

88:4

تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ ٤

Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort.

88:5

تُسۡقَىٰ مِنۡ عَيۡنٍ ءَانِيَةٖ ٥

Atyre u jepet të pinë prej një uji të valë.

88:6

لَّيۡسَ لَهُمۡ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٖ ٦

Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese,

88:7

لَّا يُسۡمِنُ وَلَا يُغۡنِي مِن جُوعٖ ٧

e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri.

88:8

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاعِمَةٞ ٨

Atë Ditë sheh fytyra të ndritshme,

88:9

لِّسَعۡيِهَا رَاضِيَةٞ ٩

të cilat janë të kënaqura për veprat e veta,

88:10

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ ١٠

në Xhenete të larta,

88:11

لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ ١١

ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme.

88:12

فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ ١٢

Aty ka burime, që rrjedhin.

88:13

فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ ١٣

Ata kanë frona të lartë,

88:14

وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ ١٤

Kupa të përgatitura (për të pirë),

88:15

وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ ١٥

jastëkë të renditur për mbështetje

88:16

وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ ١٦

dhe qilima të shtruar.

88:17

أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ ١٧

A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar,

88:18

وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ ١٨

qiellin se si është ngritur lart,

88:19

وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ ١٩

malet se si janë vendosur,

88:20

وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ ٢٠

dhe Tokën se si është shtruar?

88:21

فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ ٢١

Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues,

88:22

لَّسۡتَ عَلَيۡهِم بِمُصَيۡطِرٍ ٢٢

dhe nuk je kontrollues i tyre.

88:23

إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ ٢٣

Ai që sprapset e nuk beson,

88:24

فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَكۡبَرَ ٢٤

Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha.

88:25

إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ ٢٥

Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre.

88:26

ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم ٢٦

Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.