Sureja Jusuf

Sureja 12, mekase, 111 ajete.

12:1

الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ١

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajete të Librit të Qartë.

12:2

إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَٰنًا عَرَبِيّٗا لَّعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢

Ne e zbritëm Kur'anin në arabisht, që ju të mund të mësoni urtësinë.

12:3

نَحۡنُ نَقُصُّ عَلَيۡكَ أَحۡسَنَ ٱلۡقَصَصِ بِمَآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ وَإِن كُنتَ مِن قَبۡلِهِۦ لَمِنَ ٱلۡغَٰفِلِينَ ٣

Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur. Përpara kësaj ti ishe ndër ata që nuk dinin.

12:4

إِذۡ قَالَ يُوسُفُ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ إِنِّي رَأَيۡتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوۡكَبٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ رَأَيۡتُهُمۡ لِي سَٰجِدِينَ ٤

Kujto kur Jusufi, i tha të atit (Jakubit): “O babai im! Unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe Diellin dhe Hënën. Unë i pashë duke më bërë mua sexhde!”

12:5

قَالَ يَٰبُنَيَّ لَا تَقۡصُصۡ رُءۡيَاكَ عَلَىٰٓ إِخۡوَتِكَ فَيَكِيدُواْ لَكَ كَيۡدًاۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لِلۡإِنسَٰنِ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ٥

Ai (babai) tha: “O biri im (i dashur)! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun.

12:6

وَكَذَٰلِكَ يَجۡتَبِيكَ رَبُّكَ وَيُعَلِّمُكَ مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِ وَيُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَعَلَىٰٓ ءَالِ يَعۡقُوبَ كَمَآ أَتَمَّهَا عَلَىٰٓ أَبَوَيۡكَ مِن قَبۡلُ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَۚ إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٦

Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”

12:7

۞ لَّقَدۡ كَانَ فِي يُوسُفَ وَإِخۡوَتِهِۦٓ ءَايَٰتٞ لِّلسَّآئِلِينَ ٧

Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin (për të vërtetën).

12:8

إِذۡ قَالُواْ لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰٓ أَبِينَا مِنَّا وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٨

Vëllezërit e tij thanë: “Babai ynë do më tepër Jusufin dhe vëllanë e tij (të vogël) sesa ne. Por ne bëhemi një grup i fortë. Babai ynë po gabon dukshëm.

12:9

ٱقۡتُلُواْ يُوسُفَ أَوِ ٱطۡرَحُوهُ أَرۡضٗا يَخۡلُ لَكُمۡ وَجۡهُ أَبِيكُمۡ وَتَكُونُواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ قَوۡمٗا صَٰلِحِينَ ٩

Vriteni Jusufin ose hidheni diku, në ndonjë vend të largët, që babai t’ju dojë vetëm ju dhe më pas bëhuni njerëz të mirë!”.

12:10

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ لَا تَقۡتُلُواْ يُوسُفَ وَأَلۡقُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّ يَلۡتَقِطۡهُ بَعۡضُ ٱلسَّيَّارَةِ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ١٠

Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin por, nëse doni të bëni diçka me të, hidheni në pus, që ta gjejë e ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh.”.

12:11

قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأۡمَ۬نَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُۥ لَنَٰصِحُونَ ١١

Ata thanë: “O baba! Përse nuk na e beson neve Jusufin? Ne i duam veç të mirën atij.

12:12

أَرۡسِلۡهُ مَعَنَا غَدٗا يَرۡتَعۡ وَيَلۡعَبۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ ١٢

Lëre nesër të vijë me ne, të gëzohet dhe të luajë. Të sigurojmë se do ta ruajmë e do të kemi kujdes për të.”

12:13

قَالَ إِنِّي لَيَحۡزُنُنِيٓ أَن تَذۡهَبُواْ بِهِۦ وَأَخَافُ أَن يَأۡكُلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَأَنتُمۡ عَنۡهُ غَٰفِلُونَ ١٣

Ai (Jakubi) tha: “Do të mërzitem, po të largohet prej meje. Pastaj, kam frikë se mos e ha ndonjë ujk, kur ju të mos e keni mendjen”.

12:14

قَالُواْ لَئِنۡ أَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّآ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ ١٤

Ata thanë: “Nëse atë e ha ujku ndër ne që jemi grup i madh, atëherë, ne mos qofshim fare!”

12:15

فَلَمَّا ذَهَبُواْ بِهِۦ وَأَجۡمَعُوٓاْ أَن يَجۡعَلُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ لَتُنَبِّئَنَّهُم بِأَمۡرِهِمۡ هَٰذَا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١٥

E kështu, ata e morën atë (Jusufin) dhe e hodhën në një pus. Dhe Ne i futëm në zemër (këto fjalë): “(Një ditë) Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.”

12:16

وَجَآءُوٓ أَبَاهُمۡ عِشَآءٗ يَبۡكُونَ ١٦

Në mbrëmje ata u kthyen te babai i tyre duke qarë.

12:17

قَالُواْ يَٰٓأَبَانَآ إِنَّا ذَهَبۡنَا نَسۡتَبِقُ وَتَرَكۡنَا يُوسُفَ عِندَ مَتَٰعِنَا فَأَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُؤۡمِنٖ لَّنَا وَلَوۡ كُنَّا صَٰدِقِينَ ١٧

Dhe thanë: “O baba! Ne shkuam të bënim gara, kurse Jusufin e lamë te rrobat tona, e në këtë kohë atë e hëngri ujku. E dimë që ti nuk do të na besosh, edhe pse po të themi të vërtetën.”

12:18

وَجَآءُو عَلَىٰ قَمِيصِهِۦ بِدَمٖ كَذِبٖۚ قَالَ بَلۡ سَوَّلَتۡ لَكُمۡ أَنفُسُكُمۡ أَمۡرٗاۖ فَصَبۡرٞ جَمِيلٞۖ وَٱللَّهُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ١٨

Ata i sollën këmishën e tij (Jusufit) të lyer me gjak të rrejshëm. Ai (Jakubi) tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. Durimi është gjëja më e mirë për mua. Allahut i kërkoj të më ndihmojë në këtë që ju po trilloni.”.

