Sureja Nexhm
Sureja 53, mekase, 62 ajete.
53:1
وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ ١
Betohem në yllin kur perëndon,
53:2
مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ ٢
se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar.
53:3
وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ ٣
Ai nuk flet sipas dëshirës,
53:4
إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ ٤
por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij.
53:5
عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ ٥
Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili),
53:6
ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ ٦
që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale,
53:7
وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٧
në pikën më të lartë të horizontit.
53:8
ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ ٨
Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij,
53:9
فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ ٩
sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër
53:10
فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ ١٠
dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.
53:11
مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ ١١
Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa.
53:12
أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ ١٢
Vallë, ju po e kundërshtoni për atë që ka pare?!
53:13
وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ ١٣
Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër,
53:14
عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ ١٤
te Sidretul Munteha,
53:15
عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ ١٥
pranë së cilës është Xheneti Me’ua,
53:16
إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ ١٦
kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbulonte.
53:17
مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ ١٧
Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën.
53:18
لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ ١٨
Ai pa, vërtet disa nga Shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
53:19
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ ١٩
A i shihni Latin dhe Uzzanë?
53:20
وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ ٢٠
Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?
53:21
أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ ٢١
A mendoni se meshkujt janë tuajt e të Atij femrat?
53:22
تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ ٢٢
Atëherë kjo është një ndarje vërtetë e padrejtë.
53:23
إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ ٢٣
Ata nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.
53:24
أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ ٢٤
A do ta arrijë njeriu gjithçka që dëshiron?!
53:25
فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ ٢٥
Vetëm Allahut i takon Bota Tjetër dhe kjo botë.
53:26
۞ وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ ٢٦
Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.
53:27
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ ٢٧
Vërtet, ata që nuk e besojnë Jetën Tjetër, i emërtojnë melekët me emra femrash.
53:28
وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـٔٗا ٢٨
Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.
53:29
فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ٢٩
Largohu prej atyre që i kanë kthyer shpinën Kur'anit dhe që synojnë veçse jetën e kësaj bote!
53:30
ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ ٣٠
Aq është e tërë dituria që ata kanë arritur. Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë.
53:31
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى ٣١
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.
53:32
ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ ٣٢
Për ata që largohen prej gjynaheve të mëdha dhe poshtërsive, përveç ndonjë gjynahu të vogël, s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjërë. Ai di gjithçka rreth jush, qysh kur e filloi krijimin tuaj nga dheu dhe qysh kur ishit fetus në bark të nënës suaj. Atëherë, mos e mburrni veten, sepse Ai e di më mirë se cili është, vërtet i devotshëm.
53:33
أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ ٣٣
A e ke vënë re atë që kthen shpinën,
53:34
وَأَعۡطَىٰ قَلِيلٗا وَأَكۡدَىٰٓ ٣٤
i cili jep pak, e pastaj e ndërpret?
53:35
أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ ٣٥
Mos vallë, ai ka njohuri për të fshehtën dhe e sheh atë?
53:36
أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ ٣٦
Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Fletët e Musait
53:37
وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ ٣٧
dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi të gjitha detyrimet (e Zotit):
53:38
أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ ٣٨
Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit
53:39
وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ ٣٩
dhe njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë.
53:40
وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ ٤٠
Puna e tij, pa dyshim që do të shihet,
53:41
ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ ٤١
dhe pastaj ai do të marrë shpërblimin më të plotë;
53:42
وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ ٤٢
Pa dyshim, te Zoti yt do të jetë kthimi.
53:43
وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ ٤٣
Ai sjell buzëqeshjen dhe lotët.
53:44
وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا ٤٤
Ai jep vdekjen dhe jetën.
53:45
وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ ٤٥
Është Ai që i krijoi llojet në çift - mashkull dhe femër,
53:46
مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ ٤٦
nga një pikë lëngu, që hidhet.
53:47
وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ ٤٧
Eshtë detyrë e Tij Ringjallja tjetër.
53:48
وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ ٤٨
Është Ai që pasuron dhe varfëron.
53:49
وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ ٤٩
Ai është Zoti i Yllit Polar.
53:50
وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ ٥٠
Është Ai që i shkatërroi adët e lashtë
53:51
وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ ٥١
Dhe themudët, prej të cilëve nuk mbeti asnjë.
53:52
وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ ٥٢
Edhe popullin e Nuhut më herët. Vërtet, ata ishin edhe më keqbërës dhe të shfrenuar.
53:53
وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ ٥٣
edhe mu’tefikët, të cilët i përplasi prej së larti.
53:54
فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ ٥٤
Ata i përfshiu ajo që i përfshiu.
53:55
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ ٥٥
Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime?
53:56
هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ ٥٦
Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm.
53:57
أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ ٥٧
E afërta është afruar.
53:58
لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ ٥٨
Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut.
53:59
أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ ٥٩
Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni
53:60
وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ ٦٠
dhe po qeshni, e nuk po qani,
53:61
وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ ٦١
Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje?!
53:62
فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩ ٦٢
Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!