Sureja Ankebut

Sureja 29, mekase, 69 ajete.

29:1

الٓمٓ ١

“Elif, Lâm, Mîm.

29:2

أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن يُتۡرَكُوٓاْ أَن يَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا وَهُمۡ لَا يُفۡتَنُونَ ٢

Vërtet mendojnë njerëzit se do të lihen vetëm të thonë “Ne besojmë” pa u vënë në provë?!

29:3

وَلَقَدۡ فَتَنَّا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٣

Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, dhe Allahu do t'i nxjerrë në pah ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë.

29:4

أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَسۡبِقُونَاۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ ٤

A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!

29:5

مَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ ٱللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ لَأٓتٖۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٥

Kush shpreson takimin me Allahun (në Botën Tjetër), ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të vijë. Dhe Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.

29:6

وَمَن جَٰهَدَ فَإِنَّمَا يُجَٰهِدُ لِنَفۡسِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦

Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.

29:7

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَحۡسَنَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٧

Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se veprat që kanë bërë.

29:8

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حُسۡنٗاۖ وَإِن جَٰهَدَاكَ لِتُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَآۚ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٨

Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet. Por, nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata! Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë.

29:9

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُدۡخِلَنَّهُمۡ فِي ٱلصَّٰلِحِينَ ٩

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i radhisim në mesin e të mirëve.

29:10

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِيَ فِي ٱللَّهِ جَعَلَ فِتۡنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِۖ وَلَئِن جَآءَ نَصۡرٞ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمۡۚ أَوَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠

Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë në Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë shtypjen e njeriut sikur të ishte dënim nga Allahu. Ndërsa, kur u vjen ndihma prej Zotit tënd, ata thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë me ju”. Vallë, a nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt?

29:11

وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ ١١

Dhe sigurisht, Allahu do t'i nxjerrë në pah ata që kanë besuar dhe ata që janë hipokritë.

29:12

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبِعُواْ سَبِيلَنَا وَلۡنَحۡمِلۡ خَطَٰيَٰكُمۡ وَمَا هُم بِحَٰمِلِينَ مِنۡ خَطَٰيَٰهُم مِّن شَيۡءٍۖ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٢

Ata që nuk besojnë u thonë atyre që besojnë: “Ejani në rrugën (në fenë) tonë, se gjynahet tuaja do t’i bartim ne! Por, ata kurrë nuk do të bartin asgjë nga gjynahet e tyre. Në të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.

29:13

وَلَيَحۡمِلُنَّ أَثۡقَالَهُمۡ وَأَثۡقَالٗا مَّعَ أَثۡقَالِهِمۡۖ وَلَيُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَمَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ١٣

Ata do të bartin veç barrën e vet, e bashkë me atë të vetën edhe barrë të tjera dhe Ditën e Kijametit do të japin llogari për atë që kanë trilluar.”.

29:14

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَلَبِثَ فِيهِمۡ أَلۡفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمۡسِينَ عَامٗا فَأَخَذَهُمُ ٱلطُّوفَانُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ ١٤

Ne e dërguam Nuhun te populli i vet dhe ai qëndroi ndër ata një mijë vjet pa pesëdhjetë vjet; por ata i përfshiu përmbytja sepse ishin keqbërës.

29:15

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَصۡحَٰبَ ٱلسَّفِينَةِ وَجَعَلۡنَٰهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٥

Ne i shpëtuam atë dhe të tjerët që ishin në Anije së bashku me të, dhe Ne e bëmë (Anijen) Argument për tërë botën.

29:16

وَإِبۡرَٰهِيمَ إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُۖ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ١٦

(Kujto) Edhe Ibrahimin kur ai i tha popullit të vet: “Adhurojeni Allahun dhe kijeni frikë Atë! Kjo është më e mira për ju, nëse e kuptoni.

29:17

إِنَّمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا وَتَخۡلُقُونَ إِفۡكًاۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ لَكُمۡ رِزۡقٗا فَٱبۡتَغُواْ عِندَ ٱللَّهِ ٱلرِّزۡقَ وَٱعۡبُدُوهُ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥٓۖ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ١٧

Përveç Allahut ju jeni duke adhuruar idhuj dhe trilloni gënjeshtra. Nuk ka dyshim se ata që ju i adhuroni përveç Allahut, nuk kanë asgjë në dorë për riskun tuaj. Prandaj vetëm tek Allahu kërkojeni riskun, vetëm Atë adhurojeni dhe vetëm Atë falënderoni! Tek Ai do të ktheheni të gjithë.”.

29:18

وَإِن تُكَذِّبُواْ فَقَدۡ كَذَّبَ أُمَمٞ مِّن قَبۡلِكُمۡۖ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ ١٨

Por, nëse ju përgënjeshtroni, dijeni se edhe popuj para jush patën përgënjeshtruar dhe të dërguarit nuk i takon gjë tjetër përveç kumtimit të qartë.

29:19

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ كَيۡفَ يُبۡدِئُ ٱللَّهُ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥٓۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ١٩

A nuk shohin ata se si e nis Allahu krijimin e pastaj e përsërit atë? Pa dyshim, kjo është e lehtë për Allahun.

29:20

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ بَدَأَ ٱلۡخَلۡقَۚ ثُمَّ ٱللَّهُ يُنشِئُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأٓخِرَةَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٢٠

Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi! Kështu, (në ditën e ringjalljes) do ta bëjë Allahu krijimin tjetër. Allahu ka Fuqi për gjithçka.

29:21

يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَرۡحَمُ مَن يَشَآءُۖ وَإِلَيۡهِ تُقۡلَبُونَ ٢١

Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron atë që do dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë.

29:22

وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ ٢٢

Ju nuk mund t'i shpëtoni Atij (Allahut) as në Tokë e as në qiell dhe përveç Allahut, nuk keni për të gjetur asnjë mbrojtës e asnjë ndihmëtar”.

29:23

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَلِقَآئِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ يَئِسُواْ مِن رَّحۡمَتِي وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢٣

Ata që nuk besojnë në argumentet e Allahut dhe në takimin me Të (në Botën Tjetër), e kanë humbur shpresën për mëshirën Time dhe i pret një Dënim i dhembshëm.

29:24

فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱقۡتُلُوهُ أَوۡ حَرِّقُوهُ فَأَنجَىٰهُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلنَّارِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٢٤

Përgjigjja e popullit (të Ibrahimit) nuk qe gjë tjetër përveçse: “Vriteni atë (Ibrahimin) ose digjeni atë!” Por, Allahu e shpëtoi atë prej Zjarrit. Këtu ka, vërtet argumente për njerëzit që besojnë.

29:25

وَقَالَ إِنَّمَا ٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا مَّوَدَّةَ بَيۡنِكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُ بَعۡضُكُم بِبَعۡضٖ وَيَلۡعَنُ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا وَمَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٢٥

Dhe Ai (Ibrahimi) tha: “Përveç Allahut, ju adhuroni idhujt, vetëm për të kënaqur njëri-tjetrin në jetën e kësaj bote. Por, në Ditën e Kijametit ju do ta mohoni dhe do ta mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.”.

29:26

۞ فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٞۘ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٦

Luti besoi në të (ibrahimin) dhe ai tha: “Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im. Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti”.

29:27

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَجۡرَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٢٧

Dhe Ne i dhuruam Ibrahimit Is’hakun dhe Jakubin dhe ndër pasardhësit e tij i zgjodhëm Profetët dhe shpallëm Librat e Shenjtë. Ne i dhamë atij shpërblimin në këtë botë dhe në botën tjetër ai do të jetë ndër më të mirët.

29:28

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ إِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٨

Dhe kujtoni Lutin! Ja, ai i tha popullit të vet: “Ju bëni një punë shumë të shëmtuar, që askush para jush nuk e ka bërë në tërë botën.”.

29:29

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ وَتَقۡطَعُونَ ٱلسَّبِيلَ وَتَأۡتُونَ فِي نَادِيكُمُ ٱلۡمُنكَرَۖ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئۡتِنَا بِعَذَابِ ٱللَّهِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٢٩

Ju kontaktoni me meshkujt, sulmoni njerëzit në rrugë, dhe në vendtubimet tuaja bëni punë të liga. Por, përgjigjja e popullit të tij ishte: “Na e sill dënimin nga Allahu, nëse thua të vërtetën!”

29:30

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٣٠

Ai tha: “O Zoti im! Më ndihmo kundër këtij populli që ka kaluar çdo kufi (në gjynahe)!”

29:31

وَلَمَّا جَآءَتۡ رُسُلُنَآ إِبۡرَٰهِيمَ بِٱلۡبُشۡرَىٰ قَالُوٓاْ إِنَّا مُهۡلِكُوٓاْ أَهۡلِ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِۖ إِنَّ أَهۡلَهَا كَانُواْ ظَٰلِمِينَ ٣١

Kur të Dërguarit Tanë (melekët) i sollën Ibrahimit lajmin e mirë, i thanë: “Ne kemi për t'i shkatërruar banorët e këtij qyteti, sepse ata janë keqbërës.”

29:32

قَالَ إِنَّ فِيهَا لُوطٗاۚ قَالُواْ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَن فِيهَاۖ لَنُنَجِّيَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٣٢

Ibrahimi tha: “Por, aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”.

29:33

وَلَمَّآ أَن جَآءَتۡ رُسُلُنَا لُوطٗا سِيٓءَ بِهِمۡ وَضَاقَ بِهِمۡ ذَرۡعٗاۖ وَقَالُواْ لَا تَخَفۡ وَلَا تَحۡزَنۡ إِنَّا مُنَجُّوكَ وَأَهۡلَكَ إِلَّا ٱمۡرَأَتَكَ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٣٣

Dhe kur të dërguarit tanë shkuan te Luti, ai u shqetësua dhe e ndieu veten të pafuqishëm (për t'i mbrojtur ata). Por, ata i thanë: “Mos ki frikë, as mos u trishto! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit.”.

29:34

إِنَّا مُنزِلُونَ عَلَىٰٓ أَهۡلِ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِ رِجۡزٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ ٣٤

Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një Dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.

29:35

وَلَقَد تَّرَكۡنَا مِنۡهَآ ءَايَةَۢ بَيِّنَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٣٥

Dhe Ne kemi lënë një Argument të qartë nga ai vend, për çdo popull që mendon.

29:36

وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗا فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱرۡجُواْ ٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ٣٦

Edhe në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre Shuajbin i cili u tha: “O populli im! Adhurojeni Allahun dhe kijeni frikë Ditën e Fundit e mos përhapni në tokë shkatërrimin!”

29:37

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٣٧

Por ata e përgënjeshtruan. Atëherë, i përfshiu tërmeti i madh dhe kështu aguan në shtëpitë e tyre kufoma të shtrira.

29:38

وَعَادٗا وَثَمُودَاْ وَقَد تَّبَيَّنَ لَكُم مِّن مَّسَٰكِنِهِمۡۖ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَكَانُواْ مُسۡتَبۡصِرِينَ ٣٨

Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, venbanimet e të cilëve ju i dini. Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin (e kuptonin) qartë atë.

29:39

وَقَٰرُونَ وَفِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كَانُواْ سَٰبِقِينَ ٣٩

(Kujtoni) Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Musai u solli atyre Argumente të qarta por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shptonin dënimit.

29:40

فَكُلًّا أَخَذۡنَا بِذَنۢبِهِۦۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِ حَاصِبٗا وَمِنۡهُم مَّنۡ أَخَذَتۡهُ ٱلصَّيۡحَةُ وَمِنۡهُم مَّنۡ خَسَفۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ وَمِنۡهُم مَّنۡ أَغۡرَقۡنَاۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٤٠

Secilin prej tyre e dënuam për krimin e vet. Disa prej tyre Ne i dënuam me furtunë të fuqishme (me rrebesh gurësh), disa i shkatërruam me krisma (të forta) nga qielli, kurse disa të tjerë i fundosëm në tokë dhe disa i mbytëm në ujë. Nuk qe Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

29:41

مَثَلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَ كَمَثَلِ ٱلۡعَنكَبُوتِ ٱتَّخَذَتۡ بَيۡتٗاۖ وَإِنَّ أَوۡهَنَ ٱلۡبُيُوتِ لَبَيۡتُ ٱلۡعَنكَبُوتِۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٤١

Shembulli i atyre, që marrin idhujt për mbrojtës veç Allahut, është si shembulli i merimangës që thur (për vete) një shtëpi. Por, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës, nëse do ta dinin.

29:42

إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٤٢

Allahu e di çfarë (kotësirash) adhurojnë ata veç Tij. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.

29:43

وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِۖ وَمَا يَعۡقِلُهَآ إِلَّا ٱلۡعَٰلِمُونَ ٤٣

Këta janë shembuj që Ne i sjellim për njerëzit, por vetëm ata që kanë dije i kuptojnë ato.

29:44

خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٤

Allahu i krijoi qiejt dhe tokën me një (qëllim) urtësi të madhe. Në këtë ka Argumenta për ata që besojnë.

29:45

ٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۗ وَلَذِكۡرُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تَصۡنَعُونَ ٤٥

Kumtoje (e pasoje me përpikmëri) atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani) dhe fale (rregullisht) namazin! Me të vërtetë, namazi të largon nga punët e këqia dhe padrejtësitë. Përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve). Dhe Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju.

29:46

۞ وَلَا تُجَٰدِلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡهُمۡۖ وَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡنَا وَأُنزِلَ إِلَيۡكُمۡ وَإِلَٰهُنَا وَإِلَٰهُكُمۡ وَٰحِدٞ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ ٤٦

Dhe mos polemizoni me Ithtarët e librit, (kur i ftoni në fenë tuaj), veçse ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë të padrejtë, dhe thuajuni: “Ne i besojmë shpalljes që na u zbrit neve dhe shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.

29:47

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَۚ فَٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۖ وَمِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ مَن يُؤۡمِنُ بِهِۦۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا ٱلۡكَٰفِرُونَ ٤٧

Dhe ja, kështu (siç i zbritëm librat e mëparshëm) Ne ta zbritëm edhe ty Librin. Ata, të cilëve Ne ua kemi dhënë librin më parë, besojnë në këtë Kur’an. Edhe nga këta (fiset arabe) ka të tillë që besojnë në këtë Kur’an. Argumentet tona i refuzojnë veçse jobesimtarët.”.

29:48

وَمَا كُنتَ تَتۡلُواْ مِن قَبۡلِهِۦ مِن كِتَٰبٖ وَلَا تَخُطُّهُۥ بِيَمِينِكَۖ إِذٗا لَّٱرۡتَابَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ ٤٨

Ti (Muhamed) nuk pate mundësi të lexoje ndonjë Libër para këtij (Kuranit), e as nuk pate mundësi të shkruaje ndonjëherë me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin trilluar dyshime.

29:49

بَلۡ هُوَ ءَايَٰتُۢ بَيِّنَٰتٞ فِي صُدُورِ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا ٱلظَّٰلِمُونَ ٤٩

Por ja. Ai (Kur'ani) është plot me Argumente të qarta që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria. Dhe argumentet Tona nuk i mohon kush, përveç të padrejtëve.

29:50

وَقَالُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَٰتٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡأٓيَٰتُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ ٥٠

Ata thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij ndonjë Shenjë (mrekulli) nga Zoti i tij?” Thuaj: “Çështja e Shenjave (mrekullive) është vetëm në dorë të Allahut dhe unë jam veçse një paralajmërues i qartë."!

29:51

أَوَلَمۡ يَكۡفِهِمۡ أَنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَرَحۡمَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٥١

Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm ty një Libër, që u këndohet atyre (besnikërisht)? Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e këshillë për njerëzit që besojnë.”.

29:52

قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡ شَهِيدٗاۖ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ وَكَفَرُواْ بِٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٥٢

Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush." Ai e di ç’ka në qiej e në Tokë. Dhe ata që besuan në të kotën e nuk besuan në Allahun, pikërisht ata janë të humburit.”.

29:53

وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَوۡلَآ أَجَلٞ مُّسَمّٗى لَّجَآءَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ وَلَيَأۡتِيَنَّهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٥٣

Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e Dënimit (për ta). Sikur të mos ishte afati i caktuar (nga Allahu), Dënimi do t’u vinte menjëherë. Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin.

29:54

يَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٤

Ata kërkojnë shpejtimin e Dënimit (dhe ai do t'u vijë). Dhe, sigurisht Xhehenemi ka për ti rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët.

29:55

يَوۡمَ يَغۡشَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَمِن تَحۡتِ أَرۡجُلِهِمۡ وَيَقُولُ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٥٥

Ditën kur ata do t'i mbulojë dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe prej së poshtmi nën këmbët e tyre, do t'u thuhet: “Shijojeni Dënimin për atë që keni bërë!”

29:56

يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ أَرۡضِي وَٰسِعَةٞ فَإِيَّٰيَ فَٱعۡبُدُونِ ٥٦

O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni!

29:57

كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ ٥٧

Çdo njeri do ta shijojë vdekjen dhe në fund te Ne do të ktheheni të gjithë.

29:58

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُبَوِّئَنَّهُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ غُرَفٗا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ نِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ ٥٨

Por, atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’u japim në Xhenet banesa (të larta), poshtë të cilave rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë - një shpërblim i shkëlqyer për ata që bëjnë punë të mira-

29:59

ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ ٥٩

Për ata të cilët bëjnë durim dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten.

29:60

وَكَأَيِّن مِّن دَآبَّةٖ لَّا تَحۡمِلُ رِزۡقَهَا ٱللَّهُ يَرۡزُقُهَا وَإِيَّاكُمۡۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٦٠

Sa e sa gjallesa nuk kanë mundësi ta gjejnë riskun. Dhe është Allahu Ai që i ushqen edhe ato edhe ju. Sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.

29:61

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ ٦١

Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e Tokën dhe kush i nënshtroi Diellin dhe Hënën, ata do të thonë sigurisht: “Allahu.”. Atëherë, si po u shkoni pas trillimeve?

29:62

ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ٦٢

Allahu ia shton riskun atij që do nga robërit e vet dhe ia pakëson atij që do. Sepse Allahu Di gjithçka.

29:63

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّن نَّزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِ مَوۡتِهَا لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ ٦٣

Dhe nëse i pyet ata se kush e zbret shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pasi ishte shkretuar, ata do të thonë: “Allahu.” Thuaj: “I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut!", por shumica e tyre nuk llogjikojnë.

29:64

وَمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا لَهۡوٞ وَلَعِبٞۚ وَإِنَّ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ لَهِيَ ٱلۡحَيَوَانُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٦٤

Jeta e kësaj bote është veçse dëfrim e lojë, kurse jetë e vërtetë është vetëm jeta e Botës Tjetër, sikur ta dinin.

29:65

فَإِذَا رَكِبُواْ فِي ٱلۡفُلۡكِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ إِذَا هُمۡ يُشۡرِكُونَ ٦٥

Kur ata hipin në anije, i luten sinqerisht Allahut. Por, kur Ai i nxjerr ata në tokë (shëndoshë e mirë), ja, ata përsëri i bëjnë shok Atij!

29:66

لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ وَلِيَتَمَتَّعُواْۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٦٦

Ja, kështu ata do t'i mohojnë (me mosmirënjohje) ato të mira që u kemi dhënë dhe do të vazhdojnë të kënaqen me to. Por, shpejt do ta kuptojnë.

29:67

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا حَرَمًا ءَامِنٗا وَيُتَخَطَّفُ ٱلنَّاسُ مِنۡ حَوۡلِهِمۡۚ أَفَبِٱلۡبَٰطِلِ يُؤۡمِنُونَ وَبِنِعۡمَةِ ٱللَّهِ يَكۡفُرُونَ ٦٧

A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen (plaçkiten dhe vriten)? Atëherë a po besojnë atë që është e kotë dhe të mirat e Allahut po i mohojnë?!

29:68

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ ٦٨

E kush është më i padrejtë se ai që shpif gënjeshtër kundër Allahut dhe përgënjeshtron të vërtetën, pasi ka ardhur (e qartë)? A nuk është, atëherë Xhehenemi vendi i jobesimtarëve?

29:69

وَٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ فِينَا لَنَهۡدِيَنَّهُمۡ سُبُلَنَاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٦٩

E ata, të cilët luftuan për lartësimin e Fjalës Tonë, Ne do t’i drejtojmë patjetër në rrugët Tona. Sepse, sigurisht Allahu është me bamirësit.