Sureja Tekathur

Sureja 102, mekase, 8 ajete.

102:1

أَلۡهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ ١

Ju preokupoi (nga e vërteta) përpjekja për shumim (të stolive në këtë Botë),

102:2

حَتَّىٰ زُرۡتُمُ ٱلۡمَقَابِرَ ٢

derisa shkuat në varr.

102:3

كـَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣

Jo, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.

102:4

ثُمَّ كـَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٤

Të mjerët ju, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.

102:5

كـَلَّا لَوۡ تَعۡلَمُونَ عِلۡمَ ٱلۡيَقِينِ ٥

Ju nuk do të vepronit ashtu po ta dinit me siguri.

102:6

لَتَرَوُنَّ ٱلۡجَحِيمَ ٦

Keni për ta parë Xhehenemin.

102:7

ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيۡنَ ٱلۡيَقِينِ ٧

Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të.

102:8

ثُمَّ لَتُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ ٨

Atë ditë, do të pyeteni për të mirat (në këtë Botë).