Sureja Adijat
Sureja 100, mekase, 11 ajete.
100:1
وَٱلۡعَٰدِيَٰتِ ضَبۡحٗا ١
Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë furishëm duke dihatur (me forcë),
100:2
فَٱلۡمُورِيَٰتِ قَدۡحٗا ٢
dhe me thundrat e tyre shkrepëtijnë xixa,
100:3
فَٱلۡمُغِيرَٰتِ صُبۡحٗا ٣
për ata (kuaj) që vërsulen herët në agim,
100:4
فَأَثَرۡنَ بِهِۦ نَقۡعٗا ٤
duke çuar pluhurin përpjetë
100:5
فَوَسَطۡنَ بِهِۦ جَمۡعًا ٥
dhe duke çarë përmes turmës (së armikut).
100:6
إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٞ ٦
Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit
100:7
وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٞ ٧
dhe këtë ai e dëshmon edhe vetë (me veprat e tij).
100:8
وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلۡخَيۡرِ لَشَدِيدٌ ٨
Ai e dëshiron shumë pasurinë.
100:9
۞ أَفَلَا يَعۡلَمُ إِذَا بُعۡثِرَ مَا فِي ٱلۡقُبُورِ ٩
A nuk e di ai se kur të nxirret jashtë ajo që fshihet në varre,
100:10
وَحُصِّلَ مَا فِي ٱلصُّدُورِ ١٠
dhe kur të dalin në shesh ato që fshihen në kraharorë,
100:11
إِنَّ رَبَّهُم بِهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّخَبِيرُۢ ١١
Atë Ditë, Zoti i tyre i di hollësisht (e do ti gjykojë për) veprat e tyre?