Sureja Kaf

Sureja 50, mekase, 45 ajete.

50:1

قٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ٱلۡمَجِيدِ ١

Kaf. Betohem në Kur'anin e lavdishëm.

50:2

بَلۡ عَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡ فَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا شَيۡءٌ عَجِيبٌ ٢

Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet. Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme.

50:3

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗاۖ ذَٰلِكَ رَجۡعُۢ بَعِيدٞ ٣

Vallë, (a do të ringjallemi) pasi të vdesim e të bëhemi dhe?” Ai është një kthim i largët (për t’u besuar).

50:4

قَدۡ عَلِمۡنَا مَا تَنقُصُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۡهُمۡۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظُۢ ٤

Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. Te Ne është Libri që ruan gjithçka.

50:5

بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَهُمۡ فِيٓ أَمۡرٖ مَّرِيجٍ ٥

Ata e mohojnë të Vërtetën, kur ajo u vjen dhe janë vazhdimisht të luhatur.

50:6

أَفَلَمۡ يَنظُرُوٓاْ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوۡقَهُمۡ كَيۡفَ بَنَيۡنَٰهَا وَزَيَّنَّٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٖ ٦

A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?!

50:7

وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ ٧

Edhe Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur në të male përforcuese. Ne kemi bërë që në të të mbijnë larmi bimësh të bukura.

50:8

تَبۡصِرَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ ٨

Këto janë dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për çdo adhurues që kthehet i penduar e i bindur.

50:9

وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ ٩

Ne e lëshojmë nga qielli shiun e bekuar dhe me të bëjmë të mundur që të mbijnë e të lulëzojnë kopshte e të korra,

50:10

وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ ١٠

Edhe palma të larta hurmash, me vile frutash të vendosura njëra mbi tjetrën,

50:11

رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ ١١

Si furnizim për njerëzit. Ne e ngjallim me të (ujin) tokën e vdekur. Kështu do të jetë edhe ringjallja juaj.

50:12

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَأَصۡحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ ١٢

Para tyre mohuan populli i Nuhut, banorët e Ressit, populli i Themudit,

50:13

وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ وَإِخۡوَٰنُ لُوطٖ ١٣

Adi, Faraoni, vëllezërit e Lutit,

50:14

وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ وَقَوۡمُ تُبَّعٖۚ كُلّٞ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ ١٤

Banorët e Ejkes dhe populli i Tubbeit. Të gjithë mohuan profetët, prandaj merituan ndëshkimin Tim.

50:15

أَفَعَيِينَا بِٱلۡخَلۡقِ ٱلۡأَوَّلِۚ بَلۡ هُمۡ فِي لَبۡسٖ مِّنۡ خَلۡقٖ جَدِيدٖ ١٥

Vallë, a mos u lodhëm Ne me krijimin e parë?! Jo, por ata kanë dyshim për krijimin e ri.

50:16

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُۥۖ وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنۡ حَبۡلِ ٱلۡوَرِيدِ ١٦

Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet.

50:17

إِذۡ يَتَلَقَّى ٱلۡمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٞ ١٧

Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë.

50:18

مَّا يَلۡفِظُ مِن قَوۡلٍ إِلَّا لَدَيۡهِ رَقِيبٌ عَتِيدٞ ١٨

Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.

50:19

وَجَآءَتۡ سَكۡرَةُ ٱلۡمَوۡتِ بِٱلۡحَقِّۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنۡهُ تَحِيدُ ١٩

Kur të vijë agonia e vdekjes me të vërtetën (robit do t'i thuhet): Kjo është ajo së cilës i largoheshe!

50:20

وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡوَعِيدِ ٢٠

Ditën kur t’i fryhet Surit, ajo do të jetë Dita e Dënimit!

50:21

وَجَآءَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّعَهَا سَآئِقٞ وَشَهِيدٞ ٢١

Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet.

50:22

لَّقَدۡ كُنتَ فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا فَكَشَفۡنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلۡيَوۡمَ حَدِيدٞ ٢٢

Ti (do t'i thuhet njeriut) ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë. Ne tani po ta heqim perden dhe shikimi yt sot është shumë i qartë.

50:23

وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ ٢٣

Shoqëruesi i tij (prej melekëve) do të thotë: “Ky (libri i punëve të robit) në dorën time është gati!”

50:24

أَلۡقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٖ ٢٤

(Atëherë do të thuhet:)“Hidheni në Xhehenem çdo mohues kryeneç,

50:25

مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٖ مُّرِيبٍ ٢٥

Që ka qenë pengues i mirësisë, i padrejtë e dyshues!

50:26

ٱلَّذِي جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَأَلۡقِيَاهُ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ ٢٦

Atë që, krahas Allahut, adhuronte zota të tjerë, hidheni në ndëshkimin më të rëndë!”.

50:27

۞ قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطۡغَيۡتُهُۥ وَلَٰكِن كَانَ فِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٖ ٢٧

Ndërsa shoqëruesi i tij (prej shejtanëve) do të thotë: “Zoti ynë, atë nuk e largova unë prej rrugës së drejtë, por ai ishte vetë në humbje të largët”.

50:28

قَالَ لَا تَخۡتَصِمُواْ لَدَيَّ وَقَدۡ قَدَّمۡتُ إِلَيۡكُم بِٱلۡوَعِيدِ ٢٨

Ai (Allahu) do thotë: “Mos u grindni para Meje, se Unë ju kam paralajmëruar me kohë.

50:29

مَا يُبَدَّلُ ٱلۡقَوۡلُ لَدَيَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ٢٩

Vendimi Im nuk ndryshon tashmë. Unë nuk jam i padrejtë me robërit.”

50:30

يَوۡمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمۡتَلَأۡتِ وَتَقُولُ هَلۡ مِن مَّزِيدٖ ٣٠

Atë ditë, Ne do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” Ndërsa ai do të thotë: “A ka edhe më?”

50:31

وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ غَيۡرَ بَعِيدٍ ٣١

Besimtarëve të devotshëm do t'u afrohet Xheneti pranë.

50:32

هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٖ ٣٢

(Atyre do t'u thuhet) Ky është premtimi për çdo të penduar që ka pëmbushur (besnikërisht) detyrimet,

50:33

مَّنۡ خَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِ وَجَآءَ بِقَلۡبٖ مُّنِيبٍ ٣٣

Që i është druajtur të Gjithëmëshirshmit edhe fshehtazi, dhe që është kthyer tek Allahu me zemër të penduar.

50:34

ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٖۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُلُودِ ٣٤

Hyni (në Xhenet) në paqe dhe të sigurt! Kjo është dita e përjetësisë.

50:35

لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيۡنَا مَزِيدٞ ٣٥

Atje kanë çfarë të dëshirojnë, por prej Nesh ka edhe më shumë.

50:36

وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَشَدُّ مِنۡهُم بَطۡشٗا فَنَقَّبُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ هَلۡ مِن مَّحِيصٍ ٣٦

Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta. Ata u përhapën nëpër Tokë, por a gjetën shpëtim?!

50:37

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلۡبٌ أَوۡ أَلۡقَى ٱلسَّمۡعَ وَهُوَ شَهِيدٞ ٣٧

Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.

50:38

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٖ ٣٨

Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, pa ndier aspak lodhje.

50:39

فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ ٱلۡغُرُوبِ ٣٩

Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg!

50:40

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَأَدۡبَٰرَ ٱلسُّجُودِ ٤٠

Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve!

50:41

وَٱسۡتَمِعۡ يَوۡمَ يُنَادِ ٱلۡمُنَادِ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ ٤١

Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt!

50:42

يَوۡمَ يَسۡمَعُونَ ٱلصَّيۡحَةَ بِٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُرُوجِ ٤٢

Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes.

50:43

إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيۡنَا ٱلۡمَصِيرُ ٤٣

Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi.

50:44

يَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلۡأَرۡضُ عَنۡهُمۡ سِرَاعٗاۚ ذَٰلِكَ حَشۡرٌ عَلَيۡنَا يَسِيرٞ ٤٤

Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë, tubimi do të jetë i lehtë për Ne.

50:45

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِجَبَّارٖۖ فَذَكِّرۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ ٤٥

Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti përkujto me këtë Kuran atë që i druhet kërcënimit Tim!