Sureja Zelzele
Sureja 99, medinase, 8 ajete.
99:1
إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا ١
Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme,
99:2
وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا ٢
Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj,
99:3
وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا ٣
Kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”,
99:4
يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا ٤
Atë Ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta,
99:5
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا ٥
sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.
99:6
يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٦
Atë Ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të shihen (e llogariten për) veprat e tyre.
99:7
فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ ٧
Kush ka bërë ndonjë të mire, që peshon sa grimca, atë do të shohë.
99:8
وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ ٨
Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.