Sureja Hud

Sureja 11, mekase, 123 ajete.

11:1

الٓرۚ كِتَٰبٌ أُحۡكِمَتۡ ءَايَٰتُهُۥ ثُمَّ فُصِّلَتۡ مِن لَّدُنۡ حَكِيمٍ خَبِيرٍ ١

Elif, Lam, Ra. (Ky është) Libër ajetet e të cilit u zbritën plot urtësi dhe pastaj u shtjelluan nga ana e Atij që është i Urtë e i Gjithëditur.

11:2

أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَۚ إِنَّنِي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ وَبَشِيرٞ ٢

(Ai u shpall) që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut. Dijeni mirë se unë jam i dërguar prej Tij për t'ju qortuar e përgëzuar

11:3

وَأَنِ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِ يُمَتِّعۡكُم مَّتَٰعًا حَسَنًا إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى وَيُؤۡتِ كُلَّ ذِي فَضۡلٖ فَضۡلَهُۥۖ وَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٖ كَبِيرٍ ٣

Dhe (t'ju këshilloj) që ju t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe të ktheheni tek Ai të penduar, që Ai t'ju mundësojë të kënaqeni me përjetime të bukura deri në një afat të caktuar dhe pastaj çdo punëmiri t’i japë mirësinë që i takon. E nëse ata refuzojnë, thuaju: “Unë kam frikë për ju dënimin e Ditës së Madhe.

11:4

إِلَى ٱللَّهِ مَرۡجِعُكُمۡۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ٤

Vetëm tek Allahu është kthimi juaj dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka.”

11:5

أَلَآ إِنَّهُمۡ يَثۡنُونَ صُدُورَهُمۡ لِيَسۡتَخۡفُواْ مِنۡهُۚ أَلَا حِينَ يَسۡتَغۡشُونَ ثِيَابَهُمۡ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٥

Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.

11:6

۞ وَمَا مِن دَآبَّةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ رِزۡقُهَا وَيَعۡلَمُ مُسۡتَقَرَّهَا وَمُسۡتَوۡدَعَهَاۚ كُلّٞ فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ ٦

Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).

11:7

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَكَانَ عَرۡشُهُۥ عَلَى ٱلۡمَآءِ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۗ وَلَئِن قُلۡتَ إِنَّكُم مَّبۡعُوثُونَ مِنۢ بَعۡدِ ٱلۡمَوۡتِ لَيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ ٧

Është Ai që i krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë Ditëve, - ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë, - që t’ju sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse u thua 'Me siguri që do të ringjalleni pas vdekjes', mohuesit me këmbëngulje thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një magji e qartë.”

11:8

وَلَئِنۡ أَخَّرۡنَا عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابَ إِلَىٰٓ أُمَّةٖ مَّعۡدُودَةٖ لَّيَقُولُنَّ مَا يَحۡبِسُهُۥٓۗ أَلَا يَوۡمَ يَأۡتِيهِمۡ لَيۡسَ مَصۡرُوفًا عَنۡهُمۡ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٨

Nëse Ne ua vonojmë ndëshkimin për njëfarë kohe, ata thonë: “Pse nuk po ndodh?!” Por le ta dinë se, kur t'u vijë dita, asgjë nuk ka për t’ua larguar më (ndëshkimin) dhe mbi ta do të bëhet realitet ai (kërcënim) me të cilin talleshin.

11:9

وَلَئِنۡ أَذَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِنَّا رَحۡمَةٗ ثُمَّ نَزَعۡنَٰهَا مِنۡهُ إِنَّهُۥ لَيَـُٔوسٞ كَفُورٞ ٩

Kur Ne i japim mundësi njeriut të shijojë mëshirën Tonë, e pastaj ia heqim atë, ai bëhet shpresëhumbur dhe mohues.

11:10

وَلَئِنۡ أَذَقۡنَٰهُ نَعۡمَآءَ بَعۡدَ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُ لَيَقُولَنَّ ذَهَبَ ٱلسَّيِّـَٔاتُ عَنِّيٓۚ إِنَّهُۥ لَفَرِحٞ فَخُورٌ ١٠

Por kur Ne i dhurojmë atij të mira, pasi një e keqe e ka goditur, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje!”. Vërtet, ai gëzohet tej mase dhe bëhet mendjemadh.

11:11

إِلَّا ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٞ كَبِيرٞ ١١

Nuk bëjnë kështu ata të cilët kanë durim dhe bëjnë vepra të mira. Për ta do të ketë falje dhe shpërblim të madh.

11:12

فَلَعَلَّكَ تَارِكُۢ بَعۡضَ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ وَضَآئِقُۢ بِهِۦ صَدۡرُكَ أَن يَقُولُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ كَنزٌ أَوۡ جَآءَ مَعَهُۥ مَلَكٌۚ إِنَّمَآ أَنتَ نَذِيرٞۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٌ ١٢

Ndoshta ti mund (të priresh) ta lësh një pjesë nga ajo që po të shpallet dhe po të ngushtohet gjoksi se mos ata thonë: “Pse të mos i jepej atij ndonjë thesar ose pse të mos vinte bashkë me të ndonjë melek?!”. Por ti je vetëm një qortues, ndërsa është Allahu Ai që përkujdeset për çdo gjë.

11:13

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ فَأۡتُواْ بِعَشۡرِ سُوَرٖ مِّثۡلِهِۦ مُفۡتَرَيَٰتٖ وَٱدۡعُواْ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٣

Mos, vallë, po thonë: “Ai e ka trilluar atë”? Thuaju: “Sillni dhjetë sure të ngjashme me të, të trilluara (ashtu siç thoni), dhe thirrni për ndihmë kë të mundeni, veç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”

11:14

فَإِلَّمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَكُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَآ أُنزِلَ بِعِلۡمِ ٱللَّهِ وَأَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ ١٤

E nëse (zotat tuaj të rremë) nuk ju përgjigjen, atëherë dijeni se kjo shpallje është zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka asnjë të adhuruar me meritë veç Tij. A nuk po nënshtroheni si muslimanë?”

11:15

مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيۡهِمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ فِيهَا وَهُمۡ فِيهَا لَا يُبۡخَسُونَ ١٥

Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, Ne do t’ua japim të plotë shpërblimin e veprave të tyre në të, pa u lënë asgjë mangët.

11:16

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَيۡسَ لَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِلَّا ٱلنَّارُۖ وَحَبِطَ مَا صَنَعُواْ فِيهَا وَبَٰطِلٞ مَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٦

Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s'ka asgjë tjetër veç Zjarrit. Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan.

11:17

أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّهِۦ وَيَتۡلُوهُ شَاهِدٞ مِّنۡهُ وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةًۚ أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۚ وَمَن يَكۡفُرۡ بِهِۦ مِنَ ٱلۡأَحۡزَابِ فَٱلنَّارُ مَوۡعِدُهُۥۚ فَلَا تَكُ فِي مِرۡيَةٖ مِّنۡهُۚ إِنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ ١٧

E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij, me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë vërtet atë. Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.

11:18

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ يُعۡرَضُونَ عَلَىٰ رَبِّهِمۡ وَيَقُولُ ٱلۡأَشۡهَٰدُ هَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَىٰ رَبِّهِمۡۚ أَلَا لَعۡنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ ١٨

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut? Këta do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!"

11:19

ٱلَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبۡغُونَهَا عِوَجٗا وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ كَٰفِرُونَ ١٩

Ata pengojnë nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, ndërsa Jetën tjetër nuk e besojnë.

11:20

أُوْلَٰٓئِكَ لَمۡ يَكُونُواْ مُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كَانَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنۡ أَوۡلِيَآءَۘ يُضَٰعَفُ لَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ مَا كَانُواْ يَسۡتَطِيعُونَ ٱلسَّمۡعَ وَمَا كَانُواْ يُبۡصِرُونَ ٢٠

Ata nuk mund t'i shpëtojnë (dënimit të Allahut) në tokë dhe nuk mund të gjejnë asnjë mbështetës tjetër veç Allahut. Atyre do t'u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk dëgjojnë (të vërtetën) dhe nuk shohin (argumentat).

11:21

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٢١

Këta janë ata që e kanë shkatërruar veten dhe prej tyre ka humbur çdo gjë që kanë trilluar.

11:22

لَا جَرَمَ أَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ ٢٢

Nuk ka dyshim se në botën tjetër ata do të jenë më të humburit.

11:23

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَأَخۡبَتُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٢٣

Ata të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira dhe i përulen Zotit të tyre - ata do të jenë banorë të Xhenetit përjetë.

11:24

۞ مَثَلُ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ كَٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡأَصَمِّ وَٱلۡبَصِيرِ وَٱلسَّمِيعِۚ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٢٤

Këta dy grupe (njerëzish) mund të krahasohen me të verbrin dhe shurdhin përkundër atyre që shohin e dëgjojnë. A janë njëlloj këta? A nuk po kujtoheni?!

11:25

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦٓ إِنِّي لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٌ ٢٥

Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (t’u thoshte): “Unë kam ardhur te ju me një paralajmërim të fortë,

11:26

أَن لَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَۖ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ أَلِيمٖ ٢٦

Që të mos adhuroni asnjë tjetër veç Allahut. Unë kam frikë për ju dënimin e një dite të dhembshme.”

11:27

فَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا نَرَىٰكَ إِلَّا بَشَرٗا مِّثۡلَنَا وَمَا نَرَىٰكَ ٱتَّبَعَكَ إِلَّا ٱلَّذِينَ هُمۡ أَرَاذِلُنَا بَادِيَ ٱلرَّأۡيِ وَمَا نَرَىٰ لَكُمۡ عَلَيۡنَا مِن فَضۡلِۭ بَلۡ نَظُنُّكُمۡ كَٰذِبِينَ ٢٧

Paria e jobesimtarëve nga populli i tij, tha: “Ne nuk shohim tek ti asgjë tjetër përveçse një njeri, siç jemi edhe ne. Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare. Ne nuk shohim as që të jeni më të mirë se ne. Madje, ne mendojmë se ju jeni gënjeshtarë!”

11:28

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَءَاتَىٰنِي رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِهِۦ فَعُمِّيَتۡ عَلَيۡكُمۡ أَنُلۡزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمۡ لَهَا كَٰرِهُونَ ٢٨

Ai tha: “O populli im! Shihni, nëse unë mbështetem në një argument të qartë nga Zoti im, e Ai më ka dhuruar mëshirë nga ana e Tij, që ju nuk arrini ta shquani. Vallë, a mund t’ju detyrojmë që ta pranoni të vërtetën, kur ju e urreni atë?

11:29

وَيَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مَالًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۚ وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۚ إِنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ ٢٩

O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu. Unë nuk kam për t'i dëbuar kurrë besimtarët. Ata do të takohen me Zotin e tyre; kurse ju, po shoh se jeni njerëz që nuk dini.

11:30

وَيَٰقَوۡمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِن طَرَدتُّهُمۡۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٣٠

O populli im! Kush mund të më mbronte mua nga Allahu, nëse do t'i dëboja ata? A nuk do ta pranoni këshillën?

11:31

وَلَآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِي خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ وَلَآ أَقُولُ إِنِّي مَلَكٞ وَلَآ أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزۡدَرِيٓ أَعۡيُنُكُمۡ لَن يُؤۡتِيَهُمُ ٱللَّهُ خَيۡرًاۖ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا فِيٓ أَنفُسِهِمۡ إِنِّيٓ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٣١

Nuk po ju them se tek unë gjenden depot e Allahut, as se unë di të fshehtën, as nuk po ju them se unë jam melek. Unë nuk kam për t’u thënë atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë. Allahu e di më mirë se ç’kanë ata në shpirt. Po ta bëja këtë unë do të isha i padrejtë.”

11:32

قَالُواْ يَٰنُوحُ قَدۡ جَٰدَلۡتَنَا فَأَكۡثَرۡتَ جِدَٰلَنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٣٢

Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate shumë me polemikën tënde. Na e sill, pra, atë për të cilën na ke paralajmëruar, nëse thua të vërtetën!”

11:33

قَالَ إِنَّمَا يَأۡتِيكُم بِهِ ٱللَّهُ إِن شَآءَ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ ٣٣

Ai tha: “Atë jua sjell vetëm Allahu, po qe se dëshiron, dhe ju nuk do të mund ta pengoni.

11:34

وَلَا يَنفَعُكُمۡ نُصۡحِيٓ إِنۡ أَرَدتُّ أَنۡ أَنصَحَ لَكُمۡ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغۡوِيَكُمۡۚ هُوَ رَبُّكُمۡ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٣٤

Këshilla ime nuk ka për t'ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje. Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.”

11:35

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَعَلَيَّ إِجۡرَامِي وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُجۡرِمُونَ ٣٥

Mos po thonë, vallë se "ai e trilloi atë."? Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte gjynahu im. Por unë jam i pastër nga gjynahet që bëni ju.”

11:36

وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُۥ لَن يُؤۡمِنَ مِن قَوۡمِكَ إِلَّا مَن قَدۡ ءَامَنَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ ٣٦

Nuhut iu shpall: “Askush nga populli yt nuk do të besojë më, përveç atyre që tashmë kanë besuar. Prandaj mos u brengos më për veprimet e tyre!”

11:37

وَٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ ٣٧

Ndërtoje një anije nën Sytë Tanë dhe sipas Shpalljes Sonë e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.”

11:38

وَيَصۡنَعُ ٱلۡفُلۡكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيۡهِ مَلَأٞ مِّن قَوۡمِهِۦ سَخِرُواْ مِنۡهُۚ قَالَ إِن تَسۡخَرُواْ مِنَّا فَإِنَّا نَسۡخَرُ مِنكُمۡ كَمَا تَسۡخَرُونَ ٣٨

Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte. Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju.

11:39

فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ ٣٩

Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.”

11:40

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ قُلۡنَا ٱحۡمِلۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ وَمَنۡ ءَامَنَۚ وَمَآ ءَامَنَ مَعَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٞ ٤٠

Kur erdhi urdhri Ynë dhe burimet e tokës gufuan, Ne i thamë: “Ngarko në të nga një çift (mashkull e femër) prej çdo krijese, familjen tënde, - përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, - dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të.

11:41

۞ وَقَالَ ٱرۡكَبُواْ فِيهَا بِسۡمِ ٱللَّهِ مَجۡر۪ىٰهَا وَمُرۡسَىٰهَآۚ إِنَّ رَبِّي لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ ٤١

E ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut, ajo lundron dhe ndalet! Vërtet, Zoti im është Falës i madh e Mëshirëplotë”.

11:42

وَهِيَ تَجۡرِي بِهِمۡ فِي مَوۡجٖ كَٱلۡجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ٱبۡنَهُۥ وَكَانَ فِي مَعۡزِلٖ يَٰبُنَيَّ ٱرۡكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٤٢

Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët: “O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!”

11:43

قَالَ سَـَٔاوِيٓ إِلَىٰ جَبَلٖ يَعۡصِمُنِي مِنَ ٱلۡمَآءِۚ قَالَ لَا عَاصِمَ ٱلۡيَوۡمَ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِ إِلَّا مَن رَّحِمَۚ وَحَالَ بَيۡنَهُمَا ٱلۡمَوۡجُ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُغۡرَقِينَ ٤٣

Ai (i biri) tha: “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji!” Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.” Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën.

11:44

وَقِيلَ يَٰٓأَرۡضُ ٱبۡلَعِي مَآءَكِ وَيَٰسَمَآءُ أَقۡلِعِي وَغِيضَ ٱلۡمَآءُ وَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ وَٱسۡتَوَتۡ عَلَى ٱلۡجُودِيِّۖ وَقِيلَ بُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٤

Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij. Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!”

11:45

وَنَادَىٰ نُوحٞ رَّبَّهُۥ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ٱبۡنِي مِنۡ أَهۡلِي وَإِنَّ وَعۡدَكَ ٱلۡحَقُّ وَأَنتَ أَحۡكَمُ ٱلۡحَٰكِمِينَ ٤٥

Nuhu i'u drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.”

