Sureja Abese

Sureja 80, mekase, 42 ajete.

80:1

عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ ١

Ai u vrenjt dhe ktheu shpinën,

80:2

أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ ٢

kur i erdhi i verbri.

80:3

وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ ٣

E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet,

80:4

أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ ٤

ose të këshillohet dhe këshilla t’i bëjë dobi.

80:5

أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ ٥

Ndërsa atë i cili mendon se nuk ka nevojë për Zotin,

80:6

فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ ٦

ti atij i kushton vëmendje.

80:7

وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ ٧

Ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.

80:8

وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ ٨

Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar

80:9

وَهُوَ يَخۡشَىٰ ٩

dhe me drojë,

80:10

فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ ١٠

ti atij nuk ia vë veshin.

80:11

كـَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةٞ ١١

Kurrë mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla,

80:12

فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ١٢

dhe kush dëshiron, merr mësim.

80:13

فِي صُحُفٖ مُّكَرَّمَةٖ ١٣

Ai (Kur'ani) ndodhet në faqe të çmueshme,

80:14

مَّرۡفُوعَةٖ مُّطَهَّرَةِۭ ١٤

të lartësuara e të pastra,

80:15

بِأَيۡدِي سَفَرَةٖ ١٥

në duar të udhëtuesve (melekë),

80:16

كِرَامِۭ بَرَرَةٖ ١٦

të ndershëm e punëmirë.

80:17

قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ ١٧

Shkatërruar qoftë njeriu! Sa mohues i keq është ai!

80:18

مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ ١٨

Prej çfarë gjëje e krijon Zoti atë?

80:19

مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ ١٩

Prej një pike e krijon dhe përcakton (gjithçka).

80:20

ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ ٢٠

Pastaj rrugën ia lehtëson.

80:21

ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ ٢١

Pastaj e vdes dhe e varros.

80:22

ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ ٢٢

Pastaj, kur të dëshirojë, e ringjall.

80:23

كـَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ ٢٣

Jo. Njeriu ende nuk i zbaton ato që Allahu urdhëron.

80:24

فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ ٢٤

Le të shikojë njeriu ushqimin e vet!

80:25

أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبّٗا ٢٥

Ne lëshojmë ujë me mbushulli.

80:26

ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقّٗا ٢٦

Pastaj e çajmë tokën në thellësi,

80:27

فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبّٗا ٢٧

dhe bëjmë që në të të mbijnë drithëra,

80:28

وَعِنَبٗا وَقَضۡبٗا ٢٨

Edhe rrush e perime,

80:29

وَزَيۡتُونٗا وَنَخۡلٗا ٢٩

Edhe ullinj e hurma,

80:30

وَحَدَآئِقَ غُلۡبٗا ٣٠

Edhe kopshte të dendura,

80:31

وَفَٰكِهَةٗ وَأَبّٗا ٣١

Edhe fruta të shumta e kullota;

80:32

مَّتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ ٣٢

Si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.

80:33

فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ ٣٣

Por, kur të vijë Ushtima,

80:34

يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ ٣٤

Ajo është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet,

80:35

وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ ٣٥

Prej nënës dhe prej babait të vet,

80:36

وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ ٣٦

Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.

80:37

لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٖ شَأۡنٞ يُغۡنِيهِ ٣٧

Atë Ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.

80:38

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ مُّسۡفِرَةٞ ٣٨

Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura,

80:39

ضَاحِكَةٞ مُّسۡتَبۡشِرَةٞ ٣٩

Të buzëqeshura e të gëzuara.

80:40

وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةٞ ٤٠

Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura,

80:41

تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ ٤١

Që i ka mbuluar errësira.

80:42

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ ٤٢

Këta janë mohuesit, gjynahqarët.