Sureja Ta Ha
Sureja 20, mekase, 135 ajete.
20:1
طه ١
Ta, Ha.
20:2
مَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لِتَشۡقَىٰٓ ٢
Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.
20:3
إِلَّا تَذۡكِرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰ ٣
Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun.
20:4
تَنزِيلٗا مِّمَّنۡ خَلَقَ ٱلۡأَرۡضَ وَٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلۡعُلَى ٤
(Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë.
20:5
ٱلرَّحۡمَٰنُ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ ٱسۡتَوَىٰ ٥
(Ai është) I Gjithëmëshirshmi që u lartësua (e qëndroi) mbi Fron (Arsh).
20:6
لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَمَا تَحۡتَ ٱلثَّرَىٰ ٦
E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhe.
20:7
وَإِن تَجۡهَرۡ بِٱلۡقَوۡلِ فَإِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخۡفَى ٧
Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta).
20:8
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ ٨
Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.
20:9
وَهَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ٩
A ka mbërritur tek ti historia e Musait?
20:10
إِذۡ رَءَا نَارٗا فَقَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِقَبَسٍ أَوۡ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدٗى ١٠
Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.”.
20:11
فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ يَٰمُوسَىٰٓ ١١
Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”
20:12
إِنِّيٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخۡلَعۡ نَعۡلَيۡكَ إِنَّكَ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوٗى ١٢
Jam Unë Zoti yt. Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë!
20:13
وَأَنَا ٱخۡتَرۡتُكَ فَٱسۡتَمِعۡ لِمَا يُوحَىٰٓ ١٣
Unë të kam zgjedhur ty. Prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet!
20:14
إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ ١٤
Jam Unë Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. Pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!
20:15
إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ ١٥
Pa dyshim, Ora (e kijametit) do të vijë patjetër, por Unë e kam fshehur atë, që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë.
20:16
فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ ١٦
Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të (Ditën e Kjametit) dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë (nga rruga e drejtë), se atëherë do të shkatërrohesh.
20:17
وَمَا تِلۡكَ بِيَمِينِكَ يَٰمُوسَىٰ ١٧
Ç’është ajo në të djathtën tënde, o Musa?
20:18
قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ ١٨
Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia; me të kryej edhe punë të tjera.
20:19
قَالَ أَلۡقِهَا يَٰمُوسَىٰ ١٩
Ai (Allahu) i tha: “Hidhe atë, o Musa!”
20:20
فَأَلۡقَىٰهَا فَإِذَا هِيَ حَيَّةٞ تَسۡعَىٰ ٢٠
Ai e hodhi atë, dhe ja! Ai u bë gjarpër (i madh) që lëvizte me shpejtësi.
20:21
قَالَ خُذۡهَا وَلَا تَخَفۡۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا ٱلۡأُولَىٰ ٢١
(Allahu i) Tha: “Merre atë, e mos u frikëso! Ne do ta kthejmë atë menjëherë në gjendjen e tij të mëparshme.”
20:22
وَٱضۡمُمۡ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخۡرَىٰ ٢٢
Fute dorën nën sqetullën tënde dhe ajo do të dalë e bardhë pa asnjë të keqe! Kjo është një Shenjë tjetër,
20:23
لِنُرِيَكَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا ٱلۡكُبۡرَى ٢٣
Për të treguar ty (dy) nga Shenjat Tona më të mëdha.
20:24
ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٢٤
Shko te faraoni sepse, ai vërtet i ka kaluar të gjithë kufijtë!
20:25
قَالَ رَبِّ ٱشۡرَحۡ لِي صَدۡرِي ٢٥
Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin,
20:26
وَيَسِّرۡ لِيٓ أَمۡرِي ٢٦
Lehtësoma këtë punë
20:27
وَٱحۡلُلۡ عُقۡدَةٗ مِّن لِّسَانِي ٢٧
Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas),
20:28
يَفۡقَهُواْ قَوۡلِي ٢٨
Që ta kuptojnë fjalën time!
20:29
وَٱجۡعَل لِّي وَزِيرٗا مِّنۡ أَهۡلِي ٢٩
Më jep një ndihmëtar nga familja ime,
20:30
هَٰرُونَ أَخِي ٣٠
Harunin, timvëlla!
20:31
ٱشۡدُدۡ بِهِۦٓ أَزۡرِي ٣١
Ma shto fuqinë me të
20:32
وَأَشۡرِكۡهُ فِيٓ أَمۡرِي ٣٢
Dhe bëma shok në punën time,
20:33
كَيۡ نُسَبِّحَكَ كَثِيرٗا ٣٣
Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë
20:34
وَنَذۡكُرَكَ كَثِيرًا ٣٤
Dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!
20:35
إِنَّكَ كُنتَ بِنَا بَصِيرٗا ٣٥
Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”.
20:36
قَالَ قَدۡ أُوتِيتَ سُؤۡلَكَ يَٰمُوسَىٰ ٣٦
Ai (Allahu) tha: “T’u dha ajo që kërkove, o Musa.”
20:37
وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَيۡكَ مَرَّةً أُخۡرَىٰٓ ٣٧
Ne të kemi bërë mirësi një herë tjetër më parë.
20:38
إِذۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰٓ ٣٨
Ja. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam
20:39
أَنِ ٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلتَّابُوتِ فَٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ فَلۡيُلۡقِهِ ٱلۡيَمُّ بِٱلسَّاحِلِ يَأۡخُذۡهُ عَدُوّٞ لِّي وَعَدُوّٞ لَّهُۥۚ وَأَلۡقَيۡتُ عَلَيۡكَ مَحَبَّةٗ مِّنِّي وَلِتُصۡنَعَ عَلَىٰ عَيۡنِيٓ ٣٩
(dhe i thamë) “Vëre (fëmijën) në arkë dhe hidhe (arkën) në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij. Por Unë hodha (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, që të edukoheshe nën Syrin (kujdesin) Tim.”.
20:40
إِذۡ تَمۡشِيٓ أُخۡتُكَ فَتَقُولُ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ مَن يَكۡفُلُهُۥۖ فَرَجَعۡنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَۚ وَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا فَنَجَّيۡنَٰكَ مِنَ ٱلۡغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونٗاۚ فَلَبِثۡتَ سِنِينَ فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ ثُمَّ جِئۡتَ عَلَىٰ قَدَرٖ يَٰمُوسَىٰ ٤٠
Dhe ja. Motra jote ecte (pas teje) e thoshte: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për të?” Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate vrarë një njeri dhe Ne të shpëtuam nga trishtimi dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, siç u urdhërove, në kohën e caktuar.”.
20:41
وَٱصۡطَنَعۡتُكَ لِنَفۡسِي ٤١
Dhe Unë të kam përgatitur ty për Vete (për të më shërbyer).
20:42
ٱذۡهَبۡ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَٰتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكۡرِي ٤٢
Prandaj, ti dhe vëllai yt, shkoni me argumentet e Mia, e mos harroni të me kujtoni Mua!
20:43
ٱذۡهَبَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٤٣
Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar!
20:44
فَقُولَا لَهُۥ قَوۡلٗا لَّيِّنٗا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوۡ يَخۡشَىٰ ٤٤
Por, i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet.
20:45
قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ ٤٥
Ata të dy (Musai e Haruni) thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë, ose do t’i kalojë të gjithë kufijtë kundër nesh.”.
20:46
قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ ٤٦
Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh (gjithçka)”.
20:47
فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ ٤٧
Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë.
20:48
إِنَّا قَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡنَآ أَنَّ ٱلۡعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٤٨
Neve na është shpallur se dënimi është për atë që përgënjeshtron (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”.
20:49
قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَٰمُوسَىٰ ٤٩
Faraoni tha: “E kush është, atëherë Zoti juaj, o Musa?”
20:50
قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِيٓ أَعۡطَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ خَلۡقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ ٥٠
Musai Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet (të krijimit) dhe pastaj e ka udhëzuar.”
20:51
قَالَ فَمَا بَالُ ٱلۡقُرُونِ ٱلۡأُولَىٰ ٥١
Faraoni tha: “Si është, atëherë gjendja e popujve të hershëm?”
20:52
قَالَ عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّي فِي كِتَٰبٖۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنسَى ٥٢
Musai Tha: “Dija për ata është te Zoti im, e shënuar, ashtu siç duhet, në një libër. Zoti im nuk gabon asnjëherë e as nuk harron asnjëherë”.
20:53
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَسَلَكَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّن نَّبَاتٖ شَتَّىٰ ٥٣
(Zoti im) është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme.
20:54
كُلُواْ وَٱرۡعَوۡاْ أَنۡعَٰمَكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ ٥٤
Hani (nga mirësitë e Tij) dhe kulloteni bagëtinë tuaj (në atë bimësi). Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë.
20:55
۞ مِنۡهَا خَلَقۡنَٰكُمۡ وَفِيهَا نُعِيدُكُمۡ وَمِنۡهَا نُخۡرِجُكُمۡ تَارَةً أُخۡرَىٰ ٥٥
Prej asaj (tokës) ju krijuam, në të do t’ju kthejmë përsëri e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.
20:56
وَلَقَدۡ أَرَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ ٥٦
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha Argumentet Tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi ato.
20:57
قَالَ أَجِئۡتَنَا لِتُخۡرِجَنَا مِنۡ أَرۡضِنَا بِسِحۡرِكَ يَٰمُوسَىٰ ٥٧
Faraoni tha: “O Musa! Mos vallë, na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
20:58
فَلَنَأۡتِيَنَّكَ بِسِحۡرٖ مِّثۡلِهِۦ فَٱجۡعَلۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكَ مَوۡعِدٗا لَّا نُخۡلِفُهُۥ نَحۡنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانٗا سُوٗى ٥٨
Por, Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto midis nesh e teje një kohë dhe vend të përshtatshëm takimi, që nuk do ta thyenim as ne e as ti!”.
20:59
قَالَ مَوۡعِدُكُمۡ يَوۡمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحۡشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحٗى ٥٩
Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë Dita e Festës, që njerëzit të tubohen paradite.”.
20:60
فَتَوَلَّىٰ فِرۡعَوۡنُ فَجَمَعَ كَيۡدَهُۥ ثُمَّ أَتَىٰ ٦٠
Kështu, Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
20:61
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ وَيۡلَكُمۡ لَا تَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا فَيُسۡحِتَكُم بِعَذَابٖۖ وَقَدۡ خَابَ مَنِ ٱفۡتَرَىٰ ٦١
Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut sepse do t’ju shkatërrojë me ndonjë dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”.
20:62
فَتَنَٰزَعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَىٰ ٦٢
Ata (magjistarët) diskutuan (mes tyre) për këtë çështje, por e mbajtën të fshehtë bisedën.
20:63
قَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَٰنِ لَسَٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخۡرِجَاكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِمَا وَيَذۡهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلۡمُثۡلَىٰ ٦٣
Pastaj (sipas urdhrit të Faraonit) thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që duan t’ju nxjerrin nga toka juaj me magjinë e tyre dhe ta zhdukin rrugën tuaj që, pa dyshim, është më e drejta.”.
20:64
فَأَجۡمِعُواْ كَيۡدَكُمۡ ثُمَّ ٱئۡتُواْ صَفّٗاۚ وَقَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡيَوۡمَ مَنِ ٱسۡتَعۡلَىٰ ٦٤
Prandaj vendosni seriozisht për çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok e të bashkuar! Ai që triumfon sot, ai ka fituar.
20:65
قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ ٦٥
Ata thanë: “O Musa! A do të hedhësh ti, apo të hedhim ne të parët?”
20:66
قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ ٦٦
Musai tha: “Hidhni ju!” Dhe ja, atij iu duk, nga magjia e tyre se litarët dhe shkopinjtë (e magjistarëve) po lëviznin (si gjarpërinj).
20:67
فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةٗ مُّوسَىٰ ٦٧
Kështu, Musai ndjeu në vetvete njëfarë frike.
20:68
قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٦٨
Ne i thamë atij: “Mos ki frikë! Sepse është e sigurt se ti do të jesh triumfues.”
20:69
وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٖۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ ٦٩
Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin) që t’i gëlltisë menjëherë ato që bënë ata! Ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër, përveçse mashtrim magjistari dhe magjistari kurrë nuk fiton, kudo qoftë.
20:70
فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سُجَّدٗا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ هَٰرُونَ وَمُوسَىٰ ٧٠
Atëherë, magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe të Musait.”
20:71
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ فِي جُذُوعِ ٱلنَّخۡلِ وَلَتَعۡلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابٗا وَأَبۡقَىٰ ٧١
Faraoni tha: “A i besuat atij para se unë t’ju jap leje?! Ai (Musai) është prijësi juaj, ai që jua mësoi magjinë! Unë do t’jua pres duart e këmbët në të kundërtën e njëra-tjetrës e do t’ju mbërthej në trungjet e hurmave. Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.”
20:72
قَالُواْ لَن نُّؤۡثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلَّذِي فَطَرَنَاۖ فَٱقۡضِ مَآ أَنتَ قَاضٍۖ إِنَّمَا تَقۡضِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَآ ٧٢
Ata thanë: “Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj Argumentave të qarta, që na erdhën dhe ndaj Atij që na krijoi. Prandaj, gjyko për ne si të duash! Ti mund të gjykosh (dhe të dënosh) vetëm në jetën e kësaj bote.”
20:73
إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغۡفِرَ لَنَا خَطَٰيَٰنَا وَمَآ أَكۡرَهۡتَنَا عَلَيۡهِ مِنَ ٱلسِّحۡرِۗ وَٱللَّهُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ ٧٣
Ne besuam në Zotin tone. Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove (t'i bënim). Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi.
20:74
إِنَّهُۥ مَن يَأۡتِ رَبَّهُۥ مُجۡرِمٗا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ ٧٤
Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë.
20:75
وَمَن يَأۡتِهِۦ مُؤۡمِنٗا قَدۡ عَمِلَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلدَّرَجَٰتُ ٱلۡعُلَىٰ ٧٥
Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta.
20:76
جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ مَن تَزَكَّىٰ ٧٦
Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar (nga mosbesimi).
20:77
وَلَقَدۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِي فَٱضۡرِبۡ لَهُمۡ طَرِيقٗا فِي ٱلۡبَحۡرِ يَبَسٗا لَّا تَخَٰفُ دَرَكٗا وَلَا تَخۡشَىٰ ٧٧
Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det! Dhe mos ki frikë se do të të kapë Faraoni dhe as se do të fundosesh!”.
20:78
فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ بِجُنُودِهِۦ فَغَشِيَهُم مِّنَ ٱلۡيَمِّ مَا غَشِيَهُمۡ ٧٨
Pastaj, Faraoni iu vu pas atyre (bijve të Izraelit) me ushtrinë e vet, por ata i mbuloi ajo që i mbuloi.
20:79
وَأَضَلَّ فِرۡعَوۡنُ قَوۡمَهُۥ وَمَا هَدَىٰ ٧٩
Faraoni e çoi në humbje popullin e vet në vend që ta udhëzonte në rrugë të drejtë.
20:80
يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ قَدۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ عَدُوِّكُمۡ وَوَٰعَدۡنَٰكُمۡ جَانِبَ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنَ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰ ٨٠
O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim (për shpalljen e Teuratit) në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza.
20:81
كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَلَا تَطۡغَوۡاْ فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبِيۖ وَمَن يَحۡلِلۡ عَلَيۡهِ غَضَبِي فَقَدۡ هَوَىٰ ٨١
(Dhe ju thamë): Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë Zemërimi Im! Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet.
20:82
وَإِنِّي لَغَفَّارٞ لِّمَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا ثُمَّ ٱهۡتَدَىٰ ٨٢
Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë.
20:83
۞ وَمَآ أَعۡجَلَكَ عَن قَوۡمِكَ يَٰمُوسَىٰ ٨٣
(Kur Musai u ngjit në mal, Allahu i tha): Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?”
20:84
قَالَ هُمۡ أُوْلَآءِ عَلَىٰٓ أَثَرِي وَعَجِلۡتُ إِلَيۡكَ رَبِّ لِتَرۡضَىٰ ٨٤
Musai tha: “Ja, ata po vijnë fill pas gjurmëve të mia dhe unë nxitova të vij tek ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.”
20:85
قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ ٨٥
Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tend kur ti nuk ishe me ta dhe Samiriu i çoi ata në humbje.”
20:86
فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَمۡ يَعِدۡكُمۡ رَبُّكُمۡ وَعۡدًا حَسَنًاۚ أَفَطَالَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡعَهۡدُ أَمۡ أَرَدتُّمۡ أَن يَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبٞ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُم مَّوۡعِدِي ٨٦
Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? Apo mos vallë ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? Apo dëshiruat të zbresë zemërimi nga Zoti juaj dhe e thyet besën që më patët dhënë?”.
20:87
قَالُواْ مَآ أَخۡلَفۡنَا مَوۡعِدَكَ بِمَلۡكِنَا وَلَٰكِنَّا حُمِّلۡنَآ أَوۡزَارٗا مِّن زِينَةِ ٱلۡقَوۡمِ فَقَذَفۡنَٰهَا فَكَذَٰلِكَ أَلۡقَى ٱلسَّامِرِيُّ ٨٧
Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën, që të patëm dhënë me vullnetin tonë. Por, Ne ishim ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit) dhe i hodhëm ato (në zjarr). Dhe këtë e bëmë se na tha Samiriju”.
20:88
فَأَخۡرَجَ لَهُمۡ عِجۡلٗا جَسَدٗا لَّهُۥ خُوَارٞ فَقَالُواْ هَٰذَآ إِلَٰهُكُمۡ وَإِلَٰهُ مُوسَىٰ فَنَسِيَ ٨٨
Ai (Samiriju) nxorri përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup (të gdhendur) që dukej se pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”.
20:89
أَفَلَا يَرَوۡنَ أَلَّا يَرۡجِعُ إِلَيۡهِمۡ قَوۡلٗا وَلَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا ٨٩
A nuk e kuptonin ata se ai (viçi) as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë (si pëgjigje), e as mund t’u bënte as dobi e as dëm?
20:90
وَلَقَدۡ قَالَ لَهُمۡ هَٰرُونُ مِن قَبۡلُ يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا فُتِنتُم بِهِۦۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَٱتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوٓاْ أَمۡرِي ٩٠
Haruni u pat thënë më parë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të (me viçin e gëdhendur). Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”.
20:91
قَالُواْ لَن نَّبۡرَحَ عَلَيۡهِ عَٰكِفِينَ حَتَّىٰ يَرۡجِعَ إِلَيۡنَا مُوسَىٰ ٩١
Ata i thanë: “Ne nuk do t’i ndahemi këtij adhurimi (të viçit) derisa Musai të kthehet te ne.”.
20:92
قَالَ يَٰهَٰرُونُ مَا مَنَعَكَ إِذۡ رَأَيۡتَهُمۡ ضَلُّوٓاْ ٩٢
Musai tha: “O Harun! Ç’të pengoi ty që të vije pas meje, kur pe se ata morën rrugën e gabuar?
20:93
أَلَّا تَتَّبِعَنِۖ أَفَعَصَيۡتَ أَمۡرِي ٩٣
Mos vallë edhe ti e kundërshtove urdhrin tim?”
20:94
قَالَ يَبۡنَؤُمَّ لَا تَأۡخُذۡ بِلِحۡيَتِي وَلَا بِرَأۡسِيٓۖ إِنِّي خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقۡتَ بَيۡنَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَمۡ تَرۡقُبۡ قَوۡلِي ٩٤
Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh! Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: "I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?”
20:95
قَالَ فَمَا خَطۡبُكَ يَٰسَٰمِرِيُّ ٩٥
Musai tha: “Si është, atëherë puna jote, o Samiri?”
20:96
قَالَ بَصُرۡتُ بِمَا لَمۡ يَبۡصُرُواْ بِهِۦ فَقَبَضۡتُ قَبۡضَةٗ مِّنۡ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذۡتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتۡ لِي نَفۡسِي ٩٦
Samiriu tha: “Unë pashë atë që ata nuk e panë. Unë mora një grusht (dhe) nga gjurma e të dërguarit (Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit). Ja, kështu më tha vetja ime.”.
20:97
قَالَ فَٱذۡهَبۡ فَإِنَّ لَكَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَۖ وَإِنَّ لَكَ مَوۡعِدٗا لَّن تُخۡلَفَهُۥۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ إِلَٰهِكَ ٱلَّذِي ظَلۡتَ عَلَيۡهِ عَاكِفٗاۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِي ٱلۡيَمِّ نَسۡفًا ٩٧
Musai tha: “Atëherë ik! Sa të jesh gjallë ke për të thënë: “Mos më prekni!” Përveç kësaj ty të pret edhe një afat (dënimi), që nuk do të thyhet. Tani shikoje zotin tend, që e adhurove me përkushtim! Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër det”.
20:98
إِنَّمَآ إِلَٰهُكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَسِعَ كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمٗا ٩٨
Por Zoti juaj (që meriton adhurimet) është vetëm Allahu. Përveç Tij nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) dhe dituria e Tij përfshin çdo gjë.
20:99
كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرٗا ٩٩
Ja kështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë që kanë ndodhur dhe Ne të kemi dërguar, nga ana Jonë, një shpallje (Kur'anin) plot këshilla (e përkujtime).
20:100
مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا ١٠٠
Kush i kthen shpinën këtij (Kur’anit), ai do të bartë në Ditën e Kijametit barrën më të rëndë.
20:101
خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلٗا ١٠١
Nën atë (barrë) do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa e keqe është ajo barrë që do të mbajnë në ditën e Kijametit!
20:102
يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ زُرۡقٗا ١٠٢
Ditën kur do t'i fryhet Surit, Ne do t'i tubojmë keqbërësit të nxirosur.
20:103
يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرٗا ١٠٣
Ata i pëshpërisin njëri tjetrit: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se dhjetë ditë.
20:104
نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمٗا ١٠٤
Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata, kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!”
20:105
وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡجِبَالِ فَقُلۡ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسۡفٗا ١٠٥
Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”.
20:106
فَيَذَرُهَا قَاعٗا صَفۡصَفٗا ١٠٦
Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie.
20:107
لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجٗا وَلَآ أَمۡتٗا ١٠٧
As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.
20:108
يَوۡمَئِذٖ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِيَ لَا عِوَجَ لَهُۥۖ وَخَشَعَتِ ٱلۡأَصۡوَاتُ لِلرَّحۡمَٰنِ فَلَا تَسۡمَعُ إِلَّا هَمۡسٗا ١٠٨
Atë Ditë ata do të shkojnë pas thirrësit e nuk do të mund t'i largohen atij. Të gjitha zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit dhe nuk do të dëgjohet asgjë përveçse pëshpërimë.
20:109
يَوۡمَئِذٖ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُۥ قَوۡلٗا ١٠٩
Atë ditë nuk bën dobi ndërmjetësimi, përveçse atyre për të cilët e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi (të ndërmjetësojnë) dhe fjala e të cilëve është e pranueshme tek Ai.
20:110
يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلۡمٗا ١١٠
Ai i di gjithçka para tyre dhe ato që vijnë pas, por dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë.
20:111
۞ وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا ١١١
Të gjitha fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit të Gjithfuqishëm. Nuk ka dyshim se ka humbur ai që mbart padrejtësinë (në shpinë).
20:112
وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمٗا وَلَا هَضۡمٗا ١١٢
Por kush bën vepra të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).
20:113
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرٗا ١١٣
Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an në gjuhën arabe dhe shpjeguam me hollësi disa nga paralajmërimet, që ata të mund të ruhen ose që ai (Kurani) t’i bëjë ta kujtojnë (Atë).
20:114
فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا ١١٤
I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i vërtetë! Mos nxito (o Muhamed!) për ta lexuar Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”
20:115
وَلَقَدۡ عَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبۡلُ فَنَسِيَ وَلَمۡ نَجِدۡ لَهُۥ عَزۡمٗا ١١٥
Ne e patëm urdhëruar Ademin (të mos i afrohej pemës), por ai harroi. Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai.
20:116
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ ١١٦
Kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit!" Dhe ata ranë në sexhde të gjithë, përveç Iblisit, ai refuzoi.”
20:117
فَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَٰذَا عَدُوّٞ لَّكَ وَلِزَوۡجِكَ فَلَا يُخۡرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلۡجَنَّةِ فَتَشۡقَىٰٓ ١١٧
Pastaj Ne i thamë: “O Adem! Ky është armiku yt dhe i bashkëshortes sate. Prandaj ruhuni që të mos ju nxjerrë nga Xheneti, e t’ju futë në dëshpërim.”.
20:118
إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ ١١٨
"Aty (në Xhenet) ti nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur.
20:119
وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ ١١٩
Aty (në xhenet) nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë."
20:120
فَوَسۡوَسَ إِلَيۡهِ ٱلشَّيۡطَٰنُ قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ هَلۡ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلۡخُلۡدِ وَمُلۡكٖ لَّا يَبۡلَىٰ ١٢٠
Por, atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e përjetësisë dhe te sundimi që nuk shkatërrohet asnjëherë?”
20:121
فَأَكَلَا مِنۡهَا فَبَدَتۡ لَهُمَا سَوۡءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخۡصِفَانِ عَلَيۡهِمَا مِن وَرَقِ ٱلۡجَنَّةِۚ وَعَصَىٰٓ ءَادَمُ رَبَّهُۥ فَغَوَىٰ ١٢١
Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu i'u zbulua aureti (vendet e turpshme). Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet. Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
20:122
ثُمَّ ٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَتَابَ عَلَيۡهِ وَهَدَىٰ ١٢٢
Por, Zoti i Tij e bëri atë prej të zgjedhurve, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë.
20:123
قَالَ ٱهۡبِطَا مِنۡهَا جَمِيعَۢاۖ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَنِ ٱتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشۡقَىٰ ١٢٣
Ai (Allahu) u tha: “Zbritni prej tij (xhenetit) që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Por, nëse ju vjen prej meje udhëzim (libër e profet), kush i përmbahet udhëzimit Tim, nuk ka për ta humbur rrugën e tij, e as nuk do të bjerë në dëshpërim.”.
20:124
وَمَنۡ أَعۡرَضَ عَن ذِكۡرِي فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةٗ ضَنكٗا وَنَحۡشُرُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَعۡمَىٰ ١٢٤
Por, kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër."
20:125
قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرۡتَنِيٓ أَعۡمَىٰ وَقَدۡ كُنتُ بَصِيرٗا ١٢٥
Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”
20:126
قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتۡكَ ءَايَٰتُنَا فَنَسِيتَهَاۖ وَكَذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمَ تُنسَىٰ ١٢٦
Ai (Allahu) do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”.
20:127
وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَنۡ أَسۡرَفَ وَلَمۡ يُؤۡمِنۢ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦۚ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبۡقَىٰٓ ١٢٧
Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë dhe nuk beson në Argumentet e Zotit të vet. Por dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
20:128
أَفَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ ١٢٨
A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë) se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë.
20:129
وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَكَانَ لِزَامٗا وَأَجَلٞ مُّسَمّٗى ١٢٩
Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar).
20:130
فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ غُرُوبِهَاۖ وَمِنۡ ءَانَآيِٕ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡ وَأَطۡرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرۡضَىٰ ١٣٠
Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi.
20:131
وَلَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ زَهۡرَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا لِنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَرِزۡقُ رَبِّكَ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰ ١٣١
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
20:132
وَأۡمُرۡ أَهۡلَكَ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱصۡطَبِرۡ عَلَيۡهَاۖ لَا نَسۡـَٔلُكَ رِزۡقٗاۖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُكَۗ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلتَّقۡوَىٰ ١٣٢
Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty, a për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.
20:133
وَقَالُواْ لَوۡلَا يَأۡتِينَا بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّهِۦٓۚ أَوَلَمۡ تَأۡتِهِم بَيِّنَةُ مَا فِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ ١٣٣
Ata thonë: “Përse nuk na sjell ai ndonjë Argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre Argument i qartë për gjithçka që qe në Librat e mëparshëm të shpalljeve?”.
20:134
وَلَوۡ أَنَّآ أَهۡلَكۡنَٰهُم بِعَذَابٖ مِّن قَبۡلِهِۦ لَقَالُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ مِن قَبۡلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخۡزَىٰ ١٣٤
Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij (Kur’anit), ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim.”.
20:135
قُلۡ كُلّٞ مُّتَرَبِّصٞ فَتَرَبَّصُواْۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ أَصۡحَٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِيِّ وَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ ١٣٥
Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju! Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”.