Sureja Mu'minun

Sureja 23, mekase, 118 ajete.

23:1

قَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ١

Është e sigurt se kanë fituar besimtarët

23:2

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ ٢

Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur;

23:3

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنِ ٱللَّغۡوِ مُعۡرِضُونَ ٣

Ata, të cilët i shmangen së kotës (fjalë a punë),

23:4

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ ٤

Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit;

23:5

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ ٥

Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet

23:6

إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ ٦

dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen.

23:7

فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ ٧

Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit.

23:8

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ ٨

Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.

23:9

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمۡ يُحَافِظُونَ ٩

Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm -

23:10

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ ١٠

Këta janë trashëgimtarët e vërtetë,

23:11

ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ١١

Që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmonë.

23:12

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ ١٢

Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë toka).

23:13

ثُمَّ جَعَلۡنَٰهُ نُطۡفَةٗ فِي قَرَارٖ مَّكِينٖ ١٣

Pastaj atë (njeriun) e bëmë (të shumohet) nga një pikë (fare), që vendoset në një vend të sigurt (në mitër).

23:14

ثُمَّ خَلَقۡنَا ٱلنُّطۡفَةَ عَلَقَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡعَلَقَةَ مُضۡغَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡمُضۡغَةَ عِظَٰمٗا فَكَسَوۡنَا ٱلۡعِظَٰمَ لَحۡمٗا ثُمَّ أَنشَأۡنَٰهُ خَلۡقًا ءَاخَرَۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحۡسَنُ ٱلۡخَٰلِقِينَ ١٤

Më pas, atë pikë (fare) e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi (fetus). Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish. Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues!

23:15

ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ ١٥

Pas kësaj, në fund ju do të vdisni

23:16

ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ ١٦

Dhe përsëri, në ditën e Kijametit ju do të ringjalleni.

23:17

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلۡخَلۡقِ غَٰفِلِينَ ١٧

Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë (qiej) mbi ju dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.

23:18

وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَسۡكَنَّٰهُ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابِۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ ١٨

Dhe Ne lëshojmë ujë nga qielli me masë të caktuar dhe Ne e bëjmë atë (ujin) të futet në Tokë për ju. Por Ne, sigurisht mund ta bëjmë atë (ujin) që të humbë (në thellësi të tokës).

23:19

فَأَنشَأۡنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ لَّكُمۡ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ ١٩

Me anë të tij (ujit) Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi. Në ato kopshte ju keni fruta me mbushulli me të cilat ju ushqeheni.

23:20

وَشَجَرَةٗ تَخۡرُجُ مِن طُورِ سَيۡنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهۡنِ وَصِبۡغٖ لِّلۡأٓكِلِينَ ٢٠

Dhe (krijuam) një dru (ullirin) që rritet në Turi Sina e që jep vaj dhe mëlmesa për ata që e përdorin për ushqim.

23:21

وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ ٢١

Dhe te bagëtitë ka (gjithashtu) shenja për të medituar. Nga barqet e tyre Ne ju japim të pini (qumësht). Ju keni edhe shumë dobi të tjera dhe prej mishit të tyre ju ushqeheni.

23:22

وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ ٢٢

Dhe mbi to ashtu si edhe mbi anije ju (ngarkoni dhe) udhëtoni.

23:23

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٢٣

Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai i tha: “O populli im! Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) veç Tij. A nuk i frikësoheni (dënimit të Tij)?”

23:24

فَقَالَ ٱلۡمَلَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيۡكُمۡ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةٗ مَّا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ ٢٤

Paria e jobesimtarëve nga populli i tij thanë: “Ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri, sikurse ju, që dëshiron të tregojë se është më lart se ju. Po të dëshironte, Allahu do të dërgonte melekë. Ne kurrë nuk e kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.”

23:25

إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلُۢ بِهِۦ جِنَّةٞ فَتَرَبَّصُواْ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٖ ٢٥

(Disa të tjerë thanë:) Ai nuk është gjë tjetër veçse një njeri i sëmurë mendërisht (i çmendur). Ndaj prisni (e kini durim) edhe për pak kohë (që vdekja ta marrë)!

23:26

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ ٢٦

Ai (Nuhu) tha: “O Zoti im! Më ndihmo kundër atyre që më përgënjeshtrojnë!”.

23:27

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ ٢٧

Kështu, Ne i shpallëm Nuhut: “Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë! Pastaj, kur të vijë urdhri Ynë dhe të shpërthejnë burrimet e Tokës, atëherë ngarko në të nga një çift prej secilit lloj – mashkull dhe femër. Le të hipë edhe familja jote, me përjashtim të atyre, për të cilët tashmë është marrë vendimi. Dhe mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë keqbërës, sepse ata do të mbyten.

23:28

فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٨

E, kur të hipësh në anije së bashku me ata që janë me ty, thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na shpëtoi prej popullit keqbërës (mohues)!”

23:29

وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ ٢٩

Dhe thuaj: “O Zoti im! Më zbrit me bekimin tënd! Sepse Ti je më i miri i atyre që na zbresin.”

23:30

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ ٣٠

Sigurisht, në këto (ngjarje të popujve) ka Argumente (për njerëzit që kuptojnë). Kështu, Ne gjithmonë i kemi vënë ata (njerëzit) në provë.

23:31

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ ٣١

Pas tyre Ne sollëm një popull tjetër.

23:32

فَأَرۡسَلۡنَا فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٣٢

Dhe u dërguam një profet nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) veç Tij. A nuk i frikësoheni (dënimit)?”

23:33

وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَتۡرَفۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يَأۡكُلُ مِمَّا تَأۡكُلُونَ مِنۡهُ وَيَشۡرَبُ مِمَّا تَشۡرَبُونَ ٣٣

Paria e atij populli që nuk besoi dhe e mohoi Takimin në Jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm falur begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky (Salihu) nuk është gjë tjetër, veçse një njeri, sikurse edhe ju. Ai ha (ushqim), ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.

23:34

وَلَئِنۡ أَطَعۡتُم بَشَرٗا مِّثۡلَكُمۡ إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ ٣٤

Nëse i nështroheni (dhe i bindeni) një njeriu që është si ju, atëherë ju do të jeni të humbur.

23:35

أَيَعِدُكُمۡ أَنَّكُمۡ إِذَا مِتُّمۡ وَكُنتُمۡ تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَنَّكُم مُّخۡرَجُونَ ٣٥

Mos vallë ai po ju premton se pasi të vdisni, të bëheni dhe e eshtra, do të nxirreni sërish (të gjallë)?”

23:36

۞ هَيۡهَاتَ هَيۡهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ ٣٦

Sa e largët (dhe e pamundur) është ajo që ju premtohet!

23:37

إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ ٣٧

Nuk ka asgjë tjetër përveç jetës sonë në këtë botë. Në të do të vdesim e do të jetojmë (brez pas brezi) dhe kurrë nuk kemi për t'u ringjallur.

23:38

إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا وَمَا نَحۡنُ لَهُۥ بِمُؤۡمِنِينَ ٣٨

Ai (Salihu) nuk është tjetër veçse një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun dhe ne nuk i besojmë atij.

23:39

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ ٣٩

Ai (Salihu) tha “O Zoti im! Më ndihmo kundër atyre që më përgënjeshtrojnë!”

23:40

قَالَ عَمَّا قَلِيلٖ لَّيُصۡبِحُنَّ نَٰدِمِينَ ٤٠

Allahu tha: “Së shpejti ata do të dëshpërohen.”.

23:41

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ بِٱلۡحَقِّ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ غُثَآءٗۚ فَبُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤١

Atëherë ata i rrëmbeu oshëtima (dënimi) dhe Ne i bëmë ata sikur të ishin hedhurina gjethesh të thara. Larg mëshirës së Zotit qoftë populli keqbërës!

23:42

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قُرُونًا ءَاخَرِينَ ٤٢

Pas tyre Ne sollëm popuj të tjerë.

23:43

مَا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ ٤٣

Asnjë popull nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet.

23:44

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا تَتۡرَاۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةٗ رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُۖ فَأَتۡبَعۡنَا بَعۡضَهُم بَعۡضٗا وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَۚ فَبُعۡدٗا لِّقَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ ٤٤

Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit. Por, çdoherë që një populli i vinte profeti i vet, ata e përgënjeshtronin atë. Prandaj, Ne i dënuam ata popuj njëri pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. Larg mëshirës së Zotit qoftë një popull që nuk beson!

23:45

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٤٥

Më pas Ne dërguam Musanë dhe vëllanë e tij Harunin me mrekullitë dhe Argumentet tona të qarta,

23:46

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمًا عَالِينَ ٤٦

te Faraoni dhe rrethi i tij. Por ata u treguan kryeneçë, sepse ishin popull arrogant.

23:47

فَقَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لِبَشَرَيۡنِ مِثۡلِنَا وَقَوۡمُهُمَا لَنَا عَٰبِدُونَ ٤٧

Ata thanë: “E, si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!”

23:48

فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡلَكِينَ ٤٨

Ata i përgënjeshruan që të dy (profetët) dhe u bënë nga ata që u shkatërruan.

23:49

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ ٤٩

Ne i dhamë Musait Librin në mënyrë që ata (populli i Israilit) të gjenin Rrugën e Drejtë.

23:50

وَجَعَلۡنَا ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةٗ وَءَاوَيۡنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبۡوَةٖ ذَاتِ قَرَارٖ وَمَعِينٖ ٥٠

Ne i bëmë të birin e Merjemes dhe nënën e tij si Shenjë (mrekulli) dhe i venduam në një vend të lartë të qetë e të sigurt plot me burime uji.

23:51

يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ ٥١

(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar (të Allahut)! Hani (të gjitha) gjërat që janë të mira dhe të pastra dhe bëni vepra të mira! Unë di gjithçka që ju bëni.

23:52

وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ ٥٢

Kjo është feja juaj. Ajo është një fe e vetme (e pranuar tek Zoti) dhe (vetëm) Unë jam Zoti juaj. Prandaj më kini frikë Mua (e askënd tjetër)!

23:53

فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ ٥٣

Por, më vonë njerëzit u përçanë në grupe rreth fesë së tyre dhe secili grup krenohej me atë të vetën.

23:54

فَذَرۡهُمۡ فِي غَمۡرَتِهِمۡ حَتَّىٰ حِينٍ ٥٤

Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre!

23:55

أَيَحۡسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٖ وَبَنِينَ ٥٥

Mos vallë ata po mendojnë se meqë u kemi dhënë me mbushulli pasuri dhe fëmijë,

23:56

نُسَارِعُ لَهُمۡ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ بَل لَّا يَشۡعُرُونَ ٥٦

Ne do t’u ofronim të gjitha të mirat? Jo, kurrsesi! Por, ata nuk kuptojnë.

23:57

إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ خَشۡيَةِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ ٥٧

Vërtet, ata të cilët nga frika prej Zotit të tyre, janë të përulur,

23:58

وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ ٥٨

Ata, të cilët i besojnë Argumentet e Zotit të tyre;

23:59

وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمۡ لَا يُشۡرِكُونَ ٥٩

Ata, që nuk i përshkruajnë shok Zotit të tyre

23:60

وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ ٦٠

Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, -

23:61

أُوْلَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ ٦١

Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët.

23:62

وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٦٢

Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij. Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.

23:63

بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ ٦٣

Por zemrat e tyre (e mohuesve) janë të verbuara dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.

23:64

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ ٦٤

Kur Ne t’i dënojmë ata që kanë qenë të shfrenuar, ata do të ngrenë zërat me lutje (për ndihmë).

23:65

لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ ٦٥

(do t'u thuhet) Mos e ngreni zërin sot, sepse ju nuk keni për t'u ndihmuar nga Ne!

23:66

قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ ٦٦

Sepse, kur ju lexoheshin ajetet e Mia, ju u kthenit shpinën dhe iknit.

23:67

مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ ٦٧

Tregoheshit arrogantë ndaj tij e me fyerje kundër tij natën bisedonit.

23:68

أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٦٨

A nuk mendojnë ata thellë mbi fjalën e Allahut (Kur’anin), apo mos u ka ardhur diçka (e re), që të parëve të tyre të lashtë nuk u pati ardhur?

23:69

أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ ٦٩

Apo mos nuk e njohin të Dërguarin e tyre (Muhamedin), prandaj edhe e refuzojnë atë?

23:70

أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ ٧٠

Apo mos thonë për të se "është i çmendur"? Jo, kurrësesi! Ai u ka sjellë atyre të Vërtetën, por shumica e tyre e urrejnë të Vërtetën.

23:71

وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ ٧١

Sikur e vërteta të kishte qenë sipas dëshirave të tyre, sigurisht do të ishin shkatërruar qiejt e Toka dhe çdo gjë që gjendet në to. Ne u sollëm atyre Këshillën (Kur’anin), por ata i kthyen shpinën.

23:72

أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ خَرۡجٗا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيۡرٞۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ٧٢

Mos, vallë po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? Por shpërblimi i Zotit tënd është më i miri dhe Ai është Furnizuesi më i Mirë.

23:73

وَإِنَّكَ لَتَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٧٣

Me të vërtetë, ti po i fton ata në Rrugë të Drejtë.

23:74

وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ ٧٤

Por, ata që nuk besojnë në Botën Tjetër, i shmangen Rrugës së Drejtë.

23:75

۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ٧٥

Sikur Ne t’i mëshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqësinë që u ka rënë, ata do të ngulmonin me kryeneçësi në shfrenimin e tyre.

23:76

وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ ٧٦

Ne i sprovuam ata me Dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan Atij me lutje.

23:77

حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ ٧٧

Derisa t’ua hapim portën që të çon te dënimi i ashpër - atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.

23:78

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ ٧٨

Është Allahu, Ai që ju dhuroi të dëgjuarit, të parët dhe aftësinë e të menduarit, por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij.

23:79

وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٧٩

Dhe është Ai, që ju krijoi e ju shumoi në Tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni.

23:80

وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٨٠

Dhe është Ai, që jep jetën dhe vdekjen dhe bën ndërrimin e natës dhe të ditës. A nuk do të kuptoni?

23:81

بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ ٨١

Edhe këta flasin (kotësira), ashtu siç flisnin ata para tyre.

