Sureja Muddethir
Sureja 74, mekase, 56 ajete.
74:1
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ ١
O ti i mbuluar!
74:2
قُمۡ فَأَنذِرۡ ٢
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (njerëzisë)!
74:3
وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ ٣
E madhëroje Zotin tënd!
74:4
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ ٤
Rrobat e tua pastroji!
74:5
وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ ٥
Së keqes së ndyrë largoju!
74:6
وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ ٦
Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!
74:7
وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ ٧
Dhe për hir të Zotit tënd, duro!
74:8
فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ ٨
E, kur t'i fryhet Surit,
74:9
فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ ٩
Atëherë është një ditë e vështirë.
74:10
عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ ١٠
Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobesimtarët.
74:11
ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا ١١
Ma lër Mua atë, që e krijova të vetmuar ,
74:12
وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا ١٢
që i mundësova të ketë pasuri të madhe;
74:13
وَبَنِينَ شُهُودٗا ١٣
që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete!
74:14
وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا ١٤
Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë,
74:15
ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ ١٥
ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë.
74:16
كـَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا ١٦
Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona.
74:17
سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا ١٧
Atë do ta sfilit dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
74:18
إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ ١٨
Ai mendonte dhe gjykonte.
74:19
فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ ١٩
Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?!
74:20
ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ ٢٠
Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?!
74:21
ثُمَّ نَظَرَ ٢١
Ai thellohej e thellohej në mendime,
74:22
ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ ٢٢
pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej.
74:23
ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ ٢٣
Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi.
74:24
فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ ٢٤
Ai tha: “Ky (Kur'an) nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve.
74:25
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ ٢٥
Ky (Kur'an) nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish””!
74:26
سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ ٢٦
Unë do ta flak atë në Sekar !
74:27
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ ٢٧
E ku e di ti se çfarë është Sekar?!
74:28
لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ ٢٨
Ai është i tillë që nuk lë send pa e djegur.
74:29
لَوَّاحَةٞ لِّلۡبَشَرِ ٢٩
Ai i përcëllon dhe i nxin lëkurat.
74:30
عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ ٣٠
Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij.
74:31
وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ ٣١
Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç engjëj, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë, që të binden ata që u është dhënë Libri, që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi, që ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos kenë asnjë dyshim, ndërsa ata të cilët në zemrat e tyre kanë sëmundje dhe jobesimtarët të thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” Ja, kështu Allahu e lë të humbur atë që Ai do dhe e udhëzon atë që do. Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush veç Tij. Ky (lajm) është veçse një kujtim për njerëzit.
74:32
كـَلَّا وَٱلۡقَمَرِ ٣٢
Betohem në Hënën,
74:33
وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ ٣٣
Edhe në natën, kur ajo tërhiqet,
74:34
وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ ٣٤
Edhe në agimin, kur ai shkrep,
74:35
إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ ٣٥
S’ka dyshim se ai (Zjarri) është një nga belatë më të mëdha.
74:36
نَذِيرٗا لِّلۡبَشَرِ ٣٦
Ai është vërejtje për njerëzit.
74:37
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ ٣٧
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë apo të ngecë në vend.
74:38
كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ ٣٨
Çdo njeri është peng i veprave të veta.
74:39
إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ ٣٩
përveç të djathtëve,
74:40
فِي جَنَّٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ ٤٠
të cilët do jenë në Xhenete dhe do t'i bëjnë pyetje njëri-tjetrit
74:41
عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٤١
dhe (do t'u thonë) zullumqarëve:
74:42
مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ ٤٢
“Çfarë ju solli në Sekar?”
74:43
قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ ٤٣
Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz,
74:44
وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ ٤٤
nuk ushqenim të varfërit,
74:45
وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ ٤٥
por përziheshim me të tjerët në vepra të kota.
74:46
وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤٦
Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit,
74:47
حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ ٤٧
derisa na erdhi e Vërteta e sigurt.”
74:48
فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ ٤٨
Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.
74:49
فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ ٤٩
Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës?
74:50
كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ ٥٠
Ata janë si gomarë të egër të trembur,
74:51
فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ ٥١
që vrapojnë prej luanit.
74:52
بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ ٥٢
Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm.
74:53
كـَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ ٥٣
Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër.
74:54
كـَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ ٥٤
Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer,
74:55
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ٥٥
Nga e cila përfiton kush dëshiron.
74:56
وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ ٥٦
Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve!