Sureja Furkan

Sureja 25, mekase, 77 ajete.

25:1

تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا ١

I Madhëruar qoftë Ai, që ia zbriti Dalluesin (Kur’ânin) robit të vet (Muhamedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën!

25:2

ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدٗا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٞ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرٗا ٢

Ai, të Cilit i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës. Asnjë bir nuk ka lindur Ai e asnjë ortak nuk ka në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi.

25:3

وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗ لَّا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ وَلَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا وَلَا يَمۡلِكُونَ مَوۡتٗا وَلَا حَيَوٰةٗ وَلَا نُشُورٗا ٣

Megjithatë ata adhuruan në vend të Tij zota të tjerë, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, sepse edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për veten as dëm e as dobi; nuk kanë në dorë as vdekje as jetë e as ringjallje.

25:4

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٌ ٱفۡتَرَىٰهُ وَأَعَانَهُۥ عَلَيۡهِ قَوۡمٌ ءَاخَرُونَۖ فَقَدۡ جَآءُو ظُلۡمٗا وَزُورٗا ٤

Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky (Kur’ani) është veçse një gënjeshtër, që ai e trilloi dhe për këtë e kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë.”. Në të vërtetë janë ata që bënë një padrejtësi të madhe dhe një shpifje (të ulët).

25:5

وَقَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٱكۡتَتَبَهَا فَهِيَ تُمۡلَىٰ عَلَيۡهِ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا ٥

Dhe ata thonë (për Kur’anin): “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.

25:6

قُلۡ أَنزَلَهُ ٱلَّذِي يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٦

Thuaj: “Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.

25:7

وَقَالُواْ مَالِ هَٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأۡكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشِي فِي ٱلۡأَسۡوَاقِ لَوۡلَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَلَكٞ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا ٧

Ata thonë, gjithashtu: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?!

25:8

أَوۡ يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡهِ كَنزٌ أَوۡ تَكُونُ لَهُۥ جَنَّةٞ يَأۡكُلُ مِنۡهَاۚ وَقَالَ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا ٨

Ose, përse nuk i është zbritur një thesar, ose përse nuk ka një kopësht për t'u kënaqur me të?! Të ligjtë thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur.

25:9

ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَٰلَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا ٩

Shiko çfarë shembujsh sjellin për ty! Por (me këtë) ata humbën (shumë larg) dhe ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.

25:10

تَبَارَكَ ٱلَّذِيٓ إِن شَآءَ جَعَلَ لَكَ خَيۡرٗا مِّن ذَٰلِكَ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَيَجۡعَل لَّكَ قُصُورَۢا ١٠

I lartësuar qoftë Ai, i cili po të dëshironte mund të të jepte ty mirësi më të mëdha nga ç’thonë ata - kopshte në të cilat rrjedhin lumenj; Ai mund të të dhuronte edhe kështjella të shumta (e madhështore).

25:11

بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلسَّاعَةِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِمَن كَذَّبَ بِٱلسَّاعَةِ سَعِيرًا ١١

Jo. Ata nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. Dhe Ne kemi përgatitur zjarr flakërues, për ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit.

25:12

إِذَا رَأَتۡهُم مِّن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ سَمِعُواْ لَهَا تَغَيُّظٗا وَزَفِيرٗا ١٢

Kur ai (Xhehenemi) t'i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë (e xhehenemit) dhe zërin e tij (të tmershëm).

25:13

وَإِذَآ أُلۡقُواْ مِنۡهَا مَكَانٗا ضَيِّقٗا مُّقَرَّنِينَ دَعَوۡاْ هُنَالِكَ ثُبُورٗا ١٣

E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga (zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e tyre (do luten për t'u asgjësuar).

25:14

لَّا تَدۡعُواْ ٱلۡيَوۡمَ ثُبُورٗا وَٰحِدٗا وَٱدۡعُواْ ثُبُورٗا كَثِيرٗا ١٤

Këtë Ditë, mos u lutni për shkatërrimin vetëm një herë, por lutuni shumë herë!

25:15

قُلۡ أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ أَمۡ جَنَّةُ ٱلۡخُلۡدِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۚ كَانَتۡ لَهُمۡ جَزَآءٗ وَمَصِيرٗا ١٥

Thuaj: “A është më i mirë zjarri i xhehenemit apo xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?! Ai është përgatitur (e stolisur për ta) si shpërblim (për adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut) dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre (i përjetshëm).

25:16

لَّهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَ خَٰلِدِينَۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ وَعۡدٗا مَّسۡـُٔولٗا ١٦

Ata do të kenë në të gjithçka që dëshirojnë, e aty do të banojnë përjetë. Ky është, për Zotin tënd, një premtim (i rëndësishëm) që nuk e thyen.

25:17

وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَقُولُ ءَأَنتُمۡ أَضۡلَلۡتُمۡ عِبَادِي هَٰٓؤُلَآءِ أَمۡ هُمۡ ضَلُّواْ ٱلسَّبِيلَ ١٧

Ditën kur Ai do t’i tubojë ata dhe idhujt, që ata adhuruan veç Allahut, do t'u thotë (idhujve): “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë)?”

25:18

قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ مَا كَانَ يَنۢبَغِي لَنَآ أَن نَّتَّخِذَ مِن دُونِكَ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ وَلَٰكِن مَّتَّعۡتَهُمۡ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ نَسُواْ ٱلذِّكۡرَ وَكَانُواْ قَوۡمَۢا بُورٗا ١٨

Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për ty! Kurrë nuk do të parapëlqenim që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti i begatove me të mira ata dhe të parët e tyre dhe ata i harruan paralajmërimet e tua dhe u bënë popull i shkatërruar.”

25:19

فَقَدۡ كَذَّبُوكُم بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسۡتَطِيعُونَ صَرۡفٗا وَلَا نَصۡرٗاۚ وَمَن يَظۡلِم مِّنكُمۡ نُذِقۡهُ عَذَابٗا كَبِيرٗا ١٩

(idhujtarëve do t'u thuhet) Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju, dhe tashmë ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as do të ndihmoheni. Dhe cilido prej jush që bën padrejtësi, Ne do t'i japim një dënim të madh.

25:20

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمۡ لَيَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشُونَ فِي ٱلۡأَسۡوَاقِۗ وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضٖ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرٗا ٢٠

Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin: A do të jeni të durueshëm? Zoti yt është Gjithëshikues.

25:21

۞ وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ نَرَىٰ رَبَّنَاۗ لَقَدِ ٱسۡتَكۡبَرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ وَعَتَوۡ عُتُوّٗا كَبِيرٗا ٢١

Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe.

25:22

يَوۡمَ يَرَوۡنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ لَا بُشۡرَىٰ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُجۡرِمِينَ وَيَقُولُونَ حِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا ٢٢

Ditën kur të shohin melekët (kur t'u meret shpirti, ose në varr, ose në ringjallje), nuk do të ketë gëzim për keqbërësit. Ata (melekët) do t'u thonë: “Ju është ndaluar gjithçka e mirë.”

25:23

وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا ٢٣

E Ne do t'i kthehemi ndonjë vepre që ata e bënë (në këtë botë) dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur.

25:24

أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ يَوۡمَئِذٍ خَيۡرٞ مُّسۡتَقَرّٗا وَأَحۡسَنُ مَقِيلٗا ٢٤

Banorët e xhenetit do të jenë mirë atë Ditë në banesën e tyre dhe do të kenë vendin më të mirë për pushim.

25:25

وَيَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلۡغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا ٢٥

“Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë

25:26

ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّ لِلرَّحۡمَٰنِۚ وَكَانَ يَوۡمًا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ عَسِيرٗا ٢٦

Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithë-mëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë.

25:27

وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلٗا ٢٧

Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”

25:28

يَٰوَيۡلَتَىٰ لَيۡتَنِي لَمۡ أَتَّخِذۡ فُلَانًا خَلِيلٗا ٢٨

Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri!

25:29

لَّقَدۡ أَضَلَّنِي عَنِ ٱلذِّكۡرِ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَنِيۗ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِلۡإِنسَٰنِ خَذُولٗا ٢٩

Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.

25:30

وَقَالَ ٱلرَّسُولُ يَٰرَبِّ إِنَّ قَوۡمِي ٱتَّخَذُواْ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ مَهۡجُورٗا ٣٠

I Dërguari tha: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.”

25:31

وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّٗا مِّنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيٗا وَنَصِيرٗا ٣١

Ja kështu, Ne lejuam që, çdo profet të ketë një armik prej keqbërësve. Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt.

25:32

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلۡقُرۡءَانُ جُمۡلَةٗ وَٰحِدَةٗۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِۦ فُؤَادَكَۖ وَرَتَّلۡنَٰهُ تَرۡتِيلٗا ٣٢

“Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit) i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti.

25:33

وَلَا يَأۡتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَأَحۡسَنَ تَفۡسِيرًا ٣٣

Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.”

25:34

ٱلَّذِينَ يُحۡشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُوْلَٰٓئِكَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضَلُّ سَبِيلٗا ٣٤

Ata që do të tubohen me fytyrat e tyre përmbys në Xhehenem, pikërisht atyre u përket vendi më i keq, dhe mu ata janë më të humburit nga Rruga e Drejtë.

25:35

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَا مَعَهُۥٓ أَخَاهُ هَٰرُونَ وَزِيرٗا ٣٥

(Përpara këtij) Ne i patëm dhënë Musait librin dhe i caktuam vëllanë e vet, Harunin, si ndihmëtar.

25:36

فَقُلۡنَا ٱذۡهَبَآ إِلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَدَمَّرۡنَٰهُمۡ تَدۡمِيرٗا ٣٦

U thamë: “Shkoni të dy te populli që ka mohuar argumentet Tona!” Ne, vërtet i shkatërruam ata krejtësisht.

25:37

وَقَوۡمَ نُوحٖ لَّمَّا كَذَّبُواْ ٱلرُّسُلَ أَغۡرَقۡنَٰهُمۡ وَجَعَلۡنَٰهُمۡ لِلنَّاسِ ءَايَةٗۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا ٣٧

Edhe popullin e Nuhut (e shkatërruam ashpër) kur i mohuan të dërguarit. Ne i përmbytëm ata dhe i bëmë argument për njerëzimin. Për keqbërësit Ne kemi përgatitur dënim shumë të dhembshëm.

25:38

وَعَادٗا وَثَمُودَاْ وَأَصۡحَٰبَ ٱلرَّسِّ وَقُرُونَۢا بَيۡنَ ذَٰلِكَ كَثِيرٗا ٣٨

Edhe Adët, Themudët, banorët e Res-it e shumë e shumë breza ndërmjet tyre (i shkatërruam).

25:39

وَكُلّٗا ضَرَبۡنَا لَهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَۖ وَكُلّٗا تَبَّرۡنَا تَتۡبِيرٗا ٣٩

Secilit prej tyre u patëm sjellë Argumente për të marë mësim dhe secilin prej tyre i shkatërruam krejtësisht.

25:40

وَلَقَدۡ أَتَوۡاْ عَلَى ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِيٓ أُمۡطِرَتۡ مَطَرَ ٱلسَّوۡءِۚ أَفَلَمۡ يَكُونُواْ يَرَوۡنَهَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ نُشُورٗا ٤٠

Dhe ata (idhujtarët) me siguri kanë kaluar pranë vendbanimit, i cili u shkatërrua me atë shiun e tmershëm. Atëherë, a nuk e vështrojnë ata (me sytë e vet) atë (ndëshkim të madh)? Jo, porse ata nuk e kanë frikë ringjalljen.

25:41

وَإِذَا رَأَوۡكَ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي بَعَثَ ٱللَّهُ رَسُولًا ٤١

E kur të shohin ty, të marin vetëm për tallje: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?”

25:42

إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا لَوۡلَآ أَن صَبَرۡنَا عَلَيۡهَاۚ وَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ حِينَ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ مَنۡ أَضَلُّ سَبِيلًا ٤٢

Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre.” (Të mjerët!) Shpejt do ta mësojnë, kur ta shohin qartazi dënimin, se kush ishte më larg së vërtetës.

25:43

أَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيۡهِ وَكِيلًا ٤٣

A e ke parë ti atë, që si të adhuruarin e tij ka zgjedhur pasionin e vet? Mos vallë, ti do të bëhesh mbrojtës për të?!

25:44

أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا ٤٤

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë si bagëti. Madje ata janë edhe më të humbur nga Udha e Drejtë.

25:45

أَلَمۡ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيۡفَ مَدَّ ٱلظِّلَّ وَلَوۡ شَآءَ لَجَعَلَهُۥ سَاكِنٗا ثُمَّ جَعَلۡنَا ٱلشَّمۡسَ عَلَيۡهِ دَلِيلٗا ٤٥

A nuk e sheh ti se si Zoti yt e përzgjat hijen?! Sikur të kishte dashur do ta bënte atë të palëvizshme. Dhe Ne, e bëjmë diellin drejtues të saj (të hijes),

25:46

ثُمَّ قَبَضۡنَٰهُ إِلَيۡنَا قَبۡضٗا يَسِيرٗا ٤٦

Pastaj Ne e tërheqim atë pranë vetes pak nga pak.

25:47

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا وَٱلنَّوۡمَ سُبَاتٗا وَجَعَلَ ٱلنَّهَارَ نُشُورٗا ٤٧

Dhe është Ai që Natën jua bën si mbulesë dhe Gjumin si pushim, ndërsa Ditën e bën si ringjallje (për kërkimin e mirësive).

25:48

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۚ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ طَهُورٗا ٤٨

Dhe është Ai, që i lëshon Erërat si lajmëtare për gëzim përpara se të vijë mëshira e Tij (shiu). Dhe Ne lëshojmë ujë të pastër prej qiellit,

25:49

لِّنُحۡـِۧيَ بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗا وَنُسۡقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقۡنَآ أَنۡعَٰمٗا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرٗا ٤٩

Me të cilin Ne i japim jetë një toke të vdekur dhe ua shuajmë etjen atyre që kemi krijuar, - kafshë e njerëz të shumtë.

25:50

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَٰهُ بَيۡنَهُمۡ لِيَذَّكَّرُواْ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورٗا ٥٠

Ne e shpërndajmë atë (shiun) që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën gjë tjetër veç refuzimit.

25:51

وَلَوۡ شِئۡنَا لَبَعَثۡنَا فِي كُلِّ قَرۡيَةٖ نَّذِيرٗا ٥١

Sikur të kishim dashur Ne, do të kishim dërguar në çdo vendbanim qortues (profetë).

25:52

فَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَجَٰهِدۡهُم بِهِۦ جِهَادٗا كَبِيرٗا ٥٢

Prandaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët e lufto kundër tyre me përpjekjet më të mëdha me të (me Kur’an).

25:53

۞ وَهُوَ ٱلَّذِي مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞ وَجَعَلَ بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٗا وَحِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا ٥٣

Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i idhët dhe bëri pengesë mes tyre dhe një ndarje që të mos përzihen.

25:54

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ مِنَ ٱلۡمَآءِ بَشَرٗا فَجَعَلَهُۥ نَسَبٗا وَصِهۡرٗاۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرٗا ٥٤

Është Ai që e krijoi njeriun nga uji (fara), dhe e vuri në lidhje gjaku dhe gjini. Zoti yt është i Gjithëfuqishëm.

25:55

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمۡ وَلَا يَضُرُّهُمۡۗ وَكَانَ ٱلۡكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرٗا ٥٥

E megjithatë ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dobi, as dëm atyre. Me të vërtetë, jobesimtari bëhet palë (me shejtanin) kundër Zotit të vet.

25:56

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا ٥٦

Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues.

25:57

قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍ إِلَّا مَن شَآءَ أَن يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلٗا ٥٧

Thuaj: “Unë nuk kërkoj kurrëfarë shpërblimi prej jush për këtë. Por (vetëm) kush të dëshirojë, të marrë rrugën (që e shpie) drejt Zotit të tij”.

25:58

وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡحَيِّ ٱلَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِهِۦۚ وَكَفَىٰ بِهِۦ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًا ٥٨

Dhe mbështetju të Përjetshmit që Jeton e nuk vdes kurrë dhe madhëroje me lavdinë që i takon! Dhe mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robve të vet.

25:59

ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَسۡـَٔلۡ بِهِۦ خَبِيرٗا ٥٩

Ai krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u lartësua mbi Fron (Arsh). Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atëherë, pyete për Të ndonjë të ditur!

25:60

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسۡجُدُواْۤ لِلرَّحۡمَٰنِ قَالُواْ وَمَا ٱلرَّحۡمَٰنُ أَنَسۡجُدُ لِمَا تَأۡمُرُنَا وَزَادَهُمۡ نُفُورٗا۩ ٦٠

Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi? A t’i bëjmë sexhde sepse na urdhëron ti?!” dhe kjo ua shtoi edhe më shumë largimin (nga besimi).

25:61

تَبَارَكَ ٱلَّذِي جَعَلَ فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجٗا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَٰجٗا وَقَمَرٗا مُّنِيرٗا ٦١

I madhëruar është Ai i cili vendosi në qiell yje dhe vendosi në të Diell (që ndriçon dhe ngroh) e Hënë të shndritshme.

25:62

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ خِلۡفَةٗ لِّمَنۡ أَرَادَ أَن يَذَّكَّرَ أَوۡ أَرَادَ شُكُورٗا ٦٢

Është Ai që krijoi Natën dhe Ditën që ndjekin njëra-tjetrën për këdo që dëshiron të mendojë (në madhërinë e Tij) a dëshiron të jetë mirënjohës.

25:63

وَعِبَادُ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلَّذِينَ يَمۡشُونَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ هَوۡنٗا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلۡجَٰهِلُونَ قَالُواْ سَلَٰمٗا ٦٣

Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!”

25:64

وَٱلَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمۡ سُجَّدٗا وَقِيَٰمٗا ٦٤

Janë ata, që për hir të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (duke falur namaz).

25:65

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا ٦٥

Janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit sepse vuajtja në të është, vërtet gjëja më e rëndë!”.

25:66

إِنَّهَا سَآءَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا ٦٦

Shumë i keq është, vërtet ai (Xhehenemi), si vendbanim dhe vendqëndrim.

25:67

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَنفَقُواْ لَمۡ يُسۡرِفُواْ وَلَمۡ يَقۡتُرُواْ وَكَانَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ قَوَامٗا ٦٧

(Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit) Janë ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.

25:68

وَٱلَّذِينَ لَا يَدۡعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقۡتُلُونَ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَا يَزۡنُونَۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ يَلۡقَ أَثَامٗا ٦٨

Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe nuk bëjnë imoralitet. Kush i bën këto, e pret ndëshkimi.

25:69

يُضَٰعَفۡ لَهُ ٱلۡعَذَابُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَيَخۡلُدۡ فِيهِۦ مُهَانًا ٦٩

Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar.

25:70

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلٗا صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمۡ حَسَنَٰتٖۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٧٠

Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

25:71

وَمَن تَابَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَإِنَّهُۥ يَتُوبُ إِلَى ٱللَّهِ مَتَابٗا ٧١

Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë.

25:72

وَٱلَّذِينَ لَا يَشۡهَدُونَ ٱلزُّورَ وَإِذَا مَرُّواْ بِٱللَّغۡوِ مَرُّواْ كِرَامٗا ٧٢

(Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë duke gënjyer dhe, kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e shmangur me dinjitet.

25:73

وَٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَمۡ يَخِرُّواْ عَلَيۡهَا صُمّٗا وَعُمۡيَانٗا ٧٣

Edhe ata që, kur këshillohen me Ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër.

25:74

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبۡ لَنَا مِنۡ أَزۡوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعۡيُنٖ وَٱجۡعَلۡنَا لِلۡمُتَّقِينَ إِمَامًا ٧٤

Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë, e na bëj udhëheqës të të devotshmëve!”.

25:75

أُوْلَٰٓئِكَ يُجۡزَوۡنَ ٱلۡغُرۡفَةَ بِمَا صَبَرُواْ وَيُلَقَّوۡنَ فِيهَا تَحِيَّةٗ وَسَلَٰمًا ٧٥

Këta janë ata që do të shpërblehen me vendin më të lartë në qiell për shkak se ishin durimtarë dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam.

25:76

خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ حَسُنَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا ٧٦

Aty (në kënaqësitë e përjetshme) do të jenë përgjithmonë. Eh sa vendbanim dhe vendqëndrim i mirë është ai!

25:77

قُلۡ مَا يَعۡبَؤُاْ بِكُمۡ رَبِّي لَوۡلَا دُعَآؤُكُمۡۖ فَقَدۡ كَذَّبۡتُمۡ فَسَوۡفَ يَكُونُ لِزَامَۢا ٧٧

Thuaju (mohuesve): “E si të kujdeset për ju Zoti im, nëse ju nuk i luteni Atij?! Por ju e keni mohuar Atë, prandaj dënimi do të jetë i pashmangshëm.”.