Sureja Tekuir

Sureja 81, mekase, 29 ajete.

81:1

إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ ١

Kur Dielli të jetë mbështjellë

81:2

وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ ٢

dhe yjet të kenë rënë;

81:3

وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ ٣

kur malet të zhduken,

81:4

وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ ٤

kur devetë e shtrenjta të braktisen

81:5

وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ ٥

dhe egërsirat të tubohen;

81:6

وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ ٦

kur detet të vlojnë,

81:7

وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ ٧

dhe shpirtrat të bashkohen;

81:8

وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ ٨

kur, vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten

81:9

بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ ٩

për çfarë gjynahu ato janë mbytur;

81:10

وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ ١٠

Kur fletët të jenë shpërndarë,

81:11

وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ ١١

Dhe qielli të zhvishet;

81:12

وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ ١٢

Kur Xhahimi të jetë flakëruar

81:13

وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ ١٣

Dhe Xheneti të jetë afruar;

81:14

عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ ١٤

Atëherë, njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur.

81:15

فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ ١٥

Betohem për yjet që tërhiqen,

81:16

ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ ١٦

Që udhëtojnë e fshihen;

81:17

وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ ١٧

për natën, kur bie terri,

81:18

وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ ١٨

dhe për agimin, kur zbardh!

81:19

إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ ١٩

S’ka dyshim se ai (Kur'ani) është fjalë e (sjellë përmes) të Dërguarit fisnik.

81:20

ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ ٢٠

Ai (Xhibrili) është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit.

81:21

مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ ٢١

Ai (Xhibrili) është i respektuar dhe besnik.

81:22

وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ ٢٢

Shoku juaj (Muhamedi) nuk është i marrë!

81:23

وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ ٢٣

Me të vërtetë, ai e pa atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.

81:24

وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ ٢٤

Ai (Muhamedi) kurrë nuk mund të jetë mbulues i së fshehtës,

81:25

وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ ٢٥

dhe ai nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar,

81:26

فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ ٢٦

prandaj, ku po shkoni?!

81:27

إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ ٢٧

Ai (Kur'ani) është veçse këshillë për njerëzit,

81:28

لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ ٢٨

për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet.

81:29

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٩

Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve!