Sureja Enbija

Sureja 21, mekase, 112 ajete.

21:1

ٱقۡتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمۡ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٖ مُّعۡرِضُونَ ١

Gjithnjë e më shumë po u afrohet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen (besimit të vërtetë).

21:2

مَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّن رَّبِّهِم مُّحۡدَثٍ إِلَّا ٱسۡتَمَعُوهُ وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ ٢

Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë atë si me tallje.

21:3

لَاهِيَةٗ قُلُوبُهُمۡۗ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ هَلۡ هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡۖ أَفَتَأۡتُونَ ٱلسِّحۡرَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ ٣

Zemrat e tyre kanë devijuar nga e Vërteta. Keqbërësit duke biseduar fshehtas, thonë: “A mos është ky (Muhamedi) më shumë se njeri, siç jeni edhe ju? A do të shkoni te magjia e tij me sy hapur?”

21:4

قَالَ رَبِّي يَعۡلَمُ ٱلۡقَوۡلَ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٤

Ai (Muhamedi) tha: “Zoti im di për çdo fjalë që thuhet në qiell e në tokë. Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.”

21:5

بَلۡ قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمِۭ بَلِ ٱفۡتَرَىٰهُ بَلۡ هُوَ شَاعِرٞ فَلۡيَأۡتِنَا بِـَٔايَةٖ كَمَآ أُرۡسِلَ ٱلۡأَوَّلُونَ ٥

Ata thonë për të (Kur'anin): “Janë ëndrra të përziera.” Gjithashtu, thonë: “Ai e ka trilluar vetë, madje ai është poet. Le të na sjellë ndonjë mrekulli, ashtu si sollën të mëparshmit!”

21:6

مَآ ءَامَنَتۡ قَبۡلَهُم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآۖ أَفَهُمۡ يُؤۡمِنُونَ ٦

Banorët e mëhershëm të qyteteve nuk besuan, prandaj Ne i shkatërruam ata. Vallë, do të besojnë këta?

21:7

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٧

Edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë shpallje. Nëse nuk e dini këtë, atëherë pyesni njerëzit e ditur!

21:8

وَمَا جَعَلۡنَٰهُمۡ جَسَدٗا لَّا يَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَمَا كَانُواْ خَٰلِدِينَ ٨

Ne nuk i bëmë ata (profetët) njerëz që nuk hanë e as nuk ishin të pavdekshëm.

21:9

ثُمَّ صَدَقۡنَٰهُمُ ٱلۡوَعۡدَ فَأَنجَيۡنَٰهُمۡ وَمَن نَّشَآءُ وَأَهۡلَكۡنَا ٱلۡمُسۡرِفِينَ ٩

Ne e plotësuam premtimin Tonë ndaj tyre dhe i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne. Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, Ne i shkatërruam.

21:10

لَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ كِتَٰبٗا فِيهِ ذِكۡرُكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٠

Ne shpallëm Librin (Kur'anin) në të cilin gjendet krenaria juaj. A nuk e kuptoni?

21:11

وَكَمۡ قَصَمۡنَا مِن قَرۡيَةٖ كَانَتۡ ظَالِمَةٗ وَأَنشَأۡنَا بَعۡدَهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ ١١

Sa e sa popuj që ishin keqbërës, Ne i shkatërruam, e në vend të tyre sollëm popuj të tjerë.

21:12

فَلَمَّآ أَحَسُّواْ بَأۡسَنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَرۡكُضُونَ ١٢

Ata kur e vinin re fuqinë e dënimit tonë, iknin me të shpejtë.

21:13

لَا تَرۡكُضُواْ وَٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰ مَآ أُتۡرِفۡتُمۡ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡـَٔلُونَ ١٣

Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh!

21:14

قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ١٤

Ata thonin: “O të mjerët ne, që ishim zullumqarë!”

21:15

فَمَا زَالَت تِّلۡكَ دَعۡوَىٰهُمۡ حَتَّىٰ جَعَلۡنَٰهُمۡ حَصِيدًا خَٰمِدِينَ ١٥

Shkatërrimi i tyre vazhdoi, derisa i bëmë trupa të rrëzuar e të ftohur.

21:16

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ ١٦

Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë mes tyre pa një qëllim.

21:17

لَوۡ أَرَدۡنَآ أَن نَّتَّخِذَ لَهۡوٗا لَّٱتَّخَذۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّآ إِن كُنَّا فَٰعِلِينَ ١٧

Po të kishim dashur argëtim, Ne do ta bënim si i shkon madhështisë Sonë (pa e ditur ju), por nuk e bëmë diçka të tillë.

21:18

بَلۡ نَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَى ٱلۡبَٰطِلِ فَيَدۡمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٞۚ وَلَكُمُ ٱلۡوَيۡلُ مِمَّا تَصِفُونَ ١٨

Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. Mjerë ju për ato që trilloni!

21:19

وَلَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَنۡ عِندَهُۥ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَلَا يَسۡتَحۡسِرُونَ ١٩

Atij i përket çdo gjë që është në qiej e në Tokë! Ata që janë pranë Tij nuk tregohen kryeneçë duke e lënë adhurimin e Tij dhe as nuk lodhen .

21:20

يُسَبِّحُونَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لَا يَفۡتُرُونَ ٢٠

Ata e lartësojnë natë e ditë Atë dhe kurrë nuk pushojnë.

21:21

أَمِ ٱتَّخَذُوٓاْ ءَالِهَةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ هُمۡ يُنشِرُونَ ٢١

Mos, vallë, i gjejnë në tokë zotat që mund të ringjallin?

21:22

لَوۡ كَانَ فِيهِمَآ ءَالِهَةٌ إِلَّا ٱللَّهُ لَفَسَدَتَاۚ فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ ٢٢

Sikur të kishte në to zota të tjerë veç Allahut, ato do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Fronit!

21:23

لَا يُسۡـَٔلُ عَمَّا يَفۡعَلُ وَهُمۡ يُسۡـَٔلُونَ ٢٣

Ai nuk pyetet çfarë bën, ndërsa ata do të pyeten.

21:24

أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗۖ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡۖ هَٰذَا ذِكۡرُ مَن مَّعِيَ وَذِكۡرُ مَن قَبۡلِيۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٱلۡحَقَّۖ فَهُم مُّعۡرِضُونَ ٢٤

Mos, vallë, kanë gjetur zota të tjerë veç Tij? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja! Ndërsa ky është argument për këta që janë me mua dhe për ata që ishin para meje.”. Megjithatë, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj edhe nuk vështrojnë.

21:25

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ ٢٥

Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!”

21:26

وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۚ بَلۡ عِبَادٞ مُّكۡرَمُونَ ٢٦

Ata thonë se i Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” I Lartësuar qoftë Ai! Jo, ata (melekët) janë veçse rob adhurues të nderuar!

21:27

لَا يَسۡبِقُونَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ وَهُم بِأَمۡرِهِۦ يَعۡمَلُونَ ٢٧

Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai dhe veprojnë (për gjithçka) veçse me urdhrin e Tij.

21:28

يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ ٢٨

Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për askënd) përveçse për ata me të cilët është i kënaqur Ai. Dhe ata nga frika prej Tij janë shumë të kujdesshëm.

21:29

۞ وَمَن يَقُلۡ مِنۡهُمۡ إِنِّيٓ إِلَٰهٞ مِّن دُونِهِۦ فَذَٰلِكَ نَجۡزِيهِ جَهَنَّمَۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٩

Nëse dikush prej tyre do të thoshte "Unë jam zot (e meritoj adhurime) veç Tij, këtë do ta ndëshkonim me Xhehenem. Kështu i ndëshkojmë Ne keqbërësit.

21:30

أَوَلَمۡ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ كَانَتَا رَتۡقٗا فَفَتَقۡنَٰهُمَاۖ وَجَعَلۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ كُلَّ شَيۡءٍ حَيٍّۚ أَفَلَا يُؤۡمِنُونَ ٣٠

A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë (si një e tërë), pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese? Atëherë a nuk do të besojnë?

21:31

وَجَعَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِهِمۡ وَجَعَلۡنَا فِيهَا فِجَاجٗا سُبُلٗا لَّعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ ٣١

Dhe në Tokë Ne kemi vënë male të paluhatshme që ajo (Toka) të mos lëkundet. Në to (male) kemi bërë lugina e rrugë të gjera, për të kaluar nëpër to, që ata të dinë të orientohen.

21:32

وَجَعَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ سَقۡفٗا مَّحۡفُوظٗاۖ وَهُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهَا مُعۡرِضُونَ ٣٢

Dhe Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt. Megjithatë, ata u kthejnë shpinën Shenjave që këto objekte tregojnë.

21:33

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ ٣٣

Është Allahu Ai që krijoi Natën dhe Ditën, Diellin dhe Hënën. Të gjithë (trupat qiellorë) notojnë - secili në orbitën e tij (të caktuar).

21:34

وَمَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٖ مِّن قَبۡلِكَ ٱلۡخُلۡدَۖ أَفَإِيْن مِّتَّ فَهُمُ ٱلۡخَٰلِدُونَ ٣٤

Ne, askujt (prej njerëzve) para teje nuk i dhamë përjetësinë (o Muhamed). Atëherë nëse ti vdes mos vallë ata do të jetojnë përgjithmonë?

21:35

كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَيۡرِ فِتۡنَةٗۖ وَإِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ ٣٥

Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë (në këtë botë) me të keqen e me të mirën. Dhe të gjithë ju te Ne do të ktheheni.

21:36

وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ ٣٦

E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është (thonë ata) ai që përgojon zotat tuaj?” Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi (Rrahmani).

21:37

خُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ مِنۡ عَجَلٖۚ سَأُوْرِيكُمۡ ءَايَٰتِي فَلَا تَسۡتَعۡجِلُونِ ٣٧

Njeriu është (krijuar si) një qenie e ngutshme. Unë do t’jua tregoj së shpejti Shenjat e Mia; prandaj ju nuk do të më kërkoni t’u vijë më shpejt (dënimi).

21:38

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٣٨

Ata thonë: “Kur do të jetë ai premtim (me dënim), nëse thoni të vërtetën?”

21:39

لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٣٩

Ah sikur ta dinin jobesimtarët (kohën) kur nuk do të mund ta largojnë zjarrin nga fytyrat dhe as nga shpinat e tyre dhe (kur) asnjë ndihmë nuk do t'u vijë atyre!

21:40

بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةٗ فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ ٤٠

Po, po. Ai (Kjameti) do t’u vijë atyre krejt befas dhe do t’i tronditë ata. Asnjë forcë nuk do të kenë ata ta shmangin dhe as nuk do t'u jepet afat.

21:41

وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٤١

Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje. Por, përqeshësit i përfshiu vetë ajo që përqeshnin.

21:42

قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ ٤٢

Thuaj: “Kush ju mbron ju gjatë natës dhe ditës prej (Dënimit të) të Gjithmëshirshmit?” Megjithatë, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.

21:43

أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٞ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ ٤٣

Apo kanë ata zota të tjerë që mund t'i mbrojnë prej Nesh?! Ata nuk kanë fuqi të ndihmojnë as vetveten dhe as Ne nuk do t'i mbrojmë.

21:44

بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤

Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre jetë të gjatë e mirësi të shumta. A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë ca nga ca tokën nga anët e saj? Atëherë, mos vallë ata do të dalin të fituar?

21:45

قُلۡ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلۡوَحۡيِۚ وَلَا يَسۡمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ ٤٥

Thuaj: “Unë veçse po ju paralajmëroj me anën e kësaj shpalljeje." Por, i shurdhëti nuk do ta dëgjojë thirrjen, edhe kur paralajmërohet.”

21:46

وَلَئِن مَّسَّتۡهُمۡ نَفۡحَةٞ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٤٦

Nëse ata do t'i godiste ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thoshin: “Të mjerët ne! Ne i bëmë vetes padrejtësi.”.

21:47

وَنَضَعُ ٱلۡمَوَٰزِينَ ٱلۡقِسۡطَ لِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَلَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗاۖ وَإِن كَانَ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٍ أَتَيۡنَا بِهَاۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ ٤٧

Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve).

21:48

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٱلۡفُرۡقَانَ وَضِيَآءٗ وَذِكۡرٗا لِّلۡمُتَّقِينَ ٤٨

Ne u patëm dhënë Musait dhe Harunit Furkanin (Teuratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit,

21:49

ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَهُم مِّنَ ٱلسَّاعَةِ مُشۡفِقُونَ ٤٩

të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin, dhe që i druhen Orës (së gjykimit).

21:50

وَهَٰذَا ذِكۡرٞ مُّبَارَكٌ أَنزَلۡنَٰهُۚ أَفَأَنتُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ ٥٠

Edhe ky Kur'an që Ne e shpallëm, është plot këshilla dhe bekime. Atëherë, si nuk po e pranoni?

21:51

۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ إِبۡرَٰهِيمَ رُشۡدَهُۥ مِن قَبۡلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ ٥١

Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më herët dhe dinim gjithçka për të.

21:52

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِيٓ أَنتُمۡ لَهَا عَٰكِفُونَ ٥٢

Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni?”

21:53

قَالُواْ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ ٥٣

Ata i thanë: “Kështu pamë të parët tanë, që i adhuronin ato.”.

21:54

قَالَ لَقَدۡ كُنتُمۡ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٥٤

Atëherë, ai u tha: “Ju dhe të parët tuaj keni qenë të humbur.”

21:55

قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا بِٱلۡحَقِّ أَمۡ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ ٥٥

Ata ia kthyen: “Po flet seriozisht apo po tallesh?"

21:56

قَالَ بَل رَّبُّكُمۡ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٥٦

Atëherë, ai tha: “Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës; është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.

21:57

وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصۡنَٰمَكُم بَعۡدَ أَن تُوَلُّواْ مُدۡبِرِينَ ٥٧

Për Allah, sa të largoheni ju, unë kam për t’i dërrmuar këto statuja!”

21:58

فَجَعَلَهُمۡ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرٗا لَّهُمۡ لَعَلَّهُمۡ إِلَيۡهِ يَرۡجِعُونَ ٥٨

Dhe i bëri ato copë e çikë, përveç idhullit të tyre më të madh, që ata t’i drejtoheshin atij.

21:59

قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥٩

“Kush e bëri këtë me zotat tanë?” - thanë ata. - “Ai qenka kriminel!”

21:60

قَالُواْ سَمِعۡنَا فَتٗى يَذۡكُرُهُمۡ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبۡرَٰهِيمُ ٦٠

Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.”.

21:61

قَالُواْ فَأۡتُواْ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعۡيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡهَدُونَ ٦١

“Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!”.

21:62

قَالُوٓاْ ءَأَنتَ فَعَلۡتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ٦٢

Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?”

21:63

قَالَ بَلۡ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمۡ هَٰذَا فَسۡـَٔلُوهُمۡ إِن كَانُواْ يَنطِقُونَ ٦٣

Ibrahimi u përgjigj: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin!”

21:64

فَرَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ فَقَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٦٤

Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë..”

21:65

ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَىٰ رُءُوسِهِمۡ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ ٦٥

Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin..”

21:66

قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يَضُرُّكُمۡ ٦٦

Ai u tha: “A po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm?”

21:67

أُفّٖ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٦٧

Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?”

21:68

قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ٦٨

Atëherë, ata thanë: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u bëheni krah!”

21:69

قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩

Ne urdhëruam: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe i rehatshëm për Ibrahimin!”

21:70

وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ ٧٠

Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne i bëmë ata të dështonin.

21:71

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ ٧١

Ne e shpëtuam atë së bashku me Lutin, për t’i vënë në atë tokë, që e kemi bekuar për njerëzit.

21:72

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةٗۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ ٧٢

Ne i falëm atij Is’hakun dhe më pas edhe Jakubin, si dhuratë. Që të gjithë i bëmë të mirë.

21:73

وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِمۡ فِعۡلَ ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَإِقَامَ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءَ ٱلزَّكَوٰةِۖ وَكَانُواْ لَنَا عَٰبِدِينَ ٧٣

Ne i bëmë ata shembuj të mirë, që udhëzonin sipas urdhrit Tonë. Ne i orientuam në vepra të mira, në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit. Ata ishin adhurues të sinqertë.

21:74

وَلُوطًا ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗا وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِي كَانَت تَّعۡمَلُ ٱلۡخَبَٰٓئِثَۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٖ فَٰسِقِينَ ٧٤

Edhe Lutin e bëmë profet dhe të ditur. Ne e shpëtuam atë prej atij vendi që bënte vepra të ndyra. Ata ishin një popull i keq dhe i shfrenuar.

21:75

وَأَدۡخَلۡنَٰهُ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٧٥

Atë e shpëtuam dhe e përfshimë në mëshirën Tonë. Ai ishte vërtet prej më të mirëve.

21:76

وَنُوحًا إِذۡ نَادَىٰ مِن قَبۡلُ فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦

(Kujto) Nuhun, kur na pati thirrur dikur e Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga tmerri i madh (përmbytja).

21:77

وَنَصَرۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٖ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٧٧

Ne e mbrojtëm atë prej popullit që i përgënjeshtronte argumentet Tona. Me të vërtetë ai ishte një popull i dhënë pas së keqes, prandaj Ne i përmbytëm që të gjithë.

21:78

وَدَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ إِذۡ يَحۡكُمَانِ فِي ٱلۡحَرۡثِ إِذۡ نَفَشَتۡ فِيهِ غَنَمُ ٱلۡقَوۡمِ وَكُنَّا لِحُكۡمِهِمۡ شَٰهِدِينَ ٧٨

(Kujto) Daudin e Sulejmanin, kur gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre.

21:79

فَفَهَّمۡنَٰهَا سُلَيۡمَٰنَۚ وَكُلًّا ءَاتَيۡنَا حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَسَخَّرۡنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلۡجِبَالَ يُسَبِّحۡنَ وَٱلطَّيۡرَۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ ٧٩

Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen. Secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dituri. Ne bëmë që malet dhe shpendët të Na madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Daudin. Ishim Ne që i bëmë (të gjitha këto).

21:80

وَعَلَّمۡنَٰهُ صَنۡعَةَ لَبُوسٖ لَّكُمۡ لِتُحۡصِنَكُم مِّنۢ بَأۡسِكُمۡۖ فَهَلۡ أَنتُمۡ شَٰكِرُونَ ٨٠

Ne i mësuam atij (Daudit) punimin e parzmoreve (të hekurta) për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. Atëherë a nuk do të jeni mirënjohës për këtë?

21:81

وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةٗ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦٓ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيۡءٍ عَٰلِمِينَ ٨١

Për Sulejmanin bëmë që era e furishme të frynte sipas dëshirës së tij duke e shoqëruar atë, drejt tokës që Ne e kemi bekuar. Ne Dimë gjithçka.

21:82

وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعۡمَلُونَ عَمَلٗا دُونَ ذَٰلِكَۖ وَكُنَّا لَهُمۡ حَٰفِظِينَ ٨٢

Disa nga shejtanët zhyteshin për të (në thellësi të ujërave) dhe bënin edhe punë të tjera për të. Dhe ishim Ne që i ruanim ata (të mos shmangeshin).

21:83

۞ وَأَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ٨٣

(Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.”

21:84

فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَكَشَفۡنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرّٖۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰبِدِينَ ٨٤

Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga Mëshira Jonë. Ne e bëmë atë si përkujtim për të gjithë adhuruesit (e devotshëm).

21:85

وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِدۡرِيسَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ كُلّٞ مِّنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٨٥

(Kujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Që të gjithë ishin durimtarë.

21:86

وَأَدۡخَلۡنَٰهُمۡ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٨٦

Ne i përfshimë ata në mëshirën Tonë, sepse ishin prej të mirëve.

21:87

وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبٗا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقۡدِرَ عَلَيۡهِ فَنَادَىٰ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبۡحَٰنَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٨٧

(Kujto) Edhe Dhen-nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (prej popullit të tij) dhe mendoi se nuk do ta dënonim! Por, në thellësitë e errësirës ai tha: “Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje. Ti je i Lavdëruar! Unë i bëra vërtet, padrejtësi vetes sime.”

21:88

فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡغَمِّۚ وَكَذَٰلِكَ نُـۨجِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨٨

Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga trishtimi. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.

21:89

وَزَكَرِيَّآ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ رَبِّ لَا تَذَرۡنِي فَرۡدٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٨٩

(Kujto) Edhe Zekirijan kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im! Mos më lër të vetëm (pa fëmijë)! Ti je trashëgimtari më i mirë.”.

21:90

فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَوَهَبۡنَا لَهُۥ يَحۡيَىٰ وَأَصۡلَحۡنَا لَهُۥ زَوۡجَهُۥٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَيَدۡعُونَنَا رَغَبٗا وَرَهَبٗاۖ وَكَانُواْ لَنَا خَٰشِعِينَ ٩٠

Ne ia pranuam lutjen dhe i dhuruam Jahjanë. Ne e shëruam shterpësinë e bashkëshortes së tij për të. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar dhe ishin respektues ndaj Nesh.

21:91

وَٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلۡنَٰهَا وَٱبۡنَهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ ٩١

(Kujto) Edhe atë (Merjemen) që e ruajti nderin e saj! Ne frymuam brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne dhe e bëmë atë dhe të birin Shenjë për të gjithë njerëzit.

21:92

إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُونِ ٩٢

Kjo është feja juaj, e vetmja fe dhe Unë jam Zoti juaj. Pra, vetëm Mua më adhuroni!

21:93

وَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡۖ كُلٌّ إِلَيۡنَا رَٰجِعُونَ ٩٣

Ata u përçanë në çështjen e fesë, por tek Ne do të kthehen të gjithë.

21:94

فَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا كُفۡرَانَ لِسَعۡيِهِۦ وَإِنَّا لَهُۥ كَٰتِبُونَ ٩٤

Kush bën një vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk do të mohohet. Ne i shënojmë ato (vepra) për të.

21:95

وَحَرَٰمٌ عَلَىٰ قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآ أَنَّهُمۡ لَا يَرۡجِعُونَ ٩٥

Është e pamundur që banorët e një vendi, të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë.

21:96

حَتَّىٰٓ إِذَا فُتِحَتۡ يَأۡجُوجُ وَمَأۡجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٖ يَنسِلُونَ ٩٦

Kur të hapet (penda e) Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.

21:97

وَٱقۡتَرَبَ ٱلۡوَعۡدُ ٱلۡحَقُّ فَإِذَا هِيَ شَٰخِصَةٌ أَبۡصَٰرُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَٰوَيۡلَنَا قَدۡ كُنَّا فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا بَلۡ كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٩٧

Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë: “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë. Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”.

21:98

إِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمۡ لَهَا وَٰرِدُونَ ٩٨

Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni.

21:99

لَوۡ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةٗ مَّا وَرَدُوهَاۖ وَكُلّٞ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٩٩

Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.

21:100

لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَهُمۡ فِيهَا لَا يَسۡمَعُونَ ١٠٠

Atje ata do të gulçojnë dhe as nuk do të dëgjojnë.

21:101

إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتۡ لَهُم مِّنَّا ٱلۡحُسۡنَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ عَنۡهَا مُبۡعَدُونَ ١٠١

Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit).

21:102

لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ ١٠٢

Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti.

21:103

لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ ١٠٣

Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”.

21:104

يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ ١٠٤

Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.

21:105

وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ ١٠٥

Ne e kemi shënuar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh) se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.

21:106

إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَٰغٗا لِّقَوۡمٍ عَٰبِدِينَ ١٠٦

Në këtë (Kur'an) ka mjaft mësime për ata që adhurojnë Zotin.

21:107

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٠٧

Ne të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha botët.

21:108

قُلۡ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ ١٠٨

Thuaj: “Mua më është shpallur se Zoti i juaj është Një Zot i Vetëm. Atëherë a nuk po i dorëzoheni?”

21:109

فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ ءَاذَنتُكُمۡ عَلَىٰ سَوَآءٖۖ وَإِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٞ مَّا تُوعَدُونَ ١٠٩

Por, nëse ata refuzojnë (besimin e vërtetë), ti thuaju: “Unë jua kumtova (shpalljen e Zotit) të gjithëve njëlloj; por unë nuk e di, a është afër apo larg ajo që ju premtohet.”

21:110

إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡتُمُونَ ١١٠

Ai (Allahu) e di atë që e thoni haptazi dhe atë që e mbani të fshehtë (në zemrat tuaja).

21:111

وَإِنۡ أَدۡرِي لَعَلَّهُۥ فِتۡنَةٞ لَّكُمۡ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ ١١١

Unë nuk e di, nëse kjo (vonesa e dënimit) është sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme.

21:112

قَٰلَ رَبِّ ٱحۡكُم بِٱلۡحَقِّۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ١١٢

Ai (Muhamedi) tha: “O Zoti im! Gjyko me të vërtetën! Zoti ynë, i Gjithmëshirshmi, është Ai, prej të cilit duhet të kërkohet ndihma kundër asaj që ju trilloni.”