Sureja Tur

Sureja 52, mekase, 49 ajete.

52:1

وَٱلطُّورِ ١

Betohem për malin Tur

52:2

وَكِتَٰبٖ مَّسۡطُورٖ ٢

dhe për Librin e shkruar në rreshta,

52:3

فِي رَقّٖ مَّنشُورٖ ٣

në pergamenë të shpalosur.

52:4

وَٱلۡبَيۡتِ ٱلۡمَعۡمُورِ ٤

Betohem për Shtëpinë plot vizitorë.

52:5

وَٱلسَّقۡفِ ٱلۡمَرۡفُوعِ ٥

Betohem për kupën e ngritur lart

52:6

وَٱلۡبَحۡرِ ٱلۡمَسۡجُورِ ٦

dhe për detin e mbushur plot.

52:7

إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَٰقِعٞ ٧

Vërtet, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë.

52:8

مَّا لَهُۥ مِن دَافِعٖ ٨

Atë askush nuk mund ta pengojë.

52:9

يَوۡمَ تَمُورُ ٱلسَّمَآءُ مَوۡرٗا ٩

Atë Ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm

52:10

وَتَسِيرُ ٱلۡجِبَالُ سَيۡرٗا ١٠

e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.

52:11

فَوَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١١

Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit,

52:12

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي خَوۡضٖ يَلۡعَبُونَ ١٢

të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen.

52:13

يَوۡمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا ١٣

Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit.

52:14

هَٰذِهِ ٱلنَّارُ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ١٤

Ky është zjarri, që ju e mohonit.

52:15

أَفَسِحۡرٌ هَٰذَآ أَمۡ أَنتُمۡ لَا تُبۡصِرُونَ ١٥

Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?!

52:16

ٱصۡلَوۡهَا فَٱصۡبِرُوٓاْ أَوۡ لَا تَصۡبِرُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡكُمۡۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٦

Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju. Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.

52:17

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَنَعِيمٖ ١٧

Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshtet e Xhenetit dhe në begati,

52:18

فَٰكِهِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ وَوَقَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ١٨

Të kënaqur me ato që u ka dhuruar Zoti i tyre. Zoti i tyre i ruajti ata nga vuajtjet në Zjarrin flakërues.

52:19

كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٩

“Hani e pini duke u kënaqur, për hir të veprave që keni bërë!”

52:20

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ سُرُرٖ مَّصۡفُوفَةٖۖ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ ٢٠

Ata do të rrinë të mbështetur në shtretër të rregulluar mirë. Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura.

52:21

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱتَّبَعَتۡهُمۡ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلۡحَقۡنَا بِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَمَآ أَلَتۡنَٰهُم مِّنۡ عَمَلِهِم مِّن شَيۡءٖۚ كُلُّ ٱمۡرِيِٕۭ بِمَا كَسَبَ رَهِينٞ ٢١

Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. Çdokush është peng i punës së vet.

52:22

وَأَمۡدَدۡنَٰهُم بِفَٰكِهَةٖ وَلَحۡمٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ ٢٢

Ne do t’ua shtojmë të mirat atyre: fruta e mish, si t’ua ketë ënda.

52:23

يَتَنَٰزَعُونَ فِيهَا كَأۡسٗا لَّا لَغۡوٞ فِيهَا وَلَا تَأۡثِيمٞ ٢٣

Atje do t’ia kalojnë njëri-tjetrit kupat e mbushura e nuk do të ketë fjalë të kota e as gjynahe.

52:24

۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ غِلۡمَانٞ لَّهُمۡ كَأَنَّهُمۡ لُؤۡلُؤٞ مَّكۡنُونٞ ٢٤

Mes tyre do të sillen djelmoshat shërbyes, si të ishin margaritarë të fshehur.

52:25

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ ٢٥

Ata (besimtarët) do të afrohen duke biseduar me njëri-tjetrin.

52:26

قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ ٢٦

Ata thonë: “Ne, edhe në gjirin e familjeve tona druheshim (nga Frika e Zotit).

52:27

فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَوَقَىٰنَا عَذَابَ ٱلسَّمُومِ ٢٧

Por Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit në afshin përcëllues të Zjarrit.

52:28

إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلُ نَدۡعُوهُۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡبَرُّ ٱلرَّحِيمُ ٢٨

Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti.”

52:29

فَذَكِّرۡ فَمَآ أَنتَ بِنِعۡمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٖ وَلَا مَجۡنُونٍ ٢٩

Atëherë, përkujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur.

52:30

أَمۡ يَقُولُونَ شَاعِرٞ نَّتَرَبَّصُ بِهِۦ رَيۡبَ ٱلۡمَنُونِ ٣٠

Ata (idhujtarët) thonë: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”.

52:31

قُلۡ تَرَبَّصُواْ فَإِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُتَرَبِّصِينَ ٣١

Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”.

52:32

أَمۡ تَأۡمُرُهُمۡ أَحۡلَٰمُهُم بِهَٰذَآۚ أَمۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ ٣٢

Vallë, mendja e tyre po i detyron, apo janë njerëz pa fre?

52:33

أَمۡ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُۥۚ بَل لَّا يُؤۡمِنُونَ ٣٣

Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kur'anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë.

52:34

فَلۡيَأۡتُواْ بِحَدِيثٖ مِّثۡلِهِۦٓ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ ٣٤

Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!

52:35

أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٣٥

A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje, apo ata vetë janë krijues?!

52:36

أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ ٣٦

Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?! Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë bindur.

52:37

أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمۡ هُمُ ٱلۡمُصَۜيۡطِرُونَ ٣٧

A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata mbizotëruesit?!

52:38

أَمۡ لَهُمۡ سُلَّمٞ يَسۡتَمِعُونَ فِيهِۖ فَلۡيَأۡتِ مُسۡتَمِعُهُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٣٨

A mos kanë ata shkallë të larta, mbi të cilat përgjojnë? Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre ndonjë provë të sigurt!

52:39

أَمۡ لَهُ ٱلۡبَنَٰتُ وَلَكُمُ ٱلۡبَنُونَ ٣٩

Vallë, për Atë janë vajzat, kurse për ju djemtë?!

52:40

أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ ٤٠

A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet?

52:41

أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ ٤١

A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?!

52:42

أَمۡ يُرِيدُونَ كَيۡدٗاۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هُمُ ٱلۡمَكِيدُونَ ٤٢

A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.

52:43

أَمۡ لَهُمۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٤٣

A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë.

52:44

وَإِن يَرَوۡاْ كِسۡفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطٗا يَقُولُواْ سَحَابٞ مَّرۡكُومٞ ٤٤

Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.”

52:45

فَذَرۡهُمۡ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي فِيهِ يُصۡعَقُونَ ٤٥

Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë Ditën kur ata të shtangin,

52:46

يَوۡمَ لَا يُغۡنِي عَنۡهُمۡ كَيۡدُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤٦

Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen.

52:47

وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ عَذَابٗا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٧

Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë.

52:48

وَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعۡيُنِنَاۖ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ ٤٨

Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë! Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!

52:49

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَإِدۡبَٰرَ ٱلنُّجُومِ ٤٩

Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si edhe kur yjet nuk duken më.