Sureja Xhathije

Sureja 45, mekase, 37 ajete.

45:1

حمٓ ١

Ha, Mim.

45:2

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ٢

Zbritja e Librit është prej Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit!

45:3

إِنَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٣

Vërtet, në qiej dhe në Tokë ka plot Shenja për besimtarët.

45:4

وَفِي خَلۡقِكُمۡ وَمَا يَبُثُّ مِن دَآبَّةٍ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ٤

Edhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave të kudogjendura ka fakte për njerëzit që janë të bindur (në besimin e drejtë).

45:5

وَٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن رِّزۡقٖ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَا وَتَصۡرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٥

Edhe në shkëmbimin e natës me ditën, në reshjet që Allahu lëshon prej qiellit, si furnizim dhe si gjallërues të tokës pas vdekjes së saj, ashtu edhe në lëvizjen e erërave ka fakte për njerëzit që mendojnë.

45:6

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَ ٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ يُؤۡمِنُونَ ٦

Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t’i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, çfarë fjale tjetër, veç fjalës së Allahut dhe fakteve të Tij besojnë ata?!

45:7

وَيۡلٞ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ ٧

Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh,

45:8

يَسۡمَعُ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٖ ٨

Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm.

45:9

وَإِذَا عَلِمَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا شَيۡـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٩

Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues.

45:10

مِّن وَرَآئِهِمۡ جَهَنَّمُۖ وَلَا يُغۡنِي عَنۡهُم مَّا كَسَبُواْ شَيۡـٔٗا وَلَا مَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ ١٠

Përpara tyre ndodhet Xhehenemi. Atyre nuk do t’u bëjnë aspak dobi ato që kanë grumbulluar dhe as ata, të cilëve u kërkojnë ndihmë në vend të Allahut. Ata do të vuajnë një dënim të ashpër.

45:11

هَٰذَا هُدٗىۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٌ ١١

Ky (Kur'an) është një udhëzim madhështor. Ndërsa ata që nuk i pranojnë faktet e Zotit të tyre, i pret një dënim poshtërues dhe i mundimshëm.

45:12

۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡبَحۡرَ لِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ فِيهِ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ١٢

Allahu është Ai që nënshtroi detin për ju, në mënyrë që mbi të, me lejen e Tij, të lundrojnë anijet. Kështu ju mund të kërkoni prej mirësive të Tij dhe të jeni mirënjohës.

45:13

وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مِّنۡهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ١٣

Për ju, Ai nënshtroi gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë; të gjitha janë prej Tij. Në to ka fakte madhështore për njerëzit që mendojnë thellë.

45:14

قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغۡفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجۡزِيَ قَوۡمَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٤

Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë (e falin) ata që nuk besojnë në shpërblimin (e ndëshkimin) e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.

45:15

مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ ١٥

Kush bën vepra të mira, bën për vete e kush bën vepra të këqia, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni.

45:16

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦

Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, gjykimin me drejtësi dhe profetësinë. Ne i furnizuam ata me të mira, duke i dalluar mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe).

45:17

وَءَاتَيۡنَٰهُم بَيِّنَٰتٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِۖ فَمَا ٱخۡتَلَفُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ١٧

U dhamë edhe fakte të qarta për çështjet fetare. Por edhe pasi iu dha dituria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre. Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin.

45:18

ثُمَّ جَعَلۡنَٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ فَٱتَّبِعۡهَا وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ ١٨

Më pas, Ne të udhëzuam ty në një Ligj të drejtë, prandaj ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.

45:19

إِنَّهُمۡ لَن يُغۡنُواْ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗاۚ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۖ وَٱللَّهُ وَلِيُّ ٱلۡمُتَّقِينَ ١٩

Ata nuk mund të të mbrojnë prej Allahut. Keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është mbrojtësi i besimtarëve të devotshëm.

45:20

هَٰذَا بَصَٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ٢٠

Ky (Kur'an) është Dritë, udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë me siguri të plotë.

45:21

أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجۡتَرَحُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجۡعَلَهُمۡ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَوَآءٗ مَّحۡيَاهُمۡ وَمَمَاتُهُمۡۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ ٢١

A mos mendojnë ata që e teprojnë me të këqija se do t’i trajtojmë si të barabartë me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si në jetë, edhe në vdekje?! Sa i ulët është gjykimi i tyre!

45:22

وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَلِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٢٢

Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe, me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për veprat e veta. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

45:23

أَفَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ وَأَضَلَّهُ ٱللَّهُ عَلَىٰ عِلۡمٖ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمۡعِهِۦ وَقَلۡبِهِۦ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِۦ غِشَٰوَةٗ فَمَن يَهۡدِيهِ مِنۢ بَعۡدِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٢٣

A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?! Allahu, me urtësinë e Tij, e ka humbur atë nga rruga e drejtë, ia ka bllokuar të dëgjuarit dhe zemrën dhe mbi sytë e tij ka vënë perde. Përveç Allahut, kush tjetër mund ta udhëzojë atë?! A nuk e kuptoni?!

45:24

وَقَالُواْ مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا يُهۡلِكُنَآ إِلَّا ٱلدَّهۡرُۚ وَمَا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِنۡ هُمۡ إِلَّا يَظُنُّونَ ٢٤

Ata (mosbesimtarët) thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron.” Ata nuk kanë asnjë lloj diturie për këtë, por vetëm hamendësojnë.

45:25

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ مَّا كَانَ حُجَّتَهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٢٥

Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta (për ringjalljen), argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!”

45:26

قُلِ ٱللَّهُ يُحۡيِيكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يَجۡمَعُكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٢٦

Thuaju: “Allahu jua jep jetën dhe më pas ju bën të vdisni. Pastaj, Ai do t’ju grumbullojë Ditën e Kijametit, për të cilën nuk ka dyshime, por shumica e njerëzve nuk kanë dituri”.

45:27

وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوۡمَئِذٖ يَخۡسَرُ ٱلۡمُبۡطِلُونَ ٢٧

Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Atë Ditë, kur të vijë Ora (e llogarisë), refuzuesit (e së vërtetës) do të dëshpërohen shumë.

45:28

وَتَرَىٰ كُلَّ أُمَّةٖ جَاثِيَةٗۚ كُلُّ أُمَّةٖ تُدۡعَىٰٓ إِلَىٰ كِتَٰبِهَا ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٢٨

(Atë Ditë) Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar (në pritje të llogarisë). Çdo popull do të thirret (për tu tubuar) te Libri i vet (i veprave). Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar.

45:29

هَٰذَا كِتَٰبُنَا يَنطِقُ عَلَيۡكُم بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّا كُنَّا نَسۡتَنسِخُ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٢٩

Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush. Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit.

45:30

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُدۡخِلُهُمۡ رَبُّهُمۡ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡمُبِينُ ٣٠

Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet. Ky është shpëtimi më i madh.

45:31

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَفَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡ وَكُنتُمۡ قَوۡمٗا مُّجۡرِمِينَ ٣١

Ndërsa atyre që nuk besojnë (do t'u thuhet): “A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës.”

45:32

وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَٱلسَّاعَةُ لَا رَيۡبَ فِيهَا قُلۡتُم مَّا نَدۡرِي مَا ٱلسَّاعَةُ إِن نَّظُنُّ إِلَّا ظَنّٗا وَمَا نَحۡنُ بِمُسۡتَيۡقِنِينَ ٣٢

Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)! Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.”

45:33

وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٣٣

Atyre (që nuk besojnë) do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.

45:34

وَقِيلَ ٱلۡيَوۡمَ نَنسَىٰكُمۡ كَمَا نَسِيتُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَا وَمَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٣٤

Atyre (që nuk besojnë) do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite. Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë.

45:35

ذَٰلِكُم بِأَنَّكُمُ ٱتَّخَذۡتُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوٗا وَغَرَّتۡكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ فَٱلۡيَوۡمَ لَا يُخۡرَجُونَ مِنۡهَا وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ ٣٥

Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja).

45:36

فَلِلَّهِ ٱلۡحَمۡدُ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَرَبِّ ٱلۡأَرۡضِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٦

E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë!

45:37

وَلَهُ ٱلۡكِبۡرِيَآءُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٣٧

Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari e i Urti.