Sureja Lukman

Sureja 31, mekase, 34 ajete.

31:1

الٓمٓ ١

Elif, Lam, Mim.

31:2

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡحَكِيمِ ٢

Këto janë ajetet e një Libri plot urtësi.

31:3

هُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّلۡمُحۡسِنِينَ ٣

Ato janë një udhëzim i plotë e mëshirë për ata që janë punëmirë.

31:4

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ ٤

Për ata që e falin namazin rregullisht, e japin zekatin dhe janë plotësisht të bindur për Jetën tjetër (Ahiretin).

31:5

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدٗى مِّن رَّبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٥

Vetëm ata janë të udhëzuar në Rrugën e Drejtë nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.

31:6

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشۡتَرِي لَهۡوَ ٱلۡحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٦

Dhe ka prej njerëzve nga ata që sajojnë tregime të kota që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa kurrfarë diturie dhe tallen me Ajetet e Librit (të Allahut). Për ta është përgatitur një Dënim poshtërues.

31:7

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا وَلَّىٰ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَا كَأَنَّ فِيٓ أُذُنَيۡهِ وَقۡرٗاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ٧

E kur Ajetet Tona i këndohen ndonjërit prej tyre, ai i kthen shpinën me mëndjemadhësi dhe bën sikur nuk i dëgjon ato dhe sikur në të dy veshët e tij ka një shurdhim të rëndë. Përgëzoji ata me një dënim të dhembshëm!

31:8

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلنَّعِيمِ ٨

Nuk ka dyshim se për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, janë përgatitur Xhenetet plot mirësi.

31:9

خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٩

Ata do të jenë atje përgjithmonë dhe ky është premtimi i vërtetë i Allahut. Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti.

31:10

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ بِغَيۡرِ عَمَدٖ تَرَوۡنَهَاۖ وَأَلۡقَىٰ فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمۡ وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٖۚ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ ١٠

Ai i krijoi qiejt pa shtylla që të mund të shihen nga ju dhe vendosi në Tokë male të palevizshëm që të mos luajë vendi së bashku me ju dhe shpërndau nëpër të nga të gjitha gjallesat. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe bëjmë që të mbijnë në tokë nga çdo lloj bime të dobishme në çift.

31:11

هَٰذَا خَلۡقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ بَلِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ١١

I tillë është krijimi i Allahut. Më tregoni, atëherë, çfarë kanë krijuar ata të tjerët (që ju i adhuroni) veç Tij? Jo, asgjë, por idhujtarët janë në një humbje të qartë.

31:12

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا لُقۡمَٰنَ ٱلۡحِكۡمَةَ أَنِ ٱشۡكُرۡ لِلَّهِۚ وَمَن يَشۡكُرۡ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٞ ١٢

Ne i dhamë Lukmanit urtësi dhe e urdhëruam të ishte mirënjohës ndaj Allahut. Çdokush që është mirënjohës këtë e bën për veten e vet dhe çdo kush që është mosmirënjohës, le ta dijë se Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar.

31:13

وَإِذۡ قَالَ لُقۡمَٰنُ لِٱبۡنِهِۦ وَهُوَ يَعِظُهُۥ يَٰبُنَيَّ لَا تُشۡرِكۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّ ٱلشِّرۡكَ لَظُلۡمٌ عَظِيمٞ ١٣

Lukmani, duke e këshilluar, i tha të birit: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!”

31:14

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ وَهۡنًا عَلَىٰ وَهۡنٖ وَفِصَٰلُهُۥ فِي عَامَيۡنِ أَنِ ٱشۡكُرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيۡكَ إِلَيَّ ٱلۡمَصِيرُ ١٤

Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj.

31:15

وَإِن جَٰهَدَاكَ عَلَىٰٓ أَن تُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَاۖ وَصَاحِبۡهُمَا فِي ٱلدُّنۡيَا مَعۡرُوفٗاۖ وَٱتَّبِعۡ سَبِيلَ مَنۡ أَنَابَ إِلَيَّۚ ثُمَّ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٥

E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.

31:16

يَٰبُنَيَّ إِنَّهَآ إِن تَكُ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٖ فَتَكُن فِي صَخۡرَةٍ أَوۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ أَوۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَأۡتِ بِهَا ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ ١٦

O biri im (, - tha Lukmani)! (Ditën e Gjykimit) Allahu ka për ta sjellë (prej veprave të robit) edhe një thërrmijë të vogël sa një fare sinapi edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.

31:17

يَٰبُنَيَّ أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَٱنۡهَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَآ أَصَابَكَۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ ١٧

O biri im! Fale namazin rregullisht, urdhëro për çfarë është e drejtë dhe ndalo nga çfarë është e keqe dhe bëj durim në çfarëdo që të të godasë! Vërtet, këto janë nga çështjet më të vyera (e të shpërblyeshme).

31:18

وَلَا تُصَعِّرۡ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٖ ١٨

Dhe mos ua kthe shpinën njerëzve me mëndjemadhësi dhe mos ec nëpër tokë si kryeneç, sepse Allahu nuk e do atë që tregohet mendjemadh e mburravec!

31:19

وَٱقۡصِدۡ فِي مَشۡيِكَ وَٱغۡضُضۡ مِن صَوۡتِكَۚ إِنَّ أَنكَرَ ٱلۡأَصۡوَٰتِ لَصَوۡتُ ٱلۡحَمِيرِ ١٩

Dhe ji modest në ecjen tënde dhe fol me zë të ulët, sepse zëri më i vrazhdë është pallma e gomarit.

31:20

أَلَمۡ تَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَأَسۡبَغَ عَلَيۡكُمۡ نِعَمَهُۥ ظَٰهِرَةٗ وَبَاطِنَةٗۗ وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَلَا هُدٗى وَلَا كِتَٰبٖ مُّنِيرٖ ٢٠

A nuk e shihni ju se si Allahu e nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka në qiej e në tokë dhe i plotësoi ndaj jush mirësitë e Tij, - të dukshme e të padukshme! E megjithatë, ka prej njerëzve të tillë që polemizojnë për Allahun pa kurrëfarë dijeje, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë Libër të ndritshëm.

31:21

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُواْ بَلۡ نَتَّبِعُ مَا وَجَدۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَآۚ أَوَلَوۡ كَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ يَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ ٢١

Dhe kur atyre u thuhet: “Ndiqni shpalljen e Allahut!”, ata thonë: “Jo. Ne do të ndjekim atë që e gjetëm te prindërit tanë.”, edhe pse shejtani është duke i ftuar për në dënimin e zjarrit.

31:22

۞ وَمَن يُسۡلِمۡ وَجۡهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ ٢٢

Kush i dorëzohet Allahut (me gjithë shpirt) dhe është bamirës, ai është kapur pas lidhjes më të fortë. Dhe vetëm tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.

31:23

وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحۡزُنكَ كُفۡرُهُۥٓۚ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٢٣

Por ti (o Muhamed) mos u brengos për ndonjë që nuk beson! Tek Ne do të kthehen të gjithë dhe Ne do t'ua tregojmë gjithçka që ata kanë bërë. Allahu e Di mirë atë që fshihet në zemra.

31:24

نُمَتِّعُهُمۡ قَلِيلٗا ثُمَّ نَضۡطَرُّهُمۡ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٖ ٢٤

Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak dhe pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të tmershëm.

31:25

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٢٥

Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” Atëherë thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! Por, shumica e tyre nuk dinë.

31:26

لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ٢٦

Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. Allahu është Ai, i Pasuri (i Panevojë) i Lavdëruari.

31:27

وَلَوۡ أَنَّمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن شَجَرَةٍ أَقۡلَٰمٞ وَٱلۡبَحۡرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦ سَبۡعَةُ أَبۡحُرٖ مَّا نَفِدَتۡ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٢٧

Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë. Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.

31:28

مَّا خَلۡقُكُمۡ وَلَا بَعۡثُكُمۡ إِلَّا كَنَفۡسٖ وَٰحِدَةٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ ٢٨

Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve), është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.

31:29

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِيٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى وَأَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ٢٩

A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni?

31:30

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ ٣٠

Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta, dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër dhe se Allahu - Ai është i Lartësuari, i Madhëruari.

31:31

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱلۡفُلۡكَ تَجۡرِي فِي ٱلۡبَحۡرِ بِنِعۡمَتِ ٱللَّهِ لِيُرِيَكُم مِّنۡ ءَايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ ٣١

A nuk i ke parë ti anijet se si lundrojnë (në det) në saje të mirësisë së Allahut? Me to Ai ju tregon juve disa nga Shenjat e (pushtetit të) Tij. Me të vërtetë, në këto ka Argumente për çdo durimtar e mirënjohës.

31:32

وَإِذَا غَشِيَهُم مَّوۡجٞ كَٱلظُّلَلِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ فَمِنۡهُم مُّقۡتَصِدٞۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا كُلُّ خَتَّارٖ كَفُورٖ ٣٢

E kur ata i mbulon ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut me besim të sinqertë vetëm tek Ai. Por, kur Ai i shpëton ata e i nxjerr në tokë, ka prej tyre që nuk janë mirënjohës (ashtu si duhet), e faktet Tona nuk i refuzon kush përveç të pabesëve dhe mohuesve (mosmirënjohës).

31:33

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡ وَٱخۡشَوۡاْ يَوۡمٗا لَّا يَجۡزِي وَالِدٌ عَن وَلَدِهِۦ وَلَا مَوۡلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِۦ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ ٣٣

O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj dhe kijeni frikë atë Ditë kur prindi nuk do të mund t’i bëjë asnjë dobi fëmijës së vet dhe as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi prindit të vet. Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu.

31:34

إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلۡأَرۡحَامِۖ وَمَا تَدۡرِي نَفۡسٞ مَّاذَا تَكۡسِبُ غَدٗاۖ وَمَا تَدۡرِي نَفۡسُۢ بِأَيِّ أَرۡضٖ تَمُوتُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرُۢ ٣٤

Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kjameti dhe është Ai që e zbret shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Allahu është i Gjthëdituri që e di mirë çdo fshehtësi.