Sureja Ahzab
Sureja 33, medinase, 73 ajete.
33:1
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ ٱتَّقِ ٱللَّهَ وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا ١
O Profet! Kije frikë Allahun, e mos u shko pas jobesimtarëve dhe hipokritëve! Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.
33:2
وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا ٢
Dhe zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! Allahu e Di mirë gjithçka që bëni ju.
33:3
وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا ٣
Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt.
33:4
مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٖ مِّن قَلۡبَيۡنِ فِي جَوۡفِهِۦۚ وَمَا جَعَلَ أَزۡوَٰجَكُمُ ٱلَّٰٓـِٔي تُظَٰهِرُونَ مِنۡهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمۡۚ وَمَا جَعَلَ أَدۡعِيَآءَكُمۡ أَبۡنَآءَكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ قَوۡلُكُم بِأَفۡوَٰهِكُمۡۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلۡحَقَّ وَهُوَ يَهۡدِي ٱلسَّبِيلَ ٤
Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar - , t'i konsideroni si nënat tuaja. Ai nuk ju lejon që djemtë tuaj të adoptuar të kenë përkatësinë tuaj (atërore). Këto janë vetëm fjalë që ju i shqiptoni me gojët tuaja dhe është Allahu Ai që thotë të vërtetën, dhe është Ai që udhëzon (atë që do) në rrugën e drejtë.
33:5
ٱدۡعُوهُمۡ لِأٓبَآئِهِمۡ هُوَ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِۚ فَإِن لَّمۡ تَعۡلَمُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمۡۚ وَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٞ فِيمَآ أَخۡطَأۡتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتۡ قُلُوبُكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا ٥
U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gabimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
33:6
ٱلنَّبِيُّ أَوۡلَىٰ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَأَزۡوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمۡۗ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفۡعَلُوٓاْ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِكُم مَّعۡرُوفٗاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورٗا ٦
Profeti është më i mëshirshëm (e i kujdesshëm) për besimtarët se sa ata vetë për veten e tyre, ndërsa gratë e tij janë si nënat e tyre (pra nuk lejohet martesa me to). Në ligjin e Allahut, farefisi juaj ka më shumë të drejta mbi ju (në çështjen e trashëgimisë) sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët (të mërguarit). Megjithatë, lini çfarë të jetë e mirë për miqtë tuaj të ngushtë (nëpërmjet testamentit, dhuratës etj). Kjo është e shkruar në Libër.
33:7
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِيثَٰقَهُمۡ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٖ وَإِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۖ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا ٧
Dhe (kujto) Kur Ne morëm prej profetëve një premtim (solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne.
33:8
لِّيَسۡـَٔلَ ٱلصَّٰدِقِينَ عَن صِدۡقِهِمۡۚ وَأَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا ٨
Për t’i marrë në pyetje (dhe shpërblyer) të sinqertët për sinqeritetin e tyre. Dhe për jobesimtarët Ai ka përgatitur një Ndëshkim të dhembshëm.
33:9
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ جَآءَتۡكُمۡ جُنُودٞ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا وَجُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا ٩
O ju që keni besuar! Kujtojeni Mirësinë e Allahut, kur ju erdhi një ushtri (për t'ju sulmuar) dhe Ne lëshuam kundër tyre një furtunë dhe forca që ju nuk i shihnit. Allahu e sheh mirë gjithçka që bëni ju.
33:10
إِذۡ جَآءُوكُم مِّن فَوۡقِكُمۡ وَمِنۡ أَسۡفَلَ مِنكُمۡ وَإِذۡ زَاغَتِ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَبَلَغَتِ ٱلۡقُلُوبُ ٱلۡحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِٱللَّهِ ٱلظُّنُونَا۠ ١٠
Kur ata ju erdhën prej së larti dhe prej së poshtmi, shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota).
