Sureja Tarik
Sureja 86, mekase, 17 ajete.
86:1
وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ ١
Betohem për qiellin dhe “trokitësin”.
86:2
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ ٢
E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”?
86:3
ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ ٣
Ai është ylli tejshpues.
86:4
إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ ٤
Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës.
86:5
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ ٥
Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!
86:6
خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ ٦
Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm,
86:7
يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ ٧
Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
86:8
إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ ٨
S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë,
86:9
يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ ٩
Ditën kur të zbulohen të fshehtat,
86:10
فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ ١٠
kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.
86:11
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ ١١
Betohem për qiellin, që herë pas here kthehet (me shi e me rizkun e krijesave).
86:12
وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ ١٢
Betohem për tokën, që herë pas here hapet (e nxjerr bimësinë e begatitë e saj).
86:13
إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ ١٣
Vërtet, ai (Kur'ani) është Fjalë ndarëse (e të vërtetës nga e kota).
86:14
وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ ١٤
Ai nuk është diçka e parëndësishme.
86:15
إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا ١٥
Ata (mohuesit e Zotit) vërtet bëjnë kurthe të mëdha.
86:16
وَأَكِيدُ كَيۡدٗا ١٦
Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.
86:17
فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا ١٧
Prandaj lëri afat jobesimtarëve! Jepu atyre edhe pak kohë!”