Sureja Kariah
Sureja 101, mekase, 11 ajete.
101:1
ٱلۡقَارِعَةُ ١
(Ai është) Gjëmimi i tmershëm.
101:2
مَا ٱلۡقَارِعَةُ ٢
Çfarë është Gjëmimi i tmershëm?
101:3
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ ٣
E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm?
101:4
يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ ٤
Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara
101:5
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ ٥
dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.
101:6
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ ٦
Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij (të mira),
101:7
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ ٧
do të bëjë një jetë të kënaqshme.
101:8
وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ ٨
Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij (të mira),
101:9
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ ٩
do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë (Hauijeh).
101:10
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ ١٠
E ku mund ta dish ti se ç’është Humnera (Hauijeh)?
101:11
نَارٌ حَامِيَةُۢ ١١
Ajo është një zjarr i furishëm.