23:82

قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ٨٢

Ata thonë: “Mos vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra, do të ringjallemi?

23:83

لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٨٣

Të tilla gjëra na janë premtuar neve dhe prindërve tanë më parë! Ato nuk janë gjë tjetër, veçse tregime të lashta.

23:84

قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٨٤

Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të? (Thuajeni) nëse e dini!”

23:85

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٨٥

Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?”

23:86

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ ٨٦

Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?”

23:87

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٨٧

Ata do të thonë: “Allahu.”. Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij)?”

23:88

قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٨٨

Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë), e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni nëse e dini!”

23:89

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ ٨٩

Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota)?”

23:90

بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ٩٠

Ne u kemi sjellë atyre të Vërtetën (të qartë). Por, ata (që mohojnë ringjalljen) janë, me të vërtetë gënjeshtarë.

23:91

مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ٩١

Allahu nuk ka lindur kurrfarë biri (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe përveç Tij nuk ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin). (Po të kishte shumë zota) secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar, dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. I lartë dhe i Dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre.

23:92

عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٩٢

Ai e di të fshehtën e të dukshmen. Ai është shumë lart nga ajo që ata i atribuojnë.

23:93

قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ ٩٣

Thuaj: “O Zoti im! Nëse Ti do të ma tregosh (sa jam gjallë) atë (dënim) për të cilën ata janë paralajmëruar,

23:94

رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٩٤

Atëherë, o Zoti im, mos më përfshi mua (në ndëshkim) me atë popull keqbërës!”

23:95

وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ ٩٥

Dhe sigurisht, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë (dënim), që ua kemi premtuar atyre.

23:96

ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ ٩٦

Ktheje të keqen me atë që është më e mira! Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.

23:97

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ ٩٧

Dhe thuaj: “O Zot i im! Unë kërkoj mbrojtje tek Ti prej cytjeve të shejtanëve.”

23:98

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ ٩٨

Dhe mbështetem tek Ti, o Zoti im, që ata të mos më afrohen.”

23:99

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ ٩٩

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im! Më kthe (në jetë),

23:100

لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ١٠٠

që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që shpërfilla!” Jo, kurrsesi (nuk ka kthim pas). Këto janë vetëm fjalë që ai (jobesimtari) i thotë (me dëshpërim). Ata i pret jeta e varrit (Berzahu) deri në ditën kur do të ringjallen.

23:101

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ ١٠١

Pastaj kur t’i fryhet Surit (herën e dytë), atë Ditë nuk do të ketë më lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesin më për njëri-tjetrin.

23:102

فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ١٠٢

Atëherë, ata të cilëve u rëndojnë peshojat (e veprave të mira) - ata janë të shpëtuarit.

23:103

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ ١٠٣

Ndërsa, ata peshojat e të cilëve janë të lehta - ata e kanë humbur vetveten dhe janë në Xhehenem përgjithmonë.

23:104

تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ ١٠٤

Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe ata do të duken (të shëmtuar) pa buzë e me dhëmbë jashtë.

23:105

أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ١٠٥

(atyre do t'u thuhet): A nuk u janë lexuar juve Ajetet e Mia; e ju veçse i përgënjeshtruat?

23:106

قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ ١٠٦

“Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur.

23:107

رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ ١٠٧

O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.”

23:108

قَالَ ٱخۡسَـُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ ١٠٨

Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni!

23:109

إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ ١٠٩

Disa prej robve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!”

23:110

فَٱتَّخَذۡتُمُوهُمۡ سِخۡرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوۡكُمۡ ذِكۡرِي وَكُنتُم مِّنۡهُمۡ تَضۡحَكُونَ ١١٠

Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta.

23:111

إِنِّي جَزَيۡتُهُمُ ٱلۡيَوۡمَ بِمَا صَبَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ ١١١

Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan të durueshëm. Ata janë, vërtet fitimtarët.”

23:112

قَٰلَ كَمۡ لَبِثۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ عَدَدَ سِنِينَ ١١٢

Atyre do t'u thuhet: “E sa vjet keni qendruar në tokë?”

23:113

قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖ فَسۡـَٔلِ ٱلۡعَآدِّينَ ١١٣

Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Por pyeti ata që dinë të llogarisin!”

23:114

قَٰلَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ لَّوۡ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ١١٤

Pastaj do t'u thuhet: “Me të vërtetë keni qëndruar pak, veç sikur ta dinit!”

23:115

أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ ١١٥

A menduat atëherë, ju se Ne ju patëm krijuar kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne (për llogari)?

23:116

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ ١١٦

I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Nderuar.

23:117

وَمَن يَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرۡهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ١١٧

Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë.

23:118

وَقُل رَّبِّ ٱغۡفِرۡ وَٱرۡحَمۡ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ ١١٨

Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.”