11:46

قَالَ يَٰنُوحُ إِنَّهُۥ لَيۡسَ مِنۡ أَهۡلِكَۖ إِنَّهُۥ عَمَلٌ غَيۡرُ صَٰلِحٖۖ فَلَا تَسۡـَٔلۡنِ مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٌۖ إِنِّيٓ أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ ٤٦

Ai (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq. Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni! Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.”

11:47

قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَعُوذُ بِكَ أَنۡ أَسۡـَٔلَكَ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞۖ وَإِلَّا تَغۡفِرۡ لِي وَتَرۡحَمۡنِيٓ أَكُن مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٤٧

Ai tha: “O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit!”

11:48

قِيلَ يَٰنُوحُ ٱهۡبِطۡ بِسَلَٰمٖ مِّنَّا وَبَرَكَٰتٍ عَلَيۡكَ وَعَلَىٰٓ أُمَمٖ مِّمَّن مَّعَكَۚ وَأُمَمٞ سَنُمَتِّعُهُمۡ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ ٤٨

Erdhi fjala: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty (në anije). Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi (për një farë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”.

11:49

تِلۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهَآ إِلَيۡكَۖ مَا كُنتَ تَعۡلَمُهَآ أَنتَ وَلَا قَوۡمُكَ مِن قَبۡلِ هَٰذَاۖ فَٱصۡبِرۡۖ إِنَّ ٱلۡعَٰقِبَةَ لِلۡمُتَّقِينَ ٤٩

Këto janë disa nga tregimet për të fshehtën, që t’i kemi shpallur ty, të cilat nuk i ke ditur as ti, as populli yt para këtij (Kur'ani). Prandaj bëj durim, sepse fundi i lavdishëm u takon të devotshmëve.

11:50

وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمۡ هُودٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۖ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا مُفۡتَرُونَ ٥٠

Edhe tek Adët dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që e meriton adhurimin, përveç Tij. Ju veçse trilloni.”

11:51

يَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱلَّذِي فَطَرَنِيٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٥١

O populli im! Unë nuk po kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë (mesazh). Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk e kuptoni këtë?!

11:52

وَيَٰقَوۡمِ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِ يُرۡسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡكُم مِّدۡرَارٗا وَيَزِدۡكُمۡ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمۡ وَلَا تَتَوَلَّوۡاْ مُجۡرِمِينَ ٥٢

O populli im! Kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar! Ai do t’ju lëshojë shi me mbushulli dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Prandaj mos ktheni shpinën e mos u bëni të padrejtë!”

11:53

قَالُواْ يَٰهُودُ مَا جِئۡتَنَا بِبَيِّنَةٖ وَمَا نَحۡنُ بِتَارِكِيٓ ءَالِهَتِنَا عَن قَوۡلِكَ وَمَا نَحۡنُ لَكَ بِمُؤۡمِنِينَ ٥٣

Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument të qartë dhe ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe as nuk do të të besojmë ty.

11:54

إِن نَّقُولُ إِلَّا ٱعۡتَرَىٰكَ بَعۡضُ ءَالِهَتِنَا بِسُوٓءٖۗ قَالَ إِنِّيٓ أُشۡهِدُ ٱللَّهَ وَٱشۡهَدُوٓاْ أَنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُشۡرِكُونَ ٥٤

Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni

11:55

مِن دُونِهِۦۖ فَكِيدُونِي جَمِيعٗا ثُمَّ لَا تُنظِرُونِ ٥٥

veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat!

11:56

إِنِّي تَوَكَّلۡتُ عَلَى ٱللَّهِ رَبِّي وَرَبِّكُمۚ مَّا مِن دَآبَّةٍ إِلَّا هُوَ ءَاخِذُۢ بِنَاصِيَتِهَآۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٥٦

Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është në një udhë të Drejtë.”

11:57

فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦٓ إِلَيۡكُمۡۚ وَيَسۡتَخۡلِفُ رَبِّي قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ وَلَا تَضُرُّونَهُۥ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ ٥٧

Nëse ata kthejnë shpinën (thuaju): “Unë tashmë jua kam përcjellë qartë atë me të cilin jam dërguar te ju. Zoti im mund t’ju zëvendësojë me një popull tjetër e ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë”.

11:58

وَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا هُودٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَنَجَّيۡنَٰهُم مِّنۡ عَذَابٍ غَلِيظٖ ٥٨

Kur erdhi caktimi Ynë, atëherë, me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin, e së bashku me të, edhe ata që kishin besuar. Ne i shpëtuam ata prej një Ndëshkimi të ashpër.

11:59

وَتِلۡكَ عَادٞۖ جَحَدُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَعَصَوۡاْ رُسُلَهُۥ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَمۡرَ كُلِّ جَبَّارٍ عَنِيدٖ ٥٩

Ja, ky ishte populli i Adit. Ata i mohuan me forcë argumentet e Zotit të tyre, nuk iu bindën të dërguarit e Tij dhe shkuan pas urdhrit të çdo tirani kokëfortë.

11:60

وَأُتۡبِعُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا لَعۡنَةٗ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَآ إِنَّ عَادٗا كَفَرُواْ رَبَّهُمۡۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّعَادٖ قَوۡمِ هُودٖ ٦٠

Ata u ndoqën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit!

11:61

۞ وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَٱسۡتَعۡمَرَكُمۡ فِيهَا فَٱسۡتَغۡفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي قَرِيبٞ مُّجِيبٞ ٦١

Edhe te Themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: “O populli im! Adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij. Është Ai që ju krijoi nga toka dhe ju bëri banorë të saj. Kërkoni falje prej Tij dhe gjithmonë pendohuni tek Ai! Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe i'u përgjigjet (lutjeve tuaja).”

11:62

قَالُواْ يَٰصَٰلِحُ قَدۡ كُنتَ فِينَا مَرۡجُوّٗا قَبۡلَ هَٰذَآۖ أَتَنۡهَىٰنَآ أَن نَّعۡبُدَ مَا يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَا وَإِنَّنَا لَفِي شَكّٖ مِّمَّا تَدۡعُونَآ إِلَيۡهِ مُرِيبٖ ٦٢

Ata thanë: “O Salih! Ti vërtet ke qenë shpresëdhënës mes nesh më përpara. Si, vallë, po na ndalon (tani) që të adhurojmë atë që adhuronin prindërit tanë?! Vërtet, ne jemi në mëdyshje për atë, në të cilën po na fton.”

11:63

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَءَاتَىٰنِي مِنۡهُ رَحۡمَةٗ فَمَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِنۡ عَصَيۡتُهُۥۖ فَمَا تَزِيدُونَنِي غَيۡرَ تَخۡسِيرٖ ٦٣

“O populli im! Nuk e shihni? Nëse unë bazohem në argumente nga Zoti im, - dhe Ai më ka dhuruar mëshirë prej Tij, - kush do të më mbrojë mua nga Allahu, nëse unë nuk i bindem Atij? Atëherë, ju nuk do të më shtonit gjë tjetër veç humbjes.

11:64

وَيَٰقَوۡمِ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمۡ ءَايَةٗۖ فَذَرُوهَا تَأۡكُلۡ فِيٓ أَرۡضِ ٱللَّهِۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابٞ قَرِيبٞ ٦٤

O populli im! Kjo është Deveja e Allahut dhe ajo është një shenjë e qartë për ju. Lëreni atë të ushqehet në tokën e Allahut e mos i bëni ndonjë të keqe, sepse ashtu do t’ju kapë dënimi menjëherë!”

11:65

فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُواْ فِي دَارِكُمۡ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٖۖ ذَٰلِكَ وَعۡدٌ غَيۡرُ مَكۡذُوبٖ ٦٥

Por ata e therën atë, prandaj ai u tha: “Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë (para dënimit tuaj)! Ky është një kërcënim i vërtetë e jo gënjeshtër.”

11:66

فَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا صَٰلِحٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَمِنۡ خِزۡيِ يَوۡمِئِذٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ ٦٦

Kur erdhi urdhri Ynë (për ndëshkim), me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan nga poshtërimi i asaj dite. Zoti yt - Ai është i Fuqishmi, Ngadhënjimtari.

11:67

وَأَخَذَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٦٧

Ndërsa ata që bënë padrejtësi i kapi britma (e tmershme) dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre si kufoma,

11:68

كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَآ إِنَّ ثَمُودَاْ كَفَرُواْ رَبَّهُمۡۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّثَمُودَ ٦٨

Sikur të mos kishin jetuar kurrë në to. Themudët e mohuan Zotin e tyre. Qofshin të larguar (nga mëshira e Allahut) Themudët!

11:69

وَلَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُنَآ إِبۡرَٰهِيمَ بِٱلۡبُشۡرَىٰ قَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَآءَ بِعِجۡلٍ حَنِيذٖ ٦٩

Edhe Ibrahimit i shkuan të dërguarit Tanë me sihariq dhe i thanë: “Selam!”. Ai u përgjigj: “Selam paçi gjithnjë!”. Dhe nuk vonoi t’i gostiste me një viç të pjekur.

11:70

فَلَمَّا رَءَآ أَيۡدِيَهُمۡ لَا تَصِلُ إِلَيۡهِ نَكِرَهُمۡ وَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۚ قَالُواْ لَا تَخَفۡ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمِ لُوطٖ ٧٠

Kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, iu dukën të pazakontë dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre. Ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi të dërguar për te populli i Lutit!”.

11:71

وَٱمۡرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٞ فَضَحِكَتۡ فَبَشَّرۡنَٰهَا بِإِسۡحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسۡحَٰقَ يَعۡقُوبَ ٧١

E shoqja, që rrinte në këmbë, qeshi. Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin.

11:72

قَالَتۡ يَٰوَيۡلَتَىٰٓ ءَأَلِدُ وَأَنَا۠ عَجُوزٞ وَهَٰذَا بَعۡلِي شَيۡخًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عَجِيبٞ ٧٢

Ajo tha: “E mjera unë! E si mund të lind fëmijë, kur unë jam moshë e madhe e burri im është plak?! Kjo vërtet, do të ishte shumë çudi!”.

11:73

قَالُوٓاْ أَتَعۡجَبِينَ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِۖ رَحۡمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيۡكُمۡ أَهۡلَ ٱلۡبَيۡتِۚ إِنَّهُۥ حَمِيدٞ مَّجِيدٞ ٧٣

Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!” Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.

11:74

فَلَمَّا ذَهَبَ عَنۡ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلرَّوۡعُ وَجَآءَتۡهُ ٱلۡبُشۡرَىٰ يُجَٰدِلُنَا فِي قَوۡمِ لُوطٍ ٧٤

Pasi Ibrahimit i kaloi ajo ndjenja e frikës dhe pasi mori lajmin e mirë, ai diskutoi me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.

11:75

إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ لَحَلِيمٌ أَوَّٰهٞ مُّنِيبٞ ٧٥

Ibrahimi ishte, vërtet shumë i butë, pendestar dhe i kthyer tek Allahu (me bindje e nënshtrim).

11:76

يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ أَعۡرِضۡ عَنۡ هَٰذَآۖ إِنَّهُۥ قَدۡ جَآءَ أَمۡرُ رَبِّكَۖ وَإِنَّهُمۡ ءَاتِيهِمۡ عَذَابٌ غَيۡرُ مَرۡدُودٖ ٧٦

“O Ibrahim, lëre këtë! Urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur. Nuk ka më dyshim se ata do të vuajnë një dënim të pashmangshëm.”

11:77

وَلَمَّا جَآءَتۡ رُسُلُنَا لُوطٗا سِيٓءَ بِهِمۡ وَضَاقَ بِهِمۡ ذَرۡعٗا وَقَالَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَصِيبٞ ٧٧

Kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u brengos shumë për ta, e ndjeu veten të pafuqishëm për mbrojtjen e tyre dhe tha: “Kjo është një ditë e vështirë.”

11:78

وَجَآءَهُۥ قَوۡمُهُۥ يُهۡرَعُونَ إِلَيۡهِ وَمِن قَبۡلُ كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِي هُنَّ أَطۡهَرُ لَكُمۡۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُخۡزُونِ فِي ضَيۡفِيٓۖ أَلَيۡسَ مِنكُمۡ رَجُلٞ رَّشِيدٞ ٧٨

Pastaj aty u turrën njerëzit e popullit të tij. Ata kishin kohë që bënin vepra të turpshme. Atëherë, ai tha: “O populli im! Ja ku janë bijat e mia (gratë tuaja). Ato janë më të pastra për ju (për martesë). Kijeni frikë Allahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi! A nuk ka ndër ju një njeri me mend?”

11:79

قَالُواْ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا لَنَا فِي بَنَاتِكَ مِنۡ حَقّٖ وَإِنَّكَ لَتَعۡلَمُ مَا نُرِيدُ ٧٩

Ata thanë: “Ti e di mirë se ne nuk kemi asnjë nevojë për bijat e tua (gratë tona). Ti, me siguri, e di shumë mirë se çfarë duam ne!”

11:80

قَالَ لَوۡ أَنَّ لِي بِكُمۡ قُوَّةً أَوۡ ءَاوِيٓ إِلَىٰ رُكۡنٖ شَدِيدٖ ٨٠

Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!”.

11:81

قَالُواْ يَٰلُوطُ إِنَّا رُسُلُ رَبِّكَ لَن يَصِلُوٓاْ إِلَيۡكَۖ فَأَسۡرِ بِأَهۡلِكَ بِقِطۡعٖ مِّنَ ٱلَّيۡلِ وَلَا يَلۡتَفِتۡ مِنكُمۡ أَحَدٌ إِلَّا ٱمۡرَأَتَكَۖ إِنَّهُۥ مُصِيبُهَا مَآ أَصَابَهُمۡۚ إِنَّ مَوۡعِدَهُمُ ٱلصُّبۡحُۚ أَلَيۡسَ ٱلصُّبۡحُ بِقَرِيبٖ ٨١

Ata (të dërguarit) thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd dhe ata në asnjë mënyrë nuk kanë për t’u afruar ty. Kur të jetë fundi i natës, largohu bashkë me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa. Por gruaja jote do të mbetet prapa. Atë do ta godasë e njëjta gjë që do të godasë edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi. A nuk është afër mëngjesi?”

11:82

فَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا جَعَلۡنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهَا حِجَارَةٗ مِّن سِجِّيلٖ مَّنضُودٖ ٨٢

Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar,

11:83

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَۖ وَمَا هِيَ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ بِبَعِيدٖ ٨٣

Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.

11:84

۞ وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ وَلَا تَنقُصُواْ ٱلۡمِكۡيَالَ وَٱلۡمِيزَانَۖ إِنِّيٓ أَرَىٰكُم بِخَيۡرٖ وَإِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٖ مُّحِيطٖ ٨٤

Në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u thoshte: “O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij. Masni e peshoni drejt! Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha, por kam frikë për ju Dënimin e një dite gjithpërfshirëse.”

11:85

وَيَٰقَوۡمِ أَوۡفُواْ ٱلۡمِكۡيَالَ وَٱلۡمِيزَانَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ٨٥

O populli im! Masni e peshoni saktë, mos ua cenoni njerëzve hakun që u takon dhe mos u bëni shkatërrimtarë të Tokës (me padrejtësitë tuaja)!”

11:86

بَقِيَّتُ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِحَفِيظٖ ٨٦

Ato që jua ka lejuar Allahu, janë shumë më të mira për ju, nëse, vërtet jeni besimtarë. Por unë nuk jam rojtari juaj.”

11:87

قَالُواْ يَٰشُعَيۡبُ أَصَلَوٰتُكَ تَأۡمُرُكَ أَن نَّتۡرُكَ مَا يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَآ أَوۡ أَن نَّفۡعَلَ فِيٓ أَمۡوَٰلِنَا مَا نَشَٰٓؤُاْۖ إِنَّكَ لَأَنتَ ٱلۡحَلِيمُ ٱلرَّشِيدُ ٨٧

Ata thoshin: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që kanë adhuruar prindërit tanë dhe të mos veprojmë me pasurinë tonë si të duam vetë? Ti na qenke ai i buti e i mençuri?!”.

