Sureja Mutaffifin

Sureja 83, mekase, 36 ajete.

83:1

وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ ١

Mjerë për ata që masin e peshojnë mangut,

83:2

ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ ٢

Ata që kur blejnë nga të tjerët e marrin masën e plotë,

83:3

وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ ٣

Por kur u shesin të tjerëve, e masin dhe e peshojnë mangut.

83:4

أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ ٤

A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur

83:5

لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ ٥

në një Ditë të madhe,

83:6

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦

Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?!

83:7

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ ٧

Jo. Me të vërtetë, Libri (dhe vendqëndrimi) i keqbërësve është në Sixh-xhin.

83:8

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ ٨

E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?

83:9

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ ٩

Ai (Libri i keqbërësve) është një Libër i shkruar (e i pandryshyeshëm).

83:10

وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٠

Mjerë mohuesit atë ditë,

83:11

ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ١١

ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit!

83:12

وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ ١٢

Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ka e tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija,

83:13

إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣

I cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra.”.

83:14

كـَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٤

Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.

83:15

كـَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ ١٥

Jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre.

83:16

ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ ١٦

Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem,

83:17

ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ١٧

dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.”

83:18

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ ١٨

Jo. Me të vërtetë, libri (dhe vendqëndrimi) i vepërmirëve është në Il-lijjin!

83:19

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ ١٩

E ku e di ti se çfarë është Il-lijjun-i?

83:20

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ ٢٠

Ai (Libri i vepërmirëve) është një libër i shkruar (e i pandryshueshëm), ...

83:21

يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ٢١

të cilin e dëshmojnë më të afruarit (e Zotit).

83:22

إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ ٢٢

Me të vërtetë, vepërmirët do të jenë (të lumtur) mes mirësive (të shumta).

83:23

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٢٣

Të mbështetur në kolltukë, ata vështrojnë.

83:24

تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ ٢٤

Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë që përjetojnë.

83:25

يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ ٢٥

Atyre u jepet të pinë pije nga enë të vulosura,

83:26

خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ ٢٦

pije të cilave në fund u vjen era misk. Për të tilla mirësi le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

83:27

وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ ٢٧

Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it,

83:28

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ ٢٨

burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit.

83:29

إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ ٢٩

Vërtet, keqbërësit talleshin me besimtarët,

83:30

وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ ٣٠

dhe kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.

83:31

وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ ٣١

Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.

83:32

وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ ٣٢

Kur i shihnin, thoshin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!”

83:33

وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ ٣٣

Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre.

83:34

فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ ٣٤

Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët

83:35

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٣٥

Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë.

83:36

هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ ٣٦

A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?