Sureja Sexhde
Sureja 32, mekase, 30 ajete.
32:1
الٓمٓ ١
Elif, Lam, Mim.
32:2
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ لَا رَيۡبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢
Kjo është shpallja e Librit (e Kuranit), për të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve.
32:3
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۚ بَلۡ هُوَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٖ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ ٣
Ata thonë se Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë (Ķur’ânin). Jo, ai është e vërteta (e sigurt e shpallur) prej Zotit tënd, që të mund t’i tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit nuk i erdhi ndonjë qortues para teje, që ata të mund të gjejnë Rrugën e Drejtë.
32:4
ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ مَا لَكُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا شَفِيعٍۚ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ ٤
Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u lartësua mbi Fron (Arsh). Ju nuk keni asnjë përveç Atij që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. Vallë a nuk mendoni (a nuk e kujtoni këtë fakt)?!
32:5
يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يَعۡرُجُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥٓ أَلۡفَ سَنَةٖ مِّمَّا تَعُدُّونَ ٥
Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë. Në fund të gjitha çështjet ngjiten te Ai në një Ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj.
32:6
ذَٰلِكَ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦
Ai është i gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
32:7
ٱلَّذِيٓ أَحۡسَنَ كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥۖ وَبَدَأَ خَلۡقَ ٱلۡإِنسَٰنِ مِن طِينٖ ٧
Është Ai i cili e përsosi gjithçka që ka krijuar, dhe krijimin e njeriut e filloi nga balta.
32:8
ثُمَّ جَعَلَ نَسۡلَهُۥ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ ٨
Dhe i bëri pasardhësit e tij prej një pike uji të përbuzur.
32:9
ثُمَّ سَوَّىٰهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِن رُّوحِهِۦۖ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ ٩
Por, Ai e formoi atë plotësisht (në barkun e nënës) dhe i fryu prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. Është Ai që ju pajisi me dëgjim, me shikim dhe me zemër. Por ju, shumë pak falënderoni.
32:10
وَقَالُوٓاْ أَءِذَا ضَلَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ أَءِنَّا لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدِۭۚ بَلۡ هُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمۡ كَٰفِرُونَ ١٠
Ata thonë: “Çfarë! Pasi të tretemi e humbasim në tokë, a thua ne do të krijohemi rishtazi?” Por, ata mohojnë takimin me Zotin e tyre!
32:11
۞ قُلۡ يَتَوَفَّىٰكُم مَّلَكُ ٱلۡمَوۡتِ ٱلَّذِي وُكِّلَ بِكُمۡ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ ١١
Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i vdekjes që është caktuar për ju, e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë” (për gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi)”.
32:12
وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلۡمُجۡرِمُونَ نَاكِسُواْ رُءُوسِهِمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ رَبَّنَآ أَبۡصَرۡنَا وَسَمِعۡنَا فَٱرۡجِعۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا إِنَّا مُوقِنُونَ ١٢
Veç sikur të mund t’i shihje kriminelët (atë Ditë) kur kokëulur (e të dëshpëruar) para Zotit të tyre, thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë (në dynja) që të bëjmë vepra të mira. Tani ne jemi tërësisht të bindur”.
32:13
وَلَوۡ شِئۡنَا لَأٓتَيۡنَا كُلَّ نَفۡسٍ هُدَىٰهَا وَلَٰكِنۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ مِنِّي لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ ١٣
Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin (e plotë), por fjala ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.
32:14
فَذُوقُواْ بِمَا نَسِيتُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَآ إِنَّا نَسِينَٰكُمۡۖ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡخُلۡدِ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٤
Atëherë shijoni dënimin, sepse ju e harruat takimin e kësaj dite prandaj edhe Ne do t'ju harrojmë ju - ndaj shijojeni dënimin e përjetshëm për shkak të veprave tuaja të këqia.
32:15
إِنَّمَا يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِهَا خَرُّواْۤ سُجَّدٗاۤ وَسَبَّحُواْ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ۩ ١٥
Argumentet tona i besojnë vetëm ata, të cilët kur u lexohen ato (si këshillë), bien me fytyra përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbiĥ dhe ata kurrë nuk tregohen kryeneç.
32:16
تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمۡ عَنِ ٱلۡمَضَاجِعِ يَدۡعُونَ رَبَّهُمۡ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ١٦
Trupat e tyre largohen prej dyshekëve, (e qëndrojnë në këmbë e në sexhde) duke iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe me shpresë (për dashurinë dhe mëshirën e Tij), dhe nga ajo që u kemi dhënë, ata japin.
32:17
فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٧
Askush nuk di për atë kënaqësi, që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja).
32:18
أَفَمَن كَانَ مُؤۡمِنٗا كَمَن كَانَ فَاسِقٗاۚ لَّا يَسۡتَوُۥنَ ١٨
Atëherë a është vallë besimtari, njëlloj si ai që ishte jashtë rrugës (së adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut)? Jo! Këta kurrësesi nuk mund të jenë të barabartë.
32:19
أَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡمَأۡوَىٰ نُزُلَۢا بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٩
Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata i pret Xheneti, për veprat e tyre të mira.
32:20
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فَسَقُواْ فَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَآ أُعِيدُواْ فِيهَا وَقِيلَ لَهُمۡ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢٠
Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri. Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.
32:21
وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَدۡنَىٰ دُونَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَكۡبَرِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٢١
Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që të tërhiqen (prej të këqijave).
32:22
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ ثُمَّ أَعۡرَضَ عَنۡهَآۚ إِنَّا مِنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُنتَقِمُونَ ٢٢
E kush është më i padrejtë se sa ai të cilit i lexohen ajetet e Zotit të vet e pastaj u kthen shpinën atyre?! Pa dyshim, Ne do të hakmerremi kundër keqbërësve.
32:23
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَلَا تَكُن فِي مِرۡيَةٖ مِّن لِّقَآئِهِۦۖ وَجَعَلۡنَٰهُ هُدٗى لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٢٣
Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti (O Muhamed) mos ki dyshim në takimin e tij (Musait) me Të (me Zotin)! Ne e bëmë Atë (librin e Musait) udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit.
32:24
وَجَعَلۡنَا مِنۡهُمۡ أَئِمَّةٗ يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا لَمَّا صَبَرُواْۖ وَكَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يُوقِنُونَ ٢٤
Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë). Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe (e të sigurt) për argumentet Tona.
32:25
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٢٥
S’ka dyshim se është Zoti yt Ai, i cili do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kijametit për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshin.
32:26
أَوَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍۚ أَفَلَا يَسۡمَعُونَ ٢٦
A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë? Me të vërtetë në ato (vende të shkretuara) ka argumenta të shumta. A nuk po dëgjojnë me vëmendje?!
32:27
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا نَسُوقُ ٱلۡمَآءَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡجُرُزِ فَنُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا تَأۡكُلُ مِنۡهُ أَنۡعَٰمُهُمۡ وَأَنفُسُهُمۡۚ أَفَلَا يُبۡصِرُونَ ٢٧
A nuk e shohin ata se Ne çojmë ujin në tokën e shkretuar dhe me të nxjerrim bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre dhe ata vetë. A nuk kanë sy të shohin (e të kuptojnë)?!
32:28
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡفَتۡحُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٢٨
Ata thonë: “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?!
32:29
قُلۡ يَوۡمَ ٱلۡفَتۡحِ لَا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِيمَٰنُهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ ٢٩
Thuaj: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”.
32:30
فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَٱنتَظِرۡ إِنَّهُم مُّنتَظِرُونَ ٣٠
Prandaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata, janë duke pritur gjithashtu.