Sureja Shuara
Sureja 26, mekase, 227 ajete.
26:1
طسٓمٓ ١
Ta, Sin, Mim.
26:2
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢
Këto janë Ajete të Librit (Kur’anit) të qartë.
26:3
لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٣
Mos vallë do ta shkatërrosh veten (o Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?
26:4
إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ ٤
Sikur të donim Ne, do të zbrisnim mbi ata një Shenjë (mrekulli) nga qielli dhe qafat e tyre do të përuleshin para saj.
26:5
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ ٥
Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën.
26:6
فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٦
Vërtet, ata e përgënjeshtruan Mesazhin, por së shpejti do t’u vijë e vërteta e asaj me të cilën talleshin.
26:7
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ ٧
A nuk e shohin ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme kemi bërë që të mbijnë në të?
26:8
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٨
Sigurisht, në këtë ka Argumenta, por shumica e tyre nuk besojnë.
26:9
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٩
Dhe sigurisht Zoti yt është Ai Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:10
وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠
(Kujto) Kur Zoti yt e thirri Musanë: “Shko tek ai popull i padrejtë -
26:11
قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ ١١
tek Populli i Faraonit!" A nuk e kanë frikë Allahun?
26:12
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ١٢
Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar,
26:13
وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ ١٣
Do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm). Prandaj dërgoma Harunin si ndihmëtar (e profet)!
26:14
وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ ١٤
Dhe (përveç kësaj) ata më akuzojnë mua për vrasje dhe kam frikë se do të më vrasin (për hakmarrje).”
26:15
قَالَ كـَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ ١٥
Allahu tha: “Kurrsesi! Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona! Ne jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka.
26:16
فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦
Prandaj, shkoni te Faraoni të dy dhe i thoni: 'Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve.'
26:17
أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٧
Lëri Bijtë e Israilit të vijnë me ne!”
26:18
قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ ١٨
Faraoni tha: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për shumë vjet të jetës sate?
26:19
وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٩
dhe ti bëre atë veprën që ti e di. E, pra edhe ti je një mohues (i të mirave që të kemi bërë).
26:20
قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٢٠
Musai tha: “Unë e bëra atë, atëherë kur isha i paditur.
26:21
فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢١
Prandaj edhe ika kur u frikësova nga ju. Por, Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet.
26:22
وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٢٢
E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove Bijtë e Israilit?”
26:23
قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٣
Faraoni tha: “E cili është Zoti i botëve?”
26:24
قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٢٤
Musai i tha: “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse doni të jeni të sigurt.”
26:25
قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ ٢٥
Faraoni u tha atyre që ishin përreth: “A nuk po e dëgjoni çfarë thotë?”
26:26
قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٢٦
Musai tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
26:27
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ ٢٧
Faraoni tha: “Profeti që është dërguar ndër ju është, vërtet i çmendur.”
26:28
قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢٨
Musai tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse kuptoni.”
26:29
قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ ٢٩
Faraoni tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fut në burg.”
26:30
قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ ٣٠
Musai tha: “Po nëse të sjell ndonjë argument të qartë?”
26:31
قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٣١
Faraoni tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën!”
26:32
فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ ٣٢
Atëherë, ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në një gjarpër të vërtetë.
26:33
وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ ٣٣
Pastaj e nxori dorën prej xhepit, dhe ja, ajo flakëronte nga bardhësia në sytë e shikuesve.
26:34
قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ ٣٤
Faraoni i tha parisë që e rrethonin: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë
26:35
يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ ٣٥
dhe me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Atëherë çfarë më këshilloni?”
26:36
قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٣٦
Ata i thanë: "Lëre atë dhe vëllanë e tij për më vonë dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete
26:37
يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ ٣٧
Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e ditur këtu!
26:38
فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ ٣٨
Dhe, magjistarët u tubuan ditën e caktuar.
26:39
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ ٣٩
Edhe popullit iu tha: “A jeni mbledhur
26:40
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤٠
që t’u shkojmë pas magjistarëve nëse ata do të dalin fitimtarë?”.
26:41
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤١
Kështu, kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?”
26:42
قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٤٢
Ai tha: “Po. Dhe ju atëherë do të jeni prej më të afërmve të mi.”
26:43
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ ٤٣
Musai u tha atyre (magjistarëve): “Hidheni atë që keni për të hedhur!”
26:44
فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤
Dhe ata i hodhën litarët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për hir të madhërisë së faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.”
26:45
فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ ٤٥
Atëherë, edhe Musai e hodhi shkopin e vet. Dhe ja, ai menjëherë gëlltiste gjithçka që kishin hedhur ata.
26:46
فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ ٤٦
Atëherë, magjistarët ranë në sexhde.
26:47
قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٧
Dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,
26:48
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٤٨
Në Zotin e Musait dhe të Harunit.”
26:49
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٩
Faraoni tha: “A i besuat atij (Musait), para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që jua ka mësuar juve magjinë. Por keni për ta marrë vesh shpejt. Do t’jua këput duart dhe këmbët në anët e kundërta dhe do t’ju kryqëzoj që të gjithëve.”.
26:50
قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ٥٠
Ata (magjistarët) thanë: “Asgjë (nga këto kërcënime) nuk ka rëndësi. Ne do të kthehemi veçse te Zoti ynë.
26:51
إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥١
Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet tona, sepse ne ishim të parët besimtarë (nga populli ynë).”
26:52
۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٥٢
Ne e urdhëruam Musanë: “Nise udhëtimin me robërit e Mi natën herët dhe dijeni se do t'ju ndjekin!”.
26:53
فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٥٣
Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete për të tubuar njerëz,
26:54
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ ٥٤
(Duke u thënë se) "Këta (israelitët) janë veçse një grup i vogël
26:55
وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ ٥٥
Që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë.
26:56
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ ٥٦
Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm."
26:57
فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ٥٧
Kështu (- thotë Zoti -), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve,
26:58
وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ ٥٨
Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura.
26:59
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٥٩
Ja kështu, Ne ua lamë ato Bijve të Israilit.
26:60
فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ ٦٠
Ata (ushtria e Faraonit) i arritën (Bijtë e Israilit) në agim.
26:61
فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ ٦١
Kur dy grupet e panë njëri-tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë.”
26:62
قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٦٢
Musai tha: “Kurrsesi! Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.”.
26:63
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ ٦٣
Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. Dhe deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.
26:64
وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٤
Ne e afruam palën tjetër (ata të faraonit) atje.
26:65
وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ٦٥
Ne i shpëtuam Musanë dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:66
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٦
Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë.
26:67
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٦٧
Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:68
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦٨
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:69
وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩
Dhe tregoju atyre diçka nga historia e Ibrahimit.
26:70
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ ٧٠
Kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë jeni duke adhuruar?”
26:71
قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ ٧١
Ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe vazhdimisht u jemi besnikë atyre.”
26:72
قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ ٧٢
Ibrahimi tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?!”
26:73
أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ ٧٣
Dhe: “A ju sjellin juve ndonjë dobi apo dëm?!”
26:74
قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ ٧٤
Ata thanë: “Jo. Por, kështu vepronin edhe prindërit tanë.”
26:75
قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٧٥
Ai tha: “A po shihni se çfarë po adhuroni
26:76
أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ ٧٦
Ju dhe etërit tuaj të hershëm?
26:77
فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٧
Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) - që të gjithë janë armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve.
26:78
ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ ٧٨
I Cili më krijoi mua, dhe është Ai që më udhëzon.
26:79
وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ ٧٩
I Cili më jep ushqim dhe më jep të pi.
26:80
وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ ٨٠
Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron,
26:81
وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ ٨١
Dhe është Ai që do të më bëjë të vdes e pastaj do të më ringjallë,
26:82
وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٨٢
Dhe Ai është i Vetmi, tek i Cili kam shpresë se do të m’i falë gjynahet e mia në Ditën e Gjykimit.
26:83
رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ ٨٣
O Zoti im! Më dhuro urtësi dhe më bashko me të mirët!
26:84
وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٨٤
Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas!
26:85
وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ ٨٥
Më bëj prej trashëgimtarëve të Xhenetit të mirësive!
26:86
وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٨٦
Dhe fale babain tim, se ai është, vërtet nga të humburit!
26:87
وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ ٨٧
E mos më turpëro Ditën kur (njerëzit) do të ringjallen,
26:88
يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ ٨٨
Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët,
26:89
إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ ٨٩
Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!"
26:90
وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٩٠
Dhe Xheneti do t'u afrohet atyre që qenë të devotshëm.
26:91
وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ ٩١
Dhe Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që qenë të humbur.
26:92
وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٩٢
Dhe atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata (zotat) që ju i adhuronit,
26:93
مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ ٩٣
Veç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet?
26:94
فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ ٩٤
Pastaj ata do të hidhen në të (në Xhehenem) njëri mbi tjetrin - ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre,
26:95
وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ ٩٥
Dhe e tërë ushtria e Iblisit (shejtanit), të gjithë së bashku.
26:96
قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ ٩٦
Aty brenda (në Xhehenem), ata do të grinden mes tyre, e do të thonë:
26:97
تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٩٧
“Betohemi në Allahun! Ne, me të vërtetë kemi qenë krejtësisht të humbur,
26:98
إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٩٨
Kur ju barazuam me Zotin e botëve.
26:99
وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٩٩
Dhe nuk na mashtroi nga e vërteta askush tjetër përveç të ligjve.
26:100
فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ ١٠٠
Dhe tani, për ne nuk ka asnjë ndërmjetësues për tek Allahu
26:101
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ ١٠١
Dhe as edhe një mik të vetëm të sinqertë.
26:102
فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠٢
Ah sikur të mund të ktheheshim (në Dynja) edhe një herë, ne do të bëheshim, vërtet nga ata që besuan!"
26:103
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٠٣
Vërtet, në këtë ka Argument. Por, shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:104
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:105
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٠٥
Edhe populli i Nuhut i përgënjeshtroi (dhe mohoi) të dërguarit.
26:106
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٠٦
Vëllai i tyre, Nuhu u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?”
26:107
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٠٧
Unë jam një Profet i besuar i dëguar (veç) për ju.
26:108
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٠٨
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
26:109
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠٩
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
26:110
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١١٠
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
26:111
۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ ١١١
Ata i thanë: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?”
26:112
قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١١٢
Nuhu tha: “Unë nuk e di se çfarë kanë bërë ata (që ju i quani të ulët)”.
26:113
إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ ١١٣
Përgjegjësia e tyre është vetëm para Zotit tim, nëse kuptoni (këto që po ju them).
26:114
وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٤
Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë.
26:115
إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ ١١٥
Unë jam dërguar vetëm si një paralajmërues i qartë.
26:116
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ ١١٦
Ata thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga kjo që po bën), do të të vrasim me gurë.”.
26:117
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ ١١٧
Nuhu tha: “O Zoti im! Populli im më ka mohuar.
26:118
فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٨
Gjyko, atëherë me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!”
26:119
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١١٩
Dhe Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
26:120
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ ١٢٠
Dhe i mbytëm në ujë ata që mbetën pas.
26:121
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٢١
Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:122
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٢
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:123
كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣
Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
26:124
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤
Vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?”
26:125
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٢٥
Unë jam një Profet i besuar i dëguar (veç) për ju.
26:126
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٢٦
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe mu bindni mua!
26:127
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٢٧
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
26:128
أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ ١٢٨
A po ndërtoni në çdo kodër përmendore sa për lojë
26:129
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ ١٢٩
Dhe a po ndërtoni pallate të fortifikuara me shpresë se do të jetoni përgjithmonë.
26:130
وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ ١٣٠
E, kur ndëshkoni, ju ndëshkoni mizorisht?
26:131
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٣١
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
26:132
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ ١٣٢
Po. Kijeni frikë Atë që ju dhuroi bujarisht të gjitha ato që i dini mirë.
26:133
أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ ١٣٣
Ju dhuroi bujarisht begati dhe me djem.
26:134
وَجَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ ١٣٤
Dhe kopshte e burime uji.
26:135
إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٣٥
Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një Ditë të Madhe.
26:136
قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ ١٣٦
Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillove apo nuk na këshillove.”
26:137
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣٧
Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një traditë e popujve të lashtë.
26:138
وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ١٣٨
Dhe ne, kurrë nuk kemi për t’u dënuar.
26:139
فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٣٩
Kështu, ata e mohuan atë (Hudin) dhe Ne i shkatërruam ata. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:140
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٤٠
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:141
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٤١
Edhe popull Themud nuk u besoi të dërguarve
26:142
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٤٢
Vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?”
26:143
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٤٣
Unë jam një Profet i besuar i dërguar (veç) për ju.
26:144
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٤٤
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe mu bindni mua!
26:145
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٤٥
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
26:146
أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ ١٤٦
A jeni të sigurt se do të mbeteni (përgjithmonë) të sigurt në gjithçka keni këtu (në këtë botë)?
26:147
فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ١٤٧
Mes kopshteve dhe burimeve
26:148
وَزُرُوعٖ وَنَخۡلٖ طَلۡعُهَا هَضِيمٞ ١٤٨
dhe mes të mbjellave dhe hurmave me frutat e tyre të freskëta?
26:149
وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا فَٰرِهِينَ ١٤٩
Dhe ju me mjeshtëri gdhendni shtëpi nëpër male shkëmbore.
26:150
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٥٠
Pra, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
26:151
وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ١٥١
Dhe mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar (kalojnë çdo kufi),
26:152
ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ ١٥٢
Që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë.
26:153
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٥٣
Ata i thanë: “Ti je veçse një i magjepsur!"
26:154
مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٥٤
Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne. Sille, pra një argument, nëse thua të vërtetën!”
26:155
قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٞ لَّهَا شِرۡبٞ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ ١٥٥
Ai tha: “Ja, kjo është një Deve. Ajo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër.
26:156
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٥٦
Dhe mos e prekni për ta dëmtuar, se do t’ju godasë Dënimi i Ditës së Madhe!”
26:157
فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ ١٥٧
Por, Ata e therën atë, por u penduan shumë (për atë që bënë)
26:158
فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٥٨
Dhe i përfshiu dënimi i premtuar. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:159
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٥٩
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:160
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٦٠
Populli i Lutit nuk i besoi të dërguarit.
26:161
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٦١
Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?”
26:162
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٦٢
Unë jam një Profet i besuar i dëguar (veç) për ju.
26:163
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٦٣
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe mu bindni mua!
26:164
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٤
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
26:165
أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٥
(Të mjerët ju!) Nga të gjitha krijesat e kësaj bote, ju po shkoni pas meshkujve
26:166
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ ١٦٦
Dhe i lini mënjanë ato, të cilat Zoti juaj i krijoi si bashkëshorte për ju?! Ju jeni, vërtet një popull që kalon çdo kufi (të së keqes).”
26:167
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ ١٦٧
Ata thanë: “O Lut! Nëse nuk ndalesh (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh nga të dëbuarit.”
26:168
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ ١٦٨
Ai (Luti) tha: “Unë e urrej atë që bëni ju.
26:169
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ ١٦٩
O Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
26:170
فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٧٠
Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
26:171
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٧١
Përveç një plake (gruas së tij), që mbeti me ata (në dënim).
26:172
ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٧٢
Më pas i shkatërruam të tjerët.
26:173
وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٣
Dhe u lëshuam atyre një breshëri (gurësh nga qielli). Eh sa i keq ishte ai rrebesh për ata që u paralajmëruan (por nuk ia vunë veshin).
26:174
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٧٤
Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:175
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٧٥
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:176
كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧٦
Edhe populli i Ejkës i mohuan të dërguarit.
26:177
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٧٧
Shuajbi u tha atyre: “A nuk e keni frikë (Allahun)?”
26:178
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٧٨
Unë jam një Profet i besuar i dëguar (veç) për ju.
26:179
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٧٩
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
26:180
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٠
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
26:181
۞ أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ ١٨١
Plotësojeni masën (kur matni) e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve!
26:182
وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ ١٨٢
Dhe peshoni me peshore të saktë!
26:183
وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ١٨٣
Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatërrime në tokë!
26:184
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٨٤
Frikësojuni Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm!
26:185
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٨٥
Ata thanë: “Ti je nga ata të magjepsurit!”
26:186
وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ١٨٦
Ti je veçse një njeri (vdekatar) ashtu si edhe ne. Ne mendojmë se ti je një gënjeshtar!
26:187
فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٨٧
Nëse je nga të vërtetët, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë nga qielli!
26:188
قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٨٨
Shuajbi tha: “Zoti im e di më së miri atë që bëni ju.”
26:189
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٨٩
Por, ata e përgënjeshtruan atë. Atëherë ata i goditi dënimi i "Ditës së Hijes" (së reve plot ndëshkim). Vërtet, ai ishte dënimi i një Dite të Madhe.
26:190
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٩٠
Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë.
26:191
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٩١
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
26:192
وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٩٢
“Pa dyshim, ky (Kur'ani) është shpallje e Zotit të Botëve.
26:193
نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ ١٩٣
Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili)
26:194
عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ ١٩٤
në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës),
26:195
بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ ١٩٥
(Ai e solli) me një gjuhë të kulluar arabe.
26:196
وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٩٦
Pa dyshim, ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.”
26:197
أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٩٧
A nuk ishte Argument për ata (jobesimtarët mekas), se atë (Kur'anin) e dinin edhe dijetarët e Bijve të Israilit?
26:198
وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ ١٩٨
Sikur Ne t’ia kishim shpallur atë ndonjë joarabi
26:199
فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ ١٩٩
Dhe ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.
26:200
كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٢٠٠
Ja, kështu e futim Ne atë (mohimin e Kur'anit) në zemrat e keqbërësve,
26:201
لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٢٠١
Dhe ata nuk do të besojnë në të (Kur’an), derisa ta shohin Dënimin e dhembshëm.
26:202
فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٠٢
Dhe ai (Dënimi) do t’u vijë befas dhe pa e ndier
26:203
فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ ٢٠٣
Dhe atëherë, ata do të thonë: “A do të na jepet afat?”
26:204
أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ٢٠٤
A mos po kërkojnë ata vallë shpejtimin e Dënimit Tonë?!
26:205
أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ ٢٠٥
Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë për pak vjet
26:206
ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ ٢٠٦
Prapë do t’u vijë më në fund dënimi që u është premtuar,
26:207
مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ ٢٠٧
Dhe për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
26:208
وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ ٢٠٨
Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues.
26:209
ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٢٠٩
Që t'u kumtojnë të Vërtetën. Dhe Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi.
26:210
وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢١٠
Atë (Kur’anin) nuk e kanë zbritur shejtanët.
26:211
وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ ٢١١
Atyre as nuk u takon (kjo mirësi) e as nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë.
26:212
إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ ٢١٢
Dhe ata janë penguar edhe për ta dëgjuar atë.
26:213
فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ ٢١٣
Prandaj, mos iu lut asnjë zoti tjetër përveç Allahut! Ndryshe do të jesh prej të dënuarve.
26:214
وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ ٢١٤
Dhe paralajmëroje farefisin tënd më të afërt!
26:215
وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٢١٥
Dhe ji i butë me besimtarët që të pasojnë ty!
26:216
فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ ٢١٦
Por, nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”.
26:217
وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ ٢١٧
Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,
26:218
ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ ٢١٨
I Cili të sheh kur qëndron në këmbë (për namaz)
26:219
وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ ٢١٩
dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde.
26:220
إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٢٢٠
Sepse është Ai që Dëgjon dhe Di gjithçka.
26:221
هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢٢١
A t’ju tregoj (o njerëz) se kujt i vijnë shejtanët?
26:222
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ ٢٢٢
Ata i vijnë çdo gënjeshtari e çdo të mbushuri me gjynahe.
26:223
يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ ٢٢٣
Bëhen sy e veshë (për çdo gjë) dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë.
26:224
وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ ٢٢٤
Dhe poetët (gënjeshtarë) pasohen nga ata që janë të humbur.
26:225
أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٖ يَهِيمُونَ ٢٢٥
A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë (herë lavdërojnë, e herë përqeshin)
26:226
وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ ٢٢٦
Dhe flasin atë që nuk e bëjnë?
26:227
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ ٢٢٧
Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. Ata që bëjnë padrejtësi, do ta kuptojnë shpejt fundin që i pret.