33:11
هُنَالِكَ ٱبۡتُلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَزُلۡزِلُواْ زِلۡزَالٗا شَدِيدٗا ١١
Atje u sprovuan besimtarët dhe u tronditën me një tronditje të fortë.
33:12
وَإِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ مَّا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ إِلَّا غُرُورٗا ١٢
(Kujto) kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thoshin: “Allahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan gjë tjetër veçse mashtrim,”
33:13
وَإِذۡ قَالَت طَّآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ يَٰٓأَهۡلَ يَثۡرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمۡ فَٱرۡجِعُواْۚ وَيَسۡتَـٔۡذِنُ فَرِيقٞ مِّنۡهُمُ ٱلنَّبِيَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوۡرَةٞ وَمَا هِيَ بِعَوۡرَةٍۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارٗا ١٣
Dhe (kujto) kur një grup prej tyre thanë: “O burra të Jethribit! Sot nuk do të mund ti bëni ballë (luftës), ndaj kthehuni (në Medine)!” Një grup prej tyre i kërkonin leje Profetit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura.”, edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura. Në të vërtetë ata nuk donin gjë tjetër por veçse të iknin.
33:14
وَلَوۡ دُخِلَتۡ عَلَيۡهِم مِّنۡ أَقۡطَارِهَا ثُمَّ سُئِلُواْ ٱلۡفِتۡنَةَ لَأٓتَوۡهَا وَمَا تَلَبَّثُواْ بِهَآ إِلَّا يَسِيرٗا ١٤
Nëse (armiqtë) do t’u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia (e besimit të drejtë e kthimi në idhujtari), ata me siguri do të tradhtonin pa u vonuar aspak.
33:15
وَلَقَدۡ كَانُواْ عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ لَا يُوَلُّونَ ٱلۡأَدۡبَٰرَۚ وَكَانَ عَهۡدُ ٱللَّهِ مَسۡـُٔولٗا ١٥
Dhe ishin ata që më parë i patën dhënë besën Allahut se kurrë nuk do të bënin prapa (në luftë). Dhe për premtimin që i jepet Allahut (sigurisht) duhet përgjigjur.
33:16
قُل لَّن يَنفَعَكُمُ ٱلۡفِرَارُ إِن فَرَرۡتُم مِّنَ ٱلۡمَوۡتِ أَوِ ٱلۡقَتۡلِ وَإِذٗا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلٗا ١٦
Thuaj: “Ikja për t'i shpëtuar vdekjes ose vrasjes (në luftë) nuk ju sjell asnjë dobi. Edhe po të shpëtoni atëherë, nuk do të jetoni veçse për pak kohë.”.
33:17
قُلۡ مَن ذَا ٱلَّذِي يَعۡصِمُكُم مِّنَ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ سُوٓءًا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ رَحۡمَةٗۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ١٧
Thuaj: “Kush është ai që mund t’ju mbrojë prej Allahut, nëse Ai dëshiron (t'ju godasë me) ndonjë të keqe, ose (kush mund ta ndalë të mirën e tij) nëse Ai dëshiron ndonjë të mirë? Përveç Allahut ata nuk do të gjejnë asnjë mbrojtës e asnjë ndihmëtar”.
33:18
۞ قَدۡ يَعۡلَمُ ٱللَّهُ ٱلۡمُعَوِّقِينَ مِنكُمۡ وَٱلۡقَآئِلِينَ لِإِخۡوَٰنِهِمۡ هَلُمَّ إِلَيۡنَاۖ وَلَا يَأۡتُونَ ٱلۡبَأۡسَ إِلَّا قَلِيلًا ١٨
Vërtet, Allahu i di mirë ata që i pengojnë vëllezërit e tyre (nga lufta) dhe u thonë: “Ejani me ne!” Ata vijnë në luftë vetëm për pak kohë.
