Sureja Neml

Sureja 27, mekase, 93 ajete.

27:1

طسٓۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡقُرۡءَانِ وَكِتَابٖ مُّبِينٍ ١

Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur’anit, Librit të qartë.

27:2

هُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ ٢

Janë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për besimtarët -

27:3

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ ٣

Për ata që e falin rregullisht namazin dhe e japin zekatin dhe janë të bindur për botën tjetër.

27:4

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُمۡ يَعۡمَهُونَ ٤

Sa për ata që nuk besojnë Botën Tjetër, Ne ua kemi hijeshuar veprat (e këqia) në sytë e tyre dhe ata janë të hutuar.

27:5

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ وَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ ٥

Këta janë ata që do të dënohen me dënimin e rëndë dhe do të jenë më të humburit në Botën Tjetër.

27:6

وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى ٱلۡقُرۡءَانَ مِن لَّدُنۡ حَكِيمٍ عَلِيمٍ ٦

Nuk ka dyshim se ti (o Muhamed) po e merr Kur’anin nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur.

27:7

إِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهۡلِهِۦٓ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا سَـَٔاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ ءَاتِيكُم بِشِهَابٖ قَبَسٖ لَّعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ ٧

Kujto kur Musai i tha familjes së vet: “Unë shoh një zjarr e shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur që të ngroheni.”.

27:8

فَلَمَّا جَآءَهَا نُودِيَ أَنۢ بُورِكَ مَن فِي ٱلنَّارِ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨

Dhe kur arriti tek zjarri u dëgjua një zë: “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i Botëve!

27:9

يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّهُۥٓ أَنَا ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٩

O Musa! Unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti.

27:10

وَأَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰ لَا تَخَفۡ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ ٱلۡمُرۡسَلُونَ ١٠

Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, (nga frika) ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. (I'u tha) O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje!

27:11

إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسۡنَۢا بَعۡدَ سُوٓءٖ فَإِنِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١١

Por në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë.

27:12

وَأَدۡخِلۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖۖ فِي تِسۡعِ ءَايَٰتٍ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَقَوۡمِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ١٢

Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa kurrfarë njolle! Këto janë dy nga nëntë Shenjat për te Faraoni dhe populli i tij, sepse me të vërtetë, ata janë një popull keqbërës (që shkelin çdo kufi).

27:13

فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَٰتُنَا مُبۡصِرَةٗ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ ١٣

Dhe, kur u erdhën Argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është, pa dyshim magji.”

27:14

وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ١٤

Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to (se ishin nga Zoti). Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve!

27:15

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ عِلۡمٗاۖ وَقَالَا ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّنۡ عِبَادِهِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٥

Ne u patëm dhënë Daudit dhe Sulejmanit dituri e ata të dy thanë: “Të gjitha lavdërimet qofshin vetëm për Allahun që na dalloi (me të mira) mbi shumë rob të Tij besimtarë!”.

27:16

وَوَرِثَ سُلَيۡمَٰنُ دَاوُۥدَۖ وَقَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمۡنَا مَنطِقَ ٱلطَّيۡرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيۡءٍۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡمُبِينُ ١٦

Sulejmani qe trashëgimtari i Daudit. Ai tha: “O njerëz! Ne na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga çdo mirësi. Vërtet kjo është një mirësi e madhe (nga Allahu)”.

27:17

وَحُشِرَ لِسُلَيۡمَٰنَ جُنُودُهُۥ مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ وَٱلطَّيۡرِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ ١٧

Sulejmanit i ishin rreshtuar ushtritë e veta, - xhindet, njerëzit dhe shpendët dhe të gjitha mbanin rregullin dhe disiplinën.

27:18

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَوۡاْ عَلَىٰ وَادِ ٱلنَّمۡلِ قَالَتۡ نَمۡلَةٞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّمۡلُ ٱدۡخُلُواْ مَسَٰكِنَكُمۡ لَا يَحۡطِمَنَّكُمۡ سُلَيۡمَٰنُ وَجُنُودُهُۥ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١٨

Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja që të mos ju shtypin (e thyejnë) Sulejmani dhe ushtritë e tij pa dashje!”.

