Sureja Haxh

Sureja 22, mekase, 78 ajete.

22:1

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ إِنَّ زَلۡزَلَةَ ٱلسَّاعَةِ شَيۡءٌ عَظِيمٞ ١

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.

22:2

يَوۡمَ تَرَوۡنَهَا تَذۡهَلُ كُلُّ مُرۡضِعَةٍ عَمَّآ أَرۡضَعَتۡ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمۡلٍ حَمۡلَهَا وَتَرَى ٱلنَّاسَ سُكَٰرَىٰ وَمَا هُم بِسُكَٰرَىٰ وَلَٰكِنَّ عَذَابَ ٱللَّهِ شَدِيدٞ ٢

Atë Ditë, kur ta shihni atë, çdo nënë do të braktisë foshnjën që ka për gjiri dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. Ju do t'i shihni njerëzit që duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. Dhe shumë i ashpër do të jetë dënimi i Allahut.

22:3

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيۡطَٰنٖ مَّرِيدٖ ٣

Dhe megjithatë, ka prej njerëzve që diskutojnë (polemizojnë) për Allahun pa kurrfarë dije dhe ndjekin çdo shejtan kryeneç (në rebelimin e tij).

22:4

كُتِبَ عَلَيۡهِ أَنَّهُۥ مَن تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُۥ يُضِلُّهُۥ وَيَهۡدِيهِ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ ٤

Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij (shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit (të ndezur fort).

22:5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي رَيۡبٖ مِّنَ ٱلۡبَعۡثِ فَإِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ مِن مُّضۡغَةٖ مُّخَلَّقَةٖ وَغَيۡرِ مُخَلَّقَةٖ لِّنُبَيِّنَ لَكُمۡۚ وَنُقِرُّ فِي ٱلۡأَرۡحَامِ مَا نَشَآءُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ نُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡۖ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡلَا يَعۡلَمَ مِنۢ بَعۡدِ عِلۡمٖ شَيۡـٔٗاۚ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ هَامِدَةٗ فَإِذَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهَا ٱلۡمَآءَ ٱهۡتَزَّتۡ وَرَبَتۡ وَأَنۢبَتَتۡ مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ ٥

O njerëz! Nëse ju dyshoni në Ringjalljen, atëherë (dijeni se) Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj sa një copë mishi e përtypur, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t'jua bërë të qartë (Fuqinë Tonë). Ne e bëjmë që të rrijë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar (për lindje). Pastaj Ne ju nxjerrim si foshnja (pastaj ju japim jetë) në mënyrë që të arrini moshën e pjekurisë. Ka prej jush që vdesin herët, e disa të tjerë jetojnë deri në pleqëri të thellë, aq sa të mos dijnë asgjë nga dija që kanë pasur. Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.

22:6

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّهُۥ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَأَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٦

Kjo është kështu sepse Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit dhe se është Ai që ka Fuqi për gjithçka.

22:7

وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٞ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَأَنَّ ٱللَّهَ يَبۡعَثُ مَن فِي ٱلۡقُبُورِ ٧

Nuk ka dyshim se Ora (Kijameti) do të vijë patjetër dhe Allahu do t’i ngjallë të gjithë ata që janë në varre (të vdekurit).

22:8

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَلَا هُدٗى وَلَا كِتَٰبٖ مُّنِيرٖ ٨

E megjithatë ka prej njerëzve që polemizojnë rreth Allahut, pa kurrfarë diturije, pa udhëzim dhe pa Libër të Ndritur.

22:9

ثَانِيَ عِطۡفِهِۦ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۖ لَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَا خِزۡيٞۖ وَنُذِيقُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ٩

Ata kthejnë kokën mënjanë (me mospërfillje), e përpiqen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do të poshtërohen në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kijametit Ne do t'i bëjmë që të shijojnë dënimin e djegies (nga zjarri i ndezur fort).

22:10

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ يَدَاكَ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ١٠

(E do t'u thuhet) Këtë (e merituat), për shkak të asaj që bënë duart tuaja dhe Allahu nuk është i padrejtë ndaj robve.

22:11

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَعۡبُدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ حَرۡفٖۖ فَإِنۡ أَصَابَهُۥ خَيۡرٌ ٱطۡمَأَنَّ بِهِۦۖ وَإِنۡ أَصَابَتۡهُ فِتۡنَةٌ ٱنقَلَبَ عَلَىٰ وَجۡهِهِۦ خَسِرَ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ ١١

Ka prej njerëzve nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. Nëse u vjen ndonjë e mirë ata qetësohen me të. Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe e humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. Kjo është humbja e qartë.

22:12

يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُۥ وَمَا لَا يَنفَعُهُۥۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلۡبَعِيدُ ١٢

Në vend të Allahut, ata u luten atyre që nuk mund t’u bëjnë as dëm e as dobi. Kjo është humbja e qartë.

22:13

يَدۡعُواْ لَمَن ضَرُّهُۥٓ أَقۡرَبُ مِن نَّفۡعِهِۦۚ لَبِئۡسَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَلَبِئۡسَ ٱلۡعَشِيرُ ١٣

Ata i luten atij, dëmi i të cilit është më afër se dobia e tij. Një ndihmëtar dhe shok shumë i keq (për ndihmë).

22:14

إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ ١٤

Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, sigurisht Allahu do t’i çojë në xhenete, nëpër cilët rrjedhin lumenj. Allahu bën gjithçka që dëshiron.

22:15

مَن كَانَ يَظُنُّ أَن لَّن يَنصُرَهُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ فَلۡيَمۡدُدۡ بِسَبَبٍ إِلَى ٱلسَّمَآءِ ثُمَّ لۡيَقۡطَعۡ فَلۡيَنظُرۡ هَلۡ يُذۡهِبَنَّ كَيۡدُهُۥ مَا يَغِيظُ ١٥

Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhamedin) në këtë jetë dhe në jetën tjetër, le të ngjitet me ndonjë mjet deri në qiell dhe le ta këpusë atë (ndihmën)! Pastaj le të shikojë nëse intriga e tij po ia largon atë që po e mbush me mllef?

22:16

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ وَأَنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يُرِيدُ ١٦

Kështu Ne kemi zbritur argumente të qarta, dhe Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron.

22:17

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلۡمَجُوسَ وَٱلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ١٧

Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan (në Kur'an) dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka.

22:18

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَسۡجُدُۤ لَهُۥۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ وَٱلنُّجُومُ وَٱلۡجِبَالُ وَٱلشَّجَرُ وَٱلدَّوَآبُّ وَكَثِيرٞ مِّنَ ٱلنَّاسِۖ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيۡهِ ٱلۡعَذَابُۗ وَمَن يُهِنِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّكۡرِمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ۩ ١٨

A nuk e shikon ti se Allahut i nënshtrohet (i bën sexhde) gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Dielli, Hëna, yjet, kodrat, drurët, kafshët dhe një numër i madh njerëzish. Por, janë shumë prej tyre që e meritojnë dënimin. Atë që e poshtëron Allahu askush nuk mund ta nderojë. Allahu bën atë që dëshiron.

22:19

۞ هَٰذَانِ خَصۡمَانِ ٱخۡتَصَمُواْ فِي رَبِّهِمۡۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قُطِّعَتۡ لَهُمۡ ثِيَابٞ مِّن نَّارٖ يُصَبُّ مِن فَوۡقِ رُءُوسِهِمُ ٱلۡحَمِيمُ ١٩

Këta janë dy kundërshtarë (besimtarë dhe jobesimtarë) që polemizojnë rreth Zotit të tyre. Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë.

22:20

يُصۡهَرُ بِهِۦ مَا فِي بُطُونِهِمۡ وَٱلۡجُلُودُ ٢٠

Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat.

22:21

وَلَهُم مَّقَٰمِعُ مِنۡ حَدِيدٖ ٢١

Për ata janë edhe topuzët e hekurt.

22:22

كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا مِنۡ غَمٍّ أُعِيدُواْ فِيهَا وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ٢٢

Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet): “Vuajeni Dënimin Përvëlues!”

22:23

إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ ٢٣

Allahu i vendos në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.

22:24

وَهُدُوٓاْ إِلَى ٱلطَّيِّبِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَهُدُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡحَمِيدِ ٢٤

Ata u udhëzuan për (të folur) fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e Atij që i meriton (të gjitha) lavdërimet.

22:25

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ ٱلَّذِي جَعَلۡنَٰهُ لِلنَّاسِ سَوَآءً ٱلۡعَٰكِفُ فِيهِ وَٱلۡبَادِۚ وَمَن يُرِدۡ فِيهِ بِإِلۡحَادِۭ بِظُلۡمٖ نُّذِقۡهُ مِنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ ٢٥

E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi) për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë të keqe e padrejtësi në të - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm.

22:26

وَإِذۡ بَوَّأۡنَا لِإِبۡرَٰهِيمَ مَكَانَ ٱلۡبَيۡتِ أَن لَّا تُشۡرِكۡ بِي شَيۡـٔٗا وَطَهِّرۡ بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡقَآئِمِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ ٢٦

(Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) "Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen).

22:27

وَأَذِّن فِي ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَجِّ يَأۡتُوكَ رِجَالٗا وَعَلَىٰ كُلِّ ضَامِرٖ يَأۡتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٖ ٢٧

Thirr ndër njerëz për haxh: ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta,

22:28

لِّيَشۡهَدُواْ مَنَٰفِعَ لَهُمۡ وَيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ فِيٓ أَيَّامٖ مَّعۡلُومَٰتٍ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۖ فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡبَآئِسَ ٱلۡفَقِيرَ ٢٨

për të parë të mirat që u janë falur atyre dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të njohura për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni nevojtarin (që nuk lyp).

22:29

ثُمَّ لۡيَقۡضُواْ تَفَثَهُمۡ وَلۡيُوفُواْ نُذُورَهُمۡ وَلۡيَطَّوَّفُواْ بِٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ ٢٩

Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre, le t’i përmbushin premtimet e veta (ndaj Zotit) dhe le të sillen (bëjnë tauaf) rreth Shtëpisë së Lashtë.

22:30

ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ حُرُمَٰتِ ٱللَّهِ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّهُۥ عِندَ رَبِّهِۦۗ وَأُحِلَّتۡ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمُ إِلَّا مَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱجۡتَنِبُواْ ٱلرِّجۡسَ مِنَ ٱلۡأَوۡثَٰنِ وَٱجۡتَنِبُواْ قَوۡلَ ٱلزُّورِ ٣٠

Ja, kështu. Kush madhëron Shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. Juve ju janë lejuar kafshët (për ushqim), përveç atyre që ju janë thënë (në këtë Shpallje). Largohuni nga ndytësia e idhujve dhe largohuni nga shpifjet!

22:31

حُنَفَآءَ لِلَّهِ غَيۡرَ مُشۡرِكِينَ بِهِۦۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَتَخۡطَفُهُ ٱلطَّيۡرُ أَوۡ تَهۡوِي بِهِ ٱلرِّيحُ فِي مَكَانٖ سَحِيقٖ ٣١

Jini të sinqertë në besimin tek Allahu, dhe mos i bëni Atij shok! Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët (grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur.

22:32

ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقۡوَى ٱلۡقُلُوبِ ٣٢

Ja, kështu. Kush madhëron Simbolet e (fesë së) Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.

22:33

لَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ مَحِلُّهَآ إِلَى ٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ ٣٣

Ju përfitoni nga ato (kafshët e shenjuara për kurban) për një kohë të caktuar, ndërsa vendi i kurbanit është afër shtëpisë së lashtë.

22:34

وَلِكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكٗا لِّيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۗ فَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَلَهُۥٓ أَسۡلِمُواْۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُخۡبِتِينَ ٣٤

Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e Allahut, që i furnizoi me kafshë. Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet), ndaj vetëm Atij dorëzojuni! Dhe përgëzoji të bindurit!

22:35

ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَٱلصَّٰبِرِينَ عَلَىٰ مَآ أَصَابَهُمۡ وَٱلۡمُقِيمِي ٱلصَّلَوٰةِ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣٥

Ata, të cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat, që janë durimtarë kur i gjen ndonjë e keqe, që e falin namazin rregullisht dhe japin (për hir të Zotit) nga ajo që u kemi dhënë Ne.

22:36

وَٱلۡبُدۡنَ جَعَلۡنَٰهَا لَكُم مِّن شَعَٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمۡ فِيهَا خَيۡرٞۖ فَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا صَوَآفَّۖ فَإِذَا وَجَبَتۡ جُنُوبُهَا فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡقَانِعَ وَٱلۡمُعۡتَرَّۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرۡنَٰهَا لَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٣٦

Edhe devetë për kurban jua kemi bërë prej simboleve të (fesë së) Allahut e ju keni shumë dobi prej tyre. Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për kurban) dhe kur të shtrihen në tokë (pas therrjes). Hani prej tyre dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! Ja, kështu, jua vumë kafshët në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.

22:37

لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقۡوَىٰ مِنكُمۡۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمۡ لِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٣٧

Tek Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre (i kurbaneve); është devotshmëria juaj që mbërrin tek Ai. Ai jua nënshtroi ato (bagëtitë për kurban) që ta madhëroni Allahun, i Cili ju udhëzoi në Rrugën e Drejtë. Dhe përgëzoji besimtarët!

22:38

۞ إِنَّ ٱللَّهَ يُدَٰفِعُ عَنِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٖ كَفُورٍ ٣٨

Allahu i mbron (nga e keqja) ata që besuan. Me të vërtetë, Allahu nuk e do askënd që është tradhtar e mohues (i besimit të drejtë).

22:39

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ ٣٩

Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje (të luftojnë), për shkak se u është bërë padrejtësi. Allahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët),

22:40

ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ ٤٠

Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. Sikur Allahu të mos i mbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. Allahu do t'i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhënjimtar.

22:41

ٱلَّذِينَ إِن مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُواْ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَنَهَوۡاْ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۗ وَلِلَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ ٤١

(Ai ndihmon) ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për (të gjitha) çështjet.

22:42

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَثَمُودُ ٤٢

Ata po të mohojnë ty, por edhe të tjerët para tyre mohuan, si populli i Nuhut, Adi dhe Themudi,

22:43

وَقَوۡمُ إِبۡرَٰهِيمَ وَقَوۡمُ لُوطٖ ٤٣

populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,

22:44

وَأَصۡحَٰبُ مَدۡيَنَۖ وَكُذِّبَ مُوسَىٰۖ فَأَمۡلَيۡتُ لِلۡكَٰفِرِينَ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ ٤٤

edhe banorët e Medjenit, gjithashtu. Kështu u mohua edhe Musai. Unë u pata dhënë afat jobesimtarëve dhe më pas i dënova. Por (a e di) si ishte dënim Im?

22:45

فَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ فَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَبِئۡرٖ مُّعَطَّلَةٖ وَقَصۡرٖ مَّشِيدٍ ٤٥

Sa e sa fshatra keqbërësish kemi goditur, që janë rrënuar tërësisht. Puset janë braktisur e pallatet e larta janë shkretuar.

22:46

أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَتَكُونَ لَهُمۡ قُلُوبٞ يَعۡقِلُونَ بِهَآ أَوۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۖ فَإِنَّهَا لَا تَعۡمَى ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَلَٰكِن تَعۡمَى ٱلۡقُلُوبُ ٱلَّتِي فِي ٱلصُّدُورِ ٤٦

A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë (të mirën)?! Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor.

22:47

وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَن يُخۡلِفَ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥۚ وَإِنَّ يَوۡمًا عِندَ رَبِّكَ كَأَلۡفِ سَنَةٖ مِّمَّا تَعُدُّونَ ٤٧

Megjithatë ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh Dënimin! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj.

22:48

وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَمۡلَيۡتُ لَهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ ثُمَّ أَخَذۡتُهَا وَإِلَيَّ ٱلۡمَصِيرُ ٤٨

Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. Por, në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi (i të gjithëve).

22:49

قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَآ أَنَا۠ لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٤٩

Thuaj: “O ju njerëz! Unë jam veçse një paralajmërues i qartë.”.

22:50

فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٥٠

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje dhe rizk të begatshëm.

22:51

وَٱلَّذِينَ سَعَوۡاْ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ ٥١

Ndërsa, ata që u përpoqën t’i hedhin poshtë Argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit të madh.

22:52

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٖ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّآ إِذَا تَمَنَّىٰٓ أَلۡقَى ٱلشَّيۡطَٰنُ فِيٓ أُمۡنِيَّتِهِۦ فَيَنسَخُ ٱللَّهُ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ ثُمَّ يُحۡكِمُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٥٢

Kurrë nuk dërguam Ne para teje asnjë të dërguar (resul) dhe asnjë lajmëtar (nebij) që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. Por, Allahu e zhduk atë që hedh shejtani dhe i forcon argumentet e Veta. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.

22:53

لِّيَجۡعَلَ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَفِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ ٥٣

Për ta bërë atë (ngatërresën) që hedh shejtani si sprovë për ata në zemrat e të cilëve kanë sëmundje (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e ngurta. Vërtet, njerëzit e padrejtë janë në një përçarje të madhe.

22:54

وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤۡمِنُواْ بِهِۦ فَتُخۡبِتَ لَهُۥ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٥٤

Dhe ata, të cilëve u është dhënë dije, të mësojnë se ai (Kur’ani) është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd dhe kështu të besojnë në të dhe zemrat e tyre të mund t'i nështrohen Atij. Allahu është Udhëzuesi i atyre që besojnë (në rrugën e drejtë).

22:55

وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي مِرۡيَةٖ مِّنۡهُ حَتَّىٰ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةً أَوۡ يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَقِيمٍ ٥٥

Ata që nuk besojnë do të vijojnë të jenë në dyshim për të (për Kur’anin), derisa t’u vijë befas Ora (e Kjametit) ose Dënimi i një Dite shkatërrimtare.

22:56

ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٥٦

Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe Ai do të gjykojë mes tyre. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në xhenetet e kënaqësive.

22:57

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٥٧

Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan Argumentet Tona, do të kenë një Dënim poshtërues.

22:58

وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوٓاْ أَوۡ مَاتُواْ لَيَرۡزُقَنَّهُمُ ٱللَّهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ٥٨

Ata që mërguan për hir të Allahut e më pas u vranë (duke luftuar) ose vdiqën (në shtrat), Allahu do t’i shpërblejë me shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se Allahu është më i Miri Shpërblyes.

22:59

لَيُدۡخِلَنَّهُم مُّدۡخَلٗا يَرۡضَوۡنَهُۥۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٞ ٥٩

Ai (Allahu) do t’i fusë në një vend (në xhenet) ku do të jenë të kënaqur. Allahu është i Gjithëditur dhe shumë i Mëshirshëm.

22:60

۞ ذَٰلِكَۖ وَمَنۡ عَاقَبَ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبَ بِهِۦ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيۡهِ لَيَنصُرَنَّهُ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ ٦٠

Ja, kështu (do të jetë). Dhe kush e kërkon shpagimin me të njëjtën masë, me të cilën është dëmtuar dhe pastaj përsëri i bëhet padrejtësi, Allahu patjetër do ta ndihmojë atë. Allahu është Mbulues i gjynaheve dhe Falës i Madh.

22:61

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ ٦١

Ja, kështu (do të jetë), sepse Allahu është Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe sepse Allahu është Ai që dëgjon dhe sheh gjithçka.

22:62

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ ٦٢

Ja, kështu (do të jetë), sepse Allahu, Ai është i Vërteti dhe se ata, të cilëve u luten përveç Tij janë veçse gënjeshtër e kotë. Allahu është Ai, i Lartësuari, i Madhëruari.

22:63

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَتُصۡبِحُ ٱلۡأَرۡضُ مُخۡضَرَّةًۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ ٦٣

A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim? Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.

22:64

لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ٦٤

Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. Allahu është Ai, i Pasuri (i Panevojë) i Lavdëruari.

22:65

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡفُلۡكَ تَجۡرِي فِي ٱلۡبَحۡرِ بِأَمۡرِهِۦ وَيُمۡسِكُ ٱلسَّمَآءَ أَن تَقَعَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ ٦٥

A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. Sepse Allahu është i Butë e Mëshirëplotë me njerëzit.

22:66

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَحۡيَاكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡۗ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَكَفُورٞ ٦٦

Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë (do t'ju ringjallë). Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh.

22:67

لِّكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكًا هُمۡ نَاسِكُوهُۖ فَلَا يُنَٰزِعُنَّكَ فِي ٱلۡأَمۡرِۚ وَٱدۡعُ إِلَىٰ رَبِّكَۖ إِنَّكَ لَعَلَىٰ هُدٗى مُّسۡتَقِيمٖ ٦٧

Çdo populli Ne i dhamë rite (e ligje) fetare të cilat ata duhet t'i zbatonin. Atëherë, të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (sheriatin islam). Por ftoji (ata) te Zoti yt, sepse ti je në Rrugën e Drejtë!

22:68

وَإِن جَٰدَلُوكَ فَقُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ ٦٨

E, nëse ata të kundërshtojnë ty, thuaju: “Allahu e di më së miri për gjithçka që bëni ju;

22:69

ٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ ٦٩

Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtoheshit.”.

22:70

أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ٧٠

A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë lehtë për Allahun.

22:71

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗا وَمَا لَيۡسَ لَهُم بِهِۦ عِلۡمٞۗ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٖ ٧١

Ata (idhujtarët) adhurojnë përveç Allahut idhuj për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe për të cilët nuk kanë kurrfarë dijeje. Për ata që bëjnë padrejtësi nuk ka asnjë ndihmëtar.

22:72

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمُنكَرَۖ يَكَادُونَ يَسۡطُونَ بِٱلَّذِينَ يَتۡلُونَ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۗ قُلۡ أَفَأُنَبِّئُكُم بِشَرّٖ مِّن ذَٰلِكُمُۚ ٱلنَّارُ وَعَدَهَا ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ٧٢

Kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve do të vëresh mohim. Ata janë gati t'u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju tregoj për diçka edhe më të keqe se kjo? Është Zjarri (i Xhehenemit), të cilin Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve.”. Sa i keq është vendi ku do të shkojnë.

22:73

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٞ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخۡلُقُواْ ذُبَابٗا وَلَوِ ٱجۡتَمَعُواْ لَهُۥۖ وَإِن يَسۡلُبۡهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيۡـٔٗا لَّا يَسۡتَنقِذُوهُ مِنۡهُۚ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلۡمَطۡلُوبُ ٧٣

O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. Dhe nëse miza ua rrëmben diçka, ata nuk do të mund ta rimarrin atë prej saj. Të dobët janë edhe lutësit edhe të luturit.

22:74

مَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ ٧٤

Ata nuk e kanë madhëruar Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, ashtu siç e meriton. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar.

22:75

ٱللَّهُ يَصۡطَفِي مِنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلٗا وَمِنَ ٱلنَّاسِۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ ٧٥

Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve. Allahu dëgjon e sheh gjithçka.

22:76

يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٧٦

Ai e di atë që e bënë më parë dhe atë që do të bëjnë më vonë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

22:77

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱرۡكَعُواْ وَٱسۡجُدُواْۤ وَٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمۡ وَٱفۡعَلُواْ ٱلۡخَيۡرَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ۩ ٧٧

O ju që keni besuar! Falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni! Bëni punë të mira se do të gjeni shpëtim!

22:78

وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ ٧٨

Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut! Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi me ndonjë vështirësi në fe, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti myslimanë edhe më parë (në Shkrimet e Shenjta), edhe në këtë (Kur’an), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Pra faleni rregullisht namazin, jepeni zekatin dhe mbështetjuni Allahut se Ai është Mbrojtësi juaj - më i Madhi Mrojtës dhe më i Miri Ndihmëtar.