Sureja Inshikak
Sureja 84, mekase, 25 ajete.
84:1
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ ١
Kur të çahet qielli,
84:2
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ ٢
duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë,
84:3
وَإِذَا ٱلۡأَرۡضُ مُدَّتۡ ٣
Kur të shtrihet Toka në gjerësinë e saj,
84:4
وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ ٤
E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet,
84:5
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ ٥
duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë,
84:6
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ ٦
O njeri! Ti bën përpjekje të mëdha (në rrugëtimin) për te Zoti yt dhe do ta takosh Atë (e shpërblimin e përpjekjeve të tua).
84:7
فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ ٧
Për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga e djathta,
84:8
فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا ٨
Atij do t’i bëhet një llogari e lehtë,
84:9
وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا ٩
dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
84:10
وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ ١٠
E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine
84:11
فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا ١١
ai do të lutet për t’u asgjësuar,
84:12
وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا ١٢
dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort.
84:13
إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا ١٣
Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet.
84:14
إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ ١٤
Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur .
84:15
بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا ١٥
Por, jo. Me të vërtetë, Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.
84:16
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ ١٦
Betohem në kuqëlimin e muzgut,
84:17
وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ ١٧
në natën e në çfarë tubon ajo (nën errësirën e saj),
84:18
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ ١٨
edhe në hënën kur ajo bëhet e plotë,
84:19
لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ ١٩
se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.
84:20
فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٢٠
Atëherë çfarë kanë ata që nuk besojnë?
84:21
وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ۩ ٢١
Përse, kur u lexohet Kur'ani, nuk përulen?
84:22
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ ٢٢
Në të vërtetë, mohuesit përgënjeshtrojnë (shpalljet e Zotit)?!
84:23
وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ ٢٣
Por Allahu e di më së miri atë që ata e mbajnë fshehur (në gjokset e tyre).
84:24
فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ٢٤
Lajmëroi ata për një dënim të dhembshëm,
84:25
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ ٢٥
përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë!