Sureja Ahkaf

Sureja 46, mekase, 35 ajete.

46:1

حمٓ ١

Ha, Mim.

46:2

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ٢

Shpallja e Librit është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.

46:3

مَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَمَّآ أُنذِرُواْ مُعۡرِضُونَ ٣

Ne i krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që ekziston ndërmjet tyre, veçse me një qëllim të drejtë dhe për një afat të caktuar. Megjithatë, ata që nuk besojnë, janë mospërfillës ndaj paralajmërimeve që u bëhen.

46:4

قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ لَهُمۡ شِرۡكٞ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِۖ ٱئۡتُونِي بِكِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ هَٰذَآ أَوۡ أَثَٰرَةٖ مِّنۡ عِلۡمٍ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٤

Thuaju atyre: “A nuk i shihni ata që i lusni në vend të Allahut? Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë? Apo, vallë, kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni ndonjë libër tjetër para këtij ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!”

46:5

وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّن يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَن لَّا يَسۡتَجِيبُ لَهُۥٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَهُمۡ عَن دُعَآئِهِمۡ غَٰفِلُونَ ٥

Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre.

46:6

وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُواْ لَهُمۡ أَعۡدَآءٗ وَكَانُواْ بِعِبَادَتِهِمۡ كَٰفِرِينَ ٦

Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.

46:7

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٌ ٧

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të vërtetën, që u ka ardhur: “Kjo është magji e qartë!”

46:8

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَلَا تَمۡلِكُونَ لِي مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِۚ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٨

Ose thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë.” Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut. Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij (Kur'anit). Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi e Mëshirëploti.”!

46:9

قُلۡ مَا كُنتُ بِدۡعٗا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدۡرِي مَا يُفۡعَلُ بِي وَلَا بِكُمۡۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٩

Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju. Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.”!

46:10

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرۡتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثۡلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠

Thuaju: “Më tregoni se ç’do të bëhet me ju, nëse ai (Kur'ani) është prej Allahut, kurse ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, kurse ju tregoheni kryeneçë?!” Allahu nuk i udhëzon në rrugën e shpëtimit njerëzit e padrejtë.

46:11

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡ كَانَ خَيۡرٗا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيۡهِۚ وَإِذۡ لَمۡ يَهۡتَدُواْ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفۡكٞ قَدِيمٞ ١١

Jobesimtarët thonë për besimtarët: “Sikur të ishte besimi (ne Muhamedin) ndonjë gjë e mirë, ata (besimtarët) nuk do ta besonin para nesh.” Ata (mosbesimtarët) nuk e pranuan udhëzimin (e Kuranit), prandaj thonë: “Ai (Kur'ani) është një mashtrim i vjetër!”.

46:12

وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةٗۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٞ مُّصَدِّقٞ لِّسَانًا عَرَبِيّٗا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُحۡسِنِينَ ١٢

Para Kur'anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. Kur'ani është një Libër që e vërteton atë (Teuratin) dhe është shpallur në gjuhën arabe, për t’u tërhequr vërejtjen atyre që bëjnë gjynahe dhe si lajm i mirë për vepërmirët.

46:13

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ١٣

Ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur, nuk do të kenë frikë dhe as do të brengosen.

46:14

أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٤

Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.

46:15

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ إِحۡسَٰنًاۖ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ كُرۡهٗا وَوَضَعَتۡهُ كُرۡهٗاۖ وَحَمۡلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهۡرًاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗ قَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ١٥

Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. Kur arrin pjekurinë e vet dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi! Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.”

46:16

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنۡهُمۡ أَحۡسَنَ مَا عَمِلُواْ وَنَتَجَاوَزُ عَن سَيِّـَٔاتِهِمۡ فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلۡجَنَّةِۖ وَعۡدَ ٱلصِّدۡقِ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ ١٦

Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë, ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.

46:17

وَٱلَّذِي قَالَ لِوَٰلِدَيۡهِ أُفّٖ لَّكُمَآ أَتَعِدَانِنِيٓ أَنۡ أُخۡرَجَ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلۡقُرُونُ مِن قَبۡلِي وَهُمَا يَسۡتَغِيثَانِ ٱللَّهَ وَيۡلَكَ ءَامِنۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ فَيَقُولُ مَا هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٧

Dikush u thotë prindërve të vet: “Uf, ju të dy! A më premtoni se do të ringjallem, kur sa e sa breza kanë kaluar para meje?!” Ata të dy e lusin Allahun që ta udhëzojë (dhe e porosisin): “I mjeri ti, beso, se premtimi i Allahut është i vërtetë!” Por ai thotë: “Këto nuk janë gjë tjetër, por veçse përralla të popujve të hershëm!”

46:18

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ خَٰسِرِينَ ١٨

Këta janë ata njerëz, kundër të cilëve u përmbush Fjala (e dënimit) sikurse u veprua me popujt e xhindeve dhe të njerëzve që kaluan para tyre. Të gjithë ata ishin të humbur.

46:19

وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۖ وَلِيُوَفِّيَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ١٩

Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet padrejtësi.

46:20

وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَذۡهَبۡتُمۡ طَيِّبَٰتِكُمۡ فِي حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنۡيَا وَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِهَا فَٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَفۡسُقُونَ ٢٠

Ditën, kur ata që nuk besuan (në Zotin) do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to. Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues, për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!”.

46:21

۞ وَٱذۡكُرۡ أَخَا عَادٍ إِذۡ أَنذَرَ قَوۡمَهُۥ بِٱلۡأَحۡقَافِ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦٓ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ٢١

Kujto vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf! Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë. Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t'ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!”

46:22

قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِتَأۡفِكَنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٢٢

Ata i thanë: “A mos ke ardhur që të na largosh prej zotave tanë?! Na e sill tani atë me të cilën na kërcënon, nëse thua të vërtetën!”

46:23

قَالَ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ ٢٣

Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar. Megjithatë, po shoh se qenkeni njerëz krejt pa dije.”.

46:24

فَلَمَّا رَأَوۡهُ عَارِضٗا مُّسۡتَقۡبِلَ أَوۡدِيَتِهِمۡ قَالُواْ هَٰذَا عَارِضٞ مُّمۡطِرُنَاۚ بَلۡ هُوَ مَا ٱسۡتَعۡجَلۡتُم بِهِۦۖ رِيحٞ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢٤

Kur ata panë një re, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo re po sjell shiun!” - “Jo, por kjo është ajo që ju e kërkonit me ngut. Ajo është një stuhi, që mbart një dënim të dhembshëm.

46:25

تُدَمِّرُ كُلَّ شَيۡءِۭ بِأَمۡرِ رَبِّهَا فَأَصۡبَحُواْ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمۡۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٢٥

Me urdhrin e Zotit të saj, ajo shkatërroi çdo gjë. Kur agoi, nuk shihej gjë tjetër, përveç banesave të tyre. Kështu i ndëshkojmë Ne popujt keqbërës.

46:26

وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰهُمۡ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّٰكُمۡ فِيهِ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ سَمۡعٗا وَأَبۡصَٰرٗا وَأَفۡـِٔدَةٗ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُمۡ سَمۡعُهُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُهُمۡ وَلَآ أَفۡـِٔدَتُهُم مِّن شَيۡءٍ إِذۡ كَانُواْ يَجۡحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٢٦

Ne u patëm mundësuar atyre gjëra që nuk jua mundësuam juve. Ne u dhamë atyre dëgjim, shikim dhe zemër, por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat e tyre nuk u bënë dobi, sepse ata i refuzonin ajetet e (Shpalljeve të) Allahut. Ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin.

46:27

وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا مَا حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡقُرَىٰ وَصَرَّفۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٢٧

Edhe më parë Ne kemi shkatërruar vendbanimet përreth jush dhe ua kemi shpjeguar Shpalljet Tona që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë).

46:28

فَلَوۡلَا نَصَرَهُمُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُرۡبَانًا ءَالِهَةَۢۖ بَلۡ ضَلُّواْ عَنۡهُمۡۚ وَذَٰلِكَ إِفۡكُهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٢٨

Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime? Idhujt nuk kanë për t'iu përgjigjur (kurrë) atyre. Ata (idhujt) janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre.

46:29

وَإِذۡ صَرَفۡنَآ إِلَيۡكَ نَفَرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوٓاْ أَنصِتُواْۖ فَلَمَّا قُضِيَ وَلَّوۡاْ إِلَىٰ قَوۡمِهِم مُّنذِرِينَ ٢٩

Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek t’i, që të dëgjonin Kur'anin. Kur u afruan (të dëgjojnë) thanë: “Heshtni!” Në përfundim, ata u kthyen te populli i vet si këshillues.

46:30

قَالُواْ يَٰقَوۡمَنَآ إِنَّا سَمِعۡنَا كِتَٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٣٠

Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, që vërteton Shpalljet para tij, që udhëzon tek e Vërteta dhe tregon rrugën e drejtë!

46:31

يَٰقَوۡمَنَآ أَجِيبُواْ دَاعِيَ ٱللَّهِ وَءَامِنُواْ بِهِۦ يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُجِرۡكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ ٣١

O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij! Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm.

46:32

وَمَن لَّا يُجِبۡ دَاعِيَ ٱللَّهِ فَلَيۡسَ بِمُعۡجِزٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَيۡسَ لَهُۥ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءُۚ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٣٢

Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij. Këta janë në humbje të sigurt.”

46:33

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَلَمۡ يَعۡيَ بِخَلۡقِهِنَّ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٣٣

A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.

46:34

وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَلَيۡسَ هَٰذَا بِٱلۡحَقِّۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَرَبِّنَاۚ قَالَ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ ٣٤

Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, do t'u thuhet: “A nuk është ky i vërtetë?!” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Atëherë do t’u thuhet: “Vuani dënimin që e merituat për shkak të mohimit tuaj!”

46:35

فَٱصۡبِرۡ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ ٱلۡعَزۡمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسۡتَعۡجِل لَّهُمۡۚ كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَ مَا يُوعَدُونَ لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّن نَّهَارِۭۚ بَلَٰغٞۚ فَهَلۡ يُهۡلَكُ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ٣٥

Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t’u duket sikur kanë jetuar (në Tokë) vetëm se një çast të ditës. Ky (Kur'an) është kumtim i qartë. E kush tjetër meriton të shkatërrohet, përveç atyre që janë të pabindur?