Sureja Kijame
Sureja 75, mekase, 40 ajete.
75:1
لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ ١
Betohem në Ditën e Kijametit.
75:2
وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ ٢
Betohem në shpirtin shumë qortues.
75:3
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ ٣
A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia bashkojmë sërish eshtrat atij?
75:4
بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ ٤
Përkundrazi, Ne jemi të Plotpushtetshëm ta rikrijojmë sikurse ka qenë, deri te mollëzat e gishtave të tij
75:5
بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ ٥
Por njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në gjynahe
75:6
يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ ٦
e pyet: “Kur është Dita e Kijametit?”
75:7
فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ ٧
Kur shikimi të tmerrohet,
75:8
وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ ٨
kur Hëna të fshihet,
75:9
وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ ٩
dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
75:10
يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ ١٠
atë Ditë, njeriu do të thotë: “Ku të fshihem (që të shpëtoj)?”
75:11
كـَلَّا لَا وَزَرَ ١١
Jo, nuk ka se ku të fshihet.
75:12
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ ١٢
Atë Ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.
75:13
يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ ١٣
Atë Ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.
75:14
بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ ١٤
Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes,
75:15
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ ١٥
edhe nëse paraqet arsyetime.
75:16
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ ١٦
Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt,
75:17
إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ ١٧
sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet dhe këndohet ai!
75:18
فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ ١٨
Pasi të ta kemi kumtuar atë, atëherë fillo ti!
75:19
ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ ١٩
Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë.
75:20
كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ ٢٠
Por ju doni këtë të ngutshmen
75:21
وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ ٢١
Dhe e lini pas dore atë të ardhmen.
75:22
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ ٢٢
Atë Ditë do të ketë fytyra të ndritura,
75:23
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ ٢٣
që Zotin e tyre do të shikojnë.
75:24
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ ٢٤
Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të zymta,
75:25
تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ ٢٥
që presin atë (Dënim të ashpër) që të thyen kurrizin.
75:26
كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ ٢٦
Jo, mos ashtu (në mosbesim)! Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit,
75:27
وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ ٢٧
dhe kur të thonë: “Kush do t’i këndojë (ta yshtë)?”
75:28
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ ٢٨
Kur ai (njeriu) të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes,
75:29
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ ٢٩
ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin,
75:30
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ ٣٠
atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt.
75:31
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ ٣١
Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz,
75:32
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٣٢
por vetëm mohon dhe kthen shpinën,
75:33
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ ٣٣
e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.
75:34
أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ ٣٤
(Atij do t'i thuhet) Mjerë për ty, mjerë!
75:35
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ ٣٥
Mjerë për ty, mjerë!
75:36
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى ٣٦
A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?!
75:37
أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ ٣٧
A nuk vjen ai (njeriu) nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë,
75:38
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ ٣٨
e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai (Zoti) e krijon dhe e përsos.
75:39
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ ٣٩
Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?!
75:40
أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ ٤٠
A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!