Sureja Naziat

Sureja 79, mekase, 46 ajete.

79:1

وَٱلنَّٰزِعَٰتِ غَرۡقٗا ١

Betohem për ata (melekë) që me forcë rrëmbejnë shpirtrat (e keqbërsve).

79:2

وَٱلنَّٰشِطَٰتِ نَشۡطٗا ٢

Dhe për ata që marrin shpirtrat (e besimtarëve) me shkathtësi,

79:3

وَٱلسَّٰبِحَٰتِ سَبۡحٗا ٣

Dhe për ata (melekë) që me shpejtësi notojnë (mes qiellit dhe tokës),

79:4

فَٱلسَّٰبِقَٰتِ سَبۡقٗا ٤

Dhe për ata (melekë) që nxitojnë (të përmbushin urdhërat e Zotit).

79:5

فَٱلۡمُدَبِّرَٰتِ أَمۡرٗا ٥

Betohem edhe për ata (melekë) që çdo çështje rregullojnë.

79:6

يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ ٦

Ditën kur do të ndodhë tronditja (e madhe),

79:7

تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ ٧

pas së cilës një tjetër do të vijë!

79:8

قُلُوبٞ يَوۡمَئِذٖ وَاجِفَةٌ ٨

Atë ditë, zemrat do të jenë të tmerruara,

79:9

أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٞ ٩

dhe shikimet do të jenë të frikësuara

79:10

يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ ١٠

Ata (mohuesit) thonë: “A thua, do të bëhemi përsëri kështu si jemi,

79:11

أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ ١١

edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!”

79:12

قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ ١٢

Ata (mohuesit) thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”

79:13

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ ١٣

Ajo do të jetë një britmë e vetme,

79:14

فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ ١٤

Dhe ja, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.

79:15

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ١٥

A ta kanë rrëfyer historinë e Musait,

79:16

إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى ١٦

kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva?

79:17

ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ١٧

Ai i tha shko te Faraoni, se vërtet ai e ka tepruar.

79:18

فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ ١٨

E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”.

79:19

وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ ١٩

Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”.

79:20

فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٢٠

Ai i tregoi mrekullinë më të madhe,

79:21

فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ ٢١

por ai e përgënjeshtroi dhe nuk u bind.

79:22

ثُمَّ أَدۡبَرَ يَسۡعَىٰ ٢٢

Pastaj i ktheu shpinën dhe u largua.

79:23

فَحَشَرَ فَنَادَىٰ ٢٣

Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim.

79:24

فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٢٤

Dhe tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

79:25

فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ ٢٥

Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, me ndëshkimin e ahiretit dhe të të parës (dynjasë).”

79:26

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰٓ ٢٦

Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen.

79:27

ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا ٢٧

A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë.

79:28

رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا ٢٨

E ngriti kupën e tij dhe e përsosi.

79:29

وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا ٢٩

Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.

79:30

وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ ٣٠

E pastaj tokën e sheshoi.

79:31

أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا ٣١

Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj,

79:32

وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا ٣٢

kurse malet ia përforcoi,

79:33

مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ ٣٣

si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.

79:34

فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٣٤

E, kur të vijë Katastrofa më e madhe,

79:35

يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ ٣٥

atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë.

79:36

وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ ٣٦

Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh.

79:37

فَأَمَّا مَن طَغَىٰ ٣٧

Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë

79:38

وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ٣٨

dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote,

79:39

فَإِنَّ ٱلۡجَحِيمَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ ٣٩

Xhehenemi do të jetë vendi i tij.

79:40

وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ ٤٠

E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,

79:41

فَإِنَّ ٱلۡجَنَّةَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ ٤١

Xheneti do të jetë vendi i tij.

79:42

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا ٤٢

Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?".

79:43

فِيمَ أَنتَ مِن ذِكۡرَىٰهَآ ٤٣

Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë?

79:44

إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ ٤٤

Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.

79:45

إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا ٤٥

Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.

79:46

كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا ٤٦

Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.