Sureja Buruxh

Sureja 85, mekase, 22 ajete.

85:1

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ ١

Betohem për qiellin plot me yje.

85:2

وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ ٢

Për Ditën e Premtuar (të gjykimit).

85:3

وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ ٣

Për atë që dëshmon dhe për atë që dëshmohet.

85:4

قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ ٤

Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet,

85:5

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ ٥

me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse!

85:6

إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ ٦

Ata rrinin ulur rreth tij,

85:7

وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ ٧

dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.

85:8

وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ ٨

Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin,

85:9

ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ٩

të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!

85:10

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ ١٠

Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues.

85:11

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ ١١

Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe.

85:12

إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ ١٢

Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.

85:13

إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ ١٣

Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.

85:14

وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ ١٤

Ai është Falësi i madh, i Dashuri.

85:15

ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ ١٥

Ai është Sunduesi i Fronit të madhërishëm.

85:16

فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ ١٦

Ai vepron gjithçka që dëshiron.

85:17

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ ١٧

A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive

85:18

فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ ١٨

të Faraonit dhe të Themudit?

85:19

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ ١٩

Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit),

85:20

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ ٢٠

por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).

85:21

بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ ٢١

Ai është Kur'an i madhërishëm,

85:22

فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ ٢٢

(I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur.