Sureja Infitar
Sureja 82, mekase, 19 ajete.
82:1
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتۡ ١
Kur qielli të çahet
82:2
وَإِذَا ٱلۡكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتۡ ٢
Dhe yjet të bien;
82:3
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ فُجِّرَتۡ ٣
Kur detet të përzihen
82:4
وَإِذَا ٱلۡقُبُورُ بُعۡثِرَتۡ ٤
Dhe varret të trazohen;
82:5
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ وَأَخَّرَتۡ ٥
Atëherë çdokush do ta shohë se çfarë ka bërë dhe çfarë ka lënë pa bërë.
82:6
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلۡكَرِيمِ ٦
O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin,
82:7
ٱلَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ ٧
I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi,
82:8
فِيٓ أَيِّ صُورَةٖ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ ٨
Të dha formën që Ai dëshiroi?
82:9
كـَلَّا بَلۡ تُكَذِّبُونَ بِٱلدِّينِ ٩
Por jo, (me gjithë këto qortime) Ju e mohoni Ditën e Gjykimit.
82:10
وَإِنَّ عَلَيۡكُمۡ لَحَٰفِظِينَ ١٠
Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet.
82:11
كِرَامٗا كَٰتِبِينَ ١١
Ata janë shkrues të ndershëm.
82:12
يَعۡلَمُونَ مَا تَفۡعَلُونَ ١٢
Ata dinë gjithçka që bëni ju.
82:13
إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٖ ١٣
Me të vërtetë, vepërmirët do jenë (të lumtur) në mirësi të shumta.
82:14
وَإِنَّ ٱلۡفُجَّارَ لَفِي جَحِيمٖ ١٤
Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhahim (Zjarrin e ndezur fort),
82:15
يَصۡلَوۡنَهَا يَوۡمَ ٱلدِّينِ ١٥
ku do të flaken në Ditën e Gjykimit
82:16
وَمَا هُمۡ عَنۡهَا بِغَآئِبِينَ ١٦
dhe nuk kanë për të dalë kurrë prej tij.
82:17
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٧
E kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?
82:18
ثُمَّ مَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٨
Edhe një herë, kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?
82:19
يَوۡمَ لَا تَمۡلِكُ نَفۡسٞ لِّنَفۡسٖ شَيۡـٔٗاۖ وَٱلۡأَمۡرُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ ١٩
Ajo është Dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë kënd dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut.