Sureja Hakka

Sureja 69, mekase, 52 ajete.

69:1

ٱلۡحَآقَّةُ ١

El Hãkkah (Dita e gjykimit).

69:2

مَا ٱلۡحَآقَّةُ ٢

Çfarë është El Hãkkah?

69:3

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ ٣

E ku mund ta dish ti se ç’është El Hãkkah?

69:4

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ ٤

Themudi dhe Adi mohuan Ditën e Tmerrit.

69:5

فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ ٥

Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme.

69:6

وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ ٦

Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme,

69:7

سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ ٧

Që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.

69:8

فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ ٨

A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?

69:9

وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ ٩

Faraoni, ata që ishin para tij dhe të përmbysurit kryen poshtërsi.

69:10

فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً ١٠

Ata kundërshtuan të Dërguarin e Zotit të tyre, prandaj Ai i ndëshkoi me një dënim edhe më të ashpër.

69:11

إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ ١١

Pasi vërshoi uji (në kohën e Nuhut), Ne ju hipëm në anije,

69:12

لِنَجۡعَلَهَا لَكُمۡ تَذۡكِرَةٗ وَتَعِيَهَآ أُذُنٞ وَٰعِيَةٞ ١٢

që të shërbente si përkujtim për ju dhe për ta kuptuar çdo vesh përkujtues.”.

69:13

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ نَفۡخَةٞ وَٰحِدَةٞ ١٣

E kur t’i fryhet Surit vetëm një herë,

69:14

وَحُمِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةٗ وَٰحِدَةٗ ١٤

dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri-tjetrin,

69:15

فَيَوۡمَئِذٖ وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ ١٥

Në atë Ditë do të ndodhë e Vërteta.

69:16

وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِيَ يَوۡمَئِذٖ وَاهِيَةٞ ١٦

Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar,

69:17

وَٱلۡمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرۡجَآئِهَاۚ وَيَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّكَ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ ثَمَٰنِيَةٞ ١٧

ndërsa melekët do të qëndrojnë në skajet e tij. Atë ditë, Arshin e Zotit tënd e bartin mbi vete tetë prej tyre.

69:18

يَوۡمَئِذٖ تُعۡرَضُونَ لَا تَخۡفَىٰ مِنكُمۡ خَافِيَةٞ ١٨

Atë ditë, ju do të dilni zbuluar e nuk do të mbetet i fshehtë asnjë sekret i juaji.

69:19

فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقۡرَءُواْ كِتَٰبِيَهۡ ١٩

Ai që do t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, do të thotë: “Ej, ju të gjithë! Ja, lexojeni librin tim!

69:20

إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَٰقٍ حِسَابِيَهۡ ٢٠

Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.”

69:21

فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ ٢١

Ai do të jetë në një jetë të kënaqshme,

69:22

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ ٢٢

në një Xhenet të lartë,

69:23

قُطُوفُهَا دَانِيَةٞ ٢٣

ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë.

69:24

كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَآ أَسۡلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡأَيَّامِ ٱلۡخَالِيَةِ ٢٤

Hani e pini shijshëm, sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara!

69:25

وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُوتَ كِتَٰبِيَهۡ ٢٥

Kurse ai që do t'i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im,

69:26

وَلَمۡ أَدۡرِ مَا حِسَابِيَهۡ ٢٦

E kështu të mos e dija se si është llogaria ime!

69:27

يَٰلَيۡتَهَا كَانَتِ ٱلۡقَاضِيَةَ ٢٧

Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja) fund i përhershëm për mua!

69:28

مَآ أَغۡنَىٰ عَنِّي مَالِيَهۡۜ ٢٨

Pasuria nuk më bëri aspak dobi.

69:29

هَلَكَ عَنِّي سُلۡطَٰنِيَهۡ ٢٩

M’u hoq edhe pushteti.”

69:30

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ ٣٠

Kapeni dhe prangoseni në hekura!

69:31

ثُمَّ ٱلۡجَحِيمَ صَلُّوهُ ٣١

Pastaj hidheni në Xhehenem!

69:32

ثُمَّ فِي سِلۡسِلَةٖ ذَرۡعُهَا سَبۡعُونَ ذِرَاعٗا فَٱسۡلُكُوهُ ٣٢

Pastaj lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë!

69:33

إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ ٱلۡعَظِيمِ ٣٣

Sepse ai nuk besonte Allahun e Madhëruar.

69:34

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ ٣٤

Ai nuk nxiste për të ushqyer të varfrit.

69:35

فَلَيۡسَ لَهُ ٱلۡيَوۡمَ هَٰهُنَا حَمِيمٞ ٣٥

Ai sot nuk ka këtu asnjë mik,

69:36

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنۡ غِسۡلِينٖ ٣٦

as ushqim tjetër, përveç gislin-it (qelb nga trupat e banorëve të xhehenemit),

69:37

لَّا يَأۡكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡخَٰطِـُٔونَ ٣٧

që nuk e ha kush, përveç të gabuarve.

69:38

فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُونَ ٣٨

Unë betohem në atë që e shihni.

69:39

وَمَا لَا تُبۡصِرُونَ ٣٩

Edhe në atë që nuk e shihni.

69:40

إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ ٤٠

Se, me të vërtetë ai (Kur'ani) është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm.

69:41

وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٖۚ قَلِيلٗا مَّا تُؤۡمِنُونَ ٤١

Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti; por ju nuk besoni.

69:42

وَلَا بِقَوۡلِ كَاهِنٖۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ ٤٢

Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni.

69:43

تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٣

Ai është shpallje prej Zotit të botëve.

69:44

وَلَوۡ تَقَوَّلَ عَلَيۡنَا بَعۡضَ ٱلۡأَقَاوِيلِ ٤٤

Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë,

69:45

لَأَخَذۡنَا مِنۡهُ بِٱلۡيَمِينِ ٤٥

Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë,

69:46

ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡهُ ٱلۡوَتِينَ ٤٦

E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës.

69:47

فَمَا مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ عَنۡهُ حَٰجِزِينَ ٤٧

E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.

69:48

وَإِنَّهُۥ لَتَذۡكِرَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ ٤٨

Ai (Kur'ani) është këshillë për të devotshmit.

69:49

وَإِنَّا لَنَعۡلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ ٤٩

S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues.

69:50

وَإِنَّهُۥ لَحَسۡرَةٌ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٠

Ai (Kur'ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.

69:51

وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلۡيَقِينِ ٥١

Ai (Kur'ani) është e vërteta e sigurt!

69:52

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٥٢

Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!