33:19
أَشِحَّةً عَلَيۡكُمۡۖ فَإِذَا جَآءَ ٱلۡخَوۡفُ رَأَيۡتَهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ تَدُورُ أَعۡيُنُهُمۡ كَٱلَّذِي يُغۡشَىٰ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡمَوۡتِۖ فَإِذَا ذَهَبَ ٱلۡخَوۡفُ سَلَقُوكُم بِأَلۡسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى ٱلۡخَيۡرِۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَمۡ يُؤۡمِنُواْ فَأَحۡبَطَ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا ١٩
Por edhe atëherë vrapojnë të marrin veç për vete. Pastaj, kur i pushton frika, do t'i shohësh se si të shikojnë me ata sytë e tyre që rrotullohen si të atij që është në agoni. Dhe kur u largohet frika, ata ju sulmojnë me ato gjuhë therrëse, duke lakmuar për pasuri (plaçkë lufte). Të tillë njerëz nuk kanë besuar prandaj Allahu ua asgjësoi veprat, dhe kjo për Allahun është lehtë.
33:20
يَحۡسَبُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ لَمۡ يَذۡهَبُواْۖ وَإِن يَأۡتِ ٱلۡأَحۡزَابُ يَوَدُّواْ لَوۡ أَنَّهُم بَادُونَ فِي ٱلۡأَعۡرَابِ يَسۡـَٔلُونَ عَنۡ أَنۢبَآئِكُمۡۖ وَلَوۡ كَانُواْ فِيكُم مَّا قَٰتَلُوٓاْ إِلَّا قَلِيلٗا ٢٠
Ata mendonin se ushtritë ende nuk ishin larguar. Dhe nëse ushtritë do të ktheheshin edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin.
33:21
لَّقَدۡ كَانَ لَكُمۡ فِي رَسُولِ ٱللَّهِ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ لِّمَن كَانَ يَرۡجُواْ ٱللَّهَ وَٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا ٢١
Vërtet, i Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmendin shumë shpesh Allahun.
33:22
وَلَمَّا رَءَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ قَالُواْ هَٰذَا مَا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَصَدَقَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥۚ وَمَا زَادَهُمۡ إِلَّآ إِيمَٰنٗا وَتَسۡلِيمٗا ٢٢
Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Dhe ajo (ushtria e armikut) vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu).
33:23
مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ رِجَالٞ صَدَقُواْ مَا عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيۡهِۖ فَمِنۡهُم مَّن قَضَىٰ نَحۡبَهُۥ وَمِنۡهُم مَّن يَنتَظِرُۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبۡدِيلٗا ٢٣
Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut).
33:24
لِّيَجۡزِيَ ٱللَّهُ ٱلصَّٰدِقِينَ بِصِدۡقِهِمۡ وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ إِن شَآءَ أَوۡ يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٢٤
Që Allahu t’i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre dhe t’i ndëshkojë, nëse do, hipokritët, ose t’ua pranojë pendimin atyre. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
33:25
وَرَدَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِغَيۡظِهِمۡ لَمۡ يَنَالُواْ خَيۡرٗاۚ وَكَفَى ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلۡقِتَالَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزٗا ٢٥
Dhe Allahu i zmbrapsi ata që nuk besuan bashkë me tërë mllefin e tyre, dhe ata nuk fituan asgjë të mirë. Dhe Allahu ua largoi luftën besimtarëve. Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar.
33:26
وَأَنزَلَ ٱلَّذِينَ ظَٰهَرُوهُم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن صَيَاصِيهِمۡ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَ فَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ وَتَأۡسِرُونَ فَرِيقٗا ٢٦
Ai (Allahu) i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit (jehudinj), që i ndihmuan ato (ushtritë armike), dhe hodhi frikë në zemrat e tyre. Kështu, një grup prej tyre i vratë, kurse disa të tjetrë i robëruat.
33:27
وَأَوۡرَثَكُمۡ أَرۡضَهُمۡ وَدِيَٰرَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُمۡ وَأَرۡضٗا لَّمۡ تَطَـُٔوهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا ٢٧
Dhe Ai ju bëri ju trashëgimtarë të tokave, shtëpive dhe pasurive të tyre si edhe të një toke që ende nuk e kishit shkelur. Allahu është i Gjithfuqishëm për çdo gjë.
33:28
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيۡنَ أُمَتِّعۡكُنَّ وَأُسَرِّحۡكُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا ٢٨
O Profet! Thuaju grave të tua: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë unë do t'jua siguroj kënaqësinë dhe do t'ju ndaj si është më mirë.
33:29
وَإِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ فَإِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡمُحۡسِنَٰتِ مِنكُنَّ أَجۡرًا عَظِيمٗا ٢٩
Por, në qoftë se e doni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Botën Tjetër, atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për cilëndo prej jush që bën punë të mira.
33:30
يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ مَن يَأۡتِ مِنكُنَّ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖ يُضَٰعَفۡ لَهَا ٱلۡعَذَابُ ضِعۡفَيۡنِۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا ٣٠
O gratë e Profetit! Në qoftë se ndonjëra prej jush do të bënte ndonjë të keqe, do t'i shtohej Dënimi dyfish. Dhe kjo për Allahun është shumë e lehtë.
33:31
۞ وَمَن يَقۡنُتۡ مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا نُّؤۡتِهَآ أَجۡرَهَا مَرَّتَيۡنِ وَأَعۡتَدۡنَا لَهَا رِزۡقٗا كَرِيمٗا ٣١
Kurse cilësdo prej jush, që i përkushtohet adhurimit të Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, Ne do t’i japim shpërblim të dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një Shpërblim bujar.
33:32
يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسۡتُنَّ كَأَحَدٖ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيۡتُنَّۚ فَلَا تَخۡضَعۡنَ بِٱلۡقَوۡلِ فَيَطۡمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلۡبِهِۦ مَرَضٞ وَقُلۡنَ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗا ٣٢
O gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse e keni frikë Allahun. Prandaj mos u llastoni në të folur që t'ju lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por flisni me fjalë të matura.
33:33
وَقَرۡنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجۡنَ تَبَرُّجَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ ٱلۡأُولَىٰۖ وَأَقِمۡنَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتِينَ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِعۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُذۡهِبَ عَنكُمُ ٱلرِّجۡسَ أَهۡلَ ٱلۡبَيۡتِ وَيُطَهِّرَكُمۡ تَطۡهِيرٗا ٣٣
Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh.
33:34
وَٱذۡكُرۡنَ مَا يُتۡلَىٰ فِي بُيُوتِكُنَّ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱلۡحِكۡمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا ٣٤
Kujtojeni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe urtësisë (traditës profetike dhe dispozitat e fesë)! Me të vërtetë, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.
33:35
إِنَّ ٱلۡمُسۡلِمِينَ وَٱلۡمُسۡلِمَٰتِ وَٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡقَٰنِتِينَ وَٱلۡقَٰنِتَٰتِ وَٱلصَّٰدِقِينَ وَٱلصَّٰدِقَٰتِ وَٱلصَّٰبِرِينَ وَٱلصَّٰبِرَٰتِ وَٱلۡخَٰشِعِينَ وَٱلۡخَٰشِعَٰتِ وَٱلۡمُتَصَدِّقِينَ وَٱلۡمُتَصَدِّقَٰتِ وَٱلصَّٰٓئِمِينَ وَٱلصَّٰٓئِمَٰتِ وَٱلۡحَٰفِظِينَ فُرُوجَهُمۡ وَٱلۡحَٰفِظَٰتِ وَٱلذَّٰكِرِينَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱلذَّٰكِرَٰتِ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمٗا ٣٥
Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret, për adhuruesit e adhurueset, për të sinqertit e të sinqertat, për durimtarët e durimtaret, për të përvuajturit e të përvuajturat, për sadakadhënësit e sadakadhënëset, për agjëruesit e agjërueset, për të ndershmit e të ndershmet, për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun, Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.
