Sureja Murselat
Sureja 77, mekase, 50 ajete.
77:1
وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفٗا ١
Betohem për ato (erëra) që dërgohen njëra pas tjetrës me mirësi,
77:2
فَٱلۡعَٰصِفَٰتِ عَصۡفٗا ٢
Për furtunat që fryjnë furishëm,
77:3
وَٱلنَّٰشِرَٰتِ نَشۡرٗا ٣
Për shpërndarëset, që shpërndajnë (retë në qiell)!
77:4
فَٱلۡفَٰرِقَٰتِ فَرۡقٗا ٤
Për ata që ndajnë saktë (të vërtetën nga e kota)!
77:5
فَٱلۡمُلۡقِيَٰتِ ذِكۡرًا ٥
Për ata që sjellin shpallje (nga Allahu),
77:6
عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا ٦
Si dëshmi ose si paralajmërim!
77:7
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٞ ٧
S’ka dyshim se ajo që ju është premtuar, ka për të ndodhur patjetër,
77:8
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ ٨
Atëherë kur yjet të shuhen,
77:9
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتۡ ٩
Kur qielli të çahet,
77:10
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ ١٠
kur malet të shpërbëhen,
77:11
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ ١١
E kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar.
77:12
لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ ١٢
E në ç’ditë u është caktuar atyre koha?
77:13
لِيَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ ١٣
Ditën e Ndarjes (Gjykimit).
77:14
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ١٤
E ku e di ti se ç’është Dita e ndarjes (Gjykimit)?
77:15
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٥
Ajo Ditë është shkatërrim për mohuesit.
77:16
أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٦
A nuk i shkatërruam Ne popujt më të hershëm,
77:17
ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡأٓخِرِينَ ١٧
Dhe pastaj të tjerët që i shoqëruan?
77:18
كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ١٨
Kështu bëjmë Ne me keqbërësit.
77:19
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٩
Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:20
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ ٢٠
A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët,
77:21
فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٖ مَّكِينٍ ٢١
Që e vendosim në një vend të sigurt,
77:22
إِلَىٰ قَدَرٖ مَّعۡلُومٖ ٢٢
Deri në një afat të caktuar?!
77:23
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ ٢٣
Ne e bëjmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
77:24
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٢٤
Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:25
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا ٢٥
A nuk e bëmë Ne tokën që të mbajë në gjirin e vet
77:26
أَحۡيَآءٗ وَأَمۡوَٰتٗا ٢٦
të gjallë dhe të vdekur
77:27
وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٖ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءٗ فُرَاتٗا ٢٧
A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?! A nuk ju kemi dhënë ujin, që jua shuan etjen?
77:28
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٢٨
Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:29
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢٩
Shkoni tek ai vend, që ju e konsideruat të gënjeshtërt!
77:30
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلّٖ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٖ ٣٠
Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime,
77:31
لَّا ظَلِيلٖ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ ٣١
që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve!
77:32
إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٖ كَٱلۡقَصۡرِ ٣٢
Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë,
77:33
كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٞ صُفۡرٞ ٣٣
që duken sikur të ishin deve të verdha.
77:34
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٣٤
Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:35
هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ ٣٥
Kjo është Dita kur ata nuk flasin,
77:36
وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ ٣٦
kur nuk u lejohet as që të shfajsohen!
77:37
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٣٧
Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:38
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ ٣٨
Kjo është Dita e Ndarjes (Gjykimit). Ne do t’ju tubojmë ju dhe ata të mëparshmit.
77:39
فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَيۡدٞ فَكِيدُونِ ٣٩
Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëjeni!
77:40
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٠
Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:41
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٖ وَعُيُونٖ ٤١
Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve,
77:42
وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشۡتَهُونَ ٤٢
me larmi frutash, si t’i dëshirojnë.
77:43
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٤٣
(Atyre u thuhet) Hani e pini duke shijuar e me ëndje, për veprat që keni bërë!
77:44
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٤٤
Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit!
77:45
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٥
Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:46
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ ٤٦
(Mohuesve do tu thuhet) Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!
77:47
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٧
Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:48
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ ٤٨
Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin.
77:49
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٩
Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
77:50
فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ ٥٠
Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!