Sureja Ea’la

Sureja 87, mekase, 19 ajete.

87:1

سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى ١

Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin,

87:2

ٱلَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ ٢

I Cili krijoi dhe përsosi,

87:3

وَٱلَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ ٣

I Cili përcaktoi e orientoi,

87:4

وَٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلۡمَرۡعَىٰ ٤

I Cili mundëson mbirjen e kullotës,

87:5

فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحۡوَىٰ ٥

E pastaj atë e bën pleh të zi!

87:6

سَنُقۡرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ ٦

Ne do ta shpallim ty (Kur'anin) e ti nuk do të harrosh,

87:7

إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ وَمَا يَخۡفَىٰ ٧

Përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të dukshmen e të fshehtën.

87:8

وَنُيَسِّرُكَ لِلۡيُسۡرَىٰ ٨

Ne do të mundësojmë për ty më të lehtën.

87:9

فَذَكِّرۡ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكۡرَىٰ ٩

Këshillo aty ku këshilla bën dobi!

87:10

سَيَذَّكَّرُ مَن يَخۡشَىٰ ١٠

Do ta pranojë këshillën më i devotshmi,

87:11

وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلۡأَشۡقَى ١١

E do ta refuzojë atë më fatziu,

87:12

ٱلَّذِي يَصۡلَى ٱلنَّارَ ٱلۡكُبۡرَىٰ ١٢

I cili do të hyjë në Zjarrin e madh,

87:13

ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ ١٣

Aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.

87:14

قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ١٤

Ka shpëtuar ai që është pastruar,

87:15

وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ ١٥

që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.

87:16

بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ١٦

Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,

87:17

وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ ١٧

Kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.

87:18

إِنَّ هَٰذَا لَفِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ ١٨

Vërtet, kjo gjendej edhe në shkrimet e hershme,

87:19

صُحُفِ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ ١٩

Në shkrimet e Ibrahimit dhe të Musait.