27:19

فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٩

Sulejmani vuri buzën në gaz dhe qeshi me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë që të të falënderoj për të mirat e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Dhe me mëshirën Tënde më fut në mesin e robve të Tu të mirë!”

27:20

وَتَفَقَّدَ ٱلطَّيۡرَ فَقَالَ مَالِيَ لَآ أَرَى ٱلۡهُدۡهُدَ أَمۡ كَانَ مِنَ ٱلۡغَآئِبِينَ ٢٠

Dhe ai bëri shikimin rreshtor të shpendëve e tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo është ndër mungestarët?”

27:21

لَأُعَذِّبَنَّهُۥ عَذَابٗا شَدِيدًا أَوۡ لَأَاْذۡبَحَنَّهُۥٓ أَوۡ لَيَأۡتِيَنِّي بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ ٢١

Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta ther, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë.

27:22

فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ ٢٢

Por nuk zgjati shumë dhe ajo (pupëza) erdhi dhe tha: “Unë kam qenë në ato vende që ti nuk ke qenë dhe kam ardhur nga Sebei me lajme të vërteta”.

27:23

إِنِّي وَجَدتُّ ٱمۡرَأَةٗ تَمۡلِكُهُمۡ وَأُوتِيَتۡ مِن كُلِّ شَيۡءٖ وَلَهَا عَرۡشٌ عَظِيمٞ ٢٣

Atje pashë një grua që i sundonte ata (popullin e Sebe-it). Asaj i ishte dhënë (mirësi) nga çdo gjë dhe kishte një fron madhështor.

27:24

وَجَدتُّهَا وَقَوۡمَهَا يَسۡجُدُونَ لِلشَّمۡسِ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ فَهُمۡ لَا يَهۡتَدُونَ ٢٤

(Atje) pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Shejtani ua kishte hijeshuar veprat e tyre në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga Rruga, kështu që ata nuk e gjenin udhën e drejtë.

27:25

أَلَّاۤ يَسۡجُدُواْۤ لِلَّهِ ٱلَّذِي يُخۡرِجُ ٱلۡخَبۡءَ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُخۡفُونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ ٢٥

(Shejtani i kishte mashtruar) Që të mos i përuleshin Allahut i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.

27:26

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩ ٢٦

Allahu. Nuk ka zot tjetër (që e meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Madh.

27:27

۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٢٧

Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim shpejt nëse ke thënë të vërtetën apo ke gënjyer.”

27:28

ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ ٢٨

Shko me këtë letrën time dhe jepua atyre! Pastaj largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çfarë do të thonë!”

27:29

قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ إِنِّيٓ أُلۡقِيَ إِلَيَّ كِتَٰبٞ كَرِيمٌ ٢٩

Ajo (mbretëresha) tha: “O ju pari! Mua më ka ardhur një mesazh i rëndësishëm.”

27:30

إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣٠

Ai është prej Sulejmanit dhe ai është (si më poshtë) “Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim)

27:31

أَلَّا تَعۡلُواْ عَلَيَّ وَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ ٣١

(Dhe më tej): “Mos ngrini krye kundër meje, por ejani të bindur në fenë e vërtetë!”

27:32

قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَفۡتُونِي فِيٓ أَمۡرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمۡرًا حَتَّىٰ تَشۡهَدُونِ ٣٢

Ajo tha: “O ju pari! Më këshilloni për këtë çështje! Për asnjë çështje nuk kam vendosur pa ju (pa pëlqimin tuaj).”

27:33

قَالُواْ نَحۡنُ أُوْلُواْ قُوَّةٖ وَأُوْلُواْ بَأۡسٖ شَدِيدٖ وَٱلۡأَمۡرُ إِلَيۡكِ فَٱنظُرِي مَاذَا تَأۡمُرِينَ ٣٣

Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por vendimi të takon ty. Prandaj vendos se çfarë urdhri do të na japësh!”