33:36
وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٖ وَلَا مُؤۡمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمۡرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُ مِنۡ أَمۡرِهِمۡۗ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلٗا مُّبِينٗا ٣٦
Kur Allahu ose i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon besimtarit dhe besimtares që të gjejnë ndonjë gjykim tjetër në të. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, është në rrugë krejt të gabuar.
33:37
وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا ٣٧
(Kujto) Kur ti (o Muhamed) i thoje atij që Allahu i pati bërë mirësi por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun!” Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të (gruan e tij), Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për ta që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar. Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet.
33:38
مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِيِّ مِنۡ حَرَجٖ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قَدَرٗا مَّقۡدُورًا ٣٨
Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri (kaderi) i Allahut gjithmonë do të përmbushet.
33:39
ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَٰلَٰتِ ٱللَّهِ وَيَخۡشَوۡنَهُۥ وَلَا يَخۡشَوۡنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا ٣٩
Ata, që i kumtojnë shpalljet e Allahut (ndër njerëz), i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. Dhe mjafton Allahu si llogaritës (i veprave të robit).
33:40
مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا ٤٠
Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj por (ai është) i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë Profetëve. Dhe Allahu është i Gjithëditur për gjithçka.
33:41
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ ذِكۡرٗا كَثِيرٗا ٤١
O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh
33:42
وَسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا ٤٢
Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje!
33:43
هُوَ ٱلَّذِي يُصَلِّي عَلَيۡكُمۡ وَمَلَٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَكَانَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَحِيمٗا ٤٣
Është (Allahu) Ai që ju mëshiron ju (me faljen e me mëshirën e Tij). Edhe melekët e Tij luten për ju (që Allahu t'ju falë), për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. Dhe Ai është Mëshirëplotë me besimtarët.
33:44
تَحِيَّتُهُمۡ يَوۡمَ يَلۡقَوۡنَهُۥ سَلَٰمٞۚ وَأَعَدَّ لَهُمۡ أَجۡرٗا كَرِيمٗا ٤٤
Ditën kur ta takojnë Atë (Allahun), përshëndetja e tyre do të jetë "Selam!" (paqe) dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar.
33:45
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا ٤٥
O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmues, si përgëzues dhe si qortues.
33:46
وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذۡنِهِۦ وَسِرَاجٗا مُّنِيرٗا ٤٦
Dhe si thirrës në rrugën e Allahut (për të udhëzuar njerëzinë) me lejen e Tij, dhe si fener ndriçues.
33:47
وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضۡلٗا كَبِيرٗا ٤٧
Atëherë, ti përgëzoji besimtarët se do t'u vijë nga Allahu një mirësi e madhe.
33:48
وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَدَعۡ أَذَىٰهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا ٤٨
Mos iu bind (fjalëve të) jobesimtarëve e hipokritëve dhe mos ua vër veshin mundimeve që të sjellin ty! Mbështetju Allahut sepse të mjafton Allahu si Mbrojtës dhe Ndihmëtar.
33:49
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَكَحۡتُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ طَلَّقۡتُمُوهُنَّ مِن قَبۡلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمۡ عَلَيۡهِنَّ مِنۡ عِدَّةٖ تَعۡتَدُّونَهَاۖ فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا ٤٩
O ju që keni besuar! Nëse jeni martuar me një grua besimtare e pastaj e ndani para kontaktit (intim) me të, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes (iddeh). Por, jepini diçka (si dhuratë) dhe ndajeni në mënyrë të njerëzishme!
33:50
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٥٠
O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore (mehrin), dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd (robëreshat e luftës) dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan (nga Meka) së bashku me ty, si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore) dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të - por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë) besimtarët - . Ne e dimë mirë se çfarë u kemi caktuar atyre në lidhje me gratë dhe me robinjat, që i kanë në pronësinë e vet kështu, që ti të mos kesh asnjë rëndesë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
33:51
۞ تُرۡجِي مَن تَشَآءُ مِنۡهُنَّ وَتُـٔۡوِيٓ إِلَيۡكَ مَن تَشَآءُۖ وَمَنِ ٱبۡتَغَيۡتَ مِمَّنۡ عَزَلۡتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكَۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعۡيُنُهُنَّ وَلَا يَحۡزَنَّ وَيَرۡضَيۡنَ بِمَآ ءَاتَيۡتَهُنَّ كُلُّهُنَّۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمٗا ٥١
Ti je i lirë të largosh kë të duash dhe të afrosh kë të duash prej tyre. Dhe nuk është gjynah për ty ta kthesh atë, nga e cila ke qenë larguar. Kjo është më e mira, që ato të qetësohen shpirtërisht, të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u jep të gjithave. Allahu e di mirë atë që fshihet në zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëditur e shumë i Mëshirshëm.
33:52
لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعۡدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكَ حُسۡنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ رَّقِيبٗا ٥٢
Prej tani e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në zotërim (robinjat). Allahu është Mbikqyrës i çdo gjëje.
33:53
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِيِّ إِلَّآ أَن يُؤۡذَنَ لَكُمۡ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيۡرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنۡ إِذَا دُعِيتُمۡ فَٱدۡخُلُواْ فَإِذَا طَعِمۡتُمۡ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسۡتَـٔۡنِسِينَ لِحَدِيثٍۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ يُؤۡذِي ٱلنَّبِيَّ فَيَسۡتَحۡيِۦ مِنكُمۡۖ وَٱللَّهُ لَا يَسۡتَحۡيِۦ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ وَإِذَا سَأَلۡتُمُوهُنَّ مَتَٰعٗا فَسۡـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٖۚ ذَٰلِكُمۡ أَطۡهَرُ لِقُلُوبِكُمۡ وَقُلُوبِهِنَّۚ وَمَا كَانَ لَكُمۡ أَن تُؤۡذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزۡوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦٓ أَبَدًاۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا ٥٣
O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Profetit, veçse nëse thirreni për ndonjë gosti dhe (edhe atëherë) jo aq herët sa të rrini duke pritur sa të përgatitet ushqimi! Por, kur të thirreni, hyni dhe kur të keni mbaruar së ngrëni, shpërndahuni e mos qëndroni për biseda me njëri-tjetrin! Vërtet, këto (pritja, qëndrimi dhe bisedat e gjata) e mundojnë Profetin, por atij i vjen turp (t'ju thotë shkoni), kurse Allahu nuk turpërohet t'ju thotë të vërtetën. E kur të kërkoni diçka prej tyre (grave të Profetit), kërkojeni pas perdes, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre! Ju nuk duhet ta mundoni të dërguarin e Allahut, e nuk ju lejohet të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij. Këto janë gjynah shumë i madh tek Allahu.
33:54
إِن تُبۡدُواْ شَيۡـًٔا أَوۡ تُخۡفُوهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا ٥٤
Allahu di gjithçka, - e bëtë haptazi ose e mbajtët fshehur.
33:55
لَّا جُنَاحَ عَلَيۡهِنَّ فِيٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدًا ٥٥
Nuk është gjynah për gratë të dalin (pa mbulesë) para etërve të tyre, para djemve të tyre, para vëllezërve të tyre, para djemve të vëllezërve të tyre, para djemve të motrave të tyre, para grave të tyre, ose para robërve të tyre. Kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është Mbikëqyrës i gjithçkaje.
33:56
إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا ٥٦
Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. O ju që keni besuar! Çoni salavate mbi të (Profetin) dhe përshëndeteni me selam!
33:57
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابٗا مُّهِينٗا ٥٧
Ata që fyejnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, i ka mallkuar Allahu në këtë jetë e në jetën tjetër dhe ka përgatitur për ta një dënim poshtërues.
33:58
وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ بِغَيۡرِ مَا ٱكۡتَسَبُواْ فَقَدِ ٱحۡتَمَلُواْ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا ٥٨
Dhe ata që i mundojnë besimtarët dhe besimtaret pa të drejtë, e kanë ngarkuar veten me një gjynah shumë të madh.
33:59
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ يُدۡنِينَ عَلَيۡهِنَّ مِن جَلَٰبِيبِهِنَّۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يُعۡرَفۡنَ فَلَا يُؤۡذَيۡنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٥٩
O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare që të hedhin mbulesën! Kjo është mënyra më e mirë që ato të njihen dhe që askush të mos i ngacmojë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
33:60
۞ لَّئِن لَّمۡ يَنتَهِ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡمُرۡجِفُونَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لَنُغۡرِيَنَّكَ بِهِمۡ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلٗا ٦٠
Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër.
33:61
مَّلۡعُونِينَۖ أَيۡنَمَا ثُقِفُوٓاْ أُخِذُواْ وَقُتِّلُواْ تَقۡتِيلٗا ٦١
Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten (pa mëshirë).
33:62
سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا ٦٢
Ky qe Ligji i Allahut edhe ndër popujt e hershëm. Ligjin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë.
33:63
يَسۡـَٔلُكَ ٱلنَّاسُ عَنِ ٱلسَّاعَةِۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِۚ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا ٦٣
Njerëzit të pyesin për Orën (e Kijametit). Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu." E ku mund ta dish ti, ajo (Ora) ndoshta është afër!
33:64
إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمۡ سَعِيرًا ٦٤
Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur një zjarr të ndezur fort.
33:65
خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ٦٥
Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë asnjë që t’i mbrojë a t’i ndihmojë.
33:66
يَوۡمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيۡتَنَآ أَطَعۡنَا ٱللَّهَ وَأَطَعۡنَا ٱلرَّسُولَا۠ ٦٦
Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah sikur t'i ishim nënshtruar Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit!”
33:67
وَقَالُواْ رَبَّنَآ إِنَّآ أَطَعۡنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَآءَنَا فَأَضَلُّونَا ٱلسَّبِيلَا۠ ٦٧
Dhe do të thonë: “O Zoti ynë! Ne iu bindëm udhëheqësve dhe të parëve tanë dhe ata na humbën nga rruga (e drejtë).”.
33:68
رَبَّنَآ ءَاتِهِمۡ ضِعۡفَيۡنِ مِنَ ٱلۡعَذَابِ وَٱلۡعَنۡهُمۡ لَعۡنٗا كَبِيرٗا ٦٨
O Zoti ynë! Jepu atyre Dënim të dyfishtë dhe mallkoji ata me Mallkimin më të madh!
33:69
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ ءَاذَوۡاْ مُوسَىٰ فَبَرَّأَهُ ٱللَّهُ مِمَّا قَالُواْۚ وَكَانَ عِندَ ٱللَّهِ وَجِيهٗا ٦٩
O ju që keni besuar! Mos u bëni si ata që e munduan Musain! Allahu dëshmoi pastërtinë e tij nga ajo që ata thanë. Ai qe me pozitë të lartë tek Allahu.
33:70
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَقُولُواْ قَوۡلٗا سَدِيدٗا ٧٠
O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta!
33:71
يُصۡلِحۡ لَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ فَازَ فَوۡزًا عَظِيمًا ٧١
Që Ai (Allahu) t'iu mundësojë të bëni vepra të mira dhe t'jua falë gjynahet! Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, ka arritur mirësinë më të madhe.
33:72
إِنَّا عَرَضۡنَا ٱلۡأَمَانَةَ عَلَى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡجِبَالِ فَأَبَيۡنَ أَن يَحۡمِلۡنَهَا وَأَشۡفَقۡنَ مِنۡهَا وَحَمَلَهَا ٱلۡإِنسَٰنُۖ إِنَّهُۥ كَانَ ظَلُومٗا جَهُولٗا ٧٢
Ne ua ofruam Amanetin qiejve, Tokës dhe Maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur.
33:73
لِّيُعَذِّبَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ وَيَتُوبَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمَۢا ٧٣
Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.