Sureja Nebe’

Sureja 78, mekase, 40 ajete.

78:1

عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ ١

Për çfarë i bëjnë pyetje ata njëri-tjetrit?

78:2

عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ ٢

Për Lajmin e madh e tronditës,

78:3

ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ ٣

për të cilin kanë aq shumë kundërshtime e polemika!

78:4

كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ٤

Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!

78:5

ثُمَّ كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ٥

Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë!

78:6

أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا ٦

A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju,

78:7

وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا ٧

Dhe malet shtylla?

78:8

وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا ٨

Ne ju krijuam në çifte

78:9

وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا ٩

Dhe gjumin jua bëmë për pushim.

78:10

وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا ١٠

Natën jua bëmë mbulesë,

78:11

وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا ١١

Dhe ditën gjallërim (për të punuar).

78:12

وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا ١٢

Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë,

78:13

وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا ١٣

dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh.

78:14

وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا ١٤

Prej reve lëshojmë shi të bollshëm,

78:15

لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا ١٥

që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë (foragjere)

78:16

وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا ١٦

edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.

78:17

إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتٗا ١٧

S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar.

78:18

يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجٗا ١٨

Ajo është Dita, kur do t’i fryhet Surit dhe ju do të vini grupe-grupe.

78:19

وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبٗا ١٩

Qielli do të hapet e do të bëhet dyer-dyer.

78:20

وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا ٢٠

Malet do të shkulen e do të bëhen pluhur.

78:21

إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادٗا ٢١

Me të vërtetë, Xhehenemi është në pritë.

78:22

لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابٗا ٢٢

Ai është vendstrehim i keqbërësve (mosbesimtarë),

78:23

لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابٗا ٢٣

Ata do të mbesin atje përgjithmonë.

78:24

لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدٗا وَلَا شَرَابًا ٢٤

Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije,

78:25

إِلَّا حَمِيمٗا وَغَسَّاقٗا ٢٥

përveçse ujë të valë e kalbësira,

78:26

جَزَآءٗ وِفَاقًا ٢٦

si ndëshkim të merituar.

78:27

إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابٗا ٢٧

Ata nuk besojnë se do të japin llogari

78:28

وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابٗا ٢٨

dhe argumentet Tona i mohojnë me forcë.

78:29

وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبٗا ٢٩

Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim.

78:30

فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا ٣٠

Tani vuani! Ne do t’ju shtojmë vetëm se vuajtje.

78:31

إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا ٣١

S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha,

78:32

حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا ٣٢

kopshte e vreshta rrushi,

78:33

وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا ٣٣

edhe vasha të një moshe,

78:34

وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا ٣٤

edhe gota të mbushura plot (me pije të këndshme).

78:35

لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّٰبٗا ٣٥

Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra.

78:36

جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا ٣٦

Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti.

78:37

رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا ٣٧

Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.

78:38

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفّٗاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابٗا ٣٨

Atë ditë, Shpirti (Xhibrili) dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.

78:39

ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا ٣٩

Ajo është Dita e vërtetë. Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.

78:40

إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابٗا قَرِيبٗا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا ٤٠

Ne i kemi paralajmëruar ata (njerëzit) për një dënim të afërt. Atë Ditë njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta, ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhe!”