Sureja Dharijat

Sureja 51, mekase, 60 ajete.

51:1

وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوٗا ١

Betohem për erërat, që ngrenë grimcat dhe i shpërndajnë,

51:2

فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرٗا ٢

Për retë e ngarkuara rëndë,

51:3

فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرٗا ٣

Për lundruesit, që lëvizin lehtë,

51:4

فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا ٤

dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.

51:5

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٞ ٥

S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë.

51:6

وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٞ ٦

S’ka dyshim se gjykimi me drejtësi do të ndodhin.

51:7

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ ٧

Betohem për qiellin plot hulli.

51:8

إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٖ مُّخۡتَلِفٖ ٨

Ju vërtet jeni zhytur në gjithfarë mendimesh kontradiktore.

51:9

يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ ٩

Nga ai (Kurani) largohen ata që shpërfillin të Vërtetën.

51:10

قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ ١٠

Mallkuar qofshin gënjeshtarët,

51:11

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٖ سَاهُونَ ١١

ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje!

51:12

يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٢

Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjykimit?”

51:13

يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ ١٣

Ajo është Dita, kur ata do të digjen në zjarr.

51:14

ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ ١٤

(Do t'u thuhet) “Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej!”

51:15

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ ١٥

Vërtet, të devotshmit janë mes kopshteve e burimeve,

51:16

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ ١٦

Duke marë (me kënaqësi) atë që u jep Zoti i tyre. Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë.

51:17

كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ ١٧

Ata flinin pak natën,

51:18

وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ ١٨

ndërsa në agim, ata kërkonin falje.

51:19

وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ ١٩

Në pasurinë e tyre kishin përcaktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët.

51:20

وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ ٢٠

Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,

51:21

وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٢١

por edhe në vetet tuaja. A nuk i shihni, vallë?

51:22

وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ ٢٢

Në qiell janë furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen.

51:23

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ ٢٣

Për Zotin e qiellit e të Tokës! Ky (kumtim) është i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ju flisni!

51:24

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ ٢٤

A e ke dëgjuar ngjarjen me mysafirët e nderuar të Ibrahimit?

51:25

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ ٢٥

Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selami qoftë me ty!” Ai tha: “Selami qoftë gjithnjë me ju, o njerëz të panjohur!”

51:26

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ ٢٦

Pa u vënë re, ai shkoi te familja e vet, duke sjellë më pas një viç të majmë.

51:27

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٢٧

Pasi ua vuri përpara, u tha: “A nuk po hani tani?!”

51:28

فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ ٢٨

Ai u druajt prej tyre, por ata i thanë: “Mos ki frikë!”. Më pas, ata i dhanë sihariqin për një djalë të ditur.

51:29

فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٖ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٞ ٢٩

E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!”

51:30

قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ ٣٠

Ata i thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, i Cili është i Urti e i Gjithëdituri”.

51:31

۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٣١

Ai i pyeti: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?”

51:32

قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ ٣٢

Ata thanë: “Ne jemi të dërguar për një popull të padrejtë,

51:33

لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن طِينٖ ٣٣

Që të hedhim gurë prej balte të pjekur mbi ta,

51:34

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ ٣٤

Të shënuar nga Zoti yt, për secilin nga ata që ka kaluar kufijtë.”

51:35

فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٣٥

Ne i larguam të gjithë besimtarët që ishin në atë vend,

51:36

فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ٣٦

ndonëse aty gjetëm veçse një shtëpi (të vetme) muslimanësh.

51:37

وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٣٧

Ne kemi lënë aty shenja për ata që ia kanë frikën dënimit të dhembshëm.

51:38

وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ ٣٨

Edhe Musanë, Ne e dërguam te Faraoni me fakte të qarta.

51:39

فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٞ ٣٩

Por ai, me parinë e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur.”

51:40

فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٞ ٤٠

Prandaj Ne e ndëshkuam atë dhe ushtrinë e tij, duke e hedhur në det të poshtëruar.

51:41

وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ ٤١

(Kujto) Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare,

51:42

مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ ٤٢

që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë.

51:43

وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٖ ٤٣

(Kujto) Edhe Themudin, kur atyre iu tha: “Kënaquni edhe për pak kohë!”

51:44

فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ ٤٤

Por ata nga kryelartësia, nuk e respektuan urdhrin e Zotit të tyre, prandaj i kapi rrufeja, ndërkohë që e shihnin.

51:45

فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٖ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ ٤٥

Por nuk mundën as të ngrihen e as të kundërvihen.

51:46

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٤٦

(Kujto) Edhe popullin e Nuhut, që ishte më parë. Vërtet, ai ishte një popull i prishur.

51:47

وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٖ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ ٤٧

Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.

51:48

وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ ٤٨

Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne!

51:49

وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ٤٩

Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të përkujtoni.

51:50

فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٥٠

Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.

51:51

وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٥١

Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.

51:52

كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ ٥٢

Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.”

51:53

أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ ٥٣

A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë.

51:54

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٖ ٥٤

Atëherë, largohu prej tyre, sepse t’i nuk fajsohesh për ta!

51:55

وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥٥

Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!

51:56

وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ ٥٦

Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë.

51:57

مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ ٥٧

Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë.

51:58

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ ٥٨

Allahu, Ai është Furnizuesi i madh i Gjithëfuqishmi e Fuqiploti.

51:59

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبٗا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ ٥٩

Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij!

51:60

فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٦٠

Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar!