Sureja Kasas
Sureja 28, mekase, 88 ajete.
28:1
طسٓمٓ ١
Ta, Sin, Mim.
28:2
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢
Këto janë Ajetet e Librit (Kur’anit) të qartë.
28:3
نَتۡلُواْ عَلَيۡكَ مِن نَّبَإِ مُوسَىٰ وَفِرۡعَوۡنَ بِٱلۡحَقِّ لِقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٣
Ne po të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait dhe e faraonit, që është e vërtetë për njerëzit që besojnë.
28:4
إِنَّ فِرۡعَوۡنَ عَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلَ أَهۡلَهَا شِيَعٗا يَسۡتَضۡعِفُ طَآئِفَةٗ مِّنۡهُمۡ يُذَبِّحُ أَبۡنَآءَهُمۡ وَيَسۡتَحۡيِۦ نِسَآءَهُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٤
Me të vërtetë, faraoni madhështohej në tokë dhe e ndau popullin në grupe. Një grup prej tyre i shtyp. Ua vrau djemtë e tyre dhe vajzat ua la të jetojnë. Vërtet, ai qe prej shkatërrimtarëve.
28:5
وَنُرِيدُ أَن نَّمُنَّ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَنَجۡعَلَهُمۡ أَئِمَّةٗ وَنَجۡعَلَهُمُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٥
E Ne donim t’i lartësonim ata që u shtypën në tokë, t’i bënim udhëheqës dhe trashëgimtarë.
28:6
وَنُمَكِّنَ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَنُرِيَ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا مِنۡهُم مَّا كَانُواْ يَحۡذَرُونَ ٦
Dhe t’u jepnim atyre pushtet në tokë. Ndërsa faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së atyre të dyve t’ua tregonim atë nga e cila druheshin (ia kishin frikën).
28:7
وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَرۡضِعِيهِۖ فَإِذَا خِفۡتِ عَلَيۡهِ فَأَلۡقِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحۡزَنِيٓۖ إِنَّا رَآدُّوهُ إِلَيۡكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٧
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Jepi atij gji! Dhe kur të kesh frikë për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë."
28:8
فَٱلۡتَقَطَهُۥٓ ءَالُ فِرۡعَوۡنَ لِيَكُونَ لَهُمۡ عَدُوّٗا وَحَزَنًاۗ إِنَّ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا كَانُواْ خَٰطِـِٔينَ ٨
Atë (Musanë) e nxorri nga lumi familja e faraonit, që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës.
28:9
وَقَالَتِ ٱمۡرَأَتُ فِرۡعَوۡنَ قُرَّتُ عَيۡنٖ لِّي وَلَكَۖ لَا تَقۡتُلُوهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٩
Gruaja e faraonit tha: “Gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. Mos e mbytni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin.
28:10
وَأَصۡبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَٰرِغًاۖ إِن كَادَتۡ لَتُبۡدِي بِهِۦ لَوۡلَآ أَن رَّبَطۡنَا عَلَىٰ قَلۡبِهَا لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠
Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën dhe të mbetej e palëkundur.
28:11
وَقَالَتۡ لِأُخۡتِهِۦ قُصِّيهِۖ فَبَصُرَتۡ بِهِۦ عَن جُنُبٖ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١١
Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” Kështu ajo e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin.
28:12
۞ وَحَرَّمۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَرَاضِعَ مِن قَبۡلُ فَقَالَتۡ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰٓ أَهۡلِ بَيۡتٖ يَكۡفُلُونَهُۥ لَكُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ نَٰصِحُونَ ١٢
Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet) dhe ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?”
28:13
فَرَدَدۡنَٰهُ إِلَىٰٓ أُمِّهِۦ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَ وَلِتَعۡلَمَ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ١٣
Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. Por, shumica e tyre nuk e dinë.
28:14
وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَٱسۡتَوَىٰٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٤
Kur (Musai) arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi dhe dituri. Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit.
28:15
وَدَخَلَ ٱلۡمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفۡلَةٖ مِّنۡ أَهۡلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيۡنِ يَقۡتَتِلَانِ هَٰذَا مِن شِيعَتِهِۦ وَهَٰذَا مِنۡ عَدُوِّهِۦۖ فَٱسۡتَغَٰثَهُ ٱلَّذِي مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِي مِنۡ عَدُوِّهِۦ فَوَكَزَهُۥ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيۡهِۖ قَالَ هَٰذَا مِنۡ عَمَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِۖ إِنَّهُۥ عَدُوّٞ مُّضِلّٞ مُّبِينٞ ١٥
Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin dhe gjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. Izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij dhe Musai e shtyu atë me forcë dhe ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është prej veprave të shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar që të çon në humbje.”.
28:16
قَالَ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي فَٱغۡفِرۡ لِي فَغَفَرَ لَهُۥٓۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ١٦
Ai (Musai) u lut: “O Zoti im! Unë e ngarkova, vërtet vetveten me padrejtësi. Atëherë, më fal!” Dhe Allahu e fali atë. Sepse Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
28:17
قَالَ رَبِّ بِمَآ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ فَلَنۡ أَكُونَ ظَهِيرٗا لِّلۡمُجۡرِمِينَ ١٧
Ai (Musai) tha: “O Zoti im! Betohem në Ty se për të gjitha ato të mira që m’i ke dhuruar mua, unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”.
28:18
فَأَصۡبَحَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ خَآئِفٗا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا ٱلَّذِي ٱسۡتَنصَرَهُۥ بِٱلۡأَمۡسِ يَسۡتَصۡرِخُهُۥۚ قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰٓ إِنَّكَ لَغَوِيّٞ مُّبِينٞ ١٨
Musai agoi në qytet i frikësuar dhe duke u ruajtur. Kur ja, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri (sërish për ndihmë). Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i madh.”
28:19
فَلَمَّآ أَنۡ أَرَادَ أَن يَبۡطِشَ بِٱلَّذِي هُوَ عَدُوّٞ لَّهُمَا قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ أَتُرِيدُ أَن تَقۡتُلَنِي كَمَا قَتَلۡتَ نَفۡسَۢا بِٱلۡأَمۡسِۖ إِن تُرِيدُ إِلَّآ أَن تَكُونَ جَبَّارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا تُرِيدُ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلۡمُصۡلِحِينَ ١٩
Pastaj, kur vendosi ta sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai burri i tha (Musait): “O Musa! A do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin? Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.”
28:20
وَجَآءَ رَجُلٞ مِّنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ ٱلۡمَلَأَ يَأۡتَمِرُونَ بِكَ لِيَقۡتُلُوكَ فَٱخۡرُجۡ إِنِّي لَكَ مِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ ٢٠
Nga ana më e largët e Qytetit erdhi me nxitim një njeri dhe tha: “O Musa! Paria është duke vendosur për vrasjen tënde. Largohu nga qyteti! Unë të këshilloj çiltërsisht dhe të dua të mirën.”.
28:21
فَخَرَجَ مِنۡهَا خَآئِفٗا يَتَرَقَّبُۖ قَالَ رَبِّ نَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢١
Dhe ai doli prej andej i frikësuar e duke u ruajtur dhe tha: “O Zoti im! Më shpëto prej popullit keqbërës!”.
28:22
وَلَمَّا تَوَجَّهَ تِلۡقَآءَ مَدۡيَنَ قَالَ عَسَىٰ رَبِّيٓ أَن يَهۡدِيَنِي سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ٢٢
Dhe kur u drejtua për nga Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë Rrugës së drejtë.”.
28:23
وَلَمَّا وَرَدَ مَآءَ مَدۡيَنَ وَجَدَ عَلَيۡهِ أُمَّةٗ مِّنَ ٱلنَّاسِ يَسۡقُونَ وَوَجَدَ مِن دُونِهِمُ ٱمۡرَأَتَيۡنِ تَذُودَانِۖ قَالَ مَا خَطۡبُكُمَاۖ قَالَتَا لَا نَسۡقِي حَتَّىٰ يُصۡدِرَ ٱلرِّعَآءُۖ وَأَبُونَا شَيۡخٞ كَبِيرٞ ٢٣
Kur arriti në burrimet e Medjenit, gjeti një grumbull njerëzish që po u jepnin ujë bagëtisë. Pak më larg vërejti dy gra që po përpiqeshin të ndalnin tufën e tyre dhe u tha: “Si e keni punën ju të dyja?” Ato i thanë: “Ne nuk mund t'u japim ujë (bagëtive tona) derisa të largohen barinjtë dhe babai ynë është shumë i vjetër (për të ardhur vetë).”
28:24
فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰٓ إِلَى ٱلظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَآ أَنزَلۡتَ إِلَيَّ مِنۡ خَيۡرٖ فَقِيرٞ ٢٤
Atëherë ai u dha ujë bagëtive të tyre, pastaj u largua të ulej nën një hije dhe tha: “O Zoti im! Unë kam (shumë) nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti!”
28:25
فَجَآءَتۡهُ إِحۡدَىٰهُمَا تَمۡشِي عَلَى ٱسۡتِحۡيَآءٖ قَالَتۡ إِنَّ أَبِي يَدۡعُوكَ لِيَجۡزِيَكَ أَجۡرَ مَا سَقَيۡتَ لَنَاۚ فَلَمَّا جَآءَهُۥ وَقَصَّ عَلَيۡهِ ٱلۡقَصَصَ قَالَ لَا تَخَفۡۖ نَجَوۡتَ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٥
Njëra prej tyre erdhi te ai (Musai), duke ecur me turp dhe i tha: “Babai im të thërret që të të shpërblejë që u dhe ujë bagëtive tona.” Kur (Musai) shkoi tek ai dhe ia tregoi atë që i kishte ndodhur (në Egjipt), ai tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.”
28:26
قَالَتۡ إِحۡدَىٰهُمَا يَٰٓأَبَتِ ٱسۡتَـٔۡجِرۡهُۖ إِنَّ خَيۡرَ مَنِ ٱسۡتَـٔۡجَرۡتَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡأَمِينُ ٢٦
Njëra prej atyre të dyjave tha: “O babai (i dashur)! Merre në punë me pagë! Më i miri që do të merrje në punë është ai që është i fuqishëm dhe i besuar.”
28:27
قَالَ إِنِّيٓ أُرِيدُ أَنۡ أُنكِحَكَ إِحۡدَى ٱبۡنَتَيَّ هَٰتَيۡنِ عَلَىٰٓ أَن تَأۡجُرَنِي ثَمَٰنِيَ حِجَجٖۖ فَإِنۡ أَتۡمَمۡتَ عَشۡرٗا فَمِنۡ عِندِكَۖ وَمَآ أُرِيدُ أَنۡ أَشُقَّ عَلَيۡكَۚ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٢٧
Ai (Babai i vajzave) tha: "Unë dëshiroj të të martoj ty me njërën prej dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet. Por nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt e unë nuk dua të të rëndoj ty. Por (sido që të vendosësh), ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.”
28:28
قَالَ ذَٰلِكَ بَيۡنِي وَبَيۡنَكَۖ أَيَّمَا ٱلۡأَجَلَيۡنِ قَضَيۡتُ فَلَا عُدۡوَٰنَ عَلَيَّۖ وَٱللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٞ ٢٨
Ai (Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje. Cilindo afat që të plotësoj, të mos ketë keqdashje ndaj meje. Allahu le të jetë garant për këtë që po themi.”.
28:29
۞ فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى ٱلۡأَجَلَ وَسَارَ بِأَهۡلِهِۦٓ ءَانَسَ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ نَارٗاۖ قَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ جَذۡوَةٖ مِّنَ ٱلنَّارِ لَعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ ٢٩
Kur Musai e plotësoi afatin dhe u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash Turi Sinasë një zjarr. I tha familjes së vet: “Rrini këtu! Unë dalloj një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur që të ngroheni.”.
28:30
فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ مِن شَٰطِيِٕ ٱلۡوَادِ ٱلۡأَيۡمَنِ فِي ٱلۡبُقۡعَةِ ٱلۡمُبَٰرَكَةِ مِنَ ٱلشَّجَرَةِ أَن يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّيٓ أَنَا ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٠
Por, kur arriti tek ai (zjarri) u dëgjua një zë nga një pemë nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.”
28:31
وَأَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰٓ أَقۡبِلۡ وَلَا تَخَفۡۖ إِنَّكَ مِنَ ٱلۡأٓمِنِينَ ٣١
Dhe hidhe shkopin tënd! Por, kur Musai e pa se po lëvizte si të ishte një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. O Musa (i tha Zoti)! Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt.
28:32
ٱسۡلُكۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖ وَٱضۡمُمۡ إِلَيۡكَ جَنَاحَكَ مِنَ ٱلرَّهۡبِۖ فَذَٰنِكَ بُرۡهَٰنَانِ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٣٢
Fute dorën në gjoks e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje krahun për trupi që të mos frikësohesh. Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te faraoni dhe hordhia tij, sepse me të vërtetë ata janë njerëz të ligj.
28:33
قَالَ رَبِّ إِنِّي قَتَلۡتُ مِنۡهُمۡ نَفۡسٗا فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ ٣٣
Ai (Musai) tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre e kam frikë se mos më vrasin.”
28:34
وَأَخِي هَٰرُونُ هُوَ أَفۡصَحُ مِنِّي لِسَانٗا فَأَرۡسِلۡهُ مَعِيَ رِدۡءٗا يُصَدِّقُنِيٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ٣٤
Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmëtar që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë.
28:35
قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجۡعَلُ لَكُمَا سُلۡطَٰنٗا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيۡكُمَا بِـَٔايَٰتِنَآۚ أَنتُمَا وَمَنِ ٱتَّبَعَكُمَا ٱلۡغَٰلِبُونَ ٣٥
(Allahu) Tha: “Ne do të ta forcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen (e t'ju lëndojnë). Me shenjat tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”.
28:36
فَلَمَّا جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّفۡتَرٗى وَمَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٦
Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një magji e trilluar dhe kurrë nuk kemi dëgjuar asgjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.”
28:37
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ مِنۡ عِندِهِۦ وَمَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٣٧
Musai tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë fundi më i mirë. Keqbërësit me siguri nuk do të kenë shpëtim.”.
28:38
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَأُ مَا عَلِمۡتُ لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرِي فَأَوۡقِدۡ لِي يَٰهَٰمَٰنُ عَلَى ٱلطِّينِ فَٱجۡعَل لِّي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَطَّلِعُ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٣٨
Faraoni tha: “O ju pari! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. O Haman! Më ndiz një zjarr (për të pjekur tulla) e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait. Unë mendoj se ai është gënjeshtar.”.
28:39
وَٱسۡتَكۡبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ إِلَيۡنَا لَا يُرۡجَعُونَ ٣٩
Ja, kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë pa asnjë të drejtë dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
28:40
فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٠
Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det. Tani shiko se si qe përfundimi i keqbërësve!
28:41
وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا يُنصَرُونَ ٤١
Ne i bëmë ata (veçse) prijës që ftojnë për në zjarr dhe Ditën e Kijametit ata nuk do të ndihmohen.
28:42
وَأَتۡبَعۡنَٰهُمۡ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا لَعۡنَةٗۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ هُم مِّنَ ٱلۡمَقۡبُوحِينَ ٤٢
Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur.
28:43
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ ٱلۡأُولَىٰ بَصَآئِرَ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٤٣
Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne i dhamë Musait Librin, që është dritë për njerëzit dhe Udhëzim e Mëshirë që ata të mund të marrin mësim.
28:44
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلۡغَرۡبِيِّ إِذۡ قَضَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَى ٱلۡأَمۡرَ وَمَا كُنتَ مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٤٤
Dhe ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait), kur Ne ia besuam Musait shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje.
28:45
وَلَٰكِنَّآ أَنشَأۡنَا قُرُونٗا فَتَطَاوَلَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۚ وَمَا كُنتَ ثَاوِيٗا فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ تَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ ٤٥
Ne krijuam breza të shumtë dhe koha (mes teje dhe Musait) është shumë e largët. Dhe ti nuk ishe banor në mesin e popullit të Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre (saktësisht) Argumentet Tona. Por, jemi Ne që dërgojmë profetë (dhe i njoftojmë për gjithçka).
28:46
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلطُّورِ إِذۡ نَادَيۡنَا وَلَٰكِن رَّحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٖ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٤٦
Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm (Musait). Por, (ti je dërguar) si mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli tek i cili nuk pati ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim.
28:47
وَلَوۡلَآ أَن تُصِيبَهُم مُّصِيبَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَيَقُولُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ وَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٧
Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?”
28:48
فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ لَوۡلَآ أُوتِيَ مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ مُوسَىٰٓۚ أَوَلَمۡ يَكۡفُرُواْ بِمَآ أُوتِيَ مُوسَىٰ مِن قَبۡلُۖ قَالُواْ سِحۡرَانِ تَظَٰهَرَا وَقَالُوٓاْ إِنَّا بِكُلّٖ كَٰفِرُونَ ٤٨
Por, kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thonë: “Përse nuk i jepen argumente atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait! Por, a nuk po i mohojnë ata argumentet që iu dhanë Musait më parë? Ata thonë (për Kuranin dhe Teuratin): “Këto janë dy magji që mbështesin njëra-tjetrën." Dhe thonë: "Ne i mohojmë që të dyja.”
28:49
قُلۡ فَأۡتُواْ بِكِتَٰبٖ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ هُوَ أَهۡدَىٰ مِنۡهُمَآ أَتَّبِعۡهُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٤٩
Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, silleni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!”
28:50
فَإِن لَّمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَكَ فَٱعۡلَمۡ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّنِ ٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ بِغَيۡرِ هُدٗى مِّنَ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥٠
E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.
28:51
۞ وَلَقَدۡ وَصَّلۡنَا لَهُمُ ٱلۡقَوۡلَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٥١
Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, që të mendojnë.
28:52
ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِهِۦ هُم بِهِۦ يُؤۡمِنُونَ ٥٢
Ata të cilëve Ne u dhamë Librin përpara këtij, besojnë edhe në këtë (Kur’an).
28:53
وَإِذَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦٓ إِنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّنَآ إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلِهِۦ مُسۡلِمِينَ ٥٣
Dhe kur atyre u këndohet ai (Kur'ani) ata thonë: “Ne besojmë në të, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. Ne vërtet, edhe para tij kemi qenë muslimanë.”
28:54
أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡتَوۡنَ أَجۡرَهُم مَّرَّتَيۡنِ بِمَا صَبَرُواْ وَيَدۡرَءُونَ بِٱلۡحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٥٤
Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë sepse kanë qenë durimtarë. Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
28:55
وَإِذَا سَمِعُواْ ٱللَّغۡوَ أَعۡرَضُواْ عَنۡهُ وَقَالُواْ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ لَا نَبۡتَغِي ٱلۡجَٰهِلِينَ ٥٥
Dhe kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju, tuajat. Paqe keni prej nesh. Ne nuk e duam paditurinë (e kotësinë).”
28:56
إِنَّكَ لَا تَهۡدِي مَنۡ أَحۡبَبۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ ٥٦
Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdokënd që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i Di më së miri atë që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.
28:57
وَقَالُوٓاْ إِن نَّتَّبِعِ ٱلۡهُدَىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّفۡ مِنۡ أَرۡضِنَآۚ أَوَلَمۡ نُمَكِّن لَّهُمۡ حَرَمًا ءَامِنٗا يُجۡبَىٰٓ إِلَيۡهِ ثَمَرَٰتُ كُلِّ شَيۡءٖ رِّزۡقٗا مِّن لَّدُنَّا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٥٧
Ata thanë: “Nëse do të ndiqnim atë që na udhëzon ti, do të na dëbonin prej vendit tonë.” Po a nuk u siguruam Ne atyre një Vend të Shenjtë të sigurt, ku sillen fruta të të gjitha llojeve si furnizim prej Nesh?! Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:58
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةِۭ بَطِرَتۡ مَعِيشَتَهَاۖ فَتِلۡكَ مَسَٰكِنُهُمۡ لَمۡ تُسۡكَن مِّنۢ بَعۡدِهِمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ وَكُنَّا نَحۡنُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٥٨
Dhe sa e sa popuj kemi ndëshkuar më parë, të cilët u shkatërruan në jetën e tyre (me padrejtësi e gjynahe)? Dhe ja, tani ato vendbanime shumë pak janë banuar nga njerëz të tjerë. Dhe jemi Ne që trashëgojmë gjithçka.
28:59
وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبۡعَثَ فِيٓ أُمِّهَا رَسُولٗا يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۚ وَمَا كُنَّا مُهۡلِكِي ٱلۡقُرَىٰٓ إِلَّا وَأَهۡلُهَا ظَٰلِمُونَ ٥٩
Zoti yt kurrë nuk do ti shkatërronte popujt para se të kishte dërguar në kryeqendrën e tyre (Meke) Profet që t’u lexonte atyre Argumentet Tona. Dhe Ne kurrë nuk do ti shkatërronim popujt, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi.
28:60
وَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَيۡءٖ فَمَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتُهَاۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٦٠
Dhe çdo gjë që ju është dhënë është veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote dhe stoli e saj; kurse ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e mirë dhe e përhershme. A nuk po mendoni ju, atëherë?
28:61
أَفَمَن وَعَدۡنَٰهُ وَعۡدًا حَسَنٗا فَهُوَ لَٰقِيهِ كَمَن مَّتَّعۡنَٰهُ مَتَٰعَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ هُوَ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ ٦١
E si mund të jetë ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhenet), njëlloj si ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, por që Ditën e Kijametit do të jetë prej të dënuarve?
28:62
وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ ٦٢
Atë Ditën kur Ai (Allahu) do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët të cilët m'i shoqëronit?”
28:63
قَالَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَغۡوَيۡنَآ أَغۡوَيۡنَٰهُمۡ كَمَا غَوَيۡنَاۖ تَبَرَّأۡنَآ إِلَيۡكَۖ مَا كَانُوٓاْ إِيَّانَا يَعۡبُدُونَ ٦٣
Ata, të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për ata që i çuan në humbje): “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam (nga e vërteta). Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.”
28:64
وَقِيلَ ٱدۡعُواْ شُرَكَآءَكُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَرَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ لَوۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ يَهۡتَدُونَ ٦٤
Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin Dënimin. Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë!
28:65
وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ مَاذَآ أَجَبۡتُمُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٦٥
Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?”
28:66
فَعَمِيَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَنۢبَآءُ يَوۡمَئِذٖ فَهُمۡ لَا يَتَسَآءَلُونَ ٦٦
Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin.
28:67
فَأَمَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَعَسَىٰٓ أَن يَكُونَ مِنَ ٱلۡمُفۡلِحِينَ ٦٧
E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.”
28:68
وَرَبُّكَ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخۡتَارُۗ مَا كَانَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٨
Zoti yt krijon dhe zgjedh çfarë të dojë. Nuk u takon atyre të zgjedhin. I Pastër dhe i Lartësuar qoftë Allahu nga çfarë i përshkruajnë për shok!
28:69
وَرَبُّكَ يَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ ٦٩
Dhe Zoti yt e di mirë gjithçka që fshehin zemrat e tyre dhe gjithçka që e shfaqin haptazi.
28:70
وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأُولَىٰ وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٧٠
Dhe Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetëm Atij i takon Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë.
28:71
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلَّيۡلَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِضِيَآءٍۚ أَفَلَا تَسۡمَعُونَ ٧١
Thuaj: “Sikur Allahu t'jua bënte natën të përhershme deri në ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk po dëgjoni?”
28:72
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِلَيۡلٖ تَسۡكُنُونَ فِيهِۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٧٢
Thuaj: “Pa mendoni, Po ta bënte Allahu ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut mund t’ju sjillte Natën që të pushoni? A nuk shihni?”
28:73
وَمِن رَّحۡمَتِهِۦ جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٧٣
Prej Mëshirës së Tij jua bëri Natën dhe Ditën - për të pushuar dhe për të përfituar nga Begatitë e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
28:74
وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ ٧٤
Ditën kur Ai do t'i thërrasë ata, do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?”
28:75
وَنَزَعۡنَا مِن كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدٗا فَقُلۡنَا هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ فَعَلِمُوٓاْ أَنَّ ٱلۡحَقَّ لِلَّهِ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٧٥
Dhe prej çdo populli Ne do të nxjerrim një dëshmitar e do t'u themi: “Sillni argumentin tuaj!” Atëherë do ta kuptojnë se e vërteta i takon (vetëm) Allahut dhe çdo trillim i tyre do të dështojë.
28:76
۞ إِنَّ قَٰرُونَ كَانَ مِن قَوۡمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيۡهِمۡۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡكُنُوزِ مَآ إِنَّ مَفَاتِحَهُۥ لَتَنُوٓأُ بِٱلۡعُصۡبَةِ أُوْلِي ٱلۡقُوَّةِ إِذۡ قَالَ لَهُۥ قَوۡمُهُۥ لَا تَفۡرَحۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡفَرِحِينَ ٧٦
“Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë kundër tyre. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i mbartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim!
28:77
وَٱبۡتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنۡيَاۖ وَأَحۡسِن كَمَآ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ وَلَا تَبۡغِ ٱلۡفَسَادَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٧٧
Por me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (të fitosh) Botën Tjetër dhe mos e harro atë që të takon në këtë botë! Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty dhe mos bëj të këqija në tokë, sepse Allahu nuk i do keqbërësit!
28:78
قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمٍ عِندِيٓۚ أَوَلَمۡ يَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ قَدۡ أَهۡلَكَ مِن قَبۡلِهِۦ مِنَ ٱلۡقُرُونِ مَنۡ هُوَ أَشَدُّ مِنۡهُ قُوَّةٗ وَأَكۡثَرُ جَمۡعٗاۚ وَلَا يُسۡـَٔلُ عَن ذُنُوبِهِمُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٧٨
Ai (Karuni) tha: “(Kjo pasuri) më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” Po a nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë që ishin edhe më të fuqishëm se ai dhe që kishin bërë pasuri më shumë se ai? Por, keqbërësit as që do të pyeten për gjynahet e tyre.
28:79
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ فِي زِينَتِهِۦۖ قَالَ ٱلَّذِينَ يُرِيدُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا يَٰلَيۡتَ لَنَا مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ قَٰرُونُ إِنَّهُۥ لَذُو حَظٍّ عَظِيمٖ ٧٩
Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij. Ata, që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është, vërtet me fat të madh!”
28:80
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ وَيۡلَكُمۡ ثَوَابُ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لِّمَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗاۚ وَلَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلصَّٰبِرُونَ ٨٠
Por, ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; por këtë nuk mund ta arrijë askush përveç durimtarëve.”.
28:81
فَخَسَفۡنَا بِهِۦ وَبِدَارِهِ ٱلۡأَرۡضَ فَمَا كَانَ لَهُۥ مِن فِئَةٖ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُنتَصِرِينَ ٨١
Pastaj Ne bëmë që t'i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij. Dhe ai nuk pati as edhe një që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte.
28:82
وَأَصۡبَحَ ٱلَّذِينَ تَمَنَّوۡاْ مَكَانَهُۥ بِٱلۡأَمۡسِ يَقُولُونَ وَيۡكَأَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُۖ لَوۡلَآ أَن مَّنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا لَخَسَفَ بِنَاۖ وَيۡكَأَنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٨٢
Dhe ata që dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu me të vërtetë i jep me mbushulli atij që do nga robërit e vet dhe ia pakëson atë atij që do? Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dheun të na përpinte edhe ne. Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim.”
28:83
تِلۡكَ ٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ نَجۡعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوّٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فَسَادٗاۚ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٨٣
Botën tjetër (Xhenetin) Ne do t'ua japim atyre që nuk duan mendjemadhësi e as të këqia në Tokë. Dhe Fundi i mirë u takon atyre që i frikësohen Allahut.
28:84
مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجۡزَى ٱلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٨٤
Kush vjen (para Nesh) me punë të mira, atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë dhe kush vjen (para Nesh) me punë të këqija, do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e ka merituar.
28:85
إِنَّ ٱلَّذِي فَرَضَ عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لَرَآدُّكَ إِلَىٰ مَعَادٖۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ مَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ وَمَنۡ هُوَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٨٥
S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. Thuaj: “Zoti im e di më sëmiri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”.
28:86
وَمَا كُنتَ تَرۡجُوٓاْ أَن يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبُ إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۖ فَلَا تَكُونَنَّ ظَهِيرٗا لِّلۡكَٰفِرِينَ ٨٦
Dhe ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur'ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj ti kurrë mos u bëj ndihmëtar i jobesimtarëve.
28:87
وَلَا يَصُدُّنَّكَ عَنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بَعۡدَ إِذۡ أُنزِلَتۡ إِلَيۡكَۖ وَٱدۡعُ إِلَىٰ رَبِّكَۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٨٧
Dhe kurrë mos të të shmangin ata nga ajetet e Allahut pasi ato të janë shpallur ty! Dhe fto (njerëzit) për te Zoti yt dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve!
28:88
وَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۘ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ كُلُّ شَيۡءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجۡهَهُۥۚ لَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٨٨
Dhe veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij. Çdo gjë, përveç Fytyrës së Tij do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!