27:34

قَالَتۡ إِنَّ ٱلۡمُلُوكَ إِذَا دَخَلُواْ قَرۡيَةً أَفۡسَدُوهَا وَجَعَلُوٓاْ أَعِزَّةَ أَهۡلِهَآ أَذِلَّةٗۚ وَكَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ ٣٤

Ajo tha: “Mbretërit - kur e pushtojnë një vend, e shkatërrojnë atë dhe i poshtërojnë fisnikët e atij vendi. Ja, kështu veprojnë ata.

27:35

وَإِنِّي مُرۡسِلَةٌ إِلَيۡهِم بِهَدِيَّةٖ فَنَاظِرَةُۢ بِمَ يَرۡجِعُ ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٣٥

Po unë do t’i dërgoj atij një dhuratë të madhe dhe do të shoh se çfarë (përgjigje) do të më sjellin të dërguarit.

27:36

فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ ٣٦

Kur (të dërguarit) mbërritën te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua? Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve. Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata.”

27:37

ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ ٣٧

Kthehu tek ata, - u tha të dërguarve - , dhe të jeni të sigurt, ne do t’u vijmë me aq ushtri, sa nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do t’i dëbojmë prej aty të poshtëruar e të përulur!

27:38

قَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ ٣٨

(Njerëzve të tij) Sulejmani u tha: “O ju pari! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj (Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar?”

27:39

قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ ٣٩

Ifriti, - një prej xhindeve - , tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).”

27:40

قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ ٤٠

E një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” E kur Sulejmani e pa atë (fron) para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet dhe kush është mosmirënjohës, Zoti im është i Pasur e Bujar!”

27:41

قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ ٤١

Ai (Sulejmani) tha: “Ndryshojani asaj fronin që ta shohim a do (do të ketë mprehtësinë) ta dallojë atë, apo është nga ata që nuk (kanë zgjuarsi të) kuptojnë.”

27:42

فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ ٤٢

Kur ajo (Belkisa) erdhi, e pyetën: “Kështu është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha:) “Neve na është dhënë dituria përpara kësaj dhe ne kemi qenë besimtarë të nështruar (ndaj Zotit).”.

27:43

وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ ٤٣

Atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte përveç Allahut. Ajo ishte nga një popull jobesimtar.

27:44

قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٤

Asaj i'u tha: “Hyr në pallat!”. Por, kur e pa atë (dyshemenë e kristaltë) mendoi se ishte ujë (që dallgëzonte) dhe i zbuloi kërcinjtë e saj (duke ngritur robën). Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i shtruar me pllaka të lëmuara prej xhami.” Ajo tha: “O Zoti im! Unë kam qenë, vërtet e padrejtë ndaj vetes sime dhe tani, së bashku me Sulejmanin, po i dorëzohem Allahut, Zotit të Botëve.”.

27:45

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ ٤٥

Ne dërguam te populli i Themudit vëllanë e tyre (nga gjaku), Salihun (që u tha): “Adhurojeni Allahun!”. Por ja, ata u përçanë në dy grupe kundërshtare.

27:46

قَالَ يَٰقَوۡمِ لِمَ تَسۡتَعۡجِلُونَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِۖ لَوۡلَا تَسۡتَغۡفِرُونَ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ٤٦

Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) përpara së mirës? Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni?”

27:47

قَالُواْ ٱطَّيَّرۡنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَۚ قَالَ طَٰٓئِرُكُمۡ عِندَ ٱللَّهِۖ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تُفۡتَنُونَ ٤٧

Ata thanë: “Ne ju shohim ogurzinj ty dhe ata që janë me ty.” Ai tha: “E mira dhe e keqja është prej Allahut, por ju jeni një popull që jeni vënë në provë.”

27:48

وَكَانَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ تِسۡعَةُ رَهۡطٖ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ ٤٨

Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk donin të përmirësonin.

27:49

قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ ٤٩

Ata thanë: “Të betohemi në Allahun, se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës dhe pastaj do t’u themi të afërmve të tij: "Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij dhe ne po themi të vërtetën.”

27:50

وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٥٠

Ata përgatitën një kurth por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin.