12:19

وَجَآءَتۡ سَيَّارَةٞ فَأَرۡسَلُواْ وَارِدَهُمۡ فَأَدۡلَىٰ دَلۡوَهُۥۖ قَالَ يَٰبُشۡرَىٰ هَٰذَا غُلَٰمٞۚ وَأَسَرُّوهُ بِضَٰعَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ ١٩

Aty kaloi një karvan udhëtarësh dhe dërguan dikë për të marrë ujë. Ai e lëshoi kovën brenda (në pus) dhe, befas, tha: “Oh, sa gëzim! Këtu qenka një djalosh!” Ata e morën dhe e fshehën djalin si mall tregtie, por Allahu e dinte shumë mirë se çfarë po bënin.

12:20

وَشَرَوۡهُ بِثَمَنِۭ بَخۡسٖ دَرَٰهِمَ مَعۡدُودَةٖ وَكَانُواْ فِيهِ مِنَ ٱلزَّٰهِدِينَ ٢٠

Ata e shitën atë shumë lirë, vetëm për disa grosh. Dukeshin që ata nuk lakmonin shumë për të.

12:21

وَقَالَ ٱلَّذِي ٱشۡتَرَىٰهُ مِن مِّصۡرَ لِٱمۡرَأَتِهِۦٓ أَكۡرِمِي مَثۡوَىٰهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗاۚ وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلِنُعَلِّمَهُۥ مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِۚ وَٱللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِۦ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٢١

Atë e bleu dikush nga Misiri (Egjipti), i cili i tha së shoqes: “Le të jetojë i nderuar mes nesh! Ai do të na sjellë dobi të shumta ose do ta birësojmë.” Kështu e venduam Jusufin në tokë dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu është Mbizotërues i të gjitha çështjeve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

12:22

وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٢٢

Kur Jusufi arriti pjekurinë, Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

12:23

وَرَٰوَدَتۡهُ ٱلَّتِي هُوَ فِي بَيۡتِهَا عَن نَّفۡسِهِۦ وَغَلَّقَتِ ٱلۡأَبۡوَٰبَ وَقَالَتۡ هَيۡتَ لَكَۚ قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ رَبِّيٓ أَحۡسَنَ مَثۡوَايَۖ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢٣

Zonja e shtëpisë ku ndodhej Jusufi nisi ta tundonte, kundër dëshirës së tij. Ajo i mbylli të gjitha dyert dhe i tha: “Eja, jam e gatshme për ty!”. Por ai tha: “Allahu më ruajtë! Zotëria im (bashkëshorti yt), me plot bujari, më nderoi e më strehoi. S’ka dyshim se keqbërësit nuk shpëtojnë kurrë.”

12:24

وَلَقَدۡ هَمَّتۡ بِهِۦۖ وَهَمَّ بِهَا لَوۡلَآ أَن رَّءَا بُرۡهَٰنَ رَبِّهِۦۚ كَذَٰلِكَ لِنَصۡرِفَ عَنۡهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلۡفَحۡشَآءَۚ إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٢٤

Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.

12:25

وَٱسۡتَبَقَا ٱلۡبَابَ وَقَدَّتۡ قَمِيصَهُۥ مِن دُبُرٖ وَأَلۡفَيَا سَيِّدَهَا لَدَا ٱلۡبَابِۚ قَالَتۡ مَا جَزَآءُ مَنۡ أَرَادَ بِأَهۡلِكَ سُوٓءًا إِلَّآ أَن يُسۡجَنَ أَوۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢٥

Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa. Tek dera, ata hasën zotërinë (burrin) e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?”

12:26

قَالَ هِيَ رَٰوَدَتۡنِي عَن نَّفۡسِيۚ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۡ أَهۡلِهَآ إِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن قُبُلٖ فَصَدَقَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٢٦

Ai (Jusufi) tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.

12:27

وَإِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ فَكَذَبَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٢٧

E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai thotë të vërtetën”.

12:28

فَلَمَّا رَءَا قَمِيصَهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ قَالَ إِنَّهُۥ مِن كَيۡدِكُنَّۖ إِنَّ كَيۡدَكُنَّ عَظِيمٞ ٢٨

Por, kur ai (burri i saj) e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave). Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha.”

12:29

يُوسُفُ أَعۡرِضۡ عَنۡ هَٰذَاۚ وَٱسۡتَغۡفِرِي لِذَنۢبِكِۖ إِنَّكِ كُنتِ مِنَ ٱلۡخَاطِـِٔينَ ٢٩

“Jusuf, qëndro larg kësaj! Kurse ti tjetra kërko falje për gjynahun tënd, se, vërtet ti je fajtorja!”

12:30

۞ وَقَالَ نِسۡوَةٞ فِي ٱلۡمَدِينَةِ ٱمۡرَأَتُ ٱلۡعَزِيزِ تُرَٰوِدُ فَتَىٰهَا عَن نَّفۡسِهِۦۖ قَدۡ شَغَفَهَا حُبًّاۖ إِنَّا لَنَرَىٰهَا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٣٠

Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet! Asaj i ka hyrë në loçkë të zemrës dashuria për të. Me siguri që ajo e ka humbur fare.”

12:31

فَلَمَّا سَمِعَتۡ بِمَكۡرِهِنَّ أَرۡسَلَتۡ إِلَيۡهِنَّ وَأَعۡتَدَتۡ لَهُنَّ مُتَّكَـٔٗا وَءَاتَتۡ كُلَّ وَٰحِدَةٖ مِّنۡهُنَّ سِكِّينٗا وَقَالَتِ ٱخۡرُجۡ عَلَيۡهِنَّۖ فَلَمَّا رَأَيۡنَهُۥٓ أَكۡبَرۡنَهُۥ وَقَطَّعۡنَ أَيۡدِيَهُنَّ وَقُلۡنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا مَلَكٞ كَرِيمٞ ٣١

Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, u çoi fjalë për t’i ftuar dhe u përgatiti një gosti. Çdonjërës prej tyre i dha nga një thikë dhe i tha atij (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, ato ngelën të shtangura (nga bukuria e tij), aq sa prenë edhe duart dhe pastaj thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.”

12:32

قَالَتۡ فَذَٰلِكُنَّ ٱلَّذِي لُمۡتُنَّنِي فِيهِۖ وَلَقَدۡ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفۡسِهِۦ فَٱسۡتَعۡصَمَۖ وَلَئِن لَّمۡ يَفۡعَلۡ مَآ ءَامُرُهُۥ لَيُسۡجَنَنَّ وَلَيَكُونٗا مِّنَ ٱلصَّٰغِرِينَ ٣٢

Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort. Por, nëse nuk bën atë që e urdhëroj unë, ai do të burgoset dhe do të poshtërohet.”.

12:33

قَالَ رَبِّ ٱلسِّجۡنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِۖ وَإِلَّا تَصۡرِفۡ عَنِّي كَيۡدَهُنَّ أَصۡبُ إِلَيۡهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ ٣٣

Ai tha: “O Zoti im! Parapëlqej më shumë burgun, sesa atë ku më ftojnë ato. Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve.”.

12:34

فَٱسۡتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنۡهُ كَيۡدَهُنَّۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٣٤

Zoti e pranoi lutjen e tij dhe ia largoi kurthin e tyre. Vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka.

12:35

ثُمَّ بَدَا لَهُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا رَأَوُاْ ٱلۡأٓيَٰتِ لَيَسۡجُنُنَّهُۥ حَتَّىٰ حِينٖ ٣٥

Më pas, edhe pasi panë argumentet, ata vendosën që ta burgosnin atë (Jusufin) për njëfarë kohe.

12:36

وَدَخَلَ مَعَهُ ٱلسِّجۡنَ فَتَيَانِۖ قَالَ أَحَدُهُمَآ إِنِّيٓ أَرَىٰنِيٓ أَعۡصِرُ خَمۡرٗاۖ وَقَالَ ٱلۡأٓخَرُ إِنِّيٓ أَرَىٰنِيٓ أَحۡمِلُ فَوۡقَ رَأۡسِي خُبۡزٗا تَأۡكُلُ ٱلطَّيۡرُ مِنۡهُۖ نَبِّئۡنَا بِتَأۡوِيلِهِۦٓۖ إِنَّا نَرَىٰكَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٣٦

Së bashku me të, hynë në burg dy të rinj. Njëri prej tyre tha: “Unë pashë në ëndërr sikur po shtrydhja rrush (për verë)”. Ndërsa tjetri tha: “Unë pashë në ëndërr sikur po mbaja mbi kokë një bukë, që po e çukisnin zogjtë. A mund të na i shpjegosh këto ëndrra, se dukesh vërtet që je njeri i mirë?”

12:37

قَالَ لَا يَأۡتِيكُمَا طَعَامٞ تُرۡزَقَانِهِۦٓ إِلَّا نَبَّأۡتُكُمَا بِتَأۡوِيلِهِۦ قَبۡلَ أَن يَأۡتِيَكُمَاۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّيٓۚ إِنِّي تَرَكۡتُ مِلَّةَ قَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ كَٰفِرُونَ ٣٧

Ai tha: “Përpara se të vijë ushqimi që hani, unë kam për t'jua shpjeguar ato (ëndrra) që patë. Këtë gjë ma ka mësuar Zoti im. Unë i kam braktisur ata njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe që e mohojnë jetën tjetër.

12:38

وَٱتَّبَعۡتُ مِلَّةَ ءَابَآءِيٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۚ مَا كَانَ لَنَآ أَن نُّشۡرِكَ بِٱللَّهِ مِن شَيۡءٖۚ ذَٰلِكَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ عَلَيۡنَا وَعَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ ٣٨

Unë ndjek fenë e etërve të mi: Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne kurrë nuk i kemi bërë shok Allahut. Kjo është prej mirësive të shumta të Allahut për ne dhe për njerëzimin në tërësi, por shumica e njerëzve nuk tregojnë mirënjohje për këtë.

12:39

يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ ءَأَرۡبَابٞ مُّتَفَرِّقُونَ خَيۡرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٣٩

O dy shokët e mi të burgut! Si mendoni ju, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm apo veç Allahu, që është Një e Ngadhënjimtar?

12:40

مَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسۡمَآءٗ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِ أَمَرَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٠

Ata që ju adhuroni përveç Allahut, nuk janë gjë tjetër, veçse emra, që i keni vënë vetë ju dhe paraardhësit tuaj, sepse Allahu nuk ka sjellë asnjë fakt për ta. I gjithë sundimi (dhe Ligji) është vetëm në dorë të Allahut. Ai ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd (dhe asgjë) tjetër veç Tij. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

12:41

يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ أَمَّآ أَحَدُكُمَا فَيَسۡقِي رَبَّهُۥ خَمۡرٗاۖ وَأَمَّا ٱلۡأٓخَرُ فَيُصۡلَبُ فَتَأۡكُلُ ٱلطَّيۡرُ مِن رَّأۡسِهِۦۚ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ ٱلَّذِي فِيهِ تَسۡتَفۡتِيَانِ ٤١

O dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë zotërisë të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet dhe shpendët do t’i hanë kokën. Kështu është përcaktuar çështja, për të cilën kërkuat shpjegim.

12:42

وَقَالَ لِلَّذِي ظَنَّ أَنَّهُۥ نَاجٖ مِّنۡهُمَا ٱذۡكُرۡنِي عِندَ رَبِّكَ فَأَنسَىٰهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ ذِكۡرَ رَبِّهِۦ فَلَبِثَ فِي ٱلسِّجۡنِ بِضۡعَ سِنِينَ ٤٢

Atij, për të cilin besonte se do të shpëtonte, i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”. Por shejtani e bëri të harronte e të mos e kujtonte te zotëria i tij. Dhe kështu ai (Jusufi) mbeti në burg edhe për disa vjet.

12:43

وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ إِنِّيٓ أَرَىٰ سَبۡعَ بَقَرَٰتٖ سِمَانٖ يَأۡكُلُهُنَّ سَبۡعٌ عِجَافٞ وَسَبۡعَ سُنۢبُلَٰتٍ خُضۡرٖ وَأُخَرَ يَابِسَٰتٖۖ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَأُ أَفۡتُونِي فِي رُءۡيَٰيَ إِن كُنتُمۡ لِلرُّءۡيَا تَعۡبُرُونَ ٤٣

Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat!”

12:44

قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمٖۖ وَمَا نَحۡنُ بِتَأۡوِيلِ ٱلۡأَحۡلَٰمِ بِعَٰلِمِينَ ٤٤

Ata thanë: “Janë ëndrra të përziera. Ne nuk dimë t'i shpjegojmë ëndrra të tilla”.

12:45

وَقَالَ ٱلَّذِي نَجَا مِنۡهُمَا وَٱدَّكَرَ بَعۡدَ أُمَّةٍ أَنَا۠ أُنَبِّئُكُم بِتَأۡوِيلِهِۦ فَأَرۡسِلُونِ ٤٥

Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve (që kishin qenë në burg) u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj. Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!”

12:46

يُوسُفُ أَيُّهَا ٱلصِّدِّيقُ أَفۡتِنَا فِي سَبۡعِ بَقَرَٰتٖ سِمَانٖ يَأۡكُلُهُنَّ سَبۡعٌ عِجَافٞ وَسَبۡعِ سُنۢبُلَٰتٍ خُضۡرٖ وَأُخَرَ يَابِسَٰتٖ لَّعَلِّيٓ أَرۡجِعُ إِلَى ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَعۡلَمُونَ ٤٦

O Jusuf (tha ai)! O njeri i sinqertë! Si e shpjegon (ëndrrën) që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë.”

12:47

قَالَ تَزۡرَعُونَ سَبۡعَ سِنِينَ دَأَبٗا فَمَا حَصَدتُّمۡ فَذَرُوهُ فِي سُنۢبُلِهِۦٓ إِلَّا قَلِيلٗا مِّمَّا تَأۡكُلُونَ ٤٧

Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet rresht! Prodhimin e korrur lëreni në kallinj, përveç një pakice, që do ta përdorni për ushqim.

12:48

ثُمَّ يَأۡتِي مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ سَبۡعٞ شِدَادٞ يَأۡكُلۡنَ مَا قَدَّمۡتُمۡ لَهُنَّ إِلَّا قَلِيلٗا مِّمَّا تُحۡصِنُونَ ٤٨

Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, që do t'i harxhojnë ato që i keni ruajtur, përveç një pakice nga ajo që ju do ta ruani.

12:49

ثُمَّ يَأۡتِي مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ عَامٞ فِيهِ يُغَاثُ ٱلنَّاسُ وَفِيهِ يَعۡصِرُونَ ٤٩

Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela.”.

12:50

وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ ٱئۡتُونِي بِهِۦۖ فَلَمَّا جَآءَهُ ٱلرَّسُولُ قَالَ ٱرۡجِعۡ إِلَىٰ رَبِّكَ فَسۡـَٔلۡهُ مَا بَالُ ٱلنِّسۡوَةِ ٱلَّٰتِي قَطَّعۡنَ أَيۡدِيَهُنَّۚ إِنَّ رَبِّي بِكَيۡدِهِنَّ عَلِيمٞ ٥٠

Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë (Jusufin)!” Kur i dërguari shkoi te Jusufi, ai i tha: “Kthehu te zotëria yt dhe pyete: “Si është puna e atyre grave që prenë duart e veta? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”.

12:51

قَالَ مَا خَطۡبُكُنَّ إِذۡ رَٰوَدتُّنَّ يُوسُفَ عَن نَّفۡسِهِۦۚ قُلۡنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا عَلِمۡنَا عَلَيۡهِ مِن سُوٓءٖۚ قَالَتِ ٱمۡرَأَتُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡـَٰٔنَ حَصۡحَصَ ٱلۡحَقُّ أَنَا۠ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفۡسِهِۦ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٥١

Ai (mbreti) u tha (grave): “Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin?” Ato thanë: “Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe.” Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë!

12:52

ذَٰلِكَ لِيَعۡلَمَ أَنِّي لَمۡ أَخُنۡهُ بِٱلۡغَيۡبِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي كَيۡدَ ٱلۡخَآئِنِينَ ٥٢

Këtë e them për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë dhe se Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve.

12:53

۞ وَمَآ أُبَرِّئُ نَفۡسِيٓۚ إِنَّ ٱلنَّفۡسَ لَأَمَّارَةُۢ بِٱلسُّوٓءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّيٓۚ إِنَّ رَبِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٥٣

Unë kurrsesi nuk e shfajsoj veten time. Sigurisht, shpirti (i njeriut) është i prirur për ligësi, përveç atij që e ka mëshiruar Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”

12:54

وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ ٱئۡتُونِي بِهِۦٓ أَسۡتَخۡلِصۡهُ لِنَفۡسِيۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُۥ قَالَ إِنَّكَ ٱلۡيَوۡمَ لَدَيۡنَا مَكِينٌ أَمِينٞ ٥٤

Atëherë, Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë, ta mbaj pranë vetes sime!” Pasi bisedoi me të, tha: “Tashmë ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne”.

12:55

قَالَ ٱجۡعَلۡنِي عَلَىٰ خَزَآئِنِ ٱلۡأَرۡضِۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٞ ٥٥

Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit! Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time.”.

12:56

وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَتَبَوَّأُ مِنۡهَا حَيۡثُ يَشَآءُۚ نُصِيبُ بِرَحۡمَتِنَا مَن نَّشَآءُۖ وَلَا نُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٦

Kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë të lartë në atë vend, që ai të zotëronte çfarë të dëshironte e ku të dëshironte. Ne e bekojmë me mëshirën Tonë atë që duam dhe kurrë nuk ua humbim shpërblimin vepërmirëve.

12:57

وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ ٥٧

Por pa dyshim, shpërblimi i botës tjetër është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe janë të devotshëm.

12:58

وَجَآءَ إِخۡوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَعَرَفَهُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ ٥٨

Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën.

12:59

وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ قَالَ ٱئۡتُونِي بِأَخٖ لَّكُم مِّنۡ أَبِيكُمۡۚ أَلَا تَرَوۡنَ أَنِّيٓ أُوفِي ٱلۡكَيۡلَ وَأَنَا۠ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ ٥٩

Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai. A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?”

12:60

فَإِن لَّمۡ تَأۡتُونِي بِهِۦ فَلَا كَيۡلَ لَكُمۡ عِندِي وَلَا تَقۡرَبُونِ ٦٠

Nëse nuk ma sillni atë, nuk keni për të marrë drith tek unë e as mos u afroni këtej!”

12:61

قَالُواْ سَنُرَٰوِدُ عَنۡهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَٰعِلُونَ ٦١

Ata thanë: “Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij për ta marrë. Sido që të jetë, ne do ta bëjmë këtë.”

12:62

وَقَالَ لِفِتۡيَٰنِهِ ٱجۡعَلُواْ بِضَٰعَتَهُمۡ فِي رِحَالِهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَعۡرِفُونَهَآ إِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٦٢

Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin (që e sollën si pagesë) së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty. Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne”.

12:63

فَلَمَّا رَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَبِيهِمۡ قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا مُنِعَ مِنَّا ٱلۡكَيۡلُ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَآ أَخَانَا نَكۡتَلۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ ٦٣

Kur shkuan tek i ati, i thanë “O baba! Nuk na japin më drith (nëse nuk e marrim me vete edhe vëllanë tonë). Prandaj, na e jep me vete vëllanë tonë, që të mund të marrim drith! Të sigurojmë se do ta ruajmë atë”.

12:64

قَالَ هَلۡ ءَامَنُكُمۡ عَلَيۡهِ إِلَّا كَمَآ أَمِنتُكُمۡ عَلَىٰٓ أَخِيهِ مِن قَبۡلُ فَٱللَّهُ خَيۡرٌ حَٰفِظٗاۖ وَهُوَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ٦٤

Ai tha: “A t’jua besoj juve, sikurse bëra më parë me vëllanë e tij?! Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve.”.

12:65

وَلَمَّا فَتَحُواْ مَتَٰعَهُمۡ وَجَدُواْ بِضَٰعَتَهُمۡ رُدَّتۡ إِلَيۡهِمۡۖ قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا مَا نَبۡغِيۖ هَٰذِهِۦ بِضَٰعَتُنَا رُدَّتۡ إِلَيۡنَاۖ وَنَمِيرُ أَهۡلَنَا وَنَحۡفَظُ أَخَانَا وَنَزۡدَادُ كَيۡلَ بَعِيرٖۖ ذَٰلِكَ كَيۡلٞ يَسِيرٞ ٦٥

Kur (vëllezërit e Jusufit) hapën ngarkesën, gjetën aty mallin e tyre (për pagesë), që u ishte kthyer, dhe thanë: “O baba! Ç’duam më tepër?! Ky është malli ynë (për pagesë). Na qenka kthyer! Ne do të kemi më shumë drithë për familjen tonë; ne do të kujdesemi për vëllanë tonë dhe do të kemi edhe një ngarkesë deveje më shumë. Kjo është veçse një sasi e vogël”.

12:66

قَالَ لَنۡ أُرۡسِلَهُۥ مَعَكُمۡ حَتَّىٰ تُؤۡتُونِ مَوۡثِقٗا مِّنَ ٱللَّهِ لَتَأۡتُنَّنِي بِهِۦٓ إِلَّآ أَن يُحَاطَ بِكُمۡۖ فَلَمَّآ ءَاتَوۡهُ مَوۡثِقَهُمۡ قَالَ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٞ ٦٦

Ai (Jakubi) tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni”. Kur ata u betuan me betime të forta, ai tha: “Allahu është Dëshmitar (dhe Ruajtës) për gjithçka që thamë”.

12:67

وَقَالَ يَٰبَنِيَّ لَا تَدۡخُلُواْ مِنۢ بَابٖ وَٰحِدٖ وَٱدۡخُلُواْ مِنۡ أَبۡوَٰبٖ مُّتَفَرِّقَةٖۖ وَمَآ أُغۡنِي عَنكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٍۖ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَعَلَيۡهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ ٦٧

Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme. Por (me këshillën time), unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët.”

12:68

وَلَمَّا دَخَلُواْ مِنۡ حَيۡثُ أَمَرَهُمۡ أَبُوهُم مَّا كَانَ يُغۡنِي عَنۡهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٍ إِلَّا حَاجَةٗ فِي نَفۡسِ يَعۡقُوبَ قَضَىٰهَاۚ وَإِنَّهُۥ لَذُو عِلۡمٖ لِّمَا عَلَّمۡنَٰهُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٦٨

Ata hynë atje ashtu siç i pati porositur i ati. Por, kjo nuk ishte diçka që do të mund t’i ndihmonte nga caktimi i Allahut. Ajo ishte veçse një dëshirë e Jakubit në veten e tij, të cilën e tha. Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar, ndërsa shumica e njerëzve nuk i dinë.

12:69

وَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَىٰ يُوسُفَ ءَاوَىٰٓ إِلَيۡهِ أَخَاهُۖ قَالَ إِنِّيٓ أَنَا۠ أَخُوكَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٦٩

Kur u futën te Jusufi, ai e afroi pranë vetes vëllanë e vet dhe i tha: “Unë jam yt vëlla, por ti mos u mërzit për veprën e tyre!”

12:70

فَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ جَعَلَ ٱلسِّقَايَةَ فِي رَحۡلِ أَخِيهِ ثُمَّ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ أَيَّتُهَا ٱلۡعِيرُ إِنَّكُمۡ لَسَٰرِقُونَ ٧٠

Pasi u dha furnizimet (e nevojshme), ai futi një enë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet. Pastaj një lajmëtar thirri: “O ju udhëtarë të karvanit! Ju qenkeni hajdutë të vërtetë!”

12:71

قَالُواْ وَأَقۡبَلُواْ عَلَيۡهِم مَّاذَا تَفۡقِدُونَ ٧١

Ata u kthyen dhe thanë: “Çfarë ju ka humbur?!”

12:72

قَالُواْ نَفۡقِدُ صُوَاعَ ٱلۡمَلِكِ وَلِمَن جَآءَ بِهِۦ حِمۡلُ بَعِيرٖ وَأَنَا۠ بِهِۦ زَعِيمٞ ٧٢

Ata i thanë: “Na ka humbur gota e mbretit. Kush e gjen atë, fiton një ngarkesë deveje me ushqime. Ju garantojmë për këtë.”

12:73

قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ عَلِمۡتُم مَّا جِئۡنَا لِنُفۡسِدَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كُنَّا سَٰرِقِينَ ٧٣

Ata thanë: “Betohemi në Allahun, - dhe ju e dini mirë, - se ne nuk kemi ardhur për të bërë turbullira në tokë dhe nuk jemi vjedhës!”

12:74

قَالُواْ فَمَا جَزَٰٓؤُهُۥٓ إِن كُنتُمۡ كَٰذِبِينَ ٧٤

Ata thanë: “Po nëse (provohet se) gënjeni, atëherë, cili është dënimi?”

12:75

قَالُواْ جَزَٰٓؤُهُۥ مَن وُجِدَ فِي رَحۡلِهِۦ فَهُوَ جَزَٰٓؤُهُۥۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ ٧٥

Ata thanë: “Dënimi duhet të jetë: ai të cilit i gjendet gota te ngarkesa e vet, të mbahet peng. Kështu i dënojmë ne të padrejtët.”

12:76

فَبَدَأَ بِأَوۡعِيَتِهِمۡ قَبۡلَ وِعَآءِ أَخِيهِ ثُمَّ ٱسۡتَخۡرَجَهَا مِن وِعَآءِ أَخِيهِۚ كَذَٰلِكَ كِدۡنَا لِيُوسُفَۖ مَا كَانَ لِيَأۡخُذَ أَخَاهُ فِي دِينِ ٱلۡمَلِكِ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ وَفَوۡقَ كُلِّ ذِي عِلۡمٍ عَلِيمٞ ٧٦

Atëherë, ai filloi të kontrollonte ngarkesat e tyre, përpara ngarkesës së vëllait të vet. Më në fund ai e nxori atë (gotën) nga ngarkesa e të vëllait. Kështu, e mësuam Ne Jusufin të bënte këtë plan. Sipas ligjit të Mbretit, atij nuk i takonte ta mbante vëllanë e vet, veç nëse do të ishte dëshira e Allahut. Ne e lartësojmë në dituri atë që duam. Por, mbi çdo të ditur, ka të tjerë edhe më të ditur.

12:77

۞ قَالُوٓاْ إِن يَسۡرِقۡ فَقَدۡ سَرَقَ أَخٞ لَّهُۥ مِن قَبۡلُۚ فَأَسَرَّهَا يُوسُفُ فِي نَفۡسِهِۦ وَلَمۡ يُبۡدِهَا لَهُمۡۚ قَالَ أَنتُمۡ شَرّٞ مَّكَانٗاۖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا تَصِفُونَ ٧٧

Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “Në pastë vjedhur ky, atëherë ka vjedhur më parë edhe një vëlla i tij”. Por, Jusufi i mbajti të fshehtë në vete dhe nuk ua tregoi atyre këto fjalë: “Ju jeni në pozitë shumë më të keqe dhe Allahu e di më së miri atë që ju po thoni.”

12:78

قَالُواْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡعَزِيزُ إِنَّ لَهُۥٓ أَبٗا شَيۡخٗا كَبِيرٗا فَخُذۡ أَحَدَنَا مَكَانَهُۥٓۖ إِنَّا نَرَىٰكَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٧٨

Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “O zotëri! Ai ka një baba të shtyrë në moshë, ndaj, në vend të tij, merr njërin prej nesh! Ne po shohim se qenke, vërtet bamirës i madh!”

12:79

قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِ أَن نَّأۡخُذَ إِلَّا مَن وَجَدۡنَا مَتَٰعَنَا عِندَهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّظَٰلِمُونَ ٧٩

Ai (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtë! E si të marrim dikë tjetër dhe jo atë tek i cili u gjet sendi ynë?! Ne atëherë do të bënim padrejtësi.”

12:80

فَلَمَّا ٱسۡتَيۡـَٔسُواْ مِنۡهُ خَلَصُواْ نَجِيّٗاۖ قَالَ كَبِيرُهُمۡ أَلَمۡ تَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ أَبَاكُمۡ قَدۡ أَخَذَ عَلَيۡكُم مَّوۡثِقٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَمِن قَبۡلُ مَا فَرَّطتُمۡ فِي يُوسُفَۖ فَلَنۡ أَبۡرَحَ ٱلۡأَرۡضَ حَتَّىٰ يَأۡذَنَ لِيٓ أَبِيٓ أَوۡ يَحۡكُمَ ٱللَّهُ لِيۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ ٨٠

Kur e humbën shpresën (se mund të bënin gjë), u veçuan për t’u këshilluar me njëri tjetrin. Më i madhi i tyre tha: “A mos e harruat që babai ka marrë prej jush betimin në Allah?! Ju e keni shkelur edhe një herë tjetër besën, kur ishte fjala për Jusufin. Unë nuk largohem prej këtij vendi, derisa të më lejojë im atë ose të gjykojë Allahu për mua. Ai është Gjykatësi më i drejtë.

12:81

ٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَبِيكُمۡ فَقُولُواْ يَٰٓأَبَانَآ إِنَّ ٱبۡنَكَ سَرَقَ وَمَا شَهِدۡنَآ إِلَّا بِمَا عَلِمۡنَا وَمَا كُنَّا لِلۡغَيۡبِ حَٰفِظِينَ ٨١

Ju kthehuni te babai juaj dhe i thoni: “O baba! Djali yt ka vjedhur. Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Ne nuk mund ta parashikonim atë që ndodhi.

12:82

وَسۡـَٔلِ ٱلۡقَرۡيَةَ ٱلَّتِي كُنَّا فِيهَا وَٱلۡعِيرَ ٱلَّتِيٓ أَقۡبَلۡنَا فِيهَاۖ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ ٨٢

Ti dërgo njerëz e pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur! Ne po të themi të vërtetën.”

12:83

قَالَ بَلۡ سَوَّلَتۡ لَكُمۡ أَنفُسُكُمۡ أَمۡرٗاۖ فَصَبۡرٞ جَمِيلٌۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَأۡتِيَنِي بِهِمۡ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ ٨٣

Ai (Jakubi) tha: “Jo, nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. Durimi është gjëja më e mirë. Unë shpresoj që Allahu të m’i sjellë të gjithë; Ai është më i Dituri, më i Urti!”

12:84

وَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰٓأَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَٱبۡيَضَّتۡ عَيۡنَاهُ مِنَ ٱلۡحُزۡنِ فَهُوَ كَظِيمٞ ٨٤

Pastaj, u ktheu shpinën atyre dhe tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!” Sytë iu zbardhën nga pikëllimi dhe e pushtoi trishtimi.

12:85

قَالُواْ تَٱللَّهِ تَفۡتَؤُاْ تَذۡكُرُ يُوسُفَ حَتَّىٰ تَكُونَ حَرَضًا أَوۡ تَكُونَ مِنَ ٱلۡهَٰلِكِينَ ٨٥

Ata thanë: “Për Allahun! Ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë e do të vdesësh kështu”.

12:86

قَالَ إِنَّمَآ أَشۡكُواْ بَثِّي وَحُزۡنِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَأَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٨٦

Ai tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut. Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju.”.

12:87

يَٰبَنِيَّ ٱذۡهَبُواْ فَتَحَسَّسُواْ مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَاْيۡـَٔسُواْ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ لَا يَاْيۡـَٔسُ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٨٧

O bijtë e mi! Shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllanë e tij, e kurrë mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut! Shpresën në mëshirën e Allahut e humbin veçse jobesimtarët!”.

12:88

فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَيۡهِ قَالُواْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهۡلَنَا ٱلضُّرُّ وَجِئۡنَا بِبِضَٰعَةٖ مُّزۡجَىٰةٖ فَأَوۡفِ لَنَا ٱلۡكَيۡلَ وَتَصَدَّقۡ عَلَيۡنَآۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَجۡزِي ٱلۡمُتَصَدِّقِينَ ٨٨

Kur hynë tek ai (Jusufi), i thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall (për shkëmbim). Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë.”.

12:89

قَالَ هَلۡ عَلِمۡتُم مَّا فَعَلۡتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذۡ أَنتُمۡ جَٰهِلُونَ ٨٩

Ai u tha: “A e mbani mend se çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?”

12:90

قَالُوٓاْ أَءِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُۖ قَالَ أَنَا۠ يُوسُفُ وَهَٰذَآ أَخِيۖ قَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَآۖ إِنَّهُۥ مَن يَتَّقِ وَيَصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٩٠

Ata thanë: “Pse, vërtet, a ti je Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi dhe ky është im vëlla. Allahu na dhuroi mirësi. Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve.”.

12:91

قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ ءَاثَرَكَ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَإِن كُنَّا لَخَٰطِـِٔينَ ٩١

Ata thanë: “Betohemi për Allahun! Vërtet, Allahu të ka dalluar ty mbi ne. Ne kemi qenë, vërtet gabimtarë.”

12:92

قَالَ لَا تَثۡرِيبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡيَوۡمَۖ يَغۡفِرُ ٱللَّهُ لَكُمۡۖ وَهُوَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ٩٢

Ai tha: “Sot nuk ka qortim për ju. Allahu ju faltë! Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve.

12:93

ٱذۡهَبُواْ بِقَمِيصِي هَٰذَا فَأَلۡقُوهُ عَلَىٰ وَجۡهِ أَبِي يَأۡتِ بَصِيرٗا وَأۡتُونِي بِأَهۡلِكُمۡ أَجۡمَعِينَ ٩٣

Shkoni me këmishën time dhe hidhjani babait tim në fytyrë dhe atij do t’i kthehet shikimi. Pastaj ejani (këtu) me të gjithë familjen”.

12:94

وَلَمَّا فَصَلَتِ ٱلۡعِيرُ قَالَ أَبُوهُمۡ إِنِّي لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَۖ لَوۡلَآ أَن تُفَنِّدُونِ ٩٤

Kur karvani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha: “Unë po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të lënë”.