11:88

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَرَزَقَنِي مِنۡهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَمَآ أُرِيدُ أَنۡ أُخَالِفَكُمۡ إِلَىٰ مَآ أَنۡهَىٰكُمۡ عَنۡهُۚ إِنۡ أُرِيدُ إِلَّا ٱلۡإِصۡلَٰحَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُۚ وَمَا تَوۡفِيقِيٓ إِلَّا بِٱللَّهِۚ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ أُنِيبُ ٨٨

“O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira! Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem!

11:89

وَيَٰقَوۡمِ لَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شِقَاقِيٓ أَن يُصِيبَكُم مِّثۡلُ مَآ أَصَابَ قَوۡمَ نُوحٍ أَوۡ قَوۡمَ هُودٍ أَوۡ قَوۡمَ صَٰلِحٖۚ وَمَا قَوۡمُ لُوطٖ مِّنكُم بِبَعِيدٖ ٨٩

O populli im! Mos lejoni që kundërshtimi (e urrejtja) ndaj meje t’ju rrëzojë e të bëjë që t’ju godasë ajo që e goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. As populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush.

11:90

وَٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٞ وَدُودٞ ٩٠

Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar! Vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë dhe shumë i Dashur.”

11:91

قَالُواْ يَٰشُعَيۡبُ مَا نَفۡقَهُ كَثِيرٗا مِّمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَىٰكَ فِينَا ضَعِيفٗاۖ وَلَوۡلَا رَهۡطُكَ لَرَجَمۡنَٰكَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡنَا بِعَزِيزٖ ٩١

Ata thanë: “O Shuajb! Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë. Në të vërtetë, ne të konsiderojmë ty si njeri të dobët në mesin tonë. Po të mos ishte fisi yt, ne do të të gjuanim me gurë, sepse ti nuk ke asnjë pozitë të lartë ndër ne.”.

11:92

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَهۡطِيٓ أَعَزُّ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَٱتَّخَذۡتُمُوهُ وَرَآءَكُمۡ ظِهۡرِيًّاۖ إِنَّ رَبِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ ٩٢

Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine. Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.

11:93

وَيَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَمَنۡ هُوَ كَٰذِبٞۖ وَٱرۡتَقِبُوٓاْ إِنِّي مَعَكُمۡ رَقِيبٞ ٩٣

“O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar. Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!”.

11:94

وَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا شُعَيۡبٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٩٤

Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme) dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara,

11:95

كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّمَدۡيَنَ كَمَا بَعِدَتۡ ثَمُودُ ٩٥

Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit) Medjeni, sikurse u largua Themudi!

11:96

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٩٦

Ne e dërguam Musanë me mrekullitë Tona dhe me fakte të qarta

11:97

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱتَّبَعُوٓاْ أَمۡرَ فِرۡعَوۡنَۖ وَمَآ أَمۡرُ فِرۡعَوۡنَ بِرَشِيدٖ ٩٧

Te Faraoni dhe rrethi i tij, por rrethi i tij i shkoi pas urdhrit të Faraonit, edhe pse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.

11:98

يَقۡدُمُ قَوۡمَهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَأَوۡرَدَهُمُ ٱلنَّارَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡوِرۡدُ ٱلۡمَوۡرُودُ ٩٨

Ditën e Kijametit, ai do t'i prijë popullit të vet dhe do ta çojë në Zjarr. Eh, sa i shëmtuar është ai vend, ku ata do të çohen!

11:99

وَأُتۡبِعُواْ فِي هَٰذِهِۦ لَعۡنَةٗ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ بِئۡسَ ٱلرِّفۡدُ ٱلۡمَرۡفُودُ ٩٩

Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit. Eh, sa e keqe është ajo "dhuratë", që do t'u jepet!

11:100

ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡقُرَىٰ نَقُصُّهُۥ عَلَيۡكَۖ مِنۡهَا قَآئِمٞ وَحَصِيدٞ ١٠٠

Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve. Disa prej tyre ekzistojnë ende e disa janë shkatërruar.

11:101

وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن ظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡۖ فَمَآ أَغۡنَتۡ عَنۡهُمۡ ءَالِهَتُهُمُ ٱلَّتِي يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖ لَّمَّا جَآءَ أَمۡرُ رَبِّكَۖ وَمَا زَادُوهُمۡ غَيۡرَ تَتۡبِيبٖ ١٠١

Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi; por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes. Kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u erdhën aspak në ndihmë zotat e tyre, të cilëve u luteshin veç Allahut. Ata nuk u shtuan asgjë tjetër, përveç shkatërrimit.

11:102

وَكَذَٰلِكَ أَخۡذُ رَبِّكَ إِذَآ أَخَذَ ٱلۡقُرَىٰ وَهِيَ ظَٰلِمَةٌۚ إِنَّ أَخۡذَهُۥٓ أَلِيمٞ شَدِيدٌ ١٠٢

I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.

11:103

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّمَنۡ خَافَ عَذَابَ ٱلۡأٓخِرَةِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمٞ مَّجۡمُوعٞ لَّهُ ٱلنَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوۡمٞ مَّشۡهُودٞ ١٠٣

Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet Dënimit të Jetës Tjetër. Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë (të gjithë).

11:104

وَمَا نُؤَخِّرُهُۥٓ إِلَّا لِأَجَلٖ مَّعۡدُودٖ ١٠٤

Ne nuk po e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar.

11:105

يَوۡمَ يَأۡتِ لَا تَكَلَّمُ نَفۡسٌ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ فَمِنۡهُمۡ شَقِيّٞ وَسَعِيدٞ ١٠٥

Kur të vijë ajo Ditë, askush nuk do të flasë pa lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të dëshpëruar, por do të ketë edhe të lumtur.

11:106

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ شَقُواْ فَفِي ٱلنَّارِ لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَشَهِيقٌ ١٠٦

Të dëshpëruarit do të jenë në Zjarr, ku do të kenë ofshama e ngashërime.

11:107

خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ ١٠٧

Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka, përveç çfarë do Zoti yt. Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron.

11:108

۞ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ سُعِدُواْ فَفِي ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَۖ عَطَآءً غَيۡرَ مَجۡذُوذٖ ١٠٨

Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.

11:109

فَلَا تَكُ فِي مِرۡيَةٖ مِّمَّا يَعۡبُدُ هَٰٓؤُلَآءِۚ مَا يَعۡبُدُونَ إِلَّا كَمَا يَعۡبُدُ ءَابَآؤُهُم مِّن قَبۡلُۚ وَإِنَّا لَمُوَفُّوهُمۡ نَصِيبَهُمۡ غَيۡرَ مَنقُوصٖ ١٠٩

Mos ki asnjë dyshim për atë që adhurojnë ata. Ata nuk adhurojnë asgjë tjetër përveçse çfarë adhuronin më parë prindërit e tyre. Ne do t’ua japim pjesën e vet pa ua cenuar.

11:110

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَٱخۡتُلِفَ فِيهِۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ ١١٠

Ne i dhamë Musait Librin, rreth të cilit kanë pasur kundërshtime. Sikur të mos kishte qenë vendimi i Zotit tënd, i përcaktuar më herët, me siguri çështja do të kishte marrë fund. Por ata kanë dyshime rreth tij dhe janë në mëdyshje.

11:111

وَإِنَّ كُلّٗا لَّمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمۡ رَبُّكَ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ إِنَّهُۥ بِمَا يَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ١١١

Nuk ka dyshim se, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia japë të plotë shpërblimin për veprat e veta. Ai di gjithçka që bëjnë ata.

11:112

فَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلَا تَطۡغَوۡاْۚ إِنَّهُۥ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ١١٢

Prandaj qëndroni të patundur (në rrugën e drejtë), ashtu siç jeni urdhëruar - ti dhe ata që janë penduar (e kanë besuar) së bashku me ty dhe mos i kaloni kufijtë! Ai sheh gjithçka që bëni ju.

11:113

وَلَا تَرۡكَنُوٓاْ إِلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ فَتَمَسَّكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ١١٣

Dhe mos anoni kurrë nga ata që bëjnë padrejtësi e kështu t’ju përcëllojë Zjarri! Atëherë, ju nuk do të keni asnjë mbrojtës përveç Allahut dhe askush nuk do t’ju ndihmojë.

11:114

وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ طَرَفَيِ ٱلنَّهَارِ وَزُلَفٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِۚ إِنَّ ٱلۡحَسَنَٰتِ يُذۡهِبۡنَ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ ذَٰلِكَ ذِكۡرَىٰ لِلذَّٰكِرِينَ ١١٤

Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre).

11:115

وَٱصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١١٥

Bëj durim, se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve!

11:116

فَلَوۡلَا كَانَ مِنَ ٱلۡقُرُونِ مِن قَبۡلِكُمۡ أُوْلُواْ بَقِيَّةٖ يَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡفَسَادِ فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا قَلِيلٗا مِّمَّنۡ أَنجَيۡنَا مِنۡهُمۡۗ وَٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَآ أُتۡرِفُواْ فِيهِ وَكَانُواْ مُجۡرِمِينَ ١١٦

Përse të mos kishte nga brezat para jush, të mençur e të nderuar që ta ndalonin shkatërrimin në Tokë?! Përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (nga e keqja), të gjithë të tjerët ishin keqbërës. Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe.

11:117

وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا مُصۡلِحُونَ ١١٧

Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte ato vende, nëse banorët e tyre do të ishin vepërmirë (e këshillues).

11:118

وَلَوۡ شَآءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ ٱلنَّاسَ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗۖ وَلَا يَزَالُونَ مُخۡتَلِفِينَ ١١٨

Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar,

11:119

إِلَّا مَن رَّحِمَ رَبُّكَۚ وَلِذَٰلِكَ خَلَقَهُمۡۗ وَتَمَّتۡ كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ ١١٩

Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë edhe i krijoi ata. Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë."

11:120

وَكُلّٗا نَّقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِۦ فُؤَادَكَۚ وَجَآءَكَ فِي هَٰذِهِ ٱلۡحَقُّ وَمَوۡعِظَةٞ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ ١٢٠

Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve bëhet që me to ta forcojmë zemrën tënde. Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe përkujtimi për ata që besojnë.

11:121

وَقُل لِّلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنَّا عَٰمِلُونَ ١٢١

Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”

11:122

وَٱنتَظِرُوٓاْ إِنَّا مُنتَظِرُونَ ١٢٢

Ju prisni, se edhe ne jemi duke pritur!

11:123

وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ يُرۡجَعُ ٱلۡأَمۡرُ كُلُّهُۥ فَٱعۡبُدۡهُ وَتَوَكَّلۡ عَلَيۡهِۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ١٢٣

Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.