Sureja Rum
Sureja 30, mekase, 60 ajete.
30:1
الٓمٓ ١
Elif, Lam, Mim.
30:2
غُلِبَتِ ٱلرُّومُ ٢
Bizantinët (romakët) u mundën,
30:3
فِيٓ أَدۡنَى ٱلۡأَرۡضِ وَهُم مِّنۢ بَعۡدِ غَلَبِهِمۡ سَيَغۡلِبُونَ ٣
në tokën më të afërt (me tokën e arabëve), por pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë shpejt,
30:4
فِي بِضۡعِ سِنِينَۗ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡرُ مِن قَبۡلُ وَمِنۢ بَعۡدُۚ وَيَوۡمَئِذٖ يَفۡرَحُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٤
Brenda pak viteve. Çështja është në Dorë të Allahut, fillim e mbarim. E atë ditë besimtarët do të gëzohen,
30:5
بِنَصۡرِ ٱللَّهِۚ يَنصُرُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٥
për ndihmën e Allahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Gjithëfuqishëm, Mëshirëplotë.
30:6
وَعۡدَ ٱللَّهِۖ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٦
Ky është Premtimi i Allahut dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:7
يَعۡلَمُونَ ظَٰهِرٗا مِّنَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ عَنِ ٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ غَٰفِلُونَ ٧
Ata njohin vetëm anën e jashtme nga jeta e kësaj bote; por ndaj Jetës Tjetër janë të pavëmendshëm.
30:8
أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۗ مَّا خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَأَجَلٖ مُّسَمّٗىۗ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِ بِلِقَآيِٕ رَبِّهِمۡ لَكَٰفِرُونَ ٨
A nuk meditojnë ata me veten e tyre? Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre për një qëllim të madh dhe për një kohë të përcaktuar; por shumë njerëz e mohojnë takimin me Zotin e tyre (Ditën e ringjalljes).
30:9
أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗ وَأَثَارُواْ ٱلۡأَرۡضَ وَعَمَرُوهَآ أَكۡثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٩
A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë e të shohin se si qe Fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin edhe më të fortë se këta dhe e punuan dhe e ndërtuan tokën më shumë se sa e ndërtuan këta. Atyre u patën ardhur të dërguarit me Argumente të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
30:10
ثُمَّ كَانَ عَٰقِبَةَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ ٱلسُّوٓأَىٰٓ أَن كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَكَانُواْ بِهَا يَسۡتَهۡزِءُونَ ١٠
Në fund, përfundimi i atyre që bënë punë të këqija do të jetë më i keqi, për shkak se ata i përgënjeshtronin Argumentet e Allahut dhe talleshin me to.
30:11
ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ١١
Është Allahu Ai që e fillon krijimin, pastaj e përsërit atë dhe në fund tek Ai do të ktheheni të gjithë.
30:12
وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُبۡلِسُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ١٢
Dhe Ditën, kur do të vijë Ora (e kijametit), keqbërësit do të humbin çdo shpresë.
30:13
وَلَمۡ يَكُن لَّهُم مِّن شُرَكَآئِهِمۡ شُفَعَٰٓؤُاْ وَكَانُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ كَٰفِرِينَ ١٣
Asnjë ndërmjetësues prej idhujve të tyre nuk do të gjejnë dhe ata (vetë) kanë për t'i mohuar.
30:14
وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوۡمَئِذٖ يَتَفَرَّقُونَ ١٤
Dhe Ditën, kur të vijë Ora (e kijametit) - ajo është Dita e ndarjes (së njerëzve).
30:15
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَهُمۡ فِي رَوۡضَةٖ يُحۡبَرُونَ ١٥
Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar nëpër kopshte (të Xhenetit).
30:16
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآيِٕ ٱلۡأٓخِرَةِ فَأُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ ١٦
E sa u përket atyre që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në Botën Tjetër, ata do të jenë në një ndëshkim të pandërprerë.
30:17
فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ حِينَ تُمۡسُونَ وَحِينَ تُصۡبِحُونَ ١٧
Madhërojeni Allahun kur vjen mbrëmja dhe kur agon mëngjesi!
30:18
وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَعَشِيّٗا وَحِينَ تُظۡهِرُونَ ١٨
I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë! Lavdërojeni Atë gjatë natës dhe gjatë ditës (kur dielli ngrihet lart).
30:19
يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَيُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ وَكَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ ١٩
Është Ai që e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit dhe që e ngjall tokën pasi është shkretuar. Dhe po kështu do të nxirreni të gjallë edhe ju (prej varreve).
30:20
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنۡ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ إِذَآ أَنتُم بَشَرٞ تَنتَشِرُونَ ٢٠
Nga Argumentet e Tij është edhe ky që Ai ju krijoi prej dheu, dhe pastaj - ja, ju u bëtë popuj (të shumtë) që jeni shpërndarë (gjithandej) nëpër Tokë.
30:21
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنۡ خَلَقَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا لِّتَسۡكُنُوٓاْ إِلَيۡهَا وَجَعَلَ بَيۡنَكُم مَّوَدَّةٗ وَرَحۡمَةًۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ٢١
Dhe nga Argumentet e Tij është edhe ky që Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka Argumente për njerëzit që mendojnë.
30:22
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱخۡتِلَٰفُ أَلۡسِنَتِكُمۡ وَأَلۡوَٰنِكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡعَٰلِمِينَ ٢٢
Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës, ndryshimet në gjuhët tuaja dhe në ngjyrat tuaja. Edhe në këtë ka Argumente për njerëzit e ditur.
30:23
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ مَنَامُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱبۡتِغَآؤُكُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ ٢٣
Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës dhe ditës, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për njerëz që dëgjojnë.
30:24
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ يُرِيكُمُ ٱلۡبَرۡقَ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَيُنَزِّلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَيُحۡيِۦ بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٢٤
Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon ju edhe për t'ju frikësuar, edhe për të shpresuar dhe nga qielli zbret shi me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur. Në këtë ka argumente për ata që mendojnë.
30:25
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن تَقُومَ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ بِأَمۡرِهِۦۚ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمۡ دَعۡوَةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ إِذَآ أَنتُمۡ تَخۡرُجُونَ ٢٥
Nga argumentet e Tij është edhe ky që Ai i bën qiellin dhe Tokën të qëndrojnë me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju thërrasë me thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.
30:26
وَلَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ كُلّٞ لَّهُۥ قَٰنِتُونَ ٢٦
Atij i përket gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i është nënshtruar çdo gjë.
30:27
وَهُوَ ٱلَّذِي يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَهُوَ أَهۡوَنُ عَلَيۡهِۚ وَلَهُ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٧
Dhe është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.
30:28
ضَرَبَ لَكُم مَّثَلٗا مِّنۡ أَنفُسِكُمۡۖ هَل لَّكُم مِّن مَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُم مِّن شُرَكَآءَ فِي مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ فَأَنتُمۡ فِيهِ سَوَآءٞ تَخَافُونَهُمۡ كَخِيفَتِكُمۡ أَنفُسَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٢٨
Ai (Allahu) ju jep një shembull nga vetë ju. Mos vallë ju i konsideroni ortakë në pasurinë që Ne jua kemi dhënë juve ata (robërit), që i keni në zotërimin tuaj? A i keni frikë ata (robërit) ashtu siç keni frikë nga njëri tjetri (atëherë si më përshkruani Mua ortak)? Kështu u sqarojmë Ne faktet njerëzve që mendojnë.
30:29
بَلِ ٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَهۡوَآءَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ فَمَن يَهۡدِي مَنۡ أَضَلَّ ٱللَّهُۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٢٩
Por, ata që e ngarkuan veten me padrejtësi, u shkuan pas epsheve të tyre pa kurrfarë diturie. E kush mund ta sjellë në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur? Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.
30:30
فَأَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗاۚ فِطۡرَتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي فَطَرَ ٱلنَّاسَ عَلَيۡهَاۚ لَا تَبۡدِيلَ لِخَلۡقِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٣٠
Përkushtohu me gjithë qënien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Ajo është feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë.
30:31
۞ مُنِيبِينَ إِلَيۡهِ وَٱتَّقُوهُ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٣١
Kthehuni tek Ai (me pendim e bindje)! Kijeni frikë Atë dhe faleni rregullisht namazin e mos u bëni si idhujtarët,
30:32
مِنَ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ ٣٢
Ata të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në sekte, ku secili sekt i gëzohet idesë së vet.
30:33
وَإِذَا مَسَّ ٱلنَّاسَ ضُرّٞ دَعَوۡاْ رَبَّهُم مُّنِيبِينَ إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَآ أَذَاقَهُم مِّنۡهُ رَحۡمَةً إِذَا فَرِيقٞ مِّنۡهُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ ٣٣
Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij me pendim. Por, kur Allahu u jep atyre nga të mirat e Tij, ja, një grup prej tyre i vënë shok Atij.
30:34
لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣٤
Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë dhe le të kënaqen (për pak kohë), se më vonë do ta kuptojnë.
30:35
أَمۡ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٗا فَهُوَ يَتَكَلَّمُ بِمَا كَانُواْ بِهِۦ يُشۡرِكُونَ ٣٥
A mos vallë u kemi shpallur atyre ndonjë Argument, që u flet për atë (idhujt) që ata më përshkruajnë Mua?
30:36
وَإِذَآ أَذَقۡنَا ٱلنَّاسَ رَحۡمَةٗ فَرِحُواْ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ إِذَا هُمۡ يَقۡنَطُونَ ٣٦
Kur Ne u japim njerëzve nga mëshira Jonë, ata gëzohen me to. Dhe kur ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprave të tyre, atëherë, ja, ata e humbin çdo shpresë.
30:37
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٣٧
Po, a nuk shohin ata se Allahu ia shton rizkun atij që do dhe ia pakëson atij që do? Në gjithë këtë ka Argumente për njerëzit që besojnë.
30:38
فَـَٔاتِ ذَا ٱلۡقُرۡبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلۡمِسۡكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ يُرِيدُونَ وَجۡهَ ٱللَّهِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٣٨
Prandaj, jepja të afërmit atë që i takon, edhe të varfrit, edhe udhëtarit! Kjo është shumë më e mirë për ata që kërkojnë kënaqësinë e Allahut. Dhe ata janë të shpëtuarit.
30:39
وَمَآ ءَاتَيۡتُم مِّن رِّبٗا لِّيَرۡبُوَاْ فِيٓ أَمۡوَٰلِ ٱلنَّاسِ فَلَا يَرۡبُواْ عِندَ ٱللَّهِۖ وَمَآ ءَاتَيۡتُم مِّن زَكَوٰةٖ تُرِيدُونَ وَجۡهَ ٱللَّهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُضۡعِفُونَ ٣٩
Ajo pasuri, nga pasuritë e njerëzve, që e jepni për ta shtuar (me kamatë), nuk ka për t'u shtuar tek Allahu. Dhe ajo pasuri që e jepni si zekat me qëllim që të kënaqni Allahun (do të shtohet). Këta janë ata të cilëve do t'u shumëfishohet shpërblimi.
30:40
ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ ثُمَّ رَزَقَكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡۖ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَفۡعَلُ مِن ذَٰلِكُم مِّن شَيۡءٖۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٤٠
Është Allahu Ai që ju ka krijuar ju, që ju ka dhënë rizkun, që ju bën të vdisni e pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër dhe i lartësuar është Ai nga ajo që ata i shoqërojnë.
30:41
ظَهَرَ ٱلۡفَسَادُ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ بِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِي ٱلنَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعۡضَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٤١
E keqja është shfaqur në tokë e në det për shkak të asaj që bënë duart e njerëzve, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthejnë rrugë (nga e keqja).
30:42
قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلُۚ كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّشۡرِكِينَ ٤٢
Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që ishin më parë! Shumica prej tyre ishin idhujtarë.”.
30:43
فَأَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ ٱلۡقَيِّمِ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۖ يَوۡمَئِذٖ يَصَّدَّعُونَ ٤٣
Prandaj, përqendrohu në Fenë e drejtë, para se të vijë Dita (e Kjametit), e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë (që të ndodhë). Atë ditë njerëzit do të ndahen (në dy - të shpëtuar e të dënuar).
30:44
مَن كَفَرَ فَعَلَيۡهِ كُفۡرُهُۥۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِأَنفُسِهِمۡ يَمۡهَدُونَ ٤٤
Çdokush që nuk beson (në Allahun), do të përgjigjet për mosbesimin e vet, e çdokush që bën punë të mira, ai po përgatitet për veten e vet.
30:45
لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٤٥
Ai (Allahu) ka për t’i shpërblyer me Mirësinë e Tij ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Me të vërtetë, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:46
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن يُرۡسِلَ ٱلرِّيَاحَ مُبَشِّرَٰتٖ وَلِيُذِيقَكُم مِّن رَّحۡمَتِهِۦ وَلِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٤٦
Nga Argumentet e Tij janë edhe erërat, që Ai i dërgon si përgëzim (para shiut), që ju të mund të përfitoni mirësi nga mëshira e Tij; që anijet të lundrojnë me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij dhe që të jeni mirënjohës.
30:47
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ رُسُلًا إِلَىٰ قَوۡمِهِمۡ فَجَآءُوهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَٱنتَقَمۡنَا مِنَ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْۖ وَكَانَ حَقًّا عَلَيۡنَا نَصۡرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٧
Ne edhe para teje dërguam ndër popuj profetë, të cilët u sollën atyre Argumente të qarta dhe i ndëshkuam ata që bënin padrejtësi e ligësi. Është Detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët.
30:48
ٱللَّهُ ٱلَّذِي يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابٗا فَيَبۡسُطُهُۥ فِي ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ يَشَآءُ وَيَجۡعَلُهُۥ كِسَفٗا فَتَرَى ٱلۡوَدۡقَ يَخۡرُجُ مِنۡ خِلَٰلِهِۦۖ فَإِذَآ أَصَابَ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ ٤٨
Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur rete. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë dhe ja, nga mesi i tyre filljonë të dalin pikat e shiut. Ai ia zbret atë kujt të dojë prej robve të vet, dhe ja, ata gëzohen
30:49
وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلِ أَن يُنَزَّلَ عَلَيۡهِم مِّن قَبۡلِهِۦ لَمُبۡلِسِينَ ٤٩
Edhe pse para se t’u zbriste, ata ishin shpresëhumbur.
30:50
فَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ ءَاثَٰرِ رَحۡمَتِ ٱللَّهِ كَيۡفَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٥٠
Shikoji o njeri gjurmët e mëshirës së Allahut se si Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar! Kështu do t’i ngjallë Ai të vdekurit dhe Ai ka Fuqi për gjithçka.
30:51
وَلَئِنۡ أَرۡسَلۡنَا رِيحٗا فَرَأَوۡهُ مُصۡفَرّٗا لَّظَلُّواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ يَكۡفُرُونَ ٥١
Dhe nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura - ja, pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin (në Zot).
30:52
فَإِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ ٥٢
Ti (o Muhamed) nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t'i bësh të shurdhëtit që ta dëgjojnë thirrjen, kur ata të kthejnë shpinën.
30:53
وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِ ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ ٥٣
Dhe as nuk mund t'i udhëzosh të verbrit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. Ti mund t'i bësh të dëgjojnë veçse ata që besojnë në Argumentet Tona dhe janë nënshtruar në islam (për t'i zbatuar ato).
30:54
۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن ضَعۡفٖ ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعۡدِ ضَعۡفٖ قُوَّةٗ ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعۡدِ قُوَّةٖ ضَعۡفٗا وَشَيۡبَةٗۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡقَدِيرُ ٥٤
Është Allahu Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj, pas asaj dobësie ju dha fuqi dhe pas fuqisë, Ai sjell dobësi e thinja në kokë (pleqëri). Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri, i Plotpushtetshmi.
30:55
وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُقۡسِمُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ مَا لَبِثُواْ غَيۡرَ سَاعَةٖۚ كَذَٰلِكَ كَانُواْ يُؤۡفَكُونَ ٥٥
Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t'u shfajsuar) keqbërësit do të betohen se nuk paskan qëndruar (në këtë Botë), veçse një orë. Ja, kështu gënjenin ata edhe më parë.
30:56
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ وَٱلۡإِيمَٰنَ لَقَدۡ لَبِثۡتُمۡ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡبَعۡثِۖ فَهَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡبَعۡثِ وَلَٰكِنَّكُمۡ كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٥٦
Kurse ata të cilëve u qe dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në ditën e ringjalljes. Dhe ja, kjo është dita e ringjalljes, por ju nuk e pranonit”.
30:57
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَعۡذِرَتُهُمۡ وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ ٥٧
Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.
30:58
وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَلَئِن جِئۡتَهُم بِـَٔايَةٖ لَّيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا مُبۡطِلُونَ ٥٨
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an çdolloj shembulli. Por, çfarëdo Argumenti që t’u sillje atyre, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: Ju nuk bëni gjë tjetër, veçse thoni kotësira (e gënjeshtra).
30:59
كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ ٥٩
Ja, kështu i vulos Allahu zemrat e atyre, që nuk duan të kuptojnë.
30:60
فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ وَلَا يَسۡتَخِفَّنَّكَ ٱلَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ ٦٠
Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime (për Ringjalljen para Zotit).