Sureja Mearixh

Sureja 70, mekase, 44 ajete.

70:1

سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٖ وَاقِعٖ ١

Dikush kërkoi dënimin e pashmangshëm.

70:2

لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٞ ٢

Ai është (në pritë) për jobesimtarët. Askush nuk mund ta ndalë atë.

70:3

مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ ٣

Ai dënim vjen nga Allahu, Pronari i rrugëve të larta.

70:4

تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٖ ٤

Atje ngjiten melekët dhe shpirti në një ditë, e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet.

70:5

فَٱصۡبِرۡ صَبۡرٗا جَمِيلًا ٥

Ti bëj durim, me një durim të hijshëm.

70:6

إِنَّهُمۡ يَرَوۡنَهُۥ بَعِيدٗا ٦

Ata (jobesimtarët) e shohin atë (Ditën e Kjametit) larg,

70:7

وَنَرَىٰهُ قَرِيبٗا ٧

Kurse Ne e shohim atë afër.

70:8

يَوۡمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلۡمُهۡلِ ٨

Ditën, kur qielli të bëhet si plumb i shkrirë,

70:9

وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٩

E malet të bëhen si lesh i shprishur,

70:10

وَلَا يَسۡـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمٗا ١٠

Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun,

70:11

يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ ١١

Atë Ditë ata (njerëzia) do të shihen ndërmjet tyre. Krimineli do të dëshironte ta shpaguante dënimin e asaj dite me bijtë e vet,

70:12

وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ ١٢

me gruan dhe me vëllain e vet,

70:13

وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ ١٣

me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej,

70:14

وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ يُنجِيهِ ١٤

madje, me gjithë ç’ka në tokë, vetëm për të shpëtuar.

70:15

كـَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ ١٥

Jo, kurrsesi! Ajo (që i pret mohuesit) është Ledhá (Zjarr i përflakur),

70:16

نَزَّاعَةٗ لِّلشَّوَىٰ ١٦

që ta shkul lëkurën e kokës.

70:17

تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ ١٧

Ai zjarr thërret atë, që është sprapsur e larguar,

70:18

وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ ١٨

atë që vetëm grumbullonte (pasuri) dhe fshihte.

70:19

۞ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا ١٩

Pa dyshim, njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.

70:20

إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعٗا ٢٠

Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.

70:21

وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا ٢١

Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.

70:22

إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ ٢٢

Përveç atyre që falen,

70:23

ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ ٢٣

që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre.

70:24

وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ مَّعۡلُومٞ ٢٤

Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar

70:25

لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ ٢٥

Për lypësin dhe për nevojtarin.

70:26

وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ٢٦

Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit,

70:27

وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ ٢٧

Dhe atyre që prej dënimit të Zotit të tyre frikësohen.

70:28

إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمۡ غَيۡرُ مَأۡمُونٖ ٢٨

Nuk ka dyshim se prej dënimit të Zotit të tyre nuk ka shpëtim.

70:29

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ ٢٩

Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet,

70:30

إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ ٣٠

Dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen.

70:31

فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ ٣١

Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit.

70:32

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ ٣٢

Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.

70:33

وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ ٣٣

Edhe ata që dëshminë e vet nuk e fshehin.

70:34

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ ٣٤

Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm.

70:35

أُوْلَٰٓئِكَ فِي جَنَّٰتٖ مُّكۡرَمُونَ ٣٥

Të gjithë këta janë në Xhenete, të nderuar.

70:36

فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ ٣٦

Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje

70:37

عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ ٣٧

E që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje?

70:38

أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٖ ٣٨

A mos duan që të hyjnë në Xhenetin e begatshëm?!

70:39

كـَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ ٣٩

Kurrsesi. Ne i krijuam ata prej asaj që ata e dinë.

70:40

فَلَآ أُقۡسِمُ بِرَبِّ ٱلۡمَشَٰرِقِ وَٱلۡمَغَٰرِبِ إِنَّا لَقَٰدِرُونَ ٤٠

Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm,

70:41

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ خَيۡرٗا مِّنۡهُمۡ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ ٤١

Që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata, dhe askush nuk mund të na dalë para.

70:42

فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٤٢

Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen, derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar;

70:43

يَوۡمَ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ سِرَاعٗا كَأَنَّهُمۡ إِلَىٰ نُصُبٖ يُوفِضُونَ ٤٣

Ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre.

70:44

خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۚ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ ٤٤

Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. Kjo është dita që u është premtuar.