12:95

قَالُواْ تَٱللَّهِ إِنَّكَ لَفِي ضَلَٰلِكَ ٱلۡقَدِيمِ ٩٥

Ata (njerëzit përreth tij) thanë: “Për Allah! Ti po vazhdon me përhumbjen tënde të hershme”.

12:96

فَلَمَّآ أَن جَآءَ ٱلۡبَشِيرُ أَلۡقَىٰهُ عَلَىٰ وَجۡهِهِۦ فَٱرۡتَدَّ بَصِيرٗاۖ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٩٦

Kur erdhi lajmëtari i sihariqit, ia hodhi atë (këmishën e Jusufit) mbi fytyrë, dhe atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju thashë se unë di prej Allahut atë që ju nuk e dini?”

12:97

قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا ٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَآ إِنَّا كُنَّا خَٰطِـِٔينَ ٩٧

Ata thanë: “O babai ynë! Lutu për ne, që të na falen gjynahet tona, se ne kemi qenë, vërtet fajtorë!”

12:98

قَالَ سَوۡفَ أَسۡتَغۡفِرُ لَكُمۡ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٩٨

Ai tha “Së shpejti do t’i kërkoj falje Zotit tim për ju”. Ai është, vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

12:99

فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَىٰ يُوسُفَ ءَاوَىٰٓ إِلَيۡهِ أَبَوَيۡهِ وَقَالَ ٱدۡخُلُواْ مِصۡرَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ ٩٩

Kur ata hynë te Jusufi, ai afroi pranë vetes të dy prindërit dhe tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt!”

12:100

وَرَفَعَ أَبَوَيۡهِ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ وَخَرُّواْ لَهُۥ سُجَّدٗاۖ وَقَالَ يَٰٓأَبَتِ هَٰذَا تَأۡوِيلُ رُءۡيَٰيَ مِن قَبۡلُ قَدۡ جَعَلَهَا رَبِّي حَقّٗاۖ وَقَدۡ أَحۡسَنَ بِيٓ إِذۡ أَخۡرَجَنِي مِنَ ٱلسِّجۡنِ وَجَآءَ بِكُم مِّنَ ٱلۡبَدۡوِ مِنۢ بَعۡدِ أَن نَّزَغَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بَيۡنِي وَبَيۡنَ إِخۡوَتِيٓۚ إِنَّ رَبِّي لَطِيفٞ لِّمَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ ١٠٠

Dhe ai i uli të dy prindërit lart në fron dhe ata u përulën para tij. Ai tha: “O baba! Kjo është përmbushja e ëndrrës sime të dikurshme, të cilën Zoti im tashmë e bëri realitet. Ai më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut dhe ju solli ju të gjithëve këtu nga shkretëtira, edhe pasi shejtani pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im është i butë dhe i mëshirshëm me atë që do. Ai është, vërtet i Gjithëdituri dhe i Urti.

12:101

۞ رَبِّ قَدۡ ءَاتَيۡتَنِي مِنَ ٱلۡمُلۡكِ وَعَلَّمۡتَنِي مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِۚ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ أَنتَ وَلِيِّۦ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ تَوَفَّنِي مُسۡلِمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ ١٠١

“O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!”

12:102

ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهِ إِلَيۡكَۖ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ أَجۡمَعُوٓاْ أَمۡرَهُمۡ وَهُمۡ يَمۡكُرُونَ ١٠٢

Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre.

12:103

وَمَآ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ وَلَوۡ حَرَصۡتَ بِمُؤۡمِنِينَ ١٠٣

Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.

12:104

وَمَا تَسۡـَٔلُهُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٠٤

Ti nuk po kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për kumtimin e të vërtetës. Ai (Kur'ani) nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për mbarë botën.

12:105

وَكَأَيِّن مِّنۡ ءَايَةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ يَمُرُّونَ عَلَيۡهَا وَهُمۡ عَنۡهَا مُعۡرِضُونَ ١٠٥

Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën.

12:106

وَمَا يُؤۡمِنُ أَكۡثَرُهُم بِٱللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشۡرِكُونَ ١٠٦

Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari.

12:107

أَفَأَمِنُوٓاْ أَن تَأۡتِيَهُمۡ غَٰشِيَةٞ مِّنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ أَوۡ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١٠٧

Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora (e katastrofës), që do t’u vijë befas, pa e ndier?!

12:108

قُلۡ هَٰذِهِۦ سَبِيلِيٓ أَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا۠ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِيۖ وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١٠٨

Thuaj: “Kjo është rruga ime. Unë dhe pasuesit e mi ftojmë njerëzit në rrugën e Allahut, me dituri të qartë. I lartësuar qoftë Allahu! Unë kurrë nuk do të jem nga idhujtarët”.

12:109

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰٓۗ أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۗ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٠٩

Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i më të hershmëve? S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. A nuk po logjikoni, atëherë?

12:110

حَتَّىٰٓ إِذَا ٱسۡتَيۡـَٔسَ ٱلرُّسُلُ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ كُذِبُواْ جَآءَهُمۡ نَصۡرُنَا فَنُجِّيَ مَن نَّشَآءُۖ وَلَا يُرَدُّ بَأۡسُنَا عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ١١٠

Atëherë kur të dërguarit gati e humbin shpresën dhe mendojnë se janë trajtuar si gënjeshtarë, atëherë u vjen ndihma Jonë. Dhe, ata që i duam, ne i shpëtojmë. Por, dënimi Ynë kurrë nuk mund zbrapset nga një popull keqbërës.

12:111

لَقَدۡ كَانَ فِي قَصَصِهِمۡ عِبۡرَةٞ لِّأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِۗ مَا كَانَ حَدِيثٗا يُفۡتَرَىٰ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ١١١

Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit. Ky (Kur'an) nuk është fjalë e trilluar, por është vërtetues i asaj që ishte (shpallur) para tij dhe shpjegues i hollësishëm i gjithçkaje. Ai është udhërrëfyes e mëshirë për këdo që beson.