Sureja Kadr
Sureja 97, mekase, 5 ajete.
97:1
إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةِ ٱلۡقَدۡرِ ١
Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
97:2
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا لَيۡلَةُ ٱلۡقَدۡرِ ٢
E ku mund ta dish ti se ç’është Nata e Kadrit?!
97:3
لَيۡلَةُ ٱلۡقَدۡرِ خَيۡرٞ مِّنۡ أَلۡفِ شَهۡرٖ ٣
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!
97:4
تَنَزَّلُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ فِيهَا بِإِذۡنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمۡرٖ ٤
Në të zbresin melekët dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, me çdo çështje (të përcaktuar nga Zoti).
97:5
سَلَٰمٌ هِيَ حَتَّىٰ مَطۡلَعِ ٱلۡفَجۡرِ ٥
Paqe është ajo (natë) deri në agim.