27:51

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٥١

Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre.

27:52

فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٥٢

Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. Nuk ka dyshim se në gjithë këtë ka argument për njerëzit që kuptojnë.

27:53

وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ ٥٣

Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të devotshëm.

27:54

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ ٥٤

(Kujto) Lutin kur ai i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni?”

27:55

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ ٥٥

Ju, nga epshi kontaktoni me meshkujt dhe i braktisni gratë tuaja. Ju jeni një popull shumë injorant.

27:56

۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ ٥٦

Por përgjigjja e popullit të tij nuk qe gjë tjetër veçse kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!”

27:57

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٥٧

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. E kishim përcaktuar që ajo të mbetej me të dënuarit.

27:58

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ ٥٨

Dhe u lëshuam një rrebesh (gurësh). Sa i keq ishte ai shi (si dënim) për ata të cilëve u erdhi paralajmërimi (dhe nuk ia vunë veshin).

27:59

قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ وَسَلَٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَىٰٓۗ ءَآللَّهُ خَيۡرٌ أَمَّا يُشۡرِكُونَ ٥٩

Thuaj (o i Dërguar): “Lavderimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij që Ai i ka zgjedhur (për mesazhin e tij)! Kush është më i mirë, - Allahu, apo zotat e rremë që ia bëjnë shok Atij?”

27:60

أَمَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهۡجَةٖ مَّا كَانَ لَكُمۡ أَن تُنۢبِتُواْ شَجَرَهَآۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ يَعۡدِلُونَ ٦٠

Është Ai që ka krijuar qiejt e Tokën dhe që lëshon për ju shi nga qielli. Ne bëjmë që me të (ujin) të lulëzojnë kopshte të bukura. Për ju do të ishte e pamundur që ta bënit bimësinë që të mbijë (e të rritet). A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Allahut? Jo. Por, ata janë një popull që dredhon (nga e vërteta).

27:61

أَمَّن جَعَلَ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَجَعَلَ خِلَٰلَهَآ أَنۡهَٰرٗا وَجَعَلَ لَهَا رَوَٰسِيَ وَجَعَلَ بَيۡنَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ حَاجِزًاۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٦١

Është Ai që e ka bërë tokën vendqëndrim për ju e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj. Ai vuri në të (tokë) male të palëvizshëm, dhe në mes dy deteve vuri një ndarje. A ka ndonjë zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut? Jo. Por, shumica e tyre nuk e dinë.

27:62

أَمَّن يُجِيبُ ٱلۡمُضۡطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكۡشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجۡعَلُكُمۡ خُلَفَآءَ ٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ ٦٢

Është Allahu Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, dhe Ai që ia largon të keqen dhe ju bën ju sundues në tokë. A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut? Jo. Por, ju shumë pak po kujtoni.

27:63

أَمَّن يَهۡدِيكُمۡ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَمَن يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦٓۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ تَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٣

Është Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit dhe Ai që dërgon erërat si përgëzim përpara mëshirës së Tij (shiut). A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut? I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ia përshkruajnë si shok!

27:64

أَمَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَمَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٦٤

Është Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli dhe nga Toka. A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut? Thuaj: “Sillni argumentin tuaja, nëse thoni të vërtetën!”

27:65

قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ ٦٥

Thuaj: “Askush në qiejt dhe në Tokë nuk e di të fshehtën, përveç Allahut dhe as nuk e dinë se kur do të ringjallen (për gjykim)!”

27:66

بَلِ ٱدَّٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ ٦٦

E edhe më e pakët është dija e tyre për botën tjetër? Por, ata janë në dyshim (e në pasiguri) për atë. Madje, ata janë të verbër ndaj saj.

27:67

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ ٦٧

Ndërsa ata, të cilët nuk besuan, thanë: “Vallë, pasi ne dhe prindërit tanë të bëhemi dhe e pluhur, (a thua) do të ringjallemi?

27:68

لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٦٨

Kjo na është premtuar neve dhe prindërve tanë para nesh. Por këto nuk janë gjë tjetër veçse përralla të të parëve.”

27:69

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٦٩

Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i mohuesve (të besimit të vërtetë)!”

27:70

وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ ٧٠

Po ti (o Muhamed) mos u trishto për ta dhe as mos u ngushto nga komplotet që ata bëjnë!

27:71

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٧١

Ata thonë, gjithashtu: “E kur do të përmbushet ky premtim, thuajeni nëse jeni në të vërtetën?”

27:72

قُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي تَسۡتَعۡجِلُونَ ٧٢

Thuaju: “Tanimë ju është afruar një pjesë e atij premtimi që ju kërkoni t'ju vijë shpejt.”

27:73

وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ ٧٣

Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve. Megjithatë, shumica e tyre nuk janë mirënjohës.

27:74

وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ ٧٤

Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mirë çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin haptazi.

27:75

وَمَا مِنۡ غَآئِبَةٖ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ ٧٥

Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në Tokë që të mos jetë e shënuar në Librin e saktë.

27:76

إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَكۡثَرَ ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٧٦

Vërtet, ky Kur’an u tregon Bijve të israilit më të shumtën e asaj, për të cilën ata u përçanë.

27:77

وَإِنَّهُۥ لَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٧٧

Dhe pa dyshim, ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.

27:78

إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ ٧٨

Zoti yt, do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Gjithëdituri.

27:79

فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلۡحَقِّ ٱلۡمُبِينِ ٧٩

Prandaj, mbështetu tërësisht dhe vetëm në Allahun sepse ti je në të Vërtetën e sigurt!

27:80

إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ ٨٠

Ti nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën.

27:81

وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ ٨١

E as që mund të jesh udhërrëfyes për të verbërit e t'i largosh nga humbja e tyre. Ti nuk mund ta bësh të dëgjojë asnjë tjetër, përveç atyre që besojnë në argumentet Tona dhe ata janë muslimanë.

27:82

۞ وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ ٨٢

Dhe kur dënimi kundër tyre të përmbushet, Ne do të nxjerrim një Shtazë nga toka që do t’u flasë (ballas), sepse njerëzit nuk besonin në Argumentet Tona.

27:83

وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ ٨٣

Një ditë Ne do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona dhe do t'i bashkojmë të gjithë, të mbahen në rresht.

27:84

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٨٤

Derisa kur të vijnë (para Gjykimit), Allahu do t'u thotë: “A i mohuat argumentet e Mia pa pasur asnjë dije për to? Çfarë bëtë ju ashtu (në dunja)?”

27:85

وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ ٨٥

Dhe kundër tyre do të zbatohet Vendimi (i Dënimit) për shkak të padrejtësive të tyre dhe ata nuk do të mund të flasin.

27:86

أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِيَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٨٦

A nuk e shohin ata se Ne ua bëmë Natën që të pushojnë, kurse Ditën të ndritshme? Në këtë ka argument për njerëzit që besojnë.

27:87

وَيَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۚ وَكُلٌّ أَتَوۡهُ دَٰخِرِينَ ٨٧

Dhe ditën, kur do t'i fryhet surit do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur.

27:88

وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ ٨٨

I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por, ato lëvizin siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. Ai e Di mirë gjithçka që bëni ju.

27:89

مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ ٨٩

Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që bëri dhe ata do të jenë të sigurt (e të ruajtur) prej tmerrit të asaj Dite.

27:90

وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٩٠

Dhe kush ka bërë të këqija, do të hidhet përmbys me fytyrë drejt Zjarrit. (Atyre do t'u thuhet) Ju do të shpërbleheni veçse me atë që keni fituar me veprat që keni bërë.

27:91

إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ٩١

Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. Atij i takon gjithçka dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut.

27:92

وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ ٩٢

Dhe jam urdhëruar të këndoj Kur’anin. Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”.

27:93

وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَتَعۡرِفُونَهَاۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ٩٣

Dhe thuaj: “Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut! Ai do t’jua tregojë (së shpejti) argumentet e veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato. Zoti yt nuk është i pakujdesshëm ndaj gjithçkaje që